Kerkoje strehim tek Zoti
Nga erresira e djallit
Ne emer te Zotit
Te Gjithe-Dhimbshmit, Meshireplotit
Eudhu bi-Lahi
mino shejtane rraxhim
Bismi-Lah-er
Rrahmane er Rrahim
NJE KENGE
Te gjitha fete,
I gjithe ky kendim,
Eshte nje kenge.
Dallimet jane vetem
Iluzion dhe zbrazetire
Drita e diellit duket pak me ndryshe
Ne kete mure sesa ne kete tjetrin,
Dhe shume me ndryshe ne kete tjetrin,
Por prap eshte nje drite.
Ne kemi huazuar keto rroba,
Kete kohe dhe vend personalitetesh,
Nga nje drite, dhe kur ne falenderojme,
I fusim brenda ato.
Rumi
Interviste me Sheikh Muhamed Rrahim Bawa Muheijedin (Ral.), nje Mysliman Sufi nga Sri Lanka (Allahu qofte I kenaqur mire prej tije)
Perkthyer
Nga Buletini Hyjnore I Universitetit te Harvardit
Titulli I ketij buletini quhet: “Bawa Muhaiyaddeen: Inner & Universal
Meaning of Islam. Harvard University / The Divinity School / Dec. 1982-Jan. 1983
Volume XIII Number 2”
Shkruajtur nga: David Freudberg qe eshte Producent Ekzekutiv ne programin e radios nacionale “Kindred Spirits” dhe qe publikon vazhdimisht ne Washington Post.
Parathenie
Muhamed Rrahim Bawa Muheijedin (Ral.), nje mistike Mysliman/Sufi nga Sri Lanka, ishte nje njeri me zgjuarsi, dhe dhembshuri te jashtezakonshme per njerezimin. Per me shume se shtatedhjete vite ai ndau njohurine dhe eksperiencen e tije me njerez nga te gjitha fete dhe racat.
Ai hyri ne historin moderne ne vitet e dyzeta, kur ishte zbuluar nga udhetare spirituale ne nje vend te shenjte ne xhunglen e Sri Lankes, te quajtur Kataragama.
Besohet se ai kishte kaluar shume vite I vetmuar ne kete vend. Udhetaret e luten qe te vinte per ti udhezuar, dhe ai iu pergjegj kerkeses se tyre duke I ndihmuar per dyzet vite, gjer ne vitin 1971, kur ai pranoi nje ftese qe te vinte ne Amerike ne qytetin Filadelfia, prej nga ai udhezoi me dashuri deri sa nderroi jete ne Dhjetor te vitit 1986.
Mesimet e Muhamed Rrahim Bawa Muheijedin (Allahu qofte I kenaqur mire prej tije) shprehin shpjegimin mistike te rruges Sufi, te Islamit ezoterik; se qenia njerezore eshte krijuar ne menyre unike me aftesine e Zgjuarsise, qe ia mundeson njerit te gjurmoje prapa vetedijen deri tek origjina –Allahu, tek Qenia Hyjnore qe eshte Nje, Krijues I cdo gjeje – dhe ta nenshtroje veten brenda ne ate Burim, duke e lene Zotin Nje, te Verteten, si te vetmin realitet ne jeten e njerit.
Ai foli panderprere per kete te Vertete nepermjet gje-e-gjezave, ligjerimeve, kengeve dhe tregimeve, ku te gjitha kishin ne shenjester rrugen per tu kthyer tek Zoti.
Njerezit nga te gjitha fete dhe racat vershonin vendbanimin e tije ta degjonin ate dhe vetem te jene afer tije; ai mesoi cdonjerin, pa marr parasysh origjinen, me dashuri, dhembshuri dhe pranim. Nje qenie e jashtezakonshme, ai mesoi nga eksperienca, pasi qe vet kishte kaluar Udhetimin dhe ishte kthyer, me Vetedije Hyjnore – ishte kthyer prapa te percjell mesazhin tek te gjithe qe lengojne me mallengjim per perjetimin e Zotit, te gjithe qe lengojne per te gjetur Zgjuarsine e brendshme, rrugen tek nenshtrimi tek Ai qe eshte NJE.
Ne keto kohera shqetesuese, mesimet e tije jane duke u njohur dhe pranuar cdo dite e me shume si nje prezentim I synimit origjinale te Islamit qe eshte pastertia – marredhenia ne mes te njeriut dhe Zotit ashtu siq eshte shpjeguar nga profetet e Zotit, qe nga Ademi gjer tek Nuha, Ibrahimi, Musa, Jezusi dhe Muhamedi, paqja dhe meshira e Zotit qofte me ta – te gjithe te derguar per ti treguar njerezimit se eshte Nje dhe vetem Nje Zot, dhe se ky qe eshte Nje eshte burimi I tyre, qe mund te arrihet, dhe pret per kthimin e cdo shpirti individual.
Fjalet e tije nuk lane pa prekur thelle ne zemer pothuaj gati te gjithe qe paten rastin per ta degjuar. Shume prej tyre braktisen menyren e jeteses se meparshme qe e kishin trasheguar me gjenerata te tera dhe perqafuan Islamin ashtu si i mesonte I shenjti Bawa.
Percjellesit e tije formuan nje shoqate ne Filadelfi te Amerikes te quajtur “The Bawa Muhaiyaddeen Fellowship”. Gjithashtu e ndertuan edhe nje Xhami ne Filadelfi, ku Namazi falet pese here ne dite rregullisht edhe ne kohen e tanishme.
(Kam pasur rastin ti takoj disa nga ata, madje edhe intelektuale-njerez te ngritur, dhe te moshuar, nga te gjitha racat dhe kombet, ku shpreheshin ne menyren me modeste dhe te sinqerte kur thonin se “para Bawes ne e ndienim veten si femije te vegjel”.)
Ai te qonte mallin e nje njeriu jashtezakonisht te vjeter, te perjetshem, edhe pse ne pamje te jashtme I imet, dukej I ri dhe lekura e tije e bute si e nje femiu.
Bawa gjithmone I ikte pyetjeve qe I benin njerezit per historine e tije personale, shpesh duke u pergjegjur se tregimi me I rendesishem eshte tregimi I Zotit. Saqe kur mberriu ne Amerike ne aeroporte autoritetet e kishin pyetur per emrin e prinderve, dhe ai u kishte thene Ademi dhe Hava. Ai kurr nuk u martua dhe nuk kishte femije.
Kur erdhi ne Amerike/Filadelfi filloi te ekzistoje ne menyren me te thjeshte ne nje shtepi me zhurme. Ai nuk zoteronte asgje, dhe nuk ishte I zoteruar nga askush, dhe I dha jete fjaleve te Rumit: (qe tani u be njeri nder poetet me te famshem ne Amerike).
Sufi e hape doren tek universi dhe dhuron falas ne cdo moment. Jo sikur lypesit ne rruge qe luten per para ne menyre qe te mbijetojne, Sufi te lutet qe te ta jape jeten. Ai nuk morri asnjehere para, nuk pranonte asnje dhurate, dhe trajtoi cdo kerkues njesoje si te ishin familja e tije.
Ai gjithmone pyeste nje pyetje te thjeshte spirituale: Cka deshiron ti? C’fardo qe te ishte pergjigja, Bawa e kthente gjithmone te transformuar.
Jonathan Granoff tregon se si kishte deshmuar punen e ketije mesuesi Sufi ne nje mbasdite me dy kerkues.
Kerkuesi I pare shprehu deshiren e flakte ta njohe Zotin. Ndersa Bawa ia ktheu pergjigjen duke I dhene nje recepe Aurvedik per ti sheruar hemorroided. I dyti, qe kerkonte nje keshille praktikore per nje problem te vogel qe kishte ne familje, ishte keshilluar me zgjuarsine e perfeksionit me te larte. Jonathan me vone intervistoi te dy, dhe kuptoi se Bawa ia kishte qelluar problemit te tyre ne menyre spektakulare, dhe qe te dy ishin ndihmuar.
Bawa shpesh ne menyre spontane fillonte ta falenderonte Zotin duke kenduar ajete te Kuranit, duke hyre ne menyre intime ne kontakt me Zotin qe ishte njeheresh transcendent , personal, dhe pjesa me e thelle e jona.
Me shume se nje here pas mbarimit te ndonje kenge, Bawa komenton duke thene: “sa numer I madhe qe kane ardhur” Jo ne, thoshte ai, per qeniet e drites qe kishin ardhur te degjonin: engjujt dhe te tjeret, te padukshem per syte e tone, por jo per syte e tije, te gjithe terhiqeshin tek fusha e vertete e nje njeriu plotesisht te ndricuar.
Gradualisht agoi kuptimi tek ne se ne kete njeri Vediku me I pastert I tradites se jo dualitetit ishte perqafimi I tije I Islamit te Delire.
Ne procesin me te madhe te sistemit te zbuleses spirituale, te Vjetrit martojne te Rinjte, jo simbolikishte, per ne menyre transformative. Nje Cikel I Madh kishte MBARUAR.
(Sipas te gjitha gjasave (edhe pse Bawa kurr nuk ka deklaruar) Bawa ka qene nga te dashurit e Allahut, njeri I Shenjte/Evlia (emra te tjere: Kutb, Kutub). Sufinjte e definojne njeriun e Shenjte si nje perputhshmeri e boshtit magnetik te kozmosit dhe boshtit spirituale te vetedijes njerezore.
Kur shfaqet nevoja per nje perterites te Udhes, atehere fusha-zgjuarsie e Shenjetorit mund te paraqitet si person. Duke punuar thelle ne lumin e ngjarjeve te njerezimit Shenjetori ndonjehere eshte I fshehur, ndonjehere jo, por gjithmone eshte I njohur tek komuniteti I te Shenjteve.)
10-62. Ta keni tė ditur se tė dashurit e All-llahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as kurrfarė brengosje?
10-63. (Ata janė ata) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur.
Ilustruar nga Michael Green
Perputhshmeria e boshtit magnetik te kozmosit dhe boshtit spirituale te vetedijes njerezore
Krijoni Kontakt