TIRANE (11 Dhjetor)
- Zėvendėskryeministri dhe Ministėr i Punėve tė jashtme, Ilir Meta, u shpreh sot nė Moske se Shqipėria respekton ēdo vendim tė marrė nė mėnyrė demokratike nga Serbia dhe Mali i Zi pėr Kartėn e tyre Kushtetuese.
Gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Rusisė, Igor Ivanov, Ministri i Jashtėm shqiptar, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė gazetarėve mbi qėndrimin ndaj Kartės Kushtetuese Serbi-Mali i Zi dhe pėrfshirjes sė Kosovės nė tė, theksoi se "ėshtė njė e drejtė e popullit tė Serbisė e tė Malit tė Zi qė tė vendosin nė mėnyrė demokratike pėr tė ardhmen e tyre". "Ne do tė respektojmė ēdo vendim tė marrė nga ata nė mėnyrė demokratike, duke besuar se kjo do tė pėrshpejtojė procesin e integrimit nė Bashkimin Europian tė Serbisė dhe Malit tė Zi", tha ai. Por, pėrsa i takon mundėsisė sė pėrfshirjes sė Kosovės nė Kartėn Kushtetuese tė Serbisė dhe Malit tė Zi, Meta u shpreh se "nuk do tė ishte demokratike dhe e dobishme pėrfshirja e saj nė kėtė kartė nė mėnyrė tė njėanshme e tė nxituar", duke shtuar se "ndėrmarrja e kėtyre veprimeve, pa marrė parasysh tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr t'u shprehur nė mėnyrė demokratike pėr tė ardhmen e tij dhe pa marrė parasysh rezoluten 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, nuk do t'i shėrbente stabilitetit nė rajonin tonė". Ndėrsa pyetjes sė njė gazetari drejtuar Ministrit tė Jashtėm Ivanov, nė se ndante tė njėjtin mendim me zotin Meta, Ivanov u shpreh se "jemi dakort qė popujt e Jugosllavisė duhet tė vendosin nė mėnyrė demokratike pėr tė ardhmen e tyre". Pėr Kosovėn ai u shpreh se, "duhet respektuar rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit".
anjo/ko (BalkanWeb)
----------------------
O ilir djali.. edhe ujku kur shprehet se ka qejf te kollofise nji qengj...demokratikisht e thote i ngrati...nuk e ka nga halli ate deshire..joooo
Dhe serbia mo Ilir kur thote se kosova eshte pjese e jone..me deshire e thote..dhe me demokraci..
Cdo SERB e do Kosoven te jete e Serbise..
Cdo o ilir te IVANOVI?
Atje vete tu mbushesh mendjen Rusve qe Kosova duhet te mbetet nen kushtetut te Serbo-Malit Zi?
E kane te mbushur mendjen ata o ilir edhe pa ty..bile qe perpara se te shkonte yt ate dhe ata matufet e tjere qe te mbeshtesin ty..ne shkollat Ruse ne ato kurset per Kapterr Ushtrie..
O Ilir jam kurioz te di si ja ke mbyllur gojen Ashim Qoses me shoke ne Kosove qe s'guxojne te pipetijne..
I forte je..
Krijoni Kontakt