Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Geixh mbron Bollanon: Berisha s’ka ndryshuar

    • Nga Tedi Blushi
    Kreu i lobit grek nė SHBA reagon pėr padinė ndaj kryebashkiakut. Nėpėrmjet njė reagimi publik, ai ka vjellė vrer mbi shtetin shqiptar, duke e akuzuar mjaft ashpėr pėr dhunim tė lirive e tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri.

    TIRANE-Stomaku i prishur i greko-amerikanit Nikolla Geixh, nuk e ka tretur dot kallėzimin penal ndaj kryebashkiakut tė Himarės, Vasil Bollano. Nėpėrmjet njė reagimi publik, ai ka vjellė vrer mbi shtetin shqiptar, duke e akuzuar mjaft ashpėr pėr dhunim tė lirive e tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri. Pėrmbajtja mė pikante e kėsaj deklarate, veē qėndrimeve antishqiptare tė Geixhit, ėshtė fakti se ai pohon publikisht fundin e dashurisė sė tij gjashtėvjeēare me liderin demokrat, Sali Berisha. Arsyeja ėshtė pretendimi i tij, se ėshtė pikėrisht Berisha, ai qė ka dhėnė urdhrin pėr nisjen e ndjekjes penale ndaj Bollanos, ēka pėr Geixh tregon rikthimin e reminishencave tė sė kaluarės nė drejtimin e shtetit shqiptar. Nė cilėsinė e kreut tė “POAKA”-s (Organizata Panehelenike Greke e Amerikės, Kanadasė dhe Australisė) ai argumenton se hetimi ndaj kreut tė OMONIA-s, Bollano, i kujton vitin ’94, kur Berisha aso kohe President, urdhėroi arrestimin e pesė anėtarėve tė kėsaj organizate tė pėrfshirė nė incidentin kufitar nė Peshkėpi, ku u vranė dy ushtarakė shqiptare. Kreu i lobit grek nė SHBA, shprehet i zhgėnjyer qė i ka besuar Berishės pėr gjithė kėto vite, duke shpallur sėrish armiqėsinė me tė. Ai vė nė dukje se ashtu si populli shqiptar qė votoi nė 2005-ėn pėr rikthimin nė pushtet tė Partisė Demokratike, edhe ai u mashtrua atė kohė nga qėndrimet moderatore tė tij. “Berisha nuk ka ndryshuar dhe nuk ka nxjerrė asnjė mėsim nga gabimet e tij tė djeshme. Ai i moderoi qėndrimet e tij vite mė parė dhe pėr kėtė arsye, partia e tij i fitoi zgjedhjet. Berisha mė deklaroi nė atė kohė se minoriteti nė Shqipėri ėshtė njė pasuri e dobishme pėr vendin, ndėrsa tani e persekuton”, citojmė nga deklarata e tij qė mban vulėn “POAKA” dhe qė ka bėrė jehonė nė mediat kryesore greke.
    Reagimi
    Por historia nuk mbaron me kaq. Nė cilėsinė e Presidentit Botėror tė Epirotasve, Geixh kėrcėnon Shqipėrinė me njė reagim tė fortė ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshtje. “Uashingtonin, Europėn dhe pjesėn tjetėr tė botės do t’i njohim me kėtė qėndrim dhe ne do tė bėjmė ēfarėdo gjė qė tė jetė e mundur”, - paralajmėron ai. Ndėrkohė nė emėr tė “POAKA”-s, ai zotohet se do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr t’i dhėnė gjithė mbėshtetjen e duhur kryebashkiakut tė Himarės, gjatė procesit tė tij gjyqėsor. Ai e garanton Bollanon pėr kėtė duke i kujtuar rastin e arrestimit nė ’94-ėn tė pesė anėtarėve tė OMONIA-s, qė siē thotė, “pas njė burgimi 10-mujor u liruan si pasojė e njė reagimi tė fortė ndėrkombėtar”.
    Dashuria
    Nė vitin 1994, emri i Nikolas Gejxh u shfaq nė dosjet hetimore tė Prokurorisė greke, si i pėrfshirė nė instruktimin e terroristėve grekė qė sulmuan kufirin shqiptar nė Peshkėpi, ku u vranė dy ushtarakė shqiptarė. Nikolas Gejxh pranoi se mund tė kishte folur nė telefon me njė prej terroristėve, por se nuk ishte nė dijeni tė planeve tė tyre. Duke qenė njė person me probleme, pėr shkak tė ngjarjeve nė Peshkėpi, ai u shpall po nė kėtė vit person “non grata” nė Shqipėri me urdhėr tė Berishės, asokohe President i Republikės. Ndėrkohė qė pesė anėtarė tė OMONIA-s tė akuzuar si pėrgjegjės tė kėtij akti u arrestuan pėr t’u liruar mė pas. Deri nė vitin ’02, Geixh e Berisha kanė qenė armiq tė pėrbetuar tė njėri-tjetrit por nė rrethana qė nuk u zbuluan kurrė po nė kėtė vit Geixh zhvillon njė takim nė selinė e PD-sė me Berishėn.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Geixh eshte kancer per ne shqiptaret.

    Geixh ate rastin e 1994-res ta harroj. Athere Geixh ka luajtur si ka dashur me shtetin shqiptar. Shtetaret e 94-es me nje vize per Greqi shiteshin. Shteti shqiptar ka qene i dobet me instuticione te dobeta ne 1994. Koha ka nderyshuar Nikolla - ti ke ngel ashtu i flliqur dinak antishqiptar kurse ne shqiptaret jemi evropianizuar dhe kemi miq shtete te medha. Kemi bere Kosoven shtet dhe kemi hy ne Nato dhe kur terrorristet e tu vrasin nje oficer shqiptar kane vra nje oficer te Natos.

    Per Bollanon fajin e ka politika e partive tona. Konflikti me Bollanon sot eshte i pashmangshem. Por ky konflikt do shmangej sikur partit politike mos te bashkepunonin me Bollanon ne zgjedhjet qe e sollon Bollanon me votat tona ne pushtet.

Tema tė Ngjashme

  1. 15 Web Faqet qe kan ndryshuar boten...!!!
    Nga new-man nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 20:54
  2. Dule mbron Bollanon
    Nga BARAT nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 21:45
  3. A duhet ndryshuar pak gramatika e shqipes letrare?
    Nga njeriu2006 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-04-2006, 16:39
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Bibla thote jam e ndryshuar
    Nga Klevis2000 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •