Nje piramide e nje faraoni te lashte egjiptian eshte rizbuluar pasi rezultoi e varrosur nga rera per vite me radhe. Ky lajm u be i ditur nga arkeologet egjiptiane. Piramida mendohet se ka shėrbyer si varri i mbretit Menkauhor i cili besohet se ka sunduar ne Egjipt ne dinastine e peste pergjate tete vjeteve ne mesin e vitit 2 400 para Krishtit.
Shume kohe pas rrenimit te saj te plote kjo strukture njihej si Numri 29 ose 'Piramida pa koke'. Ajo permendet ne gjysmen e shekullit te 19-te nga arkeologu gjerman Karl Richard Lepsius. Me pas ajo u zhduk serisht ne rerat e Sahara, nje varreze mbreterore prane Kajros se sotme. Ajo u rigjet pas nje kėrkimi nga arkeologet te cilet germuan 7.6 metra ne nje koder rere ku dyshonin se ndodhej piramida e Menkauhor.


Ja edhe disa pamje.