Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 148
  1. #121
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    1 euro mund ta shkembec ne shqiperi me afersisht 140 lek.
    po ni lek me sa lab/lal mund te shkembehet???

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Me 1 korrik rriten rrogat dhe pensionet

    Eva Gjura

    Qeveria do te miratoje se shpejti vendimin per rritjen e rrogave dhe pensioneve ne vend. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit te PD-se. Duke u ndalur me konkretisht ne kete vendim, kreu i qeverise e ka cilesuar kete akt deshmi te performances se suksesshme te ekonomise shqiptare dhe te reformave te zbatuara prej saj. "Kam kenaqesine t'u konfirmoj se jane bere perllogaritjet e fundit dhe ne mbledhjen pas kesaj te merkure, qeveria vendos per rritjen e rrogave dhe pensioneve ne vend. Rritja e rrogave dhe pensioneve eshte nje akt madhor, premtim madhor ne politiken sociale te kesaj mazhorance dhe te kesaj partie", - u shpreh kryeministri. Sipas kryeministrit, rritja e rrogave dhe pensioneve vjen pas sukseseve qe ka shenuar gjate ketyre viteve ekonomia shqiptare. "Ne vijme ne kete prag vere, pasi perjetuam dimrin me te veshtire te 27 viteve te fundit. Perseri me mundesine e plote per rritjen e rrogave dhe pensioneve, pa marre qofte dhe nje qindarke te vetme borxh per rritjen e tyre. Ne vijme ne kete prag vere, pasi me qindra projekte ne infrastrukturen publike rrugore, te ujit, te energjise, infrastruktures dixhitale kane leshuar dhe po leshojne shtat cdo dite e me shume. Ky eshte modeli, te cilin vendosem ne, ky eshte modeli i cili i qendroi veshtiresive me te medha te nje krize multidimensionale, te shumanshme qe ka pllakosur Euvropen dhe qe do te vazhdoje me sa duket per jo pak vite", - u shpreh kreu i mazhorances. Per kreun e qeverise shqiptare ka ndjekur modelin qe bazohet ne ligjet dhe ne praktikat me te mira dhe qe ben te mundur rritjen e te ardhurave, e investimeve, rritjen e rrogave, e pensioneve, qe ben te mundur ndryshime kolosale te infrastruktures. Me tej, Berisha ka theksuar faktin se per shkak te krizes europiane, renia e cmimit te mallrave ne Europe, ka bere qe cmimet ketu te ulen, me shume se asnjehere tjeter, por ketu, shton ai, - ka ndikuar edhe prodhimi i rritur ne vazhdimesi. Berisha tha se infrastruktura ka dhene nje ndihmese te madhe ne tregtimin e prodhimeve. Kryeministri ka shtuar faktin se duke u rritur rrogat dhe pensionet me 5% do te thote me shume te ardhura dhe me shume fuqi blerese. "Kjo perben nje rritje te ndjeshme te fuqise blerese shqiptare te 820 mije familjeve shqiptare, te cilat nga data 15 korrik e ne vazhdim do te marrin me shume se para dates 15 korrik. Shqiptaret jane fatlume qe keto vendime, keto akte madhore qe prekin direkt jeten e tyre te perditshme, kursimet dhe mireqenien e tyre", - tha Berisha. Duke sulmuar kryetarin e PS per qendrimet e tij bllokuese, Berisha u shpreh se, nese do te ishin dhe keto ne ligjin e konsensusit, jo qe rrogat nuk do te rriteshin, por do te uleshin, jo qe nuk do te miratoheshin, por do te bllokoheshin, sic u tentua te bllokohej tuneli i Kerrabes.

    KJ

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Pensionet, nga 1 korriku rriten 3.5 % per qytetin, 5% per fshatin

    Duke filluar nga e diela e kesaj jave qe perkon me daten 1 korrik, pensionet si ne qytet ashtu edhe ne fshat do te pesojne rritje. Sipas projektvendimit te miratuar nga Ministria e Financave, i cili pret firmen e kryeministrit Berisha parashikohet qe serish ne korrik pensionet do te rriten 3.5 per qind per qytetin dhe 5 per qind per fshatin. Ne relacionin shoqerues te projektvendimit te pergatitur nga Ministria e Financave nenvizohet se rritja e pensioneve do te nise nga data 1 korrik. "Pensioni minimal i qytetit do te jete 11.562 leke ne muaj nga 11.117 leke qe eshte aktualisht dhe rritja do te jete 445 leke ne muaj. Kjo do te jete shtesa per pensionet minimale. Pensioni maksimal baze, pas dates 1 korrik do te jete 23.124 leke ne muaj, nga 22.234 leke ne muaj qe eshte aktualisht", - thuhet ne projektvendim. Sipas ketij te fundit, pensionet maksimale do te rriten me 890 leke ne muaj. Kjo, pasi ligji parashikon qe shuma e pensionit maksimal te jete sa dyfishi i pensionit minimal. Ne projektvendim, parashikohet te rritet edhe pensioni i pjesshem. Aktualisht, ata qe perfitojne pension te pjesshem nga 7.468 leke ne muaj, qe marrin tani, do te perfitojne 7.841 leke ne muaj, pra me nje shtese prej 373 lekesh ne muaj. Nderkohe rritja me e madhe do te jete per pensionet e fshatit dhe pikerisht me 5 per qind, por fjalen e fundit do ta thote Keshilli i Ministrave me vendimin, qe pritet te marre javen e ardhshme. Kete rritje pritet ta perfitojne 160 mije pensioniste te fshatit. Pensioni i plote i fshatit eshte aktualisht 7. 468 leke. Rritja eshte 187 leke ne muaj. Pas rritjes pensioni baze i fshatit do te jete 7. 655 leke. Nderkohe, pensionet minimale te fshatit perfitojne dhe nje shtese subvencionimi prej 500 lekesh. Pensioni maksimal i fshatit eshte aktualisht 11. 117 leke me rritjen pas vendimit te qeverise, ai pritet te jete 11. 395 leke. Pra, nje shtese prej 278 leke. Nderkohe shtesa e subvencionimit eshte 200 leke, duke i cuar te ardhurat nga pensioni maksimal ne fshat 11. 595 leke. Cdo vit rritja e pensioneve ka qene e kategorizuar ku me shume jane favorizuar rritja e pensioneve ne fshat ne menyre qe te behet nje barazim i tyre me pensionet e qytetit. Nga ana tjeter, menjehere pas firmosjes se projekt vendimit nga ana e kryetarit te qeverise do te jete Instituti i Sigurimeve Shoqerore qe do te nise te beje perllogaritjet e ketyre pensioneve per te gjitha kategorite. E ndersa zbardhja e tyre do te kerkojne nje kohe te mjaftueshme, efektet financiare te rritjes se pensioneve do te nisin nga korriku. Kjo do te thote pensionistet shtesen e pare do ta marrin ne muajin gusht ose se bashku dy muaj duke perkuar me fillimin e muajit shtator.



    Pensionet e Qytetit

    Pensioni baze minimal

    Eshte 11. 117 leke/muaj
    Behet 11. 562 leke/muaj


    Pensioni baze maksimal

    Eshte 22. 234 leke/muaj
    Behet 23. 124 leke/muaj

    Pensioni i pjesshem

    Eshte 7. 468 leke/muaj
    Behet 7. 841 leke/muaj


    Pensionet e Fshatit

    Pensioni baze minimal

    Eshte 7. 468 leke/muaj
    Behet 7 . 655 leke/muaj


    Pensioni baze maksimal

    Eshte 11. 117 leke/muaj
    Behet 11. 395 leke/muaj


    KJ

  4. #124
    Qenkan skandal pensionet minimale, sidomos ne fshat.

  5. #125

    Talking Rritja e pagave dhe e pensioneve nė 15 korrik

    Nė mesin e kėtij muaji hyn nė fuqi rritja e pagave dhe e pensioneve. Vendimi pėr rritjen e pagave dhe pensioneve hyn nė fuqi nga 15 korrik dhe jo 1 korriku siē ishte bėrė traditė ēdo vit. Kėshtu, javėn qė vjen pritet qė qeveria do tė miratojė rritjen e rrogave dhe tė pensioneve sipas planifikimeve nė buxhet.
    Sipas projektit te Financave, qė ėshtė ende nė proces, rrogat do tė rriten me njė mesatare 5 pėr qind. Kjo rritje do tė ketė njė shpėrndarje, sipas sė cilės, rrogat e larta do kenė rritje minimale, ndėrsa tė ulėtat do tė kenė maksimumin e rritjes.
    Pensionet
    Ndėrkaq, pensionet do tė rriten 3.5 deri nė 4 pėr qind pėr qytetin dhe 5 pėr qind pėr fshatin. Pensioni minimal i qytetit do tė bėhet 11.562 lekė me njė rritje prej 445 lekė nė muaj. Rritja e pensioneve tė fshatit pritet tė jetė 5 pėr qind dhe kėtė rritje pritet ta pėrfitojnė 160 mijė pensionistė tė fshatit. Pensioni i plotė i fshatit do tė rritet me 187 lekė nė muaj. Pas rritjes pensioni bazė I fshatit do tė bėhet 7. 655 lekė. Ndėrkohė pensionet minimale tė fshatit pėrfitojnė dhe njė shtesė subvencionimi prej 500 lekėsh.
    Ky vendim po merret pavarėsisht se buxheti i shtetit nuk ėshtė nė performancėn e duhur tė tė ardhurave, por njė vendim I tillė ishte parashikuar qė nė rkye tė herės, kur u hartua ligji i buxhetit tė shtetit. Ndėrkohė, Ministria e Financave nuk ka vendosur tė aplikojė shkurtimet e mesvitit nė buxhet nė pritje tė shitjes sė katėr hidrocentraleve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza dhe Shkopet.

    Burimi

    p.s

    Vend i dyte ne UE pas Gjermanise

    Pencioni mujor i shqiptareve = me nje dite pencion te Gjermaneve

    Rroga mesatare e nje muaji te shqiptareve = me dy dite pune te nje Gjermani

    Cmimet e konsumit ne Shqiperi = me 23 % me shume se ne Gjermani

    Asistenca ne Shqiperi INEKZISTENTE

    ha Marmalat o popull ha
    Revolution 1848

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    me kete ritem ne jo vetem gjermanit do ja fusim, po edhe nje cik francezit me duket. apo mos eshte me mire gjermani se francezi dhe ja futa kot un?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #127
    Thuj ishalla nuk e morin vesh te huajt se plasen azilkerkuesit
    Revolution 1848

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Hahahaha! A do blejme nga dy kg.domate? Ha patate o popull ha!

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Hahahaha! A do blejme nga dy kg.domate? Ha patate o popull ha!
    e pse te duket cudi patatja eshte produkt ushqimor me vlera zevendeson buken...oj po
    kjo po ne kohet e xhaxhit kto ishin privilegje patate domate

  10. #130
    Pagat e shqiptarėve nder mė tė ulėtat nė botė



    Shqiptarėt janė banorėt e botės qė fitojnė mė pak. Shumė mė pak se shumė vende tė rajonit, apo edhe tė botės sė tretė. Nė njė shkrim tė botuar tre ditė mė parė nė faqen onlinė e BBC, e qė mund tė shihet nė linkun http://www.bbc. co.uk/ news/magazine-17543356, rrogėtari shqiptar nuk ekziston fare as mes punėmarrėsve tė vendeve tė parajsės ekonomike, ku e rendit kryeministri Sali berisha nė ēdo mbledhje, apo takim, por as mes punėmarrėsve tė vendeve mė tė varfra. Sepse ėshtė edhe mė I varfėr. Tė dhėnat janė shpėrndarė nga Organizata Botėrore e Punės, (ILO), e cila, sipas BBC jep tė dhėna pėr pagėn mesatare nė 72 vende tė botės.

    Tė dhėnat pėrfshijnė variacionet e ndryshme tė kostos sė jetesės. Por theksohet se ėshtė ajo ēfarė fitojnė nga paga njerėzit, jo tė vetėpunėsuarit apo ata me asistencė sociale. Shqipėria nuk ėshtė nė listė, por nė atė listė janė rrogat shumė tė mira qė marrin grekėt nė krizė tė thellė dhe deri ato tė fqinjėve si serbėt qė marrin sa gjysma e grekėve. Mė tė mira se kaq janė pagat edhe nė Maqedoni dhe Bosnje, ndėrsa Shqipėria duhet tė jetė shumė larg vendit tė fundit Taxhikistanit nė Azi, ku paga mesatare ėshtė 227 dollarė Renditja e botėrore e rrogave mesatare hedh nė erė edhe deklaratat publike tėqeverisė shqiptare. Nė 22 mars 2012, nė 20 vjetorin e fitores sė parė tė PD-sė, kryeministrit

    Genjeshtra e Berishes

    Sali Berisha deklaroi se rroga mesatare ėshtė tashmė 520 dollarė:

    "Qeveria ime udhėhoqi vendin nė njė kohė kur nė mbarė Europėn u shkurtuan nė dhe pėr uljen e profilit tė Agjencisė sė Kthimit tė Pronave, pėr ta bėrė mė vulnerable pretendimin e atyre qė kėrkojnė ende kthimin e pronave. mėnyrė tė ndjeshme rrogat, pensionet, mbėshtetja ekonomike dhe u rrit ndjeshėm papunėsia. Kjo nuk ndodhi nė Shqipėri. Rritja e rrogave dhe pensioneve ka qenė objektivi mė fisnik, mė njerėzor, i kėsaj qeverie. Rroga mesatare qė ishte rreth 220 dollarė, arriti nė 520 dollarė. Pak kohė mė parė, po lexoja njė studim, i cili dėshmonte se edhe diferencėn e madhe gjinore qė ekzistonte nė tė ardhura nė paga, e cila nė shkallė vendi kalonte nė 37 pėr qind, ne e kemi zbritur nė vitin 2008, nė 18 pėr qind. Unė ju garantoj se do tė jetė akoma mė e ulėt"-ishte shprehur berisha nė sheshin "Nėnė Tereza".

    (aq/shqiptarja.com)
    Revolution 1848

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  3. Opozita e mbyll fushatėn me njė miting madhėshtor nga sheshi Skėnderbej
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •