Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    --------------------------------------------------------------------------------
    “Korani i Myzeqesė“- “fshesari” televiziv i Ismail Kadaresė

    Friday, 17 November 2006
    Nga Kastriot Myftaraj - Ėshtė njė anekdotė se njėherė Sulltani i Turqisė shkoi pėr vizitė nė njė vend europian, ku porsa ishte ndėrtuar nevojtorja-ja allafrėnga me shkarkues uji. Pasi sulltani e pėrdori nevojtoren-nė i zoti i shtėpisė filloi t’ ia lavdėronte shumė kėtė shpikje dhe e pyeti sulltanin se ē’ pėrshtypje i kishte bėrė.Sulltani, duke dashur tė lartėsonte vendin e vet i tha se kjo shpikje ishte shumė mbrėsėlėnėse, por nuk ishte gjė para asaj qė ishte bėrė nė Turqi, ku vėrtet nė nevojtore allaturka nuk kishte shkarkues uji, por atje kishte njė mekanizėm qė ta fshinte prapanicėn pasi kishe mbaruar punė. Mbreti europian u habit shumė nga kjo shpikje saqė pas disa kohėsh njoftoi se sulltanin se do t’ i kthente vizitėn. Atėherė ky i fundit urdhėroi qė tė ndėrtohet njė nevojtore allaturka e posaēme, ku brenda kanalit, nė anė tė birės kishte njė platformė tė posaēme tė vogėl, ku rrinte njė shėrbėtor me njė fshesė tė posaēme nė dorė qė kishte detyrė qė porsa tė merrte shenjėn ta fshinte prapanicėn e njeriut qė po kryente nevojėn. Mikut europian i thanė se pasi tė kryente nevojėn dhe tė donte tė shėrbehej me fshirjen e prapanicės, ai duhej tė tėrhiqte lehtė njė zinxhir tė ngjashėm me atė tė shkarkuesit tė ujit dhe atėherė mekanizmi i fshirjes do tė vihej nė punė. Zinxhiri nė fakt qe i lidhur pas kėmbės sė shėrbėtorit qė rrinte poshtėė dhe ishte vėnė qė ta sinjalizonte kėtė tė fundit se duhej tė bėnte punėn e vet. Miku europian pasi urinoi bėri siē i thanė, pra tėrhoqi zinxhirin, duke pritur gjithė kuriozitet se ēfarė do tė ndodhte. Atėherė shėrbėtori ngriti fshesėn e posaēme dhe i bėri njė tė fshirė tė mirė prapanicės sė tij. Kjo e habiti aq shumė mbretin e huaj sa zgjati fytyrėn nė qenef, siē i thonė turqisht, qė tė shikonte poshtėė se ēfarė ishte ky mekanizėm kaq i ēuditshėm. Por shėrbėtori qė rrinte poshtėė nė errėsirė, e mori fytyrėn pėr prapanicė dhe kujtoi se mysafiri i lartė donte tė shėrbehej pėrsėri, prandaj i hoqi dhe njė goxha tė fshirė nė fytyrė me fshesėn qė kėtė herė qe e pėrlyer, duke ia bėrė fytyrėn pėr “ibret“, siē i thonė nė turqisht. Kjo anekdotė m’u kujtua kur pash njė debat televiziv pėr Ismail Kadarenė nė njė emision ku nga emri supozohet qė tė bėhet “opinion-bėrje“, por qė ėshtė shndėrruar nė altari i Shėn Ismail Kadaresė. Drejtuesi i kėtij emisioni prej kohėsh ka marrė pėrsipėr qė tė bėjė nė favor tė Ismail Kadaresė punėn qė sulltani i kishte ngarkuar shėrbėtorit tė vet nė raport me mbretin europian qė i kishte ardhur mik. Ėshtė qesharake ta dėgjosh drejtuesin e emisionit kur e pyeste para disa javėsh ish-drejtorin e SHISH Fatos Klosi se a ka pasur Sigurimi i Shtetit njė dosje survejimi pėr Ismail Kadarenė, kur “fshesari“ televiziv e dinte mirė se Fatos Klosi e dinte qė “fshesari“ televiziv ka njė dosje spiuni me pseudonimin “Korani i Myzeqesė” (pseudonim qė vjen me sa duket ngaqė ndonjė shef Sigurimi me shpirt poetik do tė jetė frymėzuar nga fakti qė djaloshi me origjinė nga bregu i Liqenit tė Pogradecit ku rritej korani i famshėm, por qė peripecitė e luftės sė klasave e patėn bėrė tė lindte nė Myzeqe). Ismail Kadareja duhet ta kuptojė se ky lloj pastrimi i bėrė nga njė “fshesar televiziv“ me kėtė tė shkuar vetėm sa e pėrlyen mė tepėr. Nė emisionin e fundit tė “fshesarit televiziv“ tė Ismail Kadaresė ku debatohej pėr Ismail Kadarenė, “fshesari” televiziv, i cili kishte thirrur pėr ndihmė dhe dy “fshesarė” tė tjerė tė llojit tė vet, e pėrlyen mė keq se ēdo herė tjetėr Kadarenė, qė me siguri kishte afruar fytyrėn nė ekran tė shikonte se si funksiononte mekanizmi i ēuditshėm i pastrimit qė i kishte premtuar “Korani i Myzeqesė”. “Fshesari” mė i zellshėm nė kėtė emision u tregua ish-bashkėpunėtori i Sigurimit tė Shtetit me pseudonimin “Masoviku”, por edhe “Ushtari”, i cili tashmė paraqitet si ithtar i madh i Alcide De Gasperit. Duke treguar zell tė madh nė pėrdorimin e “fshesės” ai, mori pėrsipėr ta mbrojė Kadarenė edhe pėr ato gjėra pėr tė cilat ai nuk e merr mundimin vetė qė mbrohet, pra se me idenė e qendresės nė veprėn e vet ka letrarizuar, me alegori historike, idenė e Enver Hoxhės tė Shqipėrisė komuniste si “kėshtjellė e revolucionit proletar“ dhe “shkėmb graniti i marksizėm-leninizmit“ nė mes tė oqeanit tė tėrbuar imperialisto-revizionist. “Masoviku” u shpreh se Kadare duke paraqitur kėtė ide nė fakt ka menduar integrimin, pėr tė cilin ne po flasim sot. Hė mė i lumtė operativit tė “Masovikut” se burrė tė zgjuar ka peshkuar. Sipas kėsaj logjike edhe Enver Hoxha, fjalimet e tė cilit ka letrarizuar nė kėtė rast Kadareja, del si pararendės i procesit tė integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė, nė Bashkimin Europian dhe nė NATO! “Masoviku” kur foli pėr Janulla Rapin pėrdori njė logjikė qė po tė zbatohet edhe pėr Ismail Kadarenė jep konkluzione shumė kompromentuese pėr kėtė tė fundit. “Masoviku” u shpreh se shpjegimi qė dha Janulla Rapi se pas kthimit nga internimi ajo u emėrua shitėse nė rrugėn e ambasadave nė Tiranė me ndėrhyrjen e dy shoqeve tė saj, nuk besohet as nga fėmijėt, duke aluduar se ky emėrim mund tė bėhej vetėm nėse ajo ishte bashkėpunėtore e Sigurimit tė Shtetit. Interesante do tė ishte nėse zbatohet kjo logjikė e “Masovikut” mbi disa episode tė errėta tė jetės sė Kadaresė. Kėshtu, Kadare e ka pranuar nė njė emision tė hershėm tė “Koranit tė Myzeqesė” se ai nė kohėn kur ka qenė nxėnės nė Gjirokastėr ka qenė arrestuar njė herė nga policia pėr falsifikim monedhash nė bashkėpunim. Kadare e quajti kėtė ēėshtje “marrėzi tė rinisė”, por e vėrteta ėshtė se kjo ēėshtje bėri qė Kadarenė mos ta ēonin me studime tė larta nė Moskė, nė vitin 1953 kur mbaroi shkollėn e mesme, siē e meritonte ngaqė ishte shquar duke shkruar poezi shumė tė ndjera pėr vdekjen e Stalinit. Kjo ndodhi se ishte njė orientim nga Moska qė nga vendet e tjera mos tė silleshin nė Rusi si studentė njerėz me precedentė penalė. Dhe vėrtet qė Kadare nuk bėri burg pėr falsifikimin e monedhave si shoku i tij i ngushtė, pasi pėr tė ndėrhyri Liri Belishova, por dihej se ai qe fajtor. Kėshtu Kadarenė e ēuan pėr studimet e larta nė Tiranė. Por megjithatė nė vitin 1958 Kadare u ēua pėr studime pasuniversitare nė Moskė, nė Institutin shumė tė pėlqyer “Gorki” ku specializoheshin shkrimtarėt. Ēfarė ndodhi qė u shkel rregulli? Kjo shpjegohet vetėm me gėlltitjen e “lugės sė ēorbės sė prishur” pėr llogari tė “kuzhinės sekrete” tė Tiranės dhe Moskės. E vėrteta doli indirekt kur nė njė emision televiziv francez pėr jetėn e Kadaresė qė u emetua dhe nė TV Klan u panė pamje filmike tė jetės sė Kadaresė nė Moskė tė regjistruara me njė kamera televizive qė ky i fundit e pati blerė kur qe student nė Moskė. Kadare tha se kėtė kamera e pati blerė me honorarin e librit me poezi qė iu botua nė Bashkimin Sovjetik. Ky ėshtė njė shpjegim qesharak se libri i Kadaresė u botua nė vitin 1960, vit kur ai u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe logjikisht honorari jepet pas botimit. Duke qenė se pamjet filmike qė u paraqitėn ishin tė periudhės sė thuajse gjithė jetės studentore nėnkuptohet qė Kadare u pajis me kamera me tė shkuar nė Bashkimin Sovjetik. Ku i gjeti Kadare paratė pėr tė blerė kamera televizive, kur nė vendet komuniste kėto gjėra ishin sende superluksi dhe qenė tė rralla dhe shumė tė shtrenjta, edhe pėr pagėn e njė qytetari rus tė mesėm dhe jo pėr bursėn e njė studenti? Njė njeri qė nė atė kohė ka studiuar pėr pilot nė Rusi dhe qė ėshtė mbrojtės i Kadaresė, e pranon me sinqeritet se edhe ai me bursėn e studentit ushtarak pėr pilot qė ishte shumė mė e lartė se e tė tjerėve, nuk ishte nė gjendje qė tė blinte njė kamera televizive. Pastaj ēėshtja ėshtė se nė vendet komuniste kamera televizive, edhe kur ishte nė shitje nė dyqan nuk i jepej kujtdo pasi shihej si njė mjet qė mund tė pėrdorej pėr spiunazh, prandaj pėr ta blerė atė duhej tė pajiseshe me leje tė posaēme dhe kuptohej se kush i jepte kėto leje, KGB-ja. Sigurisht pėr njė student tė huaj shqiptar kjo bėhej nėse ai i ishte rekomanduar nga shėrbimi sekret shqiptar pėr punė tė ndryshme. Atėherė nė Bashkimin Sovjetik studentėt qė kishin kamera televizive, veēanėrisht tė huajt shiheshin si njerėz tė KGB-sė pasi detyra e tyre ishte tė regjistronin jetėn e kolegėve tė tyre sovjetikė dhe tė huaj pėr t’ ia vėnė nė dispozicion KGB-sė pėr tė gjetur atje atė qė nė gjuhėn e saj quhej “material komprometues”. A mund tė na shpjegojė “Masoviku” se kur Ismail Kadare pretendon se pėr romanin “Dimri i vetmisė sė madhe” nė 1973 u sulmua nga ministri i brendshėm (shefi i Sigurimit tė Shtetit), Kadri Hazbiu (“Dyzet faqe lexova nga ky libėr dhe dyzet herė pėshtyva?» Ismail Kadare, Denis Fernandez Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2005, f. 69-70), si e shpjegon ai qė pas njė viti po ky ministėr i jep Kadaresė privilegjin tė shkruajė parathėnien e volumit tė parė tė korpusit tė librave «Heronj tė heshtur» (parathėnia e volumit tė parė shėrbente pėr tė gjithė korpusin prej nėntė volumesh), me jetėn e oficerėve dhe bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit tė rėnė nė luftėn e klasave, njė libėr qė mban shėnimin “Botim i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme”? Nė kėtė parathėnie Ismail Kadare i bėn njė himn tė vėrtetė Sigurimit tė Shtetit, duke e nxjerrė veprimtarinė e tij sikur: “ėshtė pjesė e pandarė e kronikės sė lashtė tė vendit tonė, ashtu siē janė armėt e diktaturės sė proletariatit, siē ėshtė arma e Sigurimit tė Shtetit,- ‘kjo armė e dashur dhe e mprehtė e partisė’-siē e ka karakterizuar udhėheqėsi i partisė dhe i popullit shoku Enver Hoxha, ėshtė pjesė e pandarė e revolucionit”. (“Heronj tė heshtur”, Botim i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Tiranė 1974, Vol. I, f. 5) Kur “Masoviku” pretendon nė librin e vet pėr Nexhmije Hoxhėn se Enver Hoxhėn e ka ndihmuar shėrbimi sekret francez, kuptohet nė interes tė Serbisė, atėherė ai ka detyrimin qė tė bėjė edhe njė hipotezė se kush ka qenė ndėrmjetėsi sekret i Enver Hoxhės me Parisin, proskeneti, ose mė saktė njė nga ndėrmjetėsit kryesorė. Duke qenė se Enver Hoxha kopjonte nė ēdo gjė Stalinin dhe ky i fundit pėrdorte si njė nga proskenetėt e vet kryesorė njė shkrimtar, Ilya Ehrenburgun, atėherė duket se Enver Hoxha ka krijuar “Ehrenburgun” e vet, Ismail Kadarenė, i cili i ngjan proskenetit tė Stalinit Ehrenburgut, nga fakti se ashtu si ai udhėtonte shumė shpesh nė Francė. Kėshtu, Ismail Kadare qe pėr Enver Hoxhėn, ashtu siē qe Ilia Ehrenburg pėr Stalinin, njė lloj ambasadori personal, kumtet e tė cilit, tė pėrpunuara nga regjimi, duhet tė dukeshin sikur bartnin edhe opinionin e inteligjencės sė vendit. Edhe kritikat qė iu bėnė Kadaresė nė 1982 u bėnė pėr tė maskuar faktin qė ai kishte rėnė shumė nė sy si proskenet gjatė viteve 1980-1981, kur ndodhėn ngjarjet nė Kosovė dhe eliminimi i Mehmet Shehut, pėr tė cilat Enver Hoxha praktikisht me Tablonė Sinoptike qė bėri pėr “komplotin e Mehmet Shehut“ akuzoi si fajtore CIA-n, ēka i pėlqente shumė Francės, Serbisė, por edhe Rusisė. Pėr tė gjitha kėto nuk duhet pritur njė pėrgjigje nga “Masoviku”, i cili ka qenė fjalimeshkrues i Hekuran Isait. Tė them tė drejtėn nė kėtė emision prisja tė merrja njė shpjegim pėr atė si ėshtė e mundur qė nė 5 qershor 2006, nė gazetėn “55“, f. 1-7 ėshtė botuar njė artikull i Ajet Zenelit me titull “gjeniu Ismail Kadare dhe At Zef Pllumi nė njė libėr tė jashtėzakonshėm-palimpsest“, kuptohet duke iu referuar faktit qė Ismail Kadare ėshtė autori i parathėnies sė librit tė Pllumit “Rrno vetėm pėr me tregue”. Nė faqen 330 tė librit thuhet se kapiten Ajet Zeneli ka qenė shef i Sigurimit tė Shtetit pėr zonėn e Dukagjinit nė kohėn qė Zef Pllumi ka qenė meshtar nė Shosh. Nė artikull Zeneli thotė se e ka njohur At Zefin dhe se pėr tė ka pasur rekomandime prej shokėve tė tij nga Shkodra si njė njeri tepėr i vlefshėm (???) dhe se ka bashkėpunuar me tė dhe se i bėhet qejfi qė kėta burra, Kadare, Pllumi dhe botuesi i librit po punojnė bashkėrisht pasi kanė punuar veē e veē me shumė rezultate(???). Artikulli mbyllet me perifrazimin e ēuditshėm tė titullit: “Rrno vetėm pėr me u turpnue”! Sit a shpjegojmė kėtė ēudi pėrveēse me teorinė e “fshesarit” tė zellshėm? Pasi “Masoviku” e pėrdori mirė e mirė “fshesėn” pėrlyese nė fytyrėn e “gjeniut tė letrave shqipe”, atė ia rrėmbeu nga dora “fshesari” tjetėr i zellshėm, i ftuar nė kėtė emision, njeriu nga “shtėpia me gjethe”, qendra e pėrgjimeve akustike tė Sigurimit tė Shtetit, i cili pasi e kreu ushtrinė nė kohėn e komunizmit, nė njė repart qė varej nga Drejtoria e Zbulimit nė Sigurimin e Shtetit, doli me gradėn e nėnoficerit tė Sigurimit tė Shtetit nga shėrbimi ushtarak dhe mė pas, duke vazhduar tė shėrbente part-time tek “shtėpia me gjethe”, arriti deri nė gradėn e oficerit rezervė tė Sigurimit tė Shtetit. Ky njeri mė zbaviti aq shumė me ato qė tha saqė kėtė herė do t’ ia kursej trishtimin qė do t’ i sillte pėrmendja e pseudonimit tė tij. Fakti qė njė prej dy mbrojtėsve tė Kadaresė ishte njeriu nga “Shtėpia me gjethe“ ishte shumė kompromentues pėr Kadarenė, nė sensin e “fshesės sė pėrlyer“. Njeriu nga “Shtėpia me gjethe“ e pėrdori “fshesėn e pėrlyer“ e pėrlyer po aq me sukses sa “Masoviku“ duke paraqitur tezėn e ēuditshme se: “Ismail Kadare nuk ka qenė disident, por vepra e tij ka qenė disidente“. (?!) Ky mendim i shprehur pėr veprėn e Kadaresė, ėshtė njė kompliment unik nė llojin e vet, meqė del nga “Shtėpia me gjethe”. Por, o Zot, ē’ marrėzi! Por nėse dikush ka shkruar gjėra disidente a nuk ėshtė ai disident? Ēfarė tjetėr ėshtė disidenti? Teza tė tilla, aq mė tepėr kur dihet se nga goja e ē’ njeriu dalin, kanė efektin qė e bėjnė Kadarenė qesharak. Nga njeriu i “Shtėpisė me gjethe” ishte pritur qė ta mbėshteste tezėn e vet me argumenta nga fusha e profesionit tė vet konfidencial nė kohėn e komunizmit, duke thėnė p.sh. se Kadare kur bėn fjalė pėr “ējetinēit” (mikroaparatet pėrgjues) nė kinė, ose pėr pėrgjuesin e Polit tė Veriut tek “Koncert nė fund tė dimrit” ka ndėrmend “Shtėpinė me gjethe” nė Tiranė. Por, duke qenė se ai e kishte “mizėn nėn kėsulė”, siē thuhet nuk e bėri kėtė gjė. Dhe meqė ra fjala, Kadare me historinė e “ējetinēive” letrarizon atė qė thotė Enver Hoxha nė librin e vet “Shėnime pėr Kinėn” se Zyra e posaēme e komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Kinės, ose Sigurimi special nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė Mao Ce Dunit bėnte pėrgjime me aparate tė posaēme. “Korani i Myzeqesė” nė emision shkelte vazhdimisht rregullat e deontologjisė profesionale, duke bėrė pyetje sugjestive tė llojit: “Nėse ‘Gjenerali i ushtrisė sė vdekur’ ėshtė njė vepėr pro regjimit komunist pse lexohet kaq shumė nė Pėrėndim?” O zoti “Koran myzeqari”, ku janė shifrat pėr tirazhin nė tė cilin janė botuar veprat e Kadaresė nė botė dhe posaēėrisht ky roman, meqė tė ėshtė fiksuar? Pse i mbani sekret si dokumentet e vilave pa leje qė keni nė Golem sė bashku me “gjeniun e letrave”? Dhe “Korani i Myzeqesė” duhet ta ngulė nė mendje njė herė e mirė se Kadaresė nuk ia japin ēmimin “Nobel” se ka pasur njė tė shkuar prej shkrimtari komunist, siē e pranon “Korani” nėn zė nė tavolina. Ēmimin “Nobel” e kanė marrė dhe komunistė tė deklaruar si Shollohovi, madje edhe stalinistė si Pablo Neruda. Kadaresė nuk ia japin ēmimin “Nobel” se nuk ėshtė njė shkrimtar i rangut botėror, edhe pse “fshesarėt” kėrkojnė ta paraqesin si tė tillė.

    Marrė nga "Sot"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    petrit..

    dil nga ato kafenerat apo bolldurat e parqet ku rrine ish xhelatet e enverit (baza e patundur e Mafies PS dhe gjirizeve rreth saje gjinusho metoiste) e luajne domino e nen bi.the mbajne zp-ne e edvin mejdan klosit.. e pyeti..
    cmendoni per kadarene mo..

    e shenoji mendimet e tyre e eja silli ketu pa u a ndryshuar fjal e germe..

    pastaj flasim..

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    krijimi i nje personazhi te sigurimit te shtetit (Raqi) tek "Dimri vetmise se madhe". ishte nje fakt qe kurr nuk do ja falte Kadrese as K. Hazbiu dhe as "ATA" QE SAKTE I QUAN bRARI XHELATET E ENVERIT. pOR mos harroni qe kadare ishte Gjirokastrit, dhe ajo shprehja" te ngalas une qe te me ngalasesh ti..." (pra te perkedhel une qe te me perkedhelesh ti) sqaron mjaft mire raportet Hoxha - Kadare, Po iujt ja mbante b.i.th.a more shokėni n♪7 kohen e Enverit te bente ndryshe.
    Ne pergjithesi Petriti ka fakte qe qendrojne ndersa Kastriot Myftaraj ben shume mire qe i bije kokes ketyre "koraneve", "masovikeve" dhe te tjerev qe jane perlyer.

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Agim Doci,

    Kadareja eshte bashkriminel. A nuk i tha ai shkrimatrit Cam qe do ti presim thon jet se i ke ta gjata dhe sigurimi i shtetit e vrau ate edhe ne Amerike ku qe arratisur?

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Petrit i dashtun
    Ai regjim dhe ai sigurim mbetet si simbol i se keqes ne historine tone te kombit. Kadare ka qen nje shkrimtar tejet i privilegjuar dhe tejet i talentuar. pra perban nje kontradikte ky fakt. As nuk kam nder mend me u ba avokat i Kadarese, por ti mos harro qe ai asht ne Paris. ndersa une nuk ka Atdhe rezervė!
    Te perqafoj se atdhetarizmi yt nuk besoj te jete fals. Respekte or zotri.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jeta e Kadarese nuk mund te erresoje kursesi talentin e madh, por as ky talent ama, nuk mundet kursesi te shkelqeje me shume se e verteta, jeten e tij.

    -------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 18-06-2008 mė 13:03

  7. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Petrit i dashtun
    Ai regjim dhe ai sigurim mbetet si simbol i se keqes ne historine tone te kombit. Kadare ka qen nje shkrimtar tejet i privilegjuar dhe tejet i talentuar. pra perban nje kontradikte ky fakt. As nuk kam nder mend me u ba avokat i Kadarese, por ti mos harro qe ai asht ne Paris. ndersa une nuk ka Atdhe rezervė!
    Te perqafoj se atdhetarizmi yt nuk besoj te jete fals. Respekte or zotri.
    Kush gjen strehim neFrance eshte njesoj sikur e ka gjetur ne Serbi, Greqi, Rusi... flase per njerez te "medhenj" si Kadare. Njerzit e thjesht eshte tjeter teme. Copa e bukes te con tek dera e hasmit.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    lexova programin asht fantastik. Une jam prene jush Petrit, prane forces suaj atdhetare.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga PetritKola Lexo Postimin
    Faleminderit,

    Ne se shpejti vime ne pushtet dhe fillon programi i kombetar, Buke, Uje, Dirta, Shkolle, Shprese, Dinjitet dhe Bashkim Kombetar.
    I nderuar Petrit! Mundet ne nje teme tjeter te lexojme me qarte dhe me shume, per c'ka behet fjale, se kjo teme si tjeter destinacion ka? Miqesisht Mondi.

  10. #20
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga PetritKola Lexo Postimin
    Faleminderit,

    Ne se shpejti vime ne pushtet dhe fillon programi i kombetar, Buke, Uje, Dirta, Shkolle, Shprese, Dinjitet dhe Bashkim Kombetar.
    i qenke qep kadarese si skenderbeu turqve ti daku.




    me ate...buke drita uje shprese etj,do e knaqni ju,lene mo ka 17 vjet qe e shohim

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •