Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 148
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e GeorgeR
    Anėtarėsuar
    22-07-2006
    Postime
    18
    Sa do te rritet rroga? A do te jete vlera e 20 perqindshit me e madhe se 20 euro? Tanime tere mesuesit dhe mjeket ja hodhen problemeve. Do behen me te pasurit e Shqiperise. Cfare estrade e pervitshme! Ua rrit kendej e ua merr andej me taksat e sheshta.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nė korrik pagat rriten mbi 20%, pensionet 5-15%

    22/06/2007

    • Nė korrik pagat e arsimit, tė shėndetėsisė dhe ato tė ulėtat do tė rriten me mbi 20 pėr qind.


    Pėrveē rritjes prej 20 pėr qind qė ishte e planifikuar nė fillim tė vitit, kjo kategori pagash do tė pėrfitojė edhe njė masė kompensimi me futjen nė fuqi tė nivelit tė ri tė tatimit mbi tė ardhurat personale. Kjo masė kompensimi do tė jetė nga 1 deri nė 5 pėr qind nė varėsi tė pagave, ku prioritet do tė kenė ato tė ulėtat. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket pensioneve, rritja e tyre do tė jetė nga 5 deri nė 15 pėr qind, ku rritjen mė tė lartė do ta kenė pensionet e ulėta. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Panorama", zėvendėsministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka zbardhur tė gjitha detajet e buxhetit suplementar, i cili pritet tė miratohet sė shpejti.



    Qeveria ka deklaruar se edhe kėtė vit do tė ketė njė buxhet suplementar, sa do tė jetė rritja e pensioneve dhe e pagave pėr 6-mujorin e dytė tė vitit?

    Rritja e pagave dhe e pensioneve ėshtė parashikuar qė nė fillim tė vitit, pra paratė janė nė Buxhetin e Shtetit edhe pa u hartuar buxheti suplementar. Rritja e pagave do tė jetė mbi 20 pėr qind pėr arsimin, shėndetėsinė dhe pagat e ulėta. Nė rritjen e pagave pėr kėtė kategori pėrfshihen jo vetėm politikat e deklaruara dhe tė pėrfshira nė buxhetin e vitit 2007, por do tė ketė edhe njė kompensim pėr zbatimin e taksės sė sheshtė, e cila jep njė impakt nė koston e atyre qė do paguajnė kėtė taksė. Pėr kėtė arsye, ky kompensim do t'i shtohet pagės. Pra, nėse paga rritet me 20 pėr qind pėr arsimin, nė varėsi tė nivelit tė tyre do tė ketė rritje nga 1 deri nė 5 pėr qind. Pra, disa mund tė marrin 25 pėr qind rritje dhe disa 21 pėr qind rritje, nė varėsi tė nivelit tė pagės qė kanė dhe nė varėsi tė ndikimit qė jep tatimi mbi tė ardhurat personale nė pagėn e tyre. Ky tatim, siē dihet, do tė aplikohet nė njė normė tė sheshtė, e cila do tė jetė e barabartė pėr tė gjithė, pra 10 pėr qind.

    Po pėr sa i pėrket pagave tė kategorive tė tjera, a ėshtė parashikuar tė ketė rritje?

    Kemi tre grupe tė mėdha, arsim, shėndetėsi dhe paga tė ulėta nė pjesėn tjetėr tė sektorit. Pėrveē kėsaj do tė ketė disa rregullime qė kanė pėrqindje variabėl, qė mund tė shkojnė dhe mbi 20 pėr qind. Por kėto janė politika rregullimi qė mund tė bėhen brenda grupeve tė pagave. P.sh., Ministria e Mbrojtjes po punon pėr ristrukturimin e sistemit tė pagave. Kjo nuk ėshtė miratuar ende, por nė kėto rritje mund tė ketė edhe paga rritja e tė cilave mund tė arrijė nė 60 pėr qind, por dikush mund ta ketė dhe 10 pėr qind, pasi kjo ėshtė nė varėsi tė sistemit qė do tė propozojnė ata, i cili do tė miratohet nė mėnyrė tė posaēme. Po kėshtu mund tė ketė struktura brenda shtetit, tė cilat mund tė barazohen me strukturat mė tė larta. Por nė mėnyrė tė pėrgjithshme do tė ketė riklasifikime.

    Sa do tė jetė rritja e masės sė pensioneve pėr 6-mujorin e dytė tė vitit?

    Pensionet kanė njė skenar tjetėr. Pensionet janė rritur qė nė janar, sepse pensionet e ulėta u bėnė 10 mijė lekė nė muaj. Kjo ka bėrė qė disa pensione tė jenė rritur nga 1 pėr qind dhe tė tjerė tė jenė rritur mbi 20 pėr qind. Tani pensionet qė janė mbi 10 mijė lekė, tė cilėt nuk kanė marrė rritje ose nuk kanė pėrfituar nga rritja e fillimit tė vitit, pasi sqarojmė se kėtu u prekėn ato pensione qė ishin nėn 10 mijė lekė, tashmė ėshtė parashikuar do tė ketė njė rritje tė diferencuar. Kjo rritje qė do tė jetė nga 5 nė 15 pėr qind, sipas nivelit ku pensioni mė i ulėt do rritet me 15 pėr qind dhe mė i larti me 5 pėr qind.

    Sa arrin nė total vlera e buxhetit suplementar?

    Nė total buxheti ėshtė rreth 20 milionė dollarė, i cili ėshtė rezultat i tejkalimit tė tė ardhurave nė tatime e dogana dhe njėkohėsisht kemi njė burim suplementar, i cili nuk ėshtė buxhetuar nė fillim tė vitit, qė ėshtė shitja e Albtelekomit.

    Si do tė ndahen paratė qė merren nga shitja e kėsaj kompanie, do tė shkojnė tė gjithė pėr buxhetin suplementar?

    Gjysma e tyre do tė shkojnė pėr buxhetin suplementar dhe vetėm pėr investime, ndėrsa pjesa tjetėr do tė pėrdoret pėr uljen e borxhit. Kėshtu qė nė kėtė vit do tė marrim mė pak borxh, si rezultat i shitjes sė kompanisė Albtelekom, pra tė paktėn 6 miliardė lekė.

    Sa ėshtė parashikuar tė jetė fondi pėr ish tė pėrndjekurit politikė?

    Ky fond ėshtė ai qė ne kemi parashikuar zakonisht nė buxhet. Ndėrkohė qė ėshtė nė proces vlerėsimi i faturės pėr ish tė pėrndjekurit dhe njėkohėsisht ne do tė pėrgatisim dhe njė skenar pėr kryerjen e pagesės, sepse kjo kosto me ēfarėdo variabėl qė tė vijė, nuk ėshtė e pėrballueshme nga buxheti i njė viti. Dhe ne akoma nuk kemi njė skenar, sepse akoma nuk kemi njė shumė pėrfundimtare sa ėshtė kosto e kėtij dėmshpėrblimi, me qėllim qė tė pėrcaktojmė edhe skenarin e tyre.

    Po pėr sa i pėrket faturės sė ish-pronarėve, sa ėshtė vlera e saj?

    Ish-pronarėt kanė dy opsione pėr shpronėsimin e tyre. I pari ėshtė kompensimi fizik dhe i dyti ai nė lekė. Procesi vazhdon me alokimin e pėrvitshėm qė kemi bėrė dhe ndėrkohė Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ėshtė nė pėrpunim tė tė dhėnave pėr tė paguar atė qė kemi trashėguar nė buxhet. Ndėrkohė pritet qė nga procesi i legalizimit do tė krijohet edhe njė fond kompensimi financiar. Pra, tė ardhurat qė do tė merren nga procesi i legalizimit do tė pėrdoren pėr kompensimin e ish-pronarėve.

    A ka pėrfunduar vlerėsimi i faturės financiare pėr pensionet e ish-ushtarakėve?

    Ėshtė ende nė proces, pasi po shikohet ligji, sepse ka disa variante. Kjo kategori do tė trajtohet nga fondi i kontigjencės qė ne kemi pėr pensionet. Kjo, pasi ne e kishim parashikuar kėtė faturė, por efektet do tė jenė pak mė tė larta, sepse kėtu futet dhe ajo kategori qė ne e kishim pėrjashtuar, e cila nė bazė tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese duhet futur nė skemėn e trajtimit. Aktualisht po merremi me rishikimin e kostove, por ende nuk kemi njė faturė. Ne kemi vetėm opsionet, ēka do tė thotė se ne do tė propozojmė variantin qė ka koston mė tė ulėt. Ky variant do tė garantojė respektimin e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, por qė natyrisht do tė ketė edhe njė rishikim tė pėrfitimeve nė formėn e ligjit tė mėparshėm, sepse ne kishim njė shkallėzim tė ndjeshėm pėr sa i pėrket gradave mė tė larta. Tani ky vendim bazohet nė parimin e barazisė dhe ne pėr hir tė atij jemi tė detyruar qė tė pėrfshijmė tė gjitha kategoritė. Por kjo do tė thotė se ne duhet tė rishikojmė tė gjitha shpėrblimet pėr ēdo kategori. Theksoj se nuk pritet ndonjė rritje e ndjeshme, kjo pasi kategoritė ekzistuese marrin dy pensione, ne mund tė shtojmė edhe njė pension minimal, por gjithsesi do tė ruajmė shkallėzimin e gradave.

    Sa ėshtė fondi i planifikuar pėr investimet nė kėtė buxhet suplementar?

    Ėshtė tė paktėn 13-14 miliardė lekė, pasi nė kėtė buxhet suplementar ne kemi edhe njė kosto pėr KESH-in, i cili arrin nė 5 miliardė lekė plus 1-2 miliardė lekė llogariten shpenzimet operative. Dhe njė pjesė do tė shkojė edhe pėr tė pėrballuar efektet shtesė, siē janė pensionet e ish-ushtarakėve, ose edhe pėr efektet e rritjes sė pagės nga futja e taksės sė sheshtė. Kėto efekte pėrllogariten rreth 2 miliardė lekė. Kėshtu qė nga totali prej 20 miliardėsh, tė paktėn 13-14 miliardė lekė do tė jenė pėr investime.

    Kėshtu kėto para do tė pėrdoren pėr investime nė rrugė, ujėsjellės.
    #VamosArgentina

  3. #13
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ka disa arsyetime ekonomike ketu qe jane per te vene kujen...

    Ngaterrohet deflacioni me inflacionin; Efekti snoob me preiselasticity etj etj etj

    Gjithsesi:

    Une se kuptoj pse ankohet dynjaja kur rriten rrogat e dy sistemeve me famekeqe ne Shqiperi. Keto dy sisteme kane nevoje per nje ngritje te mire te rroges ne menyre qe korrupsioni dhe jashteligjshmeria e fitimeve te bien.

    Nje rritje rroge me 20% eshte nje rritje shume e madhe, ne ndryshim me c'eshte thene me lart. Nuk mund te behet rroga nga 20.000 ne 200.000 me vendim qeverie se del shteti me kepuce te kuqe.

    Niveli i cmimeve ne Shqiperi nuk ka te beje me Inflacionin por me sundimin e nje tregu jashte cdo standarti kapitalist.
    Keto gjera duheshin luftuar qe ne fillim dhe duhet te luftohen tani. Kjo lloj lufte ama nuk mund te arihet me daljen e shtetit komplet nga tregu.

    Kontrolli i cmimeve behet me futjen e shtetit ne treg si ofrues mallrash e sherbimesh. Pra shteti perfaqson nje konkurrence shume efikase per ti sjelle cmimet ne raport te drejte me te ardhurat.


    Jam shume kurioz te di per masta e marra nga qeveria per mosndryshimin e nivelit te cmimeve me rastin e rritjes se rrogave te disa buxhetoreve.

    Urime qeverise Berisha per nje hap ne drejtimin e duhur.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pensionet false, demi 4,8 milione leke ne muaj

    E Diele, 24 Qershor 2007


    Intervista Flet drejtoresha e Pergjithshme e ISSH-se, Evelina Koldashi

    Rreth 4,8 milione leke ne muaj eshte demi qe i shkaktohet skemes se sigurimeve shoqerore nga perfituesit ne menyre te parregullt te pensioneve te pleqerise, invaliditetit si dhe te trajtimit te vecante si ish-punonjes te minierave. Ne nje interviste te dhene dje, drejtoresha e Pergjithshme e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Evelina Koldashi, shpjegon te gjithe procesin e kontrollit te dosjeve te pensioneve. Deri me tani i jane nenshtruar verifikimit rreth 5 mije dosje pensionesh, nderkohe qe kontrolli do te vijoje ne te gjithe Shqiperine, ne menyre qe skema e sigurimeve shoqerore te pastrohet nga perfituesit e padrejte te pensioneve. Tashme do te pritet perfundimi i ketij kontrolli per te pare se sa do te jete demi i sakte financiar qe i eshte shkaktuar skemes se sigurimeve shoqerore nga keta perfitues te padrejte.

    Keni deklaruar disa kohe me pare, nisjen e nje procesi kontrolli ne dokumentacionin e perfituesve te sistemit te sigurimeve shoqerore. Ne cfare faze eshte ky kontroll?

    Aktualisht, i gjithe sistemi po i nenshtrohet nje procesi te plote kontrolli, qe ka per objekt kontrollin rast pas rasti te legjitimitetit te cdo perfitimi dhe vertetesise se dokumentacionit mbi te cilin eshte dhene ky perfitim. Gjate fazes se pare te ketij kontrolli, me problematike kane rezultuar trajtimet e vecanta te minatoreve, pensionet e invaliditetit dhe te pleqerise.

    Pse jane konsideruar si grupe me rrezik keto 3 kategori dhe cilat jane natyrat e shkeljeve te konstatuara?

    Perfituesit e trajtimeve te vecanta te minatoreve, eshte e vertete se kane mase te vogel perfitimi mujor qe perballohet me fonde te buxhetit te shtetit, por rreziku per kete kategori qendron ne faktin se me mbushjen e moshes per pension pleqerie (aktualisht 56 vjec), kjo kategori futet automatikisht ne skemen e perfitimit te pensionit te pleqerise, duke pranuar si te mireqena dokumentet qe ne po na rezultojne te paverteta.

    Shume prej tyre kane perfituar nga fakti se nje pjese e dokumentacionit te minierave eshte djegur dhe ata kane paraqitur dokumente te paverteta, nderkohe qe nga kontrolli qe eshte bere ne dokumentacionin e ish-kooperativave bujqesore kane rezultuar qe keta njerez kane punuar pa nderprerje ne kooperative bujqesore dhe jo ne miniere.

    Nderkohe, te pensionet e pleqerise problematike eshte ndryshimi kategorise se punes, i moshes si dhe perpjekjet per ndryshimin e llojit te pensionit, nga fshati ne qytet. Me lejoni ju lutem qe te jap vetem nje shembull qe kemi gjetur shtetas te datelindjes 1970 qe aktualisht na ka rezultuar perfitues pensioni pleqerie vetem nepermjet nderhyrjes se bere ne certifikatat e lindjes dhe dokumentacionit qe provon vjetersine ne pune.

    Ndersa per sa i perket pensioneve te invaliditetit nga kontrolli i dosjeve rezulton se ka pasaktesi te dokumentacionin mjekesor te leshuar nga klinikat universitare dhe spitalet rajonale, pasi ky dokumentacion nuk justifikon gjendjen reale shendetesore te personit qe ka perfituar. Gjithashtu, konstatohen nderhyrje ne moshen e perfituesve, llojit te punes dhe te periudhes se sigurimit. Dua te theksoj edhe nje fakt tjeter qe ky grup ka rezultuar problematik, nisur edhe nga statistikat e administruara nga ISSH. Keshtu, gjate vitit 2006, numri i pensioneve te invaliditetit eshte rritur me 3600, nderkohe qe trendi mesatar i dhjete viteve te fundit shkon nga 300 deri ne 400 pensione te reja ne vit. Nje nga arsyet qe mund te kene ndikuar ne rritjen e ketij numri eshte hyrja ne fuqi e ligji nr 9377, date 21.04.2005, "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7703, date 11.05.1993, per Sigurimet Shoqerore ne RSH", i cili ne nenin 35 te ligjit paraardhes hoqi kushtin e te qenit te siguruar ne momentin e aplikimit. Keshtu, rritja reale e numrit te pensioneve te invaliditetit ne vitin 2006 i ka tejkaluar disa here parashikimet e nje trendi normal dhe efekteve te hyrjes ne fuqi te ligjit. Eshte kjo arsyeja qe ky grup eshte objekti i kontrollit.

    A mund te na thoni nese nga kontrollet e deritanishme verehet ndonje efekt ekonomik?

    Kontrolli eshte ende ne proces dhe deri tani jane kontrolluar vetem 5 mije dosje dhe ajo qe mund t'ju them sot eshte se efekti financiar i nderprerjeve per nje muaj, te bera deri tani, per te gjitha pensionet qe kane rezultuar te parregullta eshte rreth 4,8 milione leke. E theksoj qe ky eshte vetem efekti ekonomik mujor, sepse per te nxjerre demin ekonomik qe i eshte shkaktuar skemes nga keto perfitime, po kryhen perllogaritjet rast pas rasti per cdo dosje, nisur nga data e fillimit te perfitimit dhe rritjet e perfituara ne vite. Por ajo cfare eshte e rendesishme per ISSH-ne eshte qe keto pensione nuk vazhdojne te paguhen me qe nga data e konstatimit dhe nuk vazhdojne te gjenerojne dem ekonomik te ri dhe mund te them se keto jane hapat e para per shfryrjen e skemes nga informaliteti.

    Ju rreshtuat nje sere shkeljes dhe demesh te shkaktuara nga perfitimet e parregullta. Atehere, a mund te na thoni cila eshte siguria qe ju transmetoni?

    Procesi i kontrollit do te jete i plote dhe synimi i vetem eshte pastrimi i skemes se Sigurimeve Shoqerore nga perfitimet e padrejta, duke bere te mundur rikthimin e dinjitetit te skemes se Sigurimeve Shoqerore, funksionimin e saj normal dhe motivimin e kontribuesve per te marre pjese ne kete skeme.
    #VamosArgentina

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Buxheti shtese, Bode: Dote rriten rrogat e uleta

    Derguar me: 26/06/2007
    • Ministri i Financave ka paraqitur sot para mediave buxhetin shtese per 6 mujorin e dyte te vitit. Pjese e ketij buxheti jane dhe te ardhurat nga privatizimi i Albetelekomit.

    Sipas Bodes buxheti shtese u be i mundur fale nje performace te mire fiskale pėr tė ulur nivelin e taksave dhe masave pėr zbutjen nė tėrėsi tė ngarkesės fiskale. Ne buxhetin shtese perfshihen dhe te ardhurat nga privatizimi I Albtelekomit. Bode ka pranuar se problemet persa i perket mos realizimit te investiumeve publike. Sipas ministrit ato kane qene ne nivelin e 70 %. Ministri Bode tha se duke filluar nga 1 korriku, do te kete nje rritje te pagave te uleta si dhe pensioneve. Buxheti shtese pritet te paraqitet shume shpejt ne Parlament
    #VamosArgentina

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    1 korrik, pagat rriten 20% per arsimin dhe shendetesine
    Blerina Hoxha
    E Merkure, 27 Qershor 2007

    Arsimi dhe shendetesia do te perfitojne nje rritje te konsiderueshme te pages gjate muajit korrik. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka zbardhur dje skemen e rritjes ku, ka deklaruar se, pagat per mjeket dhe mesuesit do te rriten nga 20 deri ne 25 per qind, ndersa pagat e tjera te nivelit mesatar per efekt te vendosjes se takses se sheshte dhe kompensimit te saj, do te rriten midis niveleve 8-10 per qind. Burimet financiare per kete rritje jane gjeneruar nga planifikimet fillestare ne buxhetin e 2007, nga fondet qe pritet perfitohen nga buxheti shtese dhe nga te ardhurat qe lindin si pasoje e shkurtimit te 4500 punonjesve te administrates publike, shpjeguan burimet ne Ministrine e Financave. Sipas, perllogaritjeve te deritanishme, rritja e pagave do te hyje ne fuqi ne muajin korrik bashke me miratimin e buxhetit suplementar dhe paketes fiskale. Efekti financiar ne buxhetin suplementar per rritjen e pagave arrin ne rreth 100 milione USD, tha ministri Bode. Me kete vendim qeveria eshte duke zbatuar nje strategji te saj per politiken e pagave. Ne themel te kesaj strategjie eshte rritja e pervitshme e pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e uleta, duke synuar qe ne fund te 2009-es, raporti mes pages me te larte dhe me te ulet ne administraten publike te jete 1 me 5. Ne kete sektor do te ngushtohen edhe diferencat e theksuara dhe c'balancimet e krijuara mes degeve te ndryshme, duke i dhene perparesi rritjes se pagave ne sektoret e sherbimit te drejtperdrejte te qytetareve e vecanerisht ne arsim, shendetesi, rend publik. Nderkohe qe qeveria ne strategjine e pagave ka deklaruar se, do te kete rritje periodike edhe per pagen minimale ne sektorin privat.

    Para pak ditesh qeveria ka miratuar skemen e shperblimeve per punonjesit buxhetore, ne perputhje me rezultatet ne pune. Gjithashtu, gjate qershorit qeveria ka miratuar shperblimin prej 10 mije lekesh, qe do te perfitohet nga te gjithe buxhetoret ne fund te vitit. Ato punonjes qe kane performance me te mire ne ushtrimin e detyres perfitojne deri ne nje page shperblim. Per te zbatuar kete politike cdo institucion buxhetor do te krijoje nje fond te posacem 5 per qind, me te cilin do te behen politika ne lidhje me shperblimet e buxhetoreve.

    Rritjet e pagave sipas sektoreve

    -Arsimi 20%

    -Shendetesia 20-25%

    -Pagat e tjera 8-10%
    #VamosArgentina

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    .................................................. ..............
    #VamosArgentina

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pensionet, ndryshon skema e rritjes

    E Shtune, 30 Qershor 2007

    Ndryshon skema e parashikuar e rritjes se pensioneve. Megjithese gjate ketyre diteve ishte deklaruar se nga data 1 korrik, do te perfitonin rritje vetem pensionet e fshatit dhe ata minimale te qytetit, duket se ne projektin e ri, Ministria e Financave, ka zgjeruar bazen e perfituesve nga skema e re. Ne nje interviste per ATSH-ne, zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu, beri te ditur se ne rritjen e re te korrikut do te perfshihen edhe pensionistet e qytetit, qe nuk u preken nga rritja e muajit janar. Sipas deklarimeve te meparshme, qe nga data 1 korrik, pensionet minimale te qytetit dhe te fshatit do te rriten mesatarisht me 5 dhe 10 per qind. Por sipas Shehut, do kete nje ndryshim te kesaj skeme duke perfshire ne rritjen prej 10 per qind edhe pensionet e qytetit qe variojne nga 10 mije, deri ne 12 mije leke ne muaj.

    "Politikat qe do te ndiqen per rritjen e pensioneve konsistojne ne ate skeme, qe, ato kategori qe kane perfituar nje rritje te madhe ne fillim te vitit, kur ne beme caktimin e nivelit minimal te pensionit ne qytet dhe fshat, perkatesisht 10 mije leke dhe 5 mije leke, do te kene rritje me te vogel ne kete faze", deklaroi Shehu. Sipas tij, kjo rritje, do te jete 5 per qind per ate kategori qe ka perfituar rritje mbi 10 per qind ne fillim te vitit. Ndersa pensionistet e fshatit, sipas parashikimit, do te kene nje rritje 10 per qind, meqe baza e tyre eshte me e ulet. Nderkohe perfituesit e rinj nga shtesa e muajit korrik do te jene te gjithe pensionistet e qytetit qe perfitojne pension ne masen mbi 10 mije leke dhe qe nuk kane pasur rritje ne janar, kur edhe u be rritja e pare. Kjo kategori pensionistesh do te perfitoje nje rritje te pakten 10 per qind. Nga ana tjeter, sipas Shehut, rritje ne kete mase do te perfitojne edhe pensionet qe variojne nga 10, deri ne 12 mije leke ne muaj. Por mesa duket, rritje do te perfitojne edhe pensionet mbi 12 mije leke ne muaj, por rritja do te jete ne masen 5 per qind. Lidhur me kete fakt, Shehu theksoi se "kategoria qe perfiton pensionin mbi 12 mije leke ne muaj, do te perfitoje nje rritje ne masen mbi 5 per qind".

    Se bashku me procesin e rritjes se mases se pensionit, e gjithe kjo skeme pritet qe t'i nenshtrohet nje reforme te thelle. Keshtu, rritja aktuale sipas Ministrise se Financave ka si qellim qe t'i jepet nje hapesire, te gjitha kategorive te pensioneve per t'u rritur, ne menyre qe te mos ulet interesi per kontributet e pensioneve te diferencuara. Pikerisht pritet qe skemes se pensioneve t'i jepet pak hierarki brenda saj. Duket se vendimi i fundit per shtesen e re te pensioneve, ka ardhur pas vendimit per vendosjen e niveleve minimale te pensioneve, ne kufirin 5 mije leke per fshatin dhe 10 mije leke per qytetin. Tashme, sipas drejtuesve te kesaj ministrie eshte e domosdoshme qe kategorite e tjera qe kane perfituar me pak, sepse kane qene mbi keto nivele, te mund te perfitojne rritje per te ruajtur hierarkine. Rritja e re do te jete nje alternim mes rritjes se muajit dhjetor-janar dhe asaj qe do te behet ne nje korrik. Per te mos cenuar marzhen e rritjes se pensioneve, grupi i punes ka parashikuar qe te kete nje nderthurje mes rritjeve te ndryshme qe i jane bere pensioneve. Kjo gjithmone per te ruajtur nje strukture te caktuar te mases se pensionit. Tashme do te vazhdohet me pergatitjen e shumes konkrete qe do te perfitoje cdo kategori, ne menyre qe pensionistet te mund ta marrin ate prej dates 1 korrik.

    Te dhena:

    10% do perfitojne pensionet ne masen 5 mije leke

    5% do perfitojne pensionet ne masen 10 mije leke

    5% do perfitojne pensionet qe jane rritur mbi 10% ne fillim te vitit

    10% do perfitojne pensionet e qytetit qe jane mbi 10 mije leke dhe nuk jane rritur ne janar

    5% do te perfitojne pensionet e qytetit qe jane mbi 12 mije leke ne muaj

    Pagat, kush do perfitoje rritje

    Mesuesit, punonjesit e shendetesise (infermiere dhe mjeke) dhe kategorite e tjera te sherbimit civil, te cilat kane paga te uleta d.m.th deri ne 20 mije leke ne muaj, do te jene perfituesit kryesore te rritjes se pages. Zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu, deklaroi dje se shperndarja e pagave do te behet mbi bazen e politikave qe jane shpallur qe prej fillimvitit, kohe kur edhe eshte miratuar Buxheti. Sipas kesaj skeme, perfituesit e rritjes se pagave do te marrin nje shtese te pakten 20 per qind mbi pagen baze. "Nga ana tjeter kohet e fundit ne kemi marre disa iniciativa ligjore, per te zbatuar taksen e sheshte dhe zbatimi i kesaj takse, qe do te thote nje norme unike per tatimin mbi te ardhurat personale, ben qe nje pjese e mire e ketyre kategorive mund te kene rritje te tatimit qe paguanin krahasuar me ate qe paguanin me pare", theksoi zv/ministri. Keshtu sipas, Shehut, pervec rritjes qe eshte rreth 20 per qind, brenda secilit grup do te kete dhe nje kompensim te efektit te kesaj takse per keto kategori, cka do te thote se kjo rritje do te jete mbi 20 per qind, ne varesi te efektit te takses se sheshte. Sipas kesaj skeme tjeter, punonjesit do te kene nje indeksim qe do te jete 5 per qind, pra tek nivelet qe konsiderohen te mesme dhe te larta dhe qe nuk preken nga efekti i takses se sheshte. Me aplikimin e sistemit te ri te pagave, paga mesatare do te rritet ne nivelin e 10 per qind ne teresi.
    #VamosArgentina

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pensionistėt, tė martėn nė protestė, qeveria na mashtroi

    Pėrfitimi i moshės sė tretė, duhet tė rritej me 10 dhe jo me 5 pėr qind


    Nuk e kanė zgjatur mė shumė paralajmėrimin e tyre pėr pėrdorimin e tė gjitha metodave demokratike pėr plotėsimin e kėrkesave qė kanė. Sindikata e pensionistėve tashmė ka marrė vendimin e saj.

    Ditėn e martė, nė orėn 09:00, pėrpara derės sė Kryeministrit, pensionistė nga i gjithė vendi do tė protestojnė pėr disa ēėshtje kryesore. Aktualisht, janė rreth 87 mijė pensionistė nė tė gjithė vendin. Meqė rekomandimet e tyre nuk janė marrė parasysh dhe askush nuk i ka pritur nė takime apo bashkėpunime dypalėshe pėr tė sistemuar situatėn, atyre u ka mbetur protesta pėr t‘i thėnė me zė tė lartė problemet e tyre. Pensionistėt tanimė kanė akumuluar disa shqetėsime. Nė fillim ilaēet, mė pas kompensimi i energjisė elektrike, rritja e ēmimit tė bukės, e tani rritja e pensioneve nė njė masė tė pallogaritshme pėr nevojat e tyre.

    "Ditėn e martė nė mėngjes, pensionistė nga i gjithė vendi do tė nisin protestėn e parė, pėrpara Kryeministrisė. Arsyet janė tė shumta, ilaēet, ēmimi i bukės, kompensimi i energjisė elektrike, bukės, masa e pėrqindjes qė do tė rrisė pensionet", tha kreu i sindikatės sė pensionistėve, Isa Gorrica. Sipas tij, tani pensionistėt janė bėrė gati qė ditėn e martė t‘i kėrkojnė publikisht Kryeministrit tė mbajė fjalėn pėr premtimet e tij dhe tė gjejė mėnyrėn e zgjidhjes pėr problemet, qė e shqetėsojnė sot moshėn e tretė.

    Pensionet, kompensimi i energjisė

    Sipas sindikatės sė pensionistėve, vetėm njė e treta e atyre qė kanė aplikuar pėr pėrfitim, kanė marrė kompensimin e energjisė elektrike. Ata pėr kėtė kanė bėrė fajtor kushtet dhe kriteret, tė cilat nė shumicėn e rasteve i sorollatin pensionistėt dhe nuk i lėnė kohėn e duhur pėr tė plotėsuar kėto dokumentacione. Por, nga ana tjetėr, Instituti i Sigurimeve Shoqėrore ka deklaruar se shumica e atyre qė nuk kanė mundur tė pėrfitojnė nga kompensimi i energjisė elektrike u pėrkasin personave, qė nuk kanė njė kontratė tė rregullt me KESH-in, ose pensionistėt qė nuk kanė dokumentacionin sipas ligjit. Ka edhe nga ata, qė jetojnė vetėm, por nė dokumentacion rezultojnė tė jenė nė shtėpi bashkė me fėmijėt. Sipas ISSH-sė, nė momentin qė ata e plotėsojnė kėtė dokumentacion e fitojnė qė nė datėn kur ka hyrė nė fuqi ligji. Ndėrsa, pėr rritjen e pensioneve nė muajin korrik, pensionistėt ishin pėrgatitur tė merrnin njė shtesė prej 10 pėr qind mė shumė se pensioni aktual. Por qė nė fakt, Ministria e Financave i ka njoftuar se, kjo rritje do tė jetė vetėm me 5 pėr qind.

    Buka dhe ilaēet

    Pensionistėt janė mėrzitur edhe me cilėsinė e ilaēeve qė po iu ofrohet. Megjithėse ata nuk e kanė kundėrshtuar prej kohėsh listėn e re tė barnave, pėrsėri gjatė kėtyre muajve nė heshtje kanė konstatuar se cilėsia e tyre lė pėr tė dėshiruar. Pėr tė mos folur pėr tarifėn e recetave, qė duhet tė paguajnė sa herė blejnė ilaēe. Njė tjetėr kėrkesė, pėr tė cilėn pensionistėt do tė ngrenė zėrin ditėn e martė, do tė jetė edhe ajo pėr rritjen e ēmimit tė bukės. Njė pensionist, qė merr nga shteti 10 mijė e kusur lekė si shpėrblim mujor, blen tė paktėn njė bukė nė ditė. Sipas njė llogaritjeje matematikore, me rritjen e ēmimit tė bukės ata paguajnė mė shumė se 2 mijė lekė tė reja vetėm pėr tė blerė bukė, pa e shoqėruar atė me asnjė lloj asortimenti tjetėr.

    Sindikata do t‘i kėrkojė kryetarit tė qeverisė tė mendohet lidhur me njė kompensim pėr bukėn pėr tė gjithė pensionistėt.

    Rritja e ēmimit tė bukės, ndikim mė tė madh te pensionistėt


    Rritja e ēmimit tė bukės, ka ndikuar mė shumė se nė ēdo kategori, te mosha e tretė. Duke qenė se buka ėshtė asortimenti i pandashėm i ēdo tavoline pensionistėsh, nė ēdo vakt, rritja e ēmimit tė kėtij produkti ka ndikuar negativisht nė ekonominė e secilit. Njė pjesė e mirė e tė ardhurave tė kėsaj kategorie shkon pėr ilaēe, ekzaminime, pagesat e ujit, dritave apo taksave tė shtetit. Tani, ata nuk mund tė tolerojnė uljen e pagesave pėr asnjėrėn prej kostove tė sipėrpėrmendura. E vetmja mėnyrė pėr tė manovruar, me aq para sa kanė, ėshtė vetėm kursimi i bukės sė pėrditshme. Zgjidhja mė e mirė e mundshme pėr ta do tė ishte njė vlerė kompensimi nga shteti.
    #VamosArgentina

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Qeveria miraton buxhetin shtesė pėr vitin 2007

    13/7/2007

    Kėshilli i Ministrave nė mbledhjen e sotme miratoi buxhetin suplementar pėr vitin 2007, prej 280 milion eurosh. Ky buxhet do tė mundėsojė rritjen e rrogave, pėr kategori tė caktuara, si dhe rritjen e dytė tė pensioneve tė ulėta, nė shkallė vendi.

    Kryeministri informoi se bazuar nė buxhetin shtesė do tė realizohet shpėrblimi mbi pagėn, i punonjėsve dhe ekspertėve sipas titujve shkencorė. Nė kėtė mėnyrė do tė shpėrblehen punonjėsit me titullin profesor me 300 mijė lekė mbi pagėn, specialistėt e doktoruar jashtė shtetit dhe asistent profesorėt,me 250 mijė lekė, punonjėsit me titullin doktor shkencash me 200 mijė lekė, ekspertėt qė kanė kryer master pasuniversitar jashtė shtetit me 180 mijė lekė, si dhe tė gjithė ata qė e kanė kryer masterin nė vend me 100 mijė lekė.

    Kryeministri theksoi se vėmendja e treguar pėr shpėrblimin sipas titujve shkencor shėnon njė risi dhe njė pėrpjekje pėr ta bėrė administratėn mė tėrheqėse pėr forcat e kualifikuara.

    Kryeministri Berisha gjithashtu u shpreh se fondet e buxhetit shtesė do tė pėrdoren pėr tė mbėshtetur ndėrtimin e veprave tė rėndėsishme infrastrukturore. Kėshtu kėto fonde do tė pėrdoren pėr financimin e pjesės dėrrmuese tė autostradės Durrės-Morinė por gjithashtu edhe pėr dy akse tė tjera tė tjera rrugore, autostradėn Korēė- Qafė-Pllocė dhe aksin Bllacė –Bulqizė, prej 17 kilometrash tė Rrugės sė Arbrit.

    Nė fjalėn e tij, kryeministri Berisha, ndėr tė tjera u shpreh:

    “Kjo mbledhje i kushtohet tėrėsisht buxhetit suplementar. Ėshtė viti i dytė nė historinė e kėtij vendi qė qeveria ia del tė paraqesė buxhet tė dytė nė qershor jashtė tė gjitha parashikimeve tė institucionevce ndėrkombėtare, FMN-sė dhe institucioneve tė tjera. Buxheti suplementar ka njė avantazh shumė tė madh sepse bėn tė mundur rritjen e rrogave, rritjen e dytė tė pensioneve dhe nė kėtė kontekst duhet tė theksuar se pa kėtė buxhet njė rritje e tillė e rrogave do tė ishte e pamundur.

    Sėrish kėtė vit qeveria rrit rrogat e arsimtarėve me 22 pėr qind, rrogat e mjekėve me 20 pėr qind , tė infermierėve me 22 apo 23 pėr qind, si dhe rritje tė pagave nga 8-18 pėr qind, tė punonjėsve tė tjerė buxhetorė, duke mos u ndalur nė grupe tė caktuara qė shkojnė deri nė 74 pėr qind, por kėto janė grupe tė vogla. Nė kėtė mėnyrė realizojmė rritjen e dytė mė tė madhe tė pagave. Ko rritje ėshtė mė e madhe se sa e vjetshmja sepse nė vlerė, ajo bėhet mbi bazėn e rritjes sė vjetshme, duke kompensuar nė kėtė mėnyrė taksėn e sheshtė dhe duke bėrė njė hap tė madh nė investimin nė burimet njerėzore.

    Nė kėtė kontekst vendosėm, qė bazuar nė kėtė buxhet tė shpėrblehen me 300 mijė lekė mbi pagėn, punonjėsit me titullin profesor, me 250 mijė lekė, specialistėt e doktoruar jashtė shtetit dhe asistent profesorėt, me 200 mijė leke me titullin doktor tė shkencave, me 180 mijė lekė tė gjithė ekspertėt qė kanė kryer master pasuniversitar jashtė jashtė shtetit, si dhe me 100 mijė lekė, tė gjithė ata qė e kanė kryer masterin nė vend. Nė kėtė mėnyrė vendosim pėr herė tė pare bonuset e domosdoshme pėr gradat e titujt shkencor, si njė risi dhe si pėrpjekje pėr ta bėrė administratėn mė tėrheqėse pėr forcat e kualifikuara.

    Krijohet njė lloj ekuivalence nė traitimet qė bėhen nė universitete pėr titujt dhe gradat shkencore dhe kėtė e konsiderojmė shumė tė rėndėsishme. Efektet financiare tė rritjes sė rrogave dhe pensioneve janė tė mėdha, por do tė pėrballohen plotėsisht nga ky buxhet. Gjithashtu do tė bėhet rritja e dytė e pensioneve. Rritjen e parė tė madhe tė pensioneve ne e filluam nė fillim tė vitit. Nė rritjen e parė vendosėm pensionin minimal 50 mijė lekė nė fshat nga 34 mijė qė ishte nė mesataren e tij. Me rritjen qė i bėjmė prej 10 pėr qind pensioneve tė fshatit ato pėsojnė njė rritje prej 26 pėr qind nė kėtė vit, ndėrsa pensionet minimale tė qytetit me rritjen e dytė prej 5 pėr qind do tė shėnojnė njė rritje prej 20 pėr qind. Rritja u referohet pensioneve tė ulėta. Nga kjo rritje pėrfitojnė rreth 400 mijė pensionistė shqiptarė nga 517 mijė qė janė nė skemėn e pensioneve. Kjo ėshtė njė rritje shumė e ndjeshme, njė rritje prej 20 pėr qind nė qytet dhe 26 pėr qind nė fshat dhe mendoj se ėshtė bėrė njė hap shumė i rėndėsishėm, nė drejtimin e duhur.
    Fondet e buxhetit suplementar do tė pėrdoren pėr financimin e autostradės Durrės-Morinė, pjesa dėrrmuese e investimit, por do tė pėrdoren edhe pėr dy akse tė tjera tė tjera rrugore, autostradėn Korēė, Qafė-Pllocė dhe aksin Bllacė –Bulqizė, prej 17 kilometrash, Rruga e Arbrit. Ka njė seri destinacionesh tė tjera shumė tė rėndėsishme nė ministritė e linjės, ku jam i bindur se ju do tė kishit dėshirė tė plotėsonit listėn e dėshirave tuaja, por pjesa dėrrmuese e buxhetit i mbetet biznesit sepse janė ulur nė mėnyrė drastike taksat, do ulen edhe mė tej. Ėshtė e mundur nė skemėn e pensioneve, qė tė ketė sėrish njė ulje nė kontributin e sigurimeve shoqėrore, megjithatė kjo ėshtė nė diskutim dhe nuk ėshtė vendosur ende, sepse ėshtė njė skemė nė shqyrtim e sipėr. Duhet me kėtė rast tė falenderoj tė gjithė ata qė bėnė tė mundur buxhetin suplementar.

    5 miliard tė kėtij buxheti kalojnė pėr tė mbulur deficitin e madh qė krijohet nga importi i energjisė me ēmimet 2 herė me tė larta se vitin e kaluar. Jo vetėm nė sasitė mė tė mėdha, pėr shkaqet qė tani ēdo shqiptar i ka tė qarta, por dhe ēmimet janė realisht dy herė mė tė mėdha dhe nė kėtė kontekst ne duhet tė ndihmojmė KESH-in pėr tė pėrballuar deficitin , megjithėse ka pėrmirėsuar treguesit. Kjo sipėrmarrje ka bėrė njė pėrmirėsim tė qartė tė treguesve tė saj, por sėrish ēmimi me tė cilin shet dhe ēmimi me tė cilin importon janė jo pak larg njeri-tjetrit.
    Ky ėshtė pak a shumė nė vija tė pėrgjithshme, kurse nė detaje do tė nisim diskutimin bashkėrisht, pėr tė dėgjuar edhe vėrejtjet tuaja, megjithėse ato janė shqyrtuar nga ministria e financave me shumė vėmendje."

    Keshilli Ministrave

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  3. Opozita e mbyll fushatėn me njė miting madhėshtor nga sheshi Skėnderbej
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •