Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Sherimi i te semureve me Kuran nga magjia, zabtimi dhe mesyshi !

    Sherimi i te semureve me Kuran nga magjia, zabtimi dhe mesyshi !

    http://mjekesia-profetike.com/forum/showthread.php?t=97

    Permbajtja e temave

    Hyrje
    Bota jomateriale e xhineve ekziston
    Xhinet jane mukelefe
    Xhinet jobesimtare i pret denimi
    Mundesia per ti pare xhinet dhe materializimi i tyre
    Ndikimi i xhineve tek njerzit
    Mundesite dhe pamundesite, fuqia dhe dobesia e botes se xhineve shejtane
    Semundjet qe shkaktojne xhinet

    Sherimi me Kuran
    Kurani eshte ilac dhe sherim
    Eksperimentet shkencore si dhe konfirmimi efikas me Kuran
    Sherimi i epilepsise (Sar'as)
    Argumentet tradicionale per sherimin e kesaj semundjeje
    Situatat qe te sulmojne xhinet
    Siptomat e ndikimit te xhineve

    Cilesite te cilat duhet ti posedoje ai qe ben rukje
    Rukja
    Ajetet e Rukjes
    Fazat e sherimit
    Fillimi i sherimit
    Procesi i sherimit Leximi i rukjes
    Argumentet e lejimit te rukjes
    Argumentet e perdorimit te rukjes gjate sherimit te semurit
    Argumentet e Rukjes preventive
    Rukja e drejte
    Sherimi me Mjalte ...
    Kushtet e Rukjes se drejte
    Faza e trete e sherimit
    Keshilla Praktike

    Magjia-Sihri
    Sihri neper historine e civilizimeve me te njohura
    Sihri ne Babiloni permes hermenautikes se Kuranit
    Sihri ne Egjiptin e lashte
    Sihri ne civilizimet e tjera te lashta
    Perkufizimi i Sihrit
    Argumentet e ndikimit te sihrit
    Marreveshja e magjistarit me shejtanet
    Sekretet qe marrin shejtanet
    Kenga, duatrokitja dhe adhurimet e shejtanit
    Aspekti juridik per shfrytezimin e xhineve dhe venies ne sherbim te njerzve
    Edhe pejgamberit a.s iu ka bere siher
    Llojet e Sihrit(Magjise)
    Denimi i magjistarit qe ben siher
    Sihri eshte gjynaf ose mekat i madh
    Sherimi nga pasojat e sihrit
    Sherimi me metoden e sihrit eshte haram
    Aspekti juridik i ketij lloj sherimi
    Procesi i sherimit te Sihrit

    Mesyshi - Nazari
    Argumentet e ndikimit te mesyshit
    Teknika te sherimit te mesyshit
    Preventiva nga mesyshi
    Sherimi me Kuran si forme e profesionit te paguar
    Anomalite doktrinare qe e percjellin kete profesion

    Si e humb shejtani njeriut e mire?
    Ceshte shejtani
    Cfare eshte besimi i ehli sunetit per kete?
    Metodat e shejtanit
    Mynyra e ndikimit e shejtanit tek njerzit e mire
    Vetpelqimi dhe mendjemadhesia
    Modestia dhe sinqeriteti
    Mjetet qe shfrytezon shejtani ne misionit e tij?
    si te mbrohemi nga kurthet e shejtanit?


    http://mjekesia-profetike.com/forum/showthread.php?t=97

    vijon .....
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit



    Falėnderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit tė Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    http://mjekesia-profetike.com/forum/showthread.php?t=97


    HYRJE

    Pas mbarimit tė luftės nė Bosnjė e Hercegovinė FSHI-sė i ofrova njė ide pėr temė disertacioni „Shėrimi me Kur’an – qasje nga aspekti i fikhut“. Mirėpo, hasa nė njė mosmarrėveshje qė mund tė kuptohet vetėm nė dritėn e faktit se kjo tematikė ėshtė fare e panjohur te ne, po qe se veēojmė metodėn e hajmalive rundimentale laike, e cila ka qenė nė pėrdorim te ne dhe ėshtė ushtruar si njė lloj „shėrimi shpirtėror“.

    Edhe vetė, pėr tė parėn herė jam njoftuar praktikisht me metodėn e shėrimit tė drejtė kur’anor, inshaall.llahu, qysh si imam i Qendrės Islamike nė Vienė, nė vitin 1995, ku profesorėt e hermeneutikės kur’anore nga Universiteti i Kairos, El-Ez’heri, i shėronin xhematlinjtė boshnjakė pėr ēdo ditė gjatė tre javėve me leximin e rukjes.

    Unė kam qenė pėrkthyes dhe ndihmės i tyre, nė rastet kur personat e sėmure, pas dėgjimit tė leximit tė ajeteve tė caktuara, kalonin nė trans dhe pastaj profesorėt vėnin kontakt me fuqitė xhinore. Kurse, pacientėt me zė tė ndryshuar, nė atė gjendje, kanė bėrė dialog, janė kacafytur, janė shkarravitur nėpėr tokė me shikime tė shtrembėruara dhe zgėrdhirje tė papėrshkrueshme e pastaj, menjėherė, nė rastet e shėrimit, u ėshtė kthyer sėrish pamja normale dhe shikimi i kthjelltė normal.

    Nė fillim kam qenė i habitur me ngjarjet e tilla dhe duke mos besuar ua kam pėrkthyer nė mėnyrė simultane profesorėve dhe pacientėve, nė tė vėrtetė xhinėve, tė cilėt paraqiteshin tė irrituar nga „kėndimi“ (recitimi) i Kur’anit. Profesorėt, po ashtu, kanė qenė tė habitur nga pėrqindja e lartė e atyre qė kanė reaguar nė leximin e Kur’anit dhe kanė rėnė nė trans. Pra, kjo pėrqindje e lartė e tė sėmurėve ėshtė sqaruar nė mėnyrė logjike me faktin se nė luftė shpesh kanė ndodhur situata tė vdekjeve tė frikshme, trishtimeve tė mėdha, depresioneve tė rėnda e tė ngjashme, nė tė cilat ka ardhur nė shprehje mundėsia e veprimit drejtėpėrdrejtė e xhinėve-shejtanė dhe depėrtimi i tyre nė trupin e tė sėmurit.

    Atėherė kur filluan tė vijnė pėr ēdo ditė grupe tė mėdha burrash e grashė nė Qendrėn Islamike dhe ta bllokojnė atė, profesorėt e El-Ez’herit, fizikisht tė pamundshėm qė sejcilit t’i dalin nė ndihmė, ata u desht patjetėr tė kthehen nė Kairo. Pasiqė ununė kam punuar si imam i Qendrės Islamike, nėn trysninė e shumė pacientėve ose, thėnė mė mirė, tė gjorėve qė vinin nė pėrcjellje tė familjeve tė tyre tė kėrkojnė adresėn e profesorėve nė Kairo, edhe vet kam filluar tė merrem em kėndimin e rukjes dhe shėrimin me Kur’an, me qėllim qė t’ua lehtėsoj dhimbjet dhe t’i kursej pėr tė mos marrė rrugėn pėr Egjipt.

    Shqyrtimi i tė gjitha ēėshtjeve tė shėrimit kur’anor ka tė bėjė me Kur’anin, si fjalė mbinatyrore tė All-llahut, e jo me personin e cili e kėndon atė (edhepse edhe ai duhet t’i plotėsojė kushtet e caktuara). Kjo ėshtė ekskluzivisht nė ingerenca tė All-llahut.

    Pastaj, kėtė metodė tė shėrimit me rukje, e kam pėrcjellė edhe te ne nė BeH dhe haptas e kam demonstruar nėpėr xhami nė disa qytete tė vendit, nė qindra tė sėmurė, qė ankoheshin nė simptome tė ndryshme tė sėmundjeve nga xhinėt. Shėrimi ėshtė bėrė haptazi dhe ėshtė inēizuar me video.kamera. seanca e fundit ka qenė nė Xhaminė e Vėrpoljes, te Sanski Mosti, me njė grup prej shtatėdhjetė burrash, nė njė termin tė pėrbashkėt, pastaj, tė njėjtėn ditė pat njė seancė pas ikindie, me njė grup tė veēantė prej mė se njėqind femrash, qė tregon pėr numrin e madh tė atyre tė cilėt ankohen se janė tė prekur nga kjo sėmundje.

    Pra, pasi qė kėto shėrime u inēizuan me video-kamera, edhe nė Vienė edhe te ne, pa ndonjė cenzurė tė veēantė, dhe pasiqė kasetat e inēizuara u shpėrndanė lirisht, ky lloj shėrimi u bė i njohur te pjesa dėrmuese e popullatės. Kėshtuqė profesorėt e pėrmendur tė El-Ez’herit organizuan gjat njė vere disa ditė shėrim me Kur’an nė Kakanj, nė pėrcjellje tė mediumeve dhe tė TV-sė Islame tė Kakanjit, gjė e cila ndikoi edhe mė tepėr nė promovimin e mėtejmė publik tė kėsaj metode shėrimi.

    Pas kėsaj, si kėpurdhat pas shiut, u paraqitėn „mjekė“, lexues tė rukjes, si dhe libra e pėrkthime tė literaturės qė kanė tė bėjnė me kėtė fushė.

    Ėshtė kėnaqėsi qė para gjithė kėsaj ndodhie nė FSHI nuk u pranua tema e lartėpėrmendur e disertacionit nga kjo fushė, kėshtuqė nė kohėn e dukur do tė botohej libri me njė qasje juridike me dispozita autentike tė fikhut, qė kanė tė bėjnė me ēėshtje tė ndryshme tė kėsaj lėmie.

    Shėrimi me Kur’an nga ndikimi i xhinėve-djajė, nga sihri dhe marrja mėsysh nuk ka alternativė tjetėr. All-llahu xh.sh. thotė:
    „Ne tė shpallim Kur’anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, kurse jobesimtarėve nuk u shton tjepėr pos dėshpėrim“. (Kur’an, 17:82)

    Dijetarėt muslimanė e kanė pėr detyrė qė nė njė makroplan tė vigjėlojnė mbi akiden e drejtė, ideologjinė e ummetit islam. Shumė individė dhe grupe muslimanėsh, pėr fat tė keq, tė vetėdijshėm ose tė pavetėdijshėm, dalin nga feja dhe hyjnė nė ujėrat e apostazisė duke shkuar te falltorė, astrologė e magjistarė tė ndryshėm, duke thėnė se si ata „ēdo gjėje ia kanė qėlluar“, nė realitet, duke pohuar se ata e njohin „gajbin“.

    Kur tė analizohet gjendja e tyre, do tė shihet qartė se ata nuk dinė pėr ndonjė alternativė tjetėr, e qė ėshtė shėrimi i lejuar dhe i drejtė me Kur’an, ose nė thelb, nuk kanė rast pėr njė shėrim tė tillė. Tė shtrėnguar nga gjendjet e ndryshme shpirtėrore dhe psikike, pėr shkak tė sėmundjeve tė ēuditshme e tė pashpjegueshme, prej tė cilave pėson sistemi nervor, qė nuk u dihet shkaku nė aspektin medicinal, me paraqitjen e dashurisė ose urrejtjes, impotencės sė pashpjegueshme vetėm ndaj personit tė cvaktuar etj.; ata kėrkojnė ēfarėdoqoftė zgjidhjeje ose rrugėdaljeje nga ky ferr. Po qe se udhėzohen nė atė qė ėshtė e lejuar me Sheriat, do ta pranojnė, siē e pranojnė edhe atė qė pėrndryshe ėshtė e ndaluar e qė u ofrohet nė formė tė hajmalive, talismanėve, falleve, sihreve e fromave tė ngjashme „tė shėrimit“. Sipas saj, duhet ofruar mundėsi konkrete ose alternativė me metodė tė lejuar tė shėrimit me Kur’an.

    Duhet pasur parasysh edhe faktin se ummeti islam ėshtė nė shėnjestėr tė armiqve tė ndryshėm, sidomos grupet ose individėt e shquar, tė cilėt janė tė rėndėsishėm e me vlerė pėr Islamin dhe da’ven islame.

    Vehid Abdusselam Bali shkruan nė njėrin nga librat mė tė njohur e mė tė rėndėsishėm tė kohės nė lėmin e shėrimit me Kur’an,“ Vikajetul insani minel xhinni veshshejtani“ (Mbrojtja e njeriut prej xhinėve e shejtzanėve) se Vatikani, priftėrinjtė krishterė dhe ekzorcistėt e tyre, me sihėr, dėrgojnė ushtri xhinėsh kundėr muslimanėve. Ai pėrmend rastin e njė muslimaneje tė mirė tė pushtuar nga njė xhin i krishterė, e cila, derisa ishte e sėmurė, ēdo herė kur takonte nė rrugė ndonjė prift tė krishterė, binte nė sexhde, duke shprehur thellėsisht respekt ndaj tij.

    Poashtu edhe muxhahidėt nė Bosnjė kanė qenė shėnjestėr e preferuar e Vatikanit drejt tė cilėve e kanė drejtuar ushtrinė e xhinėve.

    Mė kujtohet rati i njė tė riu nga popullata e pėrmendur kur u drejtua pėr ndihmė nė njė gjendje tė rėndė e tė ēuditshme shpirtėrore, i qėlluar nga ushtria e xhinėve qė ka qenė e drejtuar nga Vatikani. Gjat shėrimit tė tij kemi mbetur prej dreke deri nė sabah tė ditės sė nesėrme duke bėrė pėrpjekje qė i sėmuri tė lirohet nga pushtimi i ēetave tė xhinėve, tė dėrguar nga ana e Vatikanit kundėr muxhahidėve nė Bosnjė. Nė fund, pas kėndimit shumėorėsh i cili rezultoi qė xhinėt tė paraqiten, tė bisedojnė, tė prezentohen dhe tė pranojnė se kush kujt ia ka dėrguar, kėshtuqė, pas shumė bisedash, polemikash e bindjesh, disa oficerė e eprorė tė tyre e pranuan Islamin sė bashku me pjesėn e ushtrisė e cila u nda nė dy taborre; nė muslimanė tė konvertuar dhe nė tė krishterė.

    Pas shumė pėrpjekjeve tė pasuksesshme qė xhinėt jo muslimanė tė nėnshtroheshin dhe tė dalin, nė mes kėtyre dy taborreve, nė trupin e tė sėmurit, vie deri te lufta pėr jetė o vdekje.

    Tė pranishmit qė ndihmonin, e mbanin dhe e frenonin kėtė djalosh – derisa lexohej rukja dhe zhvillohej dialog – kanė qene tė habitur me atė qė ndodhi para tyre. U hodhėn nė kėmbė dhe filluan tė kėndonin tekbire, duke shikuar se si nėpėr trup tė tė sėmurit, sidomos nėpėr bark, (shihej) menjėherė sikur tė zihej diēka. Valėzimi i ēuditshėm i barkut dhe lėvizjet, tė cilat nė sipėrfaqe tė lėkurės tė pėrkujtojnė lėvizjet qė i bėn uji kur vlon, me shpejtėsi ndėrroheshin para shikimeve tė shtangur tė pė pranishmėve. Duart dhe kėmbėt menjėherė u pėrleshėn. Dora e djathtė i binte tė majtės, e majta tė djathtės, e nė atė mėnyrė edhe kėmbėt.

    Ka prezentuar aty edhe TV kameramani qė i ka inēizuar detajet mė interesante. Nė mbarim tė kėsaj lufte mbrenda trupit tė tė sėmuarit, e cila pėrfundoi me ikjen e zvarritjen jo tė natyrshme tė dorės sė majtė, tė cilėn e djathta e kapte e mundohej ta ndalė, u paraqit me selam eproro musliman, i mbushur me frymė dhe i plagosur, duke dhėnė raport pėr fitoren, pėr shehidėt dhe tė vrarėt, tė plagosurit dhe armiqtė e zėnė rob. Pasi muslimanėt (xhinė) fituan, ata, pa kurrfarė problemi u pajtuan qė ta lėshojnė trupin e kėtij djaloshi, i cili, me dėshirėn e All-llahut, u shėrua.

    Pėr arsye tė dėshmive tė pėrmendura vendosėm ta shkruajmė kėtė libėr nė gjuhėn tonė, si ndihmesė e ēėshtjes mjaft delikate tė shėrimit me Kur’an, duke konsultuar shumė libra e burime meritore nė gjuhėn arabe.

    Sa u pėrket librave nga kjo lėmi, qė ten e janė botuar si pėrkthime ose si punime tė pavarura, pas njė vėshtrimi sipėrfaqėsor, nė mėnyrė globale mund tė klasifikohen nė dy lloje:
    a) nė librat qė pėrmbajnė metoda tė lejuara tė shėrimit me Kur’an dhe
    b) nė libra qė pėrmbajnė metoda tė pa lejuara „tė shėrimit“ me sihėr.

    Qė tė mund ne ta njohim tė lejuarėn nga e pa lejuara, do tė shėrbehemi pėrgjithėsisht me vbalorizimin dhe mėnyrėn se si Vehid Abdisselam Bali e dallon sihirbėrėsin, veprimi i tė cilit ėshtė i ndaluar me Sheriat. Ai shkruan:

    Nėse, tek ai qė merret me shėrim,vėren vetėm njė shenjė prej shenjave vijuese, ai, pa dyshim ėshtė sihirbėrės:

    - E pyet pacientin pėr emrin dhe emrin e nėnės sė tij,
    - Shfrytėzon ndonjė gjė personale tė pacientit (pėr tė bėrė sihėr) siē janė: teshat, kėsula, mindili (faculeta) e tė ngjashme.
    - Ndonjėherė e kėrkon ndonjė kafshė me cilėsi tė caktuara qė ta therrė, pa e pėrmendur emrin e All-llahut, me gjakun e sė cilės mbase e lyen vendin e sėmurė ose vet stėrvinėn (e kafshės) e gjuan nė ndonjė vend tė shkretė,
    - Shkruan talismanė,
    - Bėn disa magji e talismane tė pakuptueshme,
    - I jep pacientit hajmali, tė cilat pėrmbajnė figura katėrkėndėshe dhe nė mbrendėsinė e tė cilave ka numra e harfe tė palidhura,
    - E urdhėron pacientin tė qėndrojė vetėm nė ndonjė lokal tė errėt ku nuk depėrton drita e diellit,
    - Ndonjėherė kėrkon nga pacienti qė tė mos e prekė ujin katėrdhjetė ditė. Kjo tregon se xhini qė e pėrdor sihirbėrėsi ėshtė i krishterė,
    - I jep diēka pacientit qė ta gropojė nė tokė (nėn dhé),
    - I jep pacientit letra tė cilat do t’i kallė dhe do tė tymoset me to,
    - Pėshpėrit disa fjalė tė pakuptueshme qe nuk jane prej fese,
    - I kerkon pacientit floket fotografine ose nje pjese te rrobes se tij
    - Ndonjėherė sihirbėrėsi ia tregon pacientit edhe emrin, vendin dhe problemin pėr tė cilin ai ka ardhur (pėr shėrim),
    - I shkruan pacientit shkronja tė palidhura nė hajmali, ose nė enė nga poēeria e bardhė, duke e urdhėruar qė atė ta tretė dhe ta pijė.

    Sipas saj, librat qė pėrmbajnė diēka prej kėtyre mėnyrave e metodave tė palejuara tė shėrimit, nuk janė tė lejuar. Perms dispozitave tė fihkut, qė janė shkoqitur nė vijim tė tekstit tė kėtij libri, do tė mund tė vėrehet dhe kuptohet dallimi nė mes mėnyrave tė shėrimit tė lejuar dhe atij tė palejuar, e me tė automatikisht edhe dallimi ndėrmjet librave korrekt dhe jokorrekt.

    Autori


    http://mjekesia-profetike.com/forum/index.php
    "Shoku Mjekesise"

Tema tė Ngjashme

  1. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •