-
Tritani mollois
Ja cfare thote Pollisti tritan..
Korrieri
---------------
PD, kjo "foshnje" e mplakur perpara kohe.
Nga Tritan Shehu ish- kryetar i PD/ 12 dhjetori eshte nje ngjarje mjaft e shenuar, jo vetem per PD, por per te gjithe popullin shqiptare. Kjo per faktin se ne kete dite u themelua partia e pare opozitare, pas nje periudhe gati gjysem shekullore diktature. Por pertej rendesise historike te kesaj date, po vihet re se ka perpjekje te ethshme per te uzurpuar, per te monopolizuar, deri dhe per te falsifikuar kete dite te te gjithe popullit shqiptar. Lidershipi aktual i PD, me forma te tejkaluara per nje demokraci te tipit perendimor, po perpiqet qe te zbehe rolin, mundin dhe guximin e te gjithe atyre figurave, te cilat, megjithe represionin e eger te diktatures, bene te mundur themelimin e PD. Politika e largimit te njerezve, ca nepermjet perjashtimeve, ca nepermjet presioneve dhe ca nepermjet se ashtuquajtures "mekanizem i harreses", kane bere qe perpara shqiptareve tashme te shfaqet nje PD e rrudhur, pa forme dhe pa frymezim. Prerja e "arterieve", nepermjet largimit te themeluesve te PD dhe te atyre qe bene te mundur, qe ne hapat e para te kesaj partie, njohjen e saj ne arenen nderkombetare, kane bere qe PD vit pas viti te mplaket, te mpihet, te paralizohet, per shkak te mungeses se furnizimit me ide. Eshte mjaft e trishtueshme per nje parti, qe te mplaket vetem per 12 vjet.
Po te hedhesh tashme nje veshtrim prapa shikon qartazi se dalja nga shinat e partise se dhjetorit, ka ardhur si rezultat i largimit nga kjo parti e themeluesve dhe e atyre njerezve, te cilet bazuar ne idealet e nje demokracie perendimore, nuk mund te duronin me pushtetin e Njeshit, "doren e forte" dhe mungesen e demokracise se brendshme.
Rreshqitja e saj drejt nje partie autokratike, ku lidershipi i partise perdor metoda leniniste per te mbajtur nen zap partine dhe pasuesit e tij, ka ardhur si rezultat sepse tani ne PD mungojne ata qe i dhane jete kesaj partie me 12 dhjetor '90, te cilet do te ishin edhe garantet per ruajtjen e idealeve te dhjetorit dhe te nje Shqiperie europiane.
Mjafton vetem te hedhesh nje veshtrim te shkurter ftesave te bera nga lidershipi i PD, per te kuptuar se nje dore djallezore ka bere cmos per te zhdukur te gjithe historine e kesaj partie, per t'ia lene ate ne dore vetem nje njeriu, i cili perpiqet te luaje me historine, sikur luan me kryesine e partise.
Ne kete pervjetor nuk u ftuan asnje nga njerezit, te cilet drejtuan PD per vite me rradhe, i dhane jete asaj, e anetaresuan ne organizatat partnere nderkombetare, zhvilluan reforma te suksesshme ne ekonomi, hapen vendin drejt Perendimit dhe forcuan lidhjet e vendit me SHBA dhe BE.
Te gjithe keta me qellim nuk u ftuan. Ne banketin e mbremshem te organizuar nga lidershipi i PD, per nga brumi politik mungonte vetem Fidel Kastro. Pavaresisht nga akrobacite politike, historia nuk mund te shkruhet ndryshe, perpos asaj qe shkroi rinia studentore ne dhjetor te '90. "E duam Shqiperine si gjithe Europa", sot mund te duket nje iluzion i nderprere ne mes, por shume shpejt ai do te jete nje realitet i prekshem, pavaresisht nga ata qe mplaken PD ende foshnje.
---------
Po mire mo Trito...
Kur qenka e mplakur para kohe PD-ja pse ju Pollistet nuk hiqni dore nga sigla Pd-se por me dhune e mbani dhe ne keto
votimet e fundit qe do behen ne Elbasan??
Pse prisni te fitoni vota nga sigla e PD-se "mplakur"??
Pra ose ju Pollistet jeni sklerozuar e genjeni ose PD-ja eshte perseri magnet votash.
Sa per Fidelin ne Banket..ju Pollistet jeni bere miq me polpotat e Shqiperise..
---
-
-
kerkuesi
Te vuash demokracine
Nga Gavrosh Levonja/ Tani, 12 vjet pas krijimit te saj, PD, partia me e madhe e opozites ne Shqiperi, po vuan me shume se kurre pasojat e semundjes se kahershme; ate te mosfunksionimit te demokracise se brendshme. Qe ne fillim, lidhur me kete do te ishte gabim qe shigjetat e akuzave te drejtoheshin vetem kunder liderit te saj, Sali Berisha. Ne radhe te pare nje handikap i tille eshte pasoje e nje mentaliteti te trasheguar nga e kaluara lidhur me menyren e te konceptuarit te jetes se brendeshme ne nje parti politike, mentalitet ky qe ishte dominant si te militantet ashtu dhe tek pjesa me e madhe e drejtuesve te PD-se. Ishte pikerisht ky mentalitet qe krijoi dhe ngriti kultin e Berishes dhe me e keqja qe demtoi terrenin per t'u hapur rruge mendimeve e vleresimeve pa le me pastaj iniciativave qe mund te vinin nga baza, e cila normalisht gjate ketyre viteve ka sherbyer vetem si nje sfond. Veshtire se mund te gjendet ndonje rast ne keta 12 vjet qe strukturat e bazes ne PD t'u kerkonin llogari te zgjedhurve te tyre lidhur me qendrimet qe keta mbanin ne momente te rendesishme. Keshtu keta i kane pasur duart krejt te lira qe qendrimin e tyre te shprehur nepermjet votes ta vinin ne funksionim te karrieres dhe interesave te tyre teresisht personale. Dhe sot, nese i kthehemi shkaqeve te fragmentarizimit te partise se pare te opozites se viteve 90-te, mund te konstatojme se shkaku kryesor eshte "kontributi" i ketyre te zgjedhurve ne goditjen e grupeve dhe individeve "antiparti". Duke perjashtuar silurimin e Kalakulles nga kreu i deges se Tiranes qe u be me nje puc ekskluzivisht nga lart, ne rastet e tjera kane dominuar votimet unanime dhe ovacionet nga salla. E keqja eshte se tani, sado ndryshime te behen ne statut e program, sado oferta e thirrje qe te formulohen lidhur me rikthimin e "plangprishesve" te dikurshem, eshte tejet e veshtire te vihen ne moto elementet qe sigurojne funksionimin e mekanizmave te demokracise ne radhet e partise. Aq e vertete eshte kjo sa duke perjashtuar ndonje si zoti Ngjela qe ka krijuar personalitetin dhe profilin e tij si politikan, te tjeret qe perbejne kupolen e PD-se, e kane te veshtire t'i largohen rolit te ushtarit, pavaresisht edhe nga ndonje perpjekje e Berishes per t'i inkurajuar duke u dhene hapesire. Mirepo sot, kur linja e PD-se ka ndryshuar si pasoje e marreveshjes se njohur si Nano-Berisha ajo qe e ka vene partine kryesore te opozites gati ne pozita paralize eshte pikerisht paaftesia e strukturave te saj per te vepruar ne menyre autonome. Eshte jashte cdo dyshimi se ata demokrate te cilet nuk e kane pelqyer marreveshjen ne fjale nuk kane qene te pakte. Por, ne fakt, gjithe levizja lidhur me kete u reduktua duke u percuar vetem nepermjet zerit te Arbnorit apo ndonje zeri tjeter me te mekur si ai i Butkes. Kjo, ne nje kohe qe Berisha kishte me shume nevoje sekurre per nje grup brenda radheve te partise se tij, te pakten per te mbajtur ndezur zjarrin opozitar qofte edhe sipas stilit te deritanishem. Kjo jo vetem per t'i veshtiresuar frymemarrjen kundershtarit, per t'i prishur komoditetin lojrave te Nanos me klanet e PS-se, por, mbi te gjitha per te mbajtur ne levizje strukturat e partise. E verteta eshte se ne kushtet e krijuara pas marreveshjes PD nuk po arrin te gjeje mjete dhe format adekuate per te bere nje opozite efektive. Ne kete menyre, ndersa ben sehir ato qe dikur Berisha i cilesonte si "bema" dhe gjema" te lidershipit socialist, propaganda e PD-se, leviz ne boshllek duke gjetur te udhes te sulmoje kryetarin e Bashkies se Tiranes. Vetem kur te vije koha e zgjedhjeve, Berisha do te jete ne gjendje te shikoje efektin e letargjise qe ka pllakosur. Por, nje ze i fuqishem disensi do t'i sherbente Berishes edhe per ta vene ne levizje Nanon lidhur me zbatimin e reformave qe jane parashikuar ne marreveshjen mes tyre. Keshtu ai do t'i thoshte Nanos: "Ej, mik a ke ndermend te levizesh se me ke vene ne pozite te veshtire..." Por ate qe se ben Berisha e ben lideri socialist. Nano per te arritur qellimet e tij po manovron pikerisht me klanet apo fraksionet ne gjirin e partise se tij. Keshtu, p.sh. nepermjet kesaj loje, ndersa shpetohet nga lincimi ish-kreu i SHISH-it duke bere te deshtoje komisioni "Ngjela", askush nuk i pengoi socialistet te bashkoheshin per miratimin e paketes fiskale per vitin 2003. Por, Berisha ne vend qe te inkurajonte ose te pakten te mos reagonte ndaj kundershtareve te marreveshjes gaboi duke i vene para alternatives se "kush eshte kunder marreveshjes, e ka deren te hapur", ndonese me kete komprometoi dhe alergjine apo friken e tij ndaj fraksioneve ne partine qe drejton prej gati 12 vjetesh.
po ky kush eshte mo braro se ti i njeh mire keta?
-
-
i/e regjistruar
Zoti Brari
Eshte e drejte e gjithkujte te vleresoj figura te vecanta politike,por ajo qe na shqeteson sinqerisht eshte tjeter vend.
Po e shikoj problemin ndryshe:
Deri me tani shigjetat ishin drejtuar tek Nano,biles edhe Tritan Shehu,thehej se bashkepunonte me Nanon,kane femijet bashke etj.
Tritani dhe Berisha ishin shoke te ngushte,perse u prishen,te pakten me shume se me te tjeret sepse ishin dhe kolege dhe ky njeri ishte ne funksionet me te larta te shtetit shqiptar deri edhe me kater funksione.Kur u kap peng ZvKryeministri shqiptar ky ishte rastesisht Tritan Shehu,perse u la te dialogohej me rrugace te cilet edhe e urinuan dhe shteti nuk demostroi force,nqs do te na e benin ne a do te falnim mik i dashur,une te siguroj per vete kurre....dmth nje njeri qe mori guzimin te shkoj te dialogoj me turmat dhe ra peng....dmth ne emer te shtetit...me thuaj nje vend ne bote qe do te toleronte.E pate cndhodhi me pengjet ne Moske,dhe jo me personalitetet.
Nqs Tritani do te behet mik perseri me Berishen,ashtu sic jane raportet me Nanon tani qe per ironi te fatit tone shkon ne shtepine e demokrateve.E di sa te vrare ka nga rredhet e demokrateve qe nga viti 1991,ka disa pikepyetje qe koha do ti sqaroje.Nuk jemi tolerant brenda failjes dhe jemi te mallengjyer me "armiqte" e demokracise.Ramiz Alia eshte gjalle i dashur mik,i beri lemsh,nuk e besuam kur tha dale djema se nuk i dini disa gjera.
Presidenti Moisiu,erdhi me shtena topi,beri dhe parade nostalgjie,diktatura eshte ne prag,ajo vjen me buzeqeshje dhe largohet me dhimbje.Ere e re ndryshimesh te frikshme miku im.
Miqesisht
Fatjon Softa
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt