Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Është zbuluar vendbanimi dardan që i takon epokës së bronzit

    Në lokalitetin Keqekollë, rreth 20 kilometra larg Prishtinës, është zbuluar vendbanimi dardan i epokës së bronzit dhe një kështjellë e antikitetit si ajo e Kekoles.



    Kjo shënon zbulimin e parë të një vendbanimi parahistorik dardan të epokës së bronzit dhe të një kështjelle të antikitetit, zbulime këto të bëra nga ekspedita e Institutit të Monumenteve të Kosovës dhe dhe Muzeut rajonal të Prishtinës, e kryesuar nga arkeologu Haxhi Mehmetaj. Vendbanimi parahistorik në Malësinë e Gollakut ngrihej mbi një kodër të butë në anën e majtë të bregut të lagjës së Kaçotëve, rreth 300 metra në jug të varrezës dardane të gjurmuar gjatë viteve 2000 - 2005 po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës. Vendbanimi dardan i takon epokës së bronzit të vonë (1300 - 1100 p. Kr.). Ai paraqet fenomen të rrallë kulturor dhe shkencor për njohjen e kulturës dardane, ngase për herë të parë në Kosovë ndeshen shtresime të qarta të epokës së bronzit të vonë. Kështjella ngrihej mbi një kodër me pozitë të jashtëzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Ajo në të gjitha anët është fortifikuar me mure të ngritura me gurë mesatar dhe të vegjël, të lidhur më llaç. Muret rrethuese të trasha rreth 2m ruhen mirë në të gjitha anët. Kështjella në anën veriore është përforcuar me dy kulla drejtkëndore, të ngritura në dy faza. Në fazën e parë kulla lidhet në mënyrë organike me muret rrethuese. Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se kështjella është ngritur në shek. IV pas Krishtit, ndërsa është rindërtuar gjatë shek. VI, sikurse edhe shekujve IX -XI, pa përjashtuar mundësinë e përfaqësimit të fazave dardane te epokës parahistorike. Kështjella mund të identifikohet me kështjellën Kekola, të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, historiani i oborrit mbretëror të mbretit më origjinë dardane Justinianit, në veprën "Mbi ndërtimet", në shek. VI pas Krishtit, thotë Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës.



    /Kosova/
    Sui generis

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    sill foto te tjera,qe tregojne me qarte nese ke mundesi!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga clint Lexo Postimin
    sill foto te tjera,qe tregojne me qarte nese ke mundesi!

    Momentalisht e gjeta vetem kete foto.


    Te presim ndoshta Darius ka ene foto te tjera.
    Sui generis

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ne kosove duhen shtuar gjetjet e ketij lloji. Keshtjellat antike duhet te qendrojne si kunderpeshe etnokulturore ndaj disa kishave e manastireve qe u ndertuan ne shek 13-15.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ne kosove duhen shtuar gjetjet e ketij lloji. Keshtjellat antike duhet te qendrojne si kunderpeshe etnokulturore ndaj disa kishave e manastireve qe u ndertuan ne shek 13-15.
    Ô Hyj Njeriu, ju nuke e dini se si qendronte situata ne kosov(po e shkruaj me te vogla se per mua s'ka rendesi fare ky emer) êshte stupide te mendohet se njerzimi ka filluar ne kete vende vetem se atehere kur erdehn ruso- serbet ne kete provence...
    Une njohe shumeme e shumë keshtjella ilire qe askushi me nukë eshte interesuar per to qe i perkasin kohes ilre.
    Si te menjanohet keshtjella e Tushiles ?
    Si te menjanohen keshtjella te tjera qe ne kohen e pushtimit serbë te gjitha jane menjanuar, tani terreni eshte i lirë, me te vertete mirepo ka njerez ende qe shofin vetem para hundes se tyere....

    Une leshoj nganjehere lklithjen e nje Alarmi !
    Si este e mundur te gjykohet nje provnece, një territor kaq i vlefshem vetem se ne gjykimet e disa kishave(bizantine ilire) ne keto treva ?
    Udheheqesit tane me te vertete nganjehere me neverikosin, thjeshte nukejane te afte fare te veprojne ne qeshtjet kyçe, se paku besoj se ju si Hyj Njeriu me keni kuptuar se ku e kam fjalen....

  6. #6
    Mbreti i Fundit Teokratik
    Anëtarësuar
    12-06-2008
    Vendndodhja
    Ankara - Türkiye
    Postime
    94
    Une njohe shumeme e shumë keshtjella ilire qe askushi me nukë eshte interesuar per to qe i perkasin kohes ilre.
    Si te menjanohet keshtjella e Tushiles ?
    Si te menjanohen keshtjella te tjera qe ne kohen e pushtimit serbë te gjitha jane menjanuar, tani terreni eshte i lirë, me te vertete mirepo ka njerez ende qe shofin vetem para hundes se tyere....
    Une leshoj nganjehere lklithjen e nje Alarmi !
    Si este e mundur te gjykohet nje provnece, një territor kaq i vlefshem vetem se ne gjykimet e disa kishave(bizantine ilire) ne keto treva ?
    Udheheqesit tane me te vertete nganjehere me neverikosin, thjeshte nukejane te afte fare te veprojne ne qeshtjet kyçe, se paku besoj se ju si Hyj Njeriu me keni kuptuar se ku e kam fjalen....
    Pajtohem plotesisht me ty
    leje qe nuk ka ndonje ineteresim per te zbuluar te tjera( qe sipas mendimit tim duhet te ket) por as ato qe jan nuk iu kushtohet rendesi as ndonje mirmbajtje
    dhe eshte e vertet se eshte duke u bere pak ne ruajtjen e ketij thesari qe do ta na shperbente shum per te treguar origjinen toke dardano-ilire si dhe lashtesin qe kemi ne keto treva te ballkanit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •