Shekulli
Varra e njė ligjėrimi KRYEMINISTROR
Nga Ledi Shamku
"Caqet e gjuhės sime janė edhe caqet e botės sime". Kjo maksimė e Wittgensteinit mė erdhi sėrish ndėr mend nė ato orė tė vona tė natės, kur goja e Kryeministrit aktual tė Shqipėrisė la pa gojė bashkėkombėsit e tij, duke e shndėrruar selinė e Parlamentit nė njė mejhane tė fėlligė e tė rrezikshme, prej sė cilės duhet dalė me vrap, pa kthyer kokėn pas. Shtysa e brendshme e arratisė nga e keqja mė kish servirur pėrsėri kėtė maksimė, si reagim ndaj dikujt qė duhej t'i ish hequr filli prej kohėsh. Por njė shtysė ende mė e fortė, ajo e ndėrgjegjes qytetare shumė herė tė dhunuar, ma shprishi kėtė moment ngushėllimi.
Njė reagim i tillė shpėrfillės vlen kur ėshtė fjala pėr ndonjė tė dehur tė plogėt e tė papėrgjegjshėm, qė u lėshon kalimtarėve fjalė fyese e tė pacipa nga skuta ku ėshtė kruspulluar. Porse kėtu nuk ėshtė aspak rasti pėr t'u dėftuar tolerant njėlloj si me njė qyqan trumpirė e tė padėmshėm, tė cilin jeta e ka vėnė poshtė. "Nuk e kemi shqyp fjalėn tolerancė, - thotė padėr Anton Harapi, - por i afrohet kuptimit me bartė, me durue, si bie fjala na durojmė e bartim (kemi tolerancė) kur na fyejnė fėmijėt, i dejuni, i marri, por nuk barim as nuk durojmė kurrsesi (jemi intolerantė) kur ndokush me qėllim na merr nderin". Kryeministri i kėtij vendi, ai qė ka marrė pėrsipėr t'u drejtojė jetėt shqiptarėve, nė fakt po u merr nderin atyre. Ndaj merret vesh se indinjata ndaj fjalėve tė tij ėshtė pjesė e tolerancės, pasi jemi para fakteve qė mė nuk mund tė tolerohen.
Pėr sa kohė kufijtė e gjuhės sė njė individi janė edhe kufijtė e botės sė tij, kjo mbetet punė e vetja, por kur kėto kufij janė ato tė botės qė drejton Kryeministri ynė, kėsaj i thonė qė faqe nesh e nė sytė e botės rrotull nesh, kėto tė shndėrrohen bash nė kufijtė e universit shqiptar. A pėrnjimend tė tilla meritojnė tė jenė kufijtė e gjindjes sonė?! Nė breshėrinė e ndytė tė sharjeve qė ky prijės lėshoi nga goja, shėnjestra e tij e poshtėrimit qenė gratė: nėna, gruaja, motra. Kjo tė kujton menjėherė veprimet e njerėzve tė egjėr tė Karaxhiēit, tė cilėt zgjidhnin pėrdhunimet e grave si rrugė pėr tė pėrgjunjur e poshtėruar etninė tjetėr apo kundėrshtarėt. Nuk ėshtė aspak prej shqiptari, pra, njė sulm i tillė.
Nė traditėn zakonore tonėn, qyshse mbahet mend shqiptari, figura e gruas dhe vashės janė rrethuar nga kulti i respektit, dhe pikėrisht ky pozicionim nė majė tė hierarkisė etike, ka pėrbėrė njė nga tiparet e shquarsisė sė universit tonė. E nėse nė ditėt e sotme na duhet ende tė luftojmė pėr ta konsoliduar fort kėtė hierarki vlerash, kjo vjen kryesisht prej veprimeve e mendėsive antinjerėzore si kjo e Kryeministrit. Kėto nuk janė kufijtė qė universi shqiptar meriton t'i ngucen!
Mė anė tjetėr, pikėrisht se kjo ėshtė gjuha qė pėrdor prej kohėsh ky drejtues - herė President, herė lider opozite, e herė Kryeministėr - gjuhė qė pėrforcohet nga tė ngjashmit me tė nė Parlament, jemi sot para faktit se kjo po shndėrrohet nė gjuhėn pėrfaqėsuese tė kėtij grupimi politik. Pėrvoja e studimeve linguistike ka dėftuar se gjuha e pėrdorur nga stafi drejtues i njė shteti ėshtė njėri nga modelet e imitimit pėr publikun, madje procesi i imitimit ėshtė diēka e pakontrolluar dhe fiziologjike pėr ēdo shoqėri. Ėshtė e tillė edhe pėr ato shoqėri, rrjedha e tė cilave nuk ka pėsuar thyerje tė rėnda tė traditės, si dhe pėrmbysje tė shpeshta tė sistemit tė vlerave. Afėrmendsh pra, ėshtė tejet mė e rrezikshme, pėr njė shoqėri me ekuilibre tė brishta si kjo jona, e cila pikėrisht pėr faj tė kėsi individėsh, nuk e ka kaptuar ende qerthullin e mbrapshtė e tė mundimtė tė tranzicionit.
Nga shfaqje tė tilla, publiku priret tė pėrvetėsojė ligjėrimin e institucioneve tona mjerane qė e udhėheqin, bash kėtė ligjėrim, qė fillimisht ka gėrryer e degjeneruar institucionet vetė. Njė ligjėrim i sėmurė, dėftues i qartė i njė lėngate politike tė kėtij vendi, mendoni pak ē'mund t'u shkaktojė fėmijėve dhe adoleshentėve, tė cilėt nuk i kanė ende tė formuara plotėsisht filtrat mendore pėr ta ndarė qartas ushqimin nga helmi? Sot shumėkush e di se shoqėria shqiptare po vuan, veē tjerash, edhe pasojat psikologjike tė njė modeli politik destruktiv e ēorientues, si ai qė u ofrua nė mėse gjysėm shekulli. E pra, a duhet tė tregohemi sėrish ligaēė nė "tolerancėn" tonė e tė lejojmė qė brezat e shqiptarėve, sot rioshė, tė zėvendėsojnė gradualisht njė model edukimor helmues me njė tjetėr model njėlloj helmues, madje edhe mė tė rrezikshėm? Kėtė shpėrblim duhet t'u japim vallė miliona familjeve shqiptare, tė cilat nė luftė tė pėrditshme me tė keqen, mundohen qė pėrmes edukimit e shkollimit, t'i ndajnė bijtė e vet nga e keqja?
Justifikuesit mėtuan t'i thonė publikut tė shtangur nga dhuna e pėshtirė se nuk qe faji i dhunuesit, pasi ai veproi ashtu pa vetėdije, pėr shkak se u provokua. A me gjithė mend e kanė kėta justifikues, apo janė edhe ata nėn psikozėn e dhunės? Me kėtė logjikė, deputeti Balla mund tė vritej nė atė sallė, se qenkėsh ai provokuesi. E tmerrshme!
Pra, nėse dhunuesi i ka thėnė ato fjalė pa vetėdije, kjo ėshtė diēka shumė herė mė e rėndė. Tė thėna me ndėrgjegje, fjalėt edhe mund tė shkėmbeheshin me njė presion verbal politik, pas tė cilit autori ndalon dhe arsyeton. Por meqė, siē konfirmuan justifikuesit, fjalėt dhe kėrcėnimet ngjethėse u lėshuan nė mungesė tė vetėdijes, kjo ka hak ta trembė vėrtet shumė shoqėrinė tonė, pasi ajo konfirmon me tė drejtė se udhėhiqet nga dikush qė e humbet kontrollin mbi veten dhe veprimet e tij; dhe kush dreqin e merr vesh atėherė se deri ku mund tė shtyhet autori nė prapėsitė e veta!
Etika dėfton se skandali i vėrtetė pėr njė shoqėri ėshtė kur asgjė nuk pėrbėn mė skandal.
Dy ditėt e fundit pohojnė se kjo fjalė vlen pėr lidershipin e kėtij vendi dhe pėr gardhin e zellshėm tė tė ngjashmėve me tė, por nuk janė e nuk mund tė jenė tipar i shoqėrisė shqiptare. E them kėtė pasi shumėkush mund ta ketė vėnė re qė kėto ditė, nė pėrcjelljen e lajmit, folėsit e mediave elektronike, tė gjithė pa pėrjashtim, u treguan tė pėrkorė nė pėrcjelljen e kėtij skandali etik, duke mos i shqiptuar tė plota nė asnjė rast fjalėt e turpshme.
Kjo ėshtė shenjė e qartė se niveli i qytetarisė sė mediave tona elektronike qėndron shumė herė mė lart se niveli i forcės aktuale drejtuese. Duhen falėnderuar pra kėta mediatorė, tė cilėt sė paku ua kursyen veshėve tė fėmijėve dhe adoleshentėve tanė ato fjalėt rrėqethėse. Ky rezervim i njėzėshėm, bashkė me kufijtė vėrtetė tė gjerė tė universit shqiptar, tregojnė se shoqėria shqiptare e ka tė fortė brenda vetes vullnetin pėr t'u distancuar nga e keqja morale dhe besojmė se do ta ketė po aq tė fortė kėtė vullnet pėr t'u ndarė pėrfundimisht nga kjo e keqe qė duket se mban peng tė ardhmen e saj e tė fėmijėve tė saj.
Machiavelli vėrente se: "Ka dy mėnyra pėr t'u ndeshur. Njėra mėnyrė ėshtė ajo pėrmes ligjeve, mėnyra tjetėr pėrmes forcės. E para i pėrket njeriut, ndėrsa e dyta ėshtė tashmė tipike vetėm pėr kafshėn". Kjo sentencė i takon viteve tė para tė shek.XVI. Veē tjerash, prej saj mund tė deduktojmė se njerėzimi, kėtu e plot pesė shekuj tė shkuar, e kishte mėse tė qartė nė vetėdijen e vet, dallimin thelbėsor tė njeriut nga kafsha: ēfarė zgjedh ai ndaj kundėrshtarit, arsyen apo instinktin? Kėsisoj ēdo qenie njerėzore qė rron nė kėtė bashkėsinė e shoqėrisė shqiptare, sapo ka dėgjuar fjalėt e mnershme, tė dhunshme e tė pacipa qė lėshoi Kryeministri ndaj kundėrshtarit tė tij politik, dhe mandej sapo ka parė tė shtyrat dhe grushtet qė pasuan ndaj tij, ēdo shqiptar pra, e ka kuptuar mirė e qartė brenda vetes, se nga ē'nivel botėkuptimor po udhėhiqet sot. E ka kuptuar, edhe nė mos e pastė lexuar ndonjėherė Machiavellin.
Krijoni Kontakt