Pensionet, Beqja: Berisha gėnjeu, s'pėrfituan kompensim 130 mijė vetė
TIRANE- Rritja e pensioneve ėshtė njė proces i pėrvitshėm, por dhe njė arenė debatesh tė ashpra pozitė-opozitė. Qeveria deklaron se po mban premtimet e bėra tre vjet mė parė, duke u afruar shumė me objektivin e dyfishimit tė tė ardhurave tė pensionistėve nė qytet e nė fshat. Opozita, nga ana e saj, ve nė dukje se rritja reale e mirėqenies sė 550 mijė pensionistėve nuk ėshtė ajo qė pretendohet, sidomos nė kushtet e rritjes sė ndjeshme tė inflacionit, qė redukton ēdo rritje nominale. Ilir Beqja, kohėt e fundit, ka dalė para opinionit si pėrfaqėsues i PS, pėr tė shprehur vėrejtjet e tij lidhur me raportin midis premtimeve qeveritare dhe realitetit. Pėr faktin se ai kė mbajtur pėr njė kohė tė gjatė postin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore, Gazeta e intervistoi, me dėshirėn pėr tė hedhur sa mė shumė dritė lidhur me kėtė ēėshtje, sqaruar nga njė specialist i fushės.
Zoti Beqja, sė fundmi jeni shprehur, nė emėr tė PS, pėr rritjen e pensioneve nga qeveria, ndėrsa kjo e fundit ju akuzon pėr mashtrime. Si qėndron e vėrteta?
Po, ėshtė e vėrtetė qė jemi shprehur publikisht pėr situatėn shqetėsuese tė pensionistėve shqiptarė. Po ashtu, kemi paraqitur para shqiptarėve se ēfarė pėrbėn nė tė vėrtetė rritja e pensioneve, si nė terma nominalė, ashtu edhe nė terma realė. Tė dielėn, unė kam bėrė njė deklaratė pėr tė krahasuar premtimet e qeverisė para tre vjetėsh me ēfarė ka bėrė ajo deri tani, kur kemi hyrė nė vitin e fundit tė mandatit qeverisės. Jam shprehur me shifra konkrete, pasi mendoj se ato janė mė kokėforta se ēdo opinion tjetėr.
Nė replikimet e PD thuhet qė kėtė vit ėshtė realizuar rritja mė e madhe e pensioneve nė 8 vjet. A qendron kjo?
Le tė flasim me logjikėn e ftohtė tė shifrave. Po pėrpiqem tė paraqes rritjen nominale tė pensioneve nė 8 vitet e fundit. Nė korrik 2008 pensionet e qytetit u rritėn me 10%, ndėrsa ato tė fshatit u rritėn me 15%. PD pretendon qė kjo ėshtė rritja mė e lartė nė vite. Nė tė vėrtetė, pensionet e qytetit janė rritur me 10% edhe nė korrik 2002, edhe nė korrik 2003. Ndėrkohė qė, nė vitet 2006 dhe 2007, rritja e pensioneve tė qytetit ka qėnė vetėm 5%, rritje kjo, mė e ulėta nė 17 vjetėt e fundit. Pėrsa u pėrket pensioneve tė fshatit, rritjen mė tė lartė nėn qeverinė aktuale tė Berishės e kanė patur nė vitin 2006 me 20%, ndėrkohė qė pensionet e fshatit janė rritur me 30% nė vitin 2001 dhe 25% nė vitin 2002.
Nė se do tė bėjmė njė krahasim midis tre viteve tė para tė dy mandateve qeverisėse, shifrat zyrtare tė rritjeve tregojnė qė, nė intervalin 2002-2004, pensionet e qytetit janė rritur gjithsej 31%, me njė mesatare vjetore rritjeje prej 10.3 pėrqindėsh, ndėrsa pensionet e fshatit janė rritur gjithsej 73%, me njė mesatare vjetore rritjeje prej 24,2%. Nė intervalin 2006-2008 pensionet e qytetit janė rritur gjithsej me 21%, me njė mesatare vjetore prej 7%, ndėrsa pensionet e fshatit janė rritur gjithsej me 52%, me njė mesatare vjetore rritjeje 17.3%. Nė tri vitet e para tė kėsaj qeverisjeje, ritmet janė dukshėm mė tė ulėta.
Pėrveē rritjes sė pensioneve, qeveria ka folur pėr rritje tė tė ardhurave mujore tė pensionistėve, qė nuk janė e njejta gjė me pensionet. Mos vallė rritja e tyre ėshtė mė e madhe?
Qeveria luan me fjalė dhe, herė flet pėr pensione, e herė pėr tė ardhura. Ne pranojmė tė diskutojmė, qoftė pėr njėrėn apo pėr tjetrėn, por duke insistuar qė tė jemi konsistentė brenda njėrės apo tjetrės. Ėshtė e vėrtetė qė disa grupe pensionistėsh kanė pėrfituar rritje mė tė madhe se ato qė pėrshkrova mė lart. Qeveria po aplikon prej dy vjetėsh njė kompensim tė tė ardhurave mujore, por kompensimet janė zbatuar vetėm pėr pensionistėt me tė ardhura tė ulėta. Sipas standardeve tė kėsaj qeverie, njė pensionist nė qytet me pension mujor 12 mijė lekė quhet me tė ardhura tė larta. Po ashtu, njė pensionist nė fshat me pension mujor 6 mijė lekė quhet me tė ardhura tė larta.
Nė se do tė pėrsėrisnim analizėn qė bėmė mė lart, vetėm pėr pensionistėt me tė ardhura tė ulėta (pensione + kompensime tė ndryshme), situata paraqitet si vijon. Nė intervalin 2002-2004 tė ardhurat e pensionistit nė qytet janė rritur gjithsej 28%, me njė mesatare vjetore rritjeje prej 9.3 pėrqindėsh, ndėrsa pensionet e fshatit janė rritur gjithsej 65%, me njė mesatare vjetore rritjeje prej 21.7%. Ritmet e rritjeve tė pensioneve nė periudhėn 2005-2008 janė mė tė ulėta. Nė intervalin 2006-2008, pensionet e qytetit janė rritur gjithsej me 35%, me njė mesatare vjetore prej 11.7%, ndėrsa pensionet e fshatit janė rritur gjithsej me 68%, me njė mesatare vjetore rritjeje 22.6%. Nė tri vitet e para tė kėsaj qeverisjeje, ritmet janė diēka mė tė larta.
Atėhere, qeveria ka tė drejtė nė atė ēfarė thotė?
Qeveria ka tė drejtė nė atė ēfarė thotė vetėm pėr gjysmėn e pensionistėve, si nė qytet, ashtu edhe nė fshat. Vetėm kėta kanė pėrfituar nga kėto rritje. Berisha, ashtu siē sillet nė kulisat e politikės, ashtu sillet edhe me pensionistėt. Pėrpiqet t'i ndėrsejė midis tyre, duke i ndarė nė tė pasur e nė tė varfėr. Kėtė ka bėrė edhe nė vitet '92-'96, kur zbatonte rritjet e diferencuara.
Sot janė 100 mijė pensionistė nė qytet, "tė pasur" sipas Berishės, qė nuk kanė pėrfituar nga kompensimet e viteve tė fundit. Janė edhe 37 mijė pensionistė, me pensione tė pjesshme, qė kanė pėrfituar pjesėrisht edhe nga kompensimet. Tė ardhurat e tyre mujore janė sot mė pak se 10 mijė lekė.
E njėjta gjė ndodh edhe nė fshat, ku, nė fakt, asnjė pensionist nuk merr as 7 mijė lekė nė muaj. Janė sot 27 mijė pensionistė nė fshat, "tė pasur" sipas Berishės, qė nuk kanė pėrfituar nga kompensimet e kėtyre dy viteve. Janė edhe 48 mijė pensionistė (mė shumė se 1/3 e pensionistėve tė fshatit), me pensione tė pjeshme, qė kanė pėrfituar pjesėrisht nga kompensimet. Tė ardhurat e tyre mujore janė sot mė pak se 5 mijė lekė.
Ky ėshtė, pra, realiteti i rritjes sė pensioneve shqiptare nė kėta tre vjet, por edhe krahasuar nga viti 2001 e deri mė sot. Ēfarė thashė mė lart, bazohet nė tė dhėna zyrtare. Kushdo ėshtė i lirė t'i lexojė si tė dojė. Qeverisė i kėrkojmė qė tė pėrdorė njė standard. Jo, kur tregon arritjet e saj, tė flasė me tė ardhurat minimale dhe, kur sulmon, tė pėrdorė pensionet. Nėse do tė vazhdojė me kėtė logjikė, duhet tė ruhet nga "autogolat", pasi rritja e pensioneve nė qytet kėtė vit, nga 10% nė tekstin e VKM, pėrkthehet nė 8.3% nė xhepin e pensionistit. Po ashtu, rritja me 15% e pensioneve tė fshatit nė tekstin e VKM, pėrkthehet nė 12.6% nė xhepin e pensionistit nė fshat.
Ēfarė do tė ndodhte, nė rast se rritja e kompensimeve do tė ishte kryer tek tė gjitha kategoritė e pensionistėve nė tė njejtėn masė, pa bėrė diferencime, midis "tė pasurve" dhe "tė varfėrve" ndėrmjet tyre?
Nėse do tė shpėrndanim nė mėnyrė tė barabartė shumėn e kompensimeve, tek secili pensionist, do tė duhej qė kujtdo t'i jepnim mesatarisht 690 lekė dhe jo si deri mė sot, dikujt asnjė qindarka, dhe dikujt 1.260 lekė. Nga shpėrndarja e barabartė e fondit tė kompensimit tek ēdo pensionist, do tė kishim njė ritėm mesatar vjetor tė rritjes sė tė ardhurave tė pensionistėve nė qytet me 7,4%, ndėrsa nė fshat me 20.8%. Tė dyja kėto shifra janė mė tė ulėta se respektivet e periudhės sė ngjajshme nė mandatin e mėparshėm qeverisės.
Tani, kur ka mbetur mė pak se njė vit pėr pėrfundimin e mandatit qeverisės, sa i llogaritni shanset qė tė realizohen premtimet e Programit Qeveritar pėr pensionet?
Qeveria ka premtuar dyfishim tė pensioneve nė Programin e saj, tė miratuar nė Kuvend. Dokumenti ėshtė zyrtar dhe i konsultueshėm nga kushdo. Berisha ka mohuar publikisht tė ketė bėrė njė premtim tė tillė. Sidoqoftė, pensionisėt me tė ardhura tė ulėta e kanė dėgjuar. Pa ardhur ai nė pushtet, merrin 8.350 lekė nė muaj. Dyfishimi do tė thotė qė, nė qershor 2009, ata tė mund tė marrin 16.700 lekė nė muaj ose 48% mė shumė nga ajo ē'ka marrin nė gusht 2008.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
Krijoni Kontakt