Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 148
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22

    Berisha: Me 1 korrik 2012 rriten rrogat dhe pensionet me 5%

    Petraq Milo: Pensionet, rritja si nė 2006. Fshati 15 pėr qind, qyteti 5


    Pagat, rritje 20 pėr qind pėr mjekėt e mėsuesit

    Fabiola Ēela

    Mė 1 korrik pagat e arsimtarėve dhe punonjėsve tė shėndetėsisė do tė rriten me 20 pėr qind.

    Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr gazetėn “Panorama” kėshilltari i kryeministrit, Petraq Milo. Ndėrkohė sipas tij, ėshtė ngritur njė grup punė, i cili do tė pėrcaktojė edhe masėn e rritjes sė pensioneve. “Prioritet do tė jenė pensionet e fshatit dhe ato minimalet. Eshtė parashikuar qė rritja e masės sė pensioneve tė bėhet pak a shumė sa vitin e kaluar”, tha ai.

    Pensionet

    Qeveria ka ngritur njė grup pune, i cili do tė pėrcaktojė masėn e rritjes sė pensioneve. Vėmendja kryesore e qeverisė ėshtė pėrqendruar nė rritjen e pensioneve tė ulėta, si pėr ato tė fshatit dhe tė qytetit. Grupi i punės po merret me detajimin e skemės, ku secila nga kategoritė e pensionistėve do tė pėrfitojė shtesėn e pensionit, duke filluar nga data 1 korrik. Eshtė parashikuar qė rritja e pensioneve tė jetė nga 5 deri nė 15 pėr qind, duke ndjekur kėshtu tė njėjtėn rrugė me vitin e kaluar. Kėshtu, pensionet suplementare tė kategorive tė ndryshme do tė pėrfitojnė rritje nga 5 deri nė 15 pėr qind. Ato kategori ku ndryshimet e pensionit janė bėrė nė janar kanė pėrfituar njė rritje tė vogėl, pėr shembull prej dy pėr qindėsh, me skemėn e re qė do tė aplikohet pas 1 korrikut, do tė pėrfitojnė rreth 13 pėr qind rritje tė pensionit. Ndėrsa ato shtresa qė mė parė kanė pėrfituar rreth 20 pėr qind rritje pensioni, nė bazė tė skemės sė re do tė jenė tė pėrjashtuar nga rritja, sepse e kanė marrė rritjen maksimale.

    Pagat
    Pagat e punonjėsve tė arsimit dhe tė shėndetėsisė do tė rriten me 20 pėr qind, ndėrsa pėr punonjėsit e tjerė buxhetorė rritja e pagave do tė jetė pothuajse e njėjtė me skemėn e vitit tė kaluar. Ndėrkohė me vendosjen e taksės sė sheshtė punonjėsit qė kanė pagat e ulėta, pėrveē rritjes do tė marrin edhe njė shtesė, e cila do tė jetė nė formėn e kompensimit. Njė vendim tė tillė e ka bėrė tė ditur vetė ministri i Financave, Ridvan Bode, pak ditė mė parė nė njė deklaratė pėr mediat. “Nuk do tė ketė asnjė nėpunės publik, asnjė punonjės qė pėr shkak tė aplikimit tė taksės sė sheshtė mund t’i preken tė ardhurat personale. Kjo pasi kompensimi i kėsaj mase nė rritjen e pagave, tė cilėn ne programojmė tė fillojė nė muajin korrik ėshtė tėrėsisht nė pėrputhje me efektet qė mund tė japė kjo taksė nė fazėn e parė tė zbatimit”, ka thėnė ministri Bode. Mė hyrjen nė fuqi tė taksės sė sheshtė, tatimi mbi tė ardhurat personale nuk do tė jetė mė i pėrshkallėzuar por do te jetė nė masėn 10 pėr qind pėr tė gjitha kategoritė e pagave. Ndėrkohė pėr pagat deri nė 30 mijė lekė 10 mijė lekėshi i parė nuk do t’i nėnshtrohet taksimit.



    skema

    * 20 pėr qind rritja e pagave tė arsimit
    * 20 pėr qind rritja e pagave tė shėndetėsisė
    * 5 pėr qind rritja e pensioneve tė qytetit
    * 15 pėr qind rritja e pensioneve tė fshatit



    Buxheti suplementar

    Nė korrik tė kėtij viti do tė ketė sėrish njė buxhet suplementar. Nė fund tė vitit tė kaluar qeveria deklaroi se tė ardhurat qė do tė arkėtoheshin nga privatizimi i sektorėve strategjikė do tė pėrdoreshin pėr hartimin e buxhetit suplementar. Por deri mė tani “Albtelekom” ėshtė e vetmja kompani, privatizimi i sė cilės pritet tė mbyllet kėto ditė. Kėshtu tė ardhurat qė do tė merren nga privatizimi i kėsaj kompanie do tė pėrdoren pėr buxhetin e dytė tė vitit. Vlera e shitjes sė kėsaj shoqėrie ėshtė 120 milionė euro. Ndėrkohė qė mbeten ende nė listė pėr t’u privatizuar edhe kompania “ARMO” “INSIG”, si dhe aksionet e qeverisė shqiptare nė kompaninė AMC.

    Panorama

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Nuk e kuptoj..

    Si mund te thuash rritje page 20% kur ti vendos te rritesh per fshatin 15% pagen dhe per qytetin 5%.. Thuaj shteti do te shpenzoje gati 20% me shume me rritjet e pagave por jo se i rritet paga secilit nga 20%..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Zemrushja do te rritet secilit me 20%. Eshte e vertete kjo dhe me behet qejfi qe do te kete rritje te pagave per keto sektore strategjike, pasi jane ata qe na shpetojne jeten dhe ata qe na japin dituri dhe keta nuk kane te paguar. Gjithashtu eshte shume mire qe po rriten dhe pensionet, sepse baballaret apo gjysherit tane meritojne me shume vemndje nga shteti sepse jane ata qe na kane sjelle deri ketu, jane ata qe kane punuar per ne dhe perderisa ata u kujdesen per ne kur ishim te vegjel perse mos kujdesemi dhe ne per ta tani kur ata kane me shume se kurre nevoje per ne.

    Imperator
    Albanian Perandory

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22

    Berisha: Buxheti i dytė suplementar, dėshmi e rezultatit tė reformave

    Kryeministri Berisha: Buxheti i dytė suplementar, dėshmi e rezultatit tė reformave

    6/6/2007

    - Buxheti i dytė suplementar, nė mbėshtetje tė biznesit, rritjes sė rrogave dhe pensioneve dhe tė projekteve prioritare tė vendit

    Kryeministri Berisha tha sot nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave se tashmė qeveria po bėn realitet buxhetin suplementar pėr vitin 2007 dhe kjo ėshtė dėshmi e rezultatit tė reformave. Nė sajė tė rritjes ekonomike dhe tė performancės mė tė mirė fiskale, theksoi Kryeministri, bėhet e mundur qė nga ky buxhet, rreth 150 milionė lekė t’i kthehen sėrish biznesit nė ulje taksash dhe 200 milionė tė tjera tė shpėrndahen nė projektet mė prioritare tė vendit, rrugė, ura, ujėsjellės, shkolla, qendra shėndetėsore, etj.

    “Ėshtė viti i dytė nė historinė e vendit qė njė qeveri del me njė buxhet suplementar, buxhet qė vjen kryesisht nga rritja ekonomike, lufta kundėr kontrabandės, lufta kundėr evazionit fiskal, lufta kundėr korrupsionit. Bazuar nė kėta faktorė tė marrė sė bashku, me gjithė uljen drastike qė ne bėmė vitin e kaluar pėr taksat, pėr sigurimet shoqėrore, u bė sėrish e mundur qė vendit t’i paraqitet nė fund tė muajit qershor njė buxhet i dytė. Kjo ėshtė njė dėshmi e rezultatit tė reformave, e punės me pėrkushtim tė administratės”, u shpreh Kryeministri.

    Gjithashtu, Kryeministri theksoi se “ky buxhet krijon tė gjitha kushtet pėr tė pėrmbushur detyrimin shoqėror ndaj punonjėsve tė administratės shtetėrore dhe pensionistėve. Ai mundėson konsolidimin e mėtejshėm tė imazhit social, tė politikės sociale, tė shtetit social. Mbi bazėn e tij po pėrllogaritet rritja e ndjeshme e rrogave, duke u interesuar natyrisht mė shumė pėr arsimin, shėndetėsinė, rrogat e ulėta, policinė, ushtrinė, pėr rritjen e pensioneve, si dhe sektorėt e tjerė”.

    “Kėtė vit, rrogat e larta nuk do tė pėrfitojnė rritje, sepse ato pėrfitojnė nga ulja e tatimit mbi tė ardhurat, ndėrsa pjesa tjetėr do tė ketė rritje tė ndjeshme, rritje realisht domethėnėse. Sapo tė pėrfundojnė pėrllogaritjet do tė jeni ju, mediat, qė do tė jepni tė parėt lajmin e rėndėsishėm tė rritjes sė rrogave, tė rritjes sė pensioneve”, nėnvizoi Kryeministri.

    Kryeministria

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edhe nje tjeter dore me hi ne syte e vrare te popullit shqiptar !
    Personi qe ka bllokuar shumicen e projekteve zhvilluese ne vend, qe po ja del me sukses te uli GTP-ne me hapa gallopante ,qe po shterpezon vendin nga cdo investim i huaj, tani doli me thesin e Nastradinit per nje tjeter maskarade.

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Berisha pėrjashton rrogat e larta nga rritja!

    ELJONA BALLHYSA

    Si do tė ndahen kategoritė nė shtesat e pensioneve dhe pagave buxhetore

    Buxheti suplementar nuk parashikon rritje tė rrogave tė larta nė korrik tė kėtij viti. Ndėrsa rrogat e ulėta dhe tė mesme do tė rriten nga 20 deri nė 25 %. Po kėshtu do tė rriten edhe pensionet, nga 5 deri nė 15 %. Pritet qė shtesa nė rrogė tė fillojė tė shpėrndahet nė datėn 1 korrik tė kėtij viti, ndėrsa buxheti suplementar pritet tė miratohet javėn e ardhshme nė qeveri dhe mė pas tė paraqitet nė parlament.

    Rritja

    Kryeministri i vendit bėri tė ditur gjatė mbledhjes sė djeshme tė qeverisė tė rejat qė do tė sjellė buxheti suplementar i korrikut. Sipas kreut tė shtetit, njė pjesė e tė ardhurave do pėrdoren pėr rritjen e pagave dhe pensioneve, njė pjesė pėr uljen e taksave ndaj biznesit dhe njė pjesė do tė pėrdoret pėr investime publike.

    “Ky buxhet krijon tė gjitha kushtet pėr tė pėrmbushur detyrimin shoqėror ndaj punonjėsve tė administratės shtetėrore dhe pensionistėve. Ai mundėson konsolidimin e mėtejshėm tė imazhit social, tė politikės sociale, tė shtetit social. Mbi bazėn e tij po pėrllogaritet rritja e ndjeshme e rrogave, duke u interesuar natyrisht mė shumė pėr arsimin, shėndetėsinė, rrogat e ulėta, policinė, ushtrinė, pėr rritjen e pensioneve, si dhe sektorėt e tjerė. Kėtė vit, rrogat e larta nuk do tė pėrfitojnė rritje, sepse ato pėrfitojnė nga ulja e tatimit mbi tė ardhurat, ndėrsa pjesa tjetėr do tė ketė rritje tė ndjeshme, rritje realisht domethėnėse”, bėri tė ditur kreu i qeverisė duke theksuar se mė kėto masa shteti merr fytyrėn e shtetit social dhe tė mbrojtjes sė shtresave nė nevojė.

    Biznesi

    Pėrveē rritjes sė rrogave, qeveria nė buxhetin suplementar ka menduar edhe pėr shtresėn e biznesit. Kėshtu, qeveria ka vendosur qė t'i kthejė biznesit rreth 115 milion lekė si dhe tė ulė taksat. “Nė sajė tė rritjes ekonomike dhe tė performancės mė tė mirė fiskale, - theksoi Kryeministri, - bėhet e mundur qė nga ky buxhet, rreth 150 milionė lekė t’i kthehen sėrish biznesit nė ulje taksash dhe 200 milionė tė tjera tė shpėrndahen nė projektet mė prioritare tė vendit, rrugė, ura, ujėsjellės, shkolla, qendra shėndetėsore, etj.”, ėshtė shprehur Berisha, ndėrsa ka vlerėsuar suksesin e reformave qė sollėn hartimin e buxhetit suplementar. “Ėshtė viti i dytė nė historinė e vendit qė njė qeveri del me njė buxhet suplementar, buxhet qė vjen kryesisht nga rritja ekonomike, lufta kundėr kontrabandės, lufta kundėr evazionit fiskal, lufta kundėr korrupsionit. Bazuar nė kėta faktorė tė marrė sė bashku, me gjithė uljen drastike qė ne bėmė vitin e kaluar pėr taksat, pėr sigurimet shoqėrore, u bė sėrish e mundur qė vendit t’i paraqitet nė fund tė muajit qershor njė buxhet i dytė. Kjo ėshtė njė dėshmi e rezultatit tė reformave, e punės me pėrkushtim tė administratės”, u shpreh Kryeministri.

    Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pagat e pensionet, rritja ne korrik
    Fatjona Mejdini
    E Enjte, 07 Qershor 2007


    Qeveria garanton se do te kete serish rritje te pagave te uleta ne sektoret me jetike buxhetore, qe permbledh arsimin, shendetesine, policine dhe Forcat e Armatosura. Pritet qe menjehere sapo te startoje dhe buxheti i ri, pra me 1 korrik, te filloje rritja, e cila do te perfshije pervec ketyre punonjesve buxhetore edhe pensionet. Kryeministri, Sali Berisha, premtoi diten e djeshme qe brenda ketij viti do te kete nje rritje te pagave dhe pensioneve. Kjo sipas tij, do te arrihej sepse per te dytin vit radhazi, qeveria realizonte nje buxhet suplementar, i cili kishte nje detyrim social ndaj punonjesve me rroga te uleta dhe pensionisteve. Berisha theksoi se ne fund te muajit Qershor, ky buxhet suplementar pritet te miratohej ne qeveri. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, Berisha shpjegoi se rritja e pagave do te prekte sektore si arsimi, shendetesia, policia dhe ushtria dhe po keshtu pagat e uleta te sektoreve te tjere. Pritet qe niveli i rritjes se pages te jete ne masen 20-25 per qind, nderkohe qe rritja e pensioneve te jete ne masen 5-15 per qind. "Buxheti suplementar per kete vit mundeson konsolidimin e metejshem te imazhit social, te politikes sociale, te shtetit social. Mbi bazen e tij po perllogaritet rritja e ndjeshme e rrogave, duke u interesuar natyrisht me shume per arsimin, shendetesine, rrogat e uleta, policine, ushtrine, per rritjen e pensioneve, si dhe sektoret e tjere ", theksoi Berisha, duke shtuar se detajet e rritjes se ketyre pagave do te beheshin te ditura ne javet ne vazhdim. Kryeministri Berisha, nga ana tjeter deklaroi se nuk do te kishte rritje pagash ne ato sektore ku ato konsideroheshin te larta, kjo sepse keto paga kishin arritur te perfitonin nga ulja e tatimit mbi te ardhurat. "Rrogat e larta nuk do te perfitojne rritje, sepse ato perfitojne nga ulja e tatimit mbi te ardhurat, ndersa pjesa tjeter do te kete rritje te ndjeshme, rritje realisht domethenese", theksoi Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Kryeministri Berisha theksoi se, realizimi i nje buxheti suplementare perseri nga qeveria, shpjegohet me rritjen ekonomike ne vend dhe rezultatin qe ka dhene zbatimi i reformave. "Eshte viti i dyte ne historine e vendit qe nje qeveri del me nje buxhet suplementar, buxhet qe vjen kryesisht nga rritja ekonomike, lufta kunder kontrabandes, lufta kunder evazionit fiskal, lufta kunder korrupsionit. Kjo eshte nje deshmi e rezultatit te reformave, e punes me perkushtim te administrates", deklaroi Berisha. Sipas tij, ky buxhet shtese arriti te realizohet edhe me uljen drastike per taksat dhe sigurimet shoqerore, qe u be nga qeveria vitin e kaluar.
    #VamosArgentina

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Mendoj se nje rritje me nje ritem te tille eshte qesharake dhe ofenduese per mesuesit, por sidomos per mjeket. Shumices se shqiptareve iu eshte ngulitur ne koke se mjeket jane vampira dhe se mesuesit jane te trashe. Per te dy rastet them se te trashet jane ata qe shpenzojne kohe dhe para per te kontribuar ne shkencen e llafologjise dhe ne panairin e kotesive. Shqiperia eshte e mbushur me te tille njerez. Ndalova ketu sepse jam i sigurt se do dale ndonje qe te thote se mjeket dhe mesuesit mbushin xhepat ilegalisht. Nuk jane mjeket dhe mesuesit, por disa elemente te vecante. Te rrisesh rrogen e mjekut nga 30.000 L ne 31500, pra me 5%, dhe te mesueseve nga 15000 ne 15750 eshte turpi i te gjitha turpeve qe nga fillimet e civilizimit. E dini pse behet kjo? Sepse shqiptaret jane apatike dhe nuk dine ta ngrene zerin per ate qe u takon... Edhe s'kane faj, si do te marrin deputetet tane miliona nese harxhojne buxhetin e shtetit.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhen pershendetur nismat e qeverise kur bejne muuuuuuuuuuuuuuuuuu se jan per te miren e njerzve o boraks idhnaku..

    kur te shendoshet buxheti me shume do kete rritje dhe me te mire..e me te prekshme..

    rendesi ka qe puna shkon per mire..

    qetesia e stabiliteti do sjelle dit me te mira pasketaj.. do thoshte naim frasheri..po te lexonte gazetat..

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    E keni pare ngushte

    Un po bej nje analize qe me ardhjen e demokracise.. dmth per 17 vjet se cfare ka ndodhur dhe normalisht qe paraja eshte zhvleresuar nga kto gjera. Jam dakort me ate qe thua Borix qe behen mbrapaskena. Po prape mos te duket nje norme e ulet ajo e inflacionit 2%. Ja ta bejme nje analize (dhe nese nuk jeni dakort me thoni). Tre faktoret qe ndikojne ne Inflacion (sociale) jane : Pagat, konsumi dhe te ardhurat. Ne faktoret politike rolin kryesor e luan ndryshimi i normes se takses (qe dhe kjo shkakton nje rritje te normes se inflacionit apo zvogelim varet se si do rritet apo do ulet) gjithashtu dhe Norma e papunesise luan rolin e vet ne Inflacion.

    Ne vitin 1992 filloi komplet problematika e inflacionit! Rritja e cmimeve dhe e pagave normalisht qe beri dhe zhvleresimin e monedhes! Pse them se eshte zhvleresim monedhe e vazhdueshme sepse sa me shume te rriten cmimet dhe pagat ne Shqiperi aq me shum zhvleresim te vazhdueshem do te kesh ne monedhen (Prerja e nje monedhe te re shkakton gjithashtu inflacion). Pra problemi aktual nuk ka ardhur si pasoje e nje viti dy tre apo kater po si pasoje e 17 viteve politike.

    Shtetit shqiptar ushqehet vetem me te ardhurat nga tatimet dhe doganat (apo e kam gabim?) Pra ne nje fare menyre varet nga shtetet importuese. Edhe kjo eshte nje arsye zhvleresimi apo rritje se cmimit te mallrave (inflacion). (Pasi ndikon dhe monedha e huaj dmth bursa qe ke permend me lart Borix) Nese e ke vene re ka raste qe cmimet e Shqiperise jane ndonjehere dyfish i cmimeve Europiane!. C'fare eshte kjo? Nuk eshte zhvleresim monedhe e shkaktuar nga nje ndryshim ne nivelin e cmimeve ne fund te fundit?

    Sigurisht Import - Eksportet luajne nje rol themelor. Po mire, kur eksportojme ne menyre indirekte (pa e mare vesh njeri qe ne bejme eksport energjie elektrike) dhe si rrezultat ajo nuk paraqitet ne bilanc cfare eshte? Po mire, kur ne nuk eksportojme pothuajse asnje gje (pervec energjise indirekte) ne vendet e tjera i bie qe te varemi komplet nga bursa e vendit Fqinj.

    Nenvleresimi i produkteve vendase dhe rivleresimi i produkteve te huaja cfare eshte?

    Pra, nese bejme nje analize (per efekt kohe nuk mund ta vazhdoj) dalin shume shum gjera te lidhura apo te gershetuara me njera tjetren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 08-06-2007 mė 08:07
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  3. Opozita e mbyll fushatėn me njė miting madhėshtor nga sheshi Skėnderbej
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •