Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Dy të plagosur nga një përleshje në rajonin e policisë së Mitrovicës

    Një pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës dhe një person i paidentifikuar janë plagosur mbrëmë në një shkëmbim zjarri në qytetin e Mitrovicës.


    Zyrtarë të policisë thanë se një person i panjohur i është afruar stacionit të policisë në pjesën jugore të qytetit dhe ka shtënë me armë zjarri duke plagosur një oficer të policisë. Oficerët janë kundërpërgjigjur duke plagosur sulmuesin.

    Të dy janë duke u trajtuar në spitalin e Prishtinës. Tani për tani policia nuk di asgjë për identitetin e sulmuesit dhe as motivet e sulmit. Qyteti i Mitrovicës vazhdon të jetë i ndarë në dy pjesë; në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe. Që nga përfundimi i luftës qyteti ka qenë burim tensionesh që pasqyrojnë ndarjet e thella etnike.
    Zëri i Amerikës
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Mjetet të informimit thonë se një formacion paraushtarak serb që veten e quan Garda e Car Llazarit, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në një stacion policie në Mitrovicë. Një pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës dhe një person i paidentifikuar janë plagosur një natë më parë në një shkëmbim zjarri në atë qytet.

    Zyrtarë të policisë thanë se një person i panjohur i është afruar stacionit të policisë në pjesën jugore të qytetit dhe ka shtënë me armë zjarri duke plagosur një oficer të policisë. Oficerët tjerë janë kundërpërgjigjur duke plagosur sulmuesin. Policia thotë se ende nuk di asgjë për identitetin e sulmuesit dhe as motivet e sulmit.

    Por, mbrëmë ndërkaq mjetet serbe të informimit transmetuan një njoftim të formacionit "Garda e Car Llazarit" që merr përsipër këtë sulm mbi stacionin e policisë. Mjetet serbe të informimit thanë se sulmuesi është Predrag Xhorxhevic, serb 28 vjeçar i lindur në qytetin e Zemunit afër Beogradit dhe i cili mund të jetë anëtarë i gardës.



    Kish cofen qeni pasi asht plagosen nga Policia kosovare e stacionit te Mitrovices
    Ndryshuar për herë të fundit nga ment : 15-06-2008 më 09:52
    URIME FITOREN PDK

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  3. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  4. Vajza 17-vjecare qe ishte spiune e policise ne Vlore
    Nga shkodrane82 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •