Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 129
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Njohja nga vendi më i rëndësishëm i botës arabe - shenjë përkrahje për Kosovën - shtet i pavarur
    Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës paralajmëruan njohje të reja, pas Arabisë Saudite. Sipas presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, njohja nga vendi më i rëndësishëm i botës arabe është shenjë e përkrahjes për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Ndërkohë edhe vendet mike dhe partnere të Kosovës, pas kësaj njohjeje porosisin Prishtinën të vazhdojë me angazhimin në drejtim të sigurimit të njohjeve të reja
    Institucionet e Kosovës, përkatësisht ministria e Jashtme tashmë ka marrë njoftimin zyrtar për njohjen nga Arabia Saudite. Vendi më i rëndësishëm i botës arabe me këtë bëhet shteti i 58-të që pranon Kosovën shtet. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se vendimi i Riadit pritet të pasohet nga njohje të tjera.

    Kryeministri Hashim Thaçi tha se për njohja nga Arabia Saudite është rezultat i punës së diplomacisë së Kosovës dhe pas zyrtarizmit të saj, së shpejti Prishtina do të vendosë raporte diplomatike me Riadin.

    Njohja nga Arabia Saudite ndodh vetëm disa ditë pasi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë janë dorëzuar deklaratat për procesin nga i cili Gjykata do të dalë me opinion për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë. Shefi i diplomacisë Skënder Hyseni tha se vendimi i Arabisë Saudite tregon qartë se procesi i Hagës nuk ndikon negativisht tek ai i njohjes.

    Sidoqoftë, vende të cilat konsiderohen mike dhe partnere të Kosovës edhe pas kësaj njohjeje porosisin Prishtinën të vazhdojë me angazhimin në drejtim të sigurimit të njohjeve të reja.

    “Në fillim është proces i lodhshëm, duhet të punoni me çdo vend por e rëndësishme është të jeni aktiv, të punoni me vendet tjera, t’u sqaroni se përse e keni shpall pavarësinë. Kjo është mënyra për të siguruar njohje të tjera”, tha ministri i Jashtëm slloven Samuel Zhbogar, gjatë vizitës në Prishtinë.
    Sigurimi i njohjeve nga vendet arabe është vlerësuar njëri ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës në vitin e dytë të shtetësisë. Këto vende vlerësohen të rëndësishme, jo vetëm për nga numri por edhe për nga ndikimi që kanë në skenën ndërkombëtare.


    | s.b & RTK staff |
    21 prill 2009 - 13:46:10
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Njohja që hapi derën arabe 21 Prill, 2009
    Lajmi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Arabia Saudite është një zhvillim pozitiv që vjen si me porosi menjëherë pas dorëzimit të deklaratës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ky sihariq nga Riadi është një sinjal i fortë për njohjet e mëtejshme që mund të vijnë nga vendet e botës arabe. Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, duhet të ketë pasur parasysh pikërisht këtë lëvizje të re të diplomacisë së Arabisë, kur paralajmëroi një njohje të rëndësishme gjatë konferencës së tij, javën e shkuar, me rastin e nisjes së procesit në GJND. Sipas informacioneve jozyrtare, do të ketë edhe njohje të tjera pas vendimit të Arabisë Saudite, një shtet i zhvilluar ekonomikisht. Në përplasjen juridike ndërkombëtare në Hagë, njohje të tilla do ta zhvlerësojnë fuqimisht përpjekjen e ashpër të Serbisë për të dëmtuar pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, zhvillimet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tregojnë se shumica e vendeve që kanë deponuar deklaratat e tyre me shkrim janë në favor të shtetit tonë, ndërsa pjesa tjetër janë mbështetësit e Beogradit.
    Ky fillim duket i mbarë, por është vetëm gjysma e punës.
    Me njohjen nga bota arabe, e cila ishte kritikuar se po vononte të dilte nga skepticizmi për Republikën e Kosovës, bien në ujë pohimet e disa analistëve apo ekspertëve, sipas të cilëve, procesi në GJND e ngadalëson ritmin e njohjeve.
    Në fakt, kjo përballje e re për Prishtinën zyrtare duhet të shërbejë si bazë për inkurajimin e autoriteteve kosovare që të investojnë edhe më shumë potencialet njerëzore, teknike, financiare për lobimin dhe sigurimin e mbështetjeve të tjera nëpër botë. Kosova, si një shtet me shumicë myslimane, e moderuar në qëndrimet e saj, një model shembullor për të cilin kanë nevojë bota islamike, meriton njohje të tjera. Arabia Saudite e theu tashmë akullin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Thaçi falënderon Arabinë Saudite

    Nga Express më 23.04.2009 në ora 20:00
    Kryeministri Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë së Kosovës, shprehu të enjten mirënjohje falënderimi për Arabinë Saudite, e cila njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, dhe shprehu gatishmërinë që të lidh marrëdhënie diplomatike me Riadin zyrtar.

    Njohja nga Arabia Saudite, sipas kryeministrit kosovar, është vlerësim i angazhimeve konkrete të diplomacisë kosovare. Thaçi tha më tej se pas Arabisë Saudite, priten shpejt edhe njohje të tjera, sikurse sipas tij, pritet shumë shpejt konfirmimi për pranimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.

    “Suksesi i arritur nënkupton njohje edhe më tepër, integrim edhe më tepër, hapje të perspektivës së sigurt euroatlantike. Ndërsa njohja e Arabisë Saudite ishte mesazh i vlerësimit dhe punës sonë që po bëjmë në Kosovë”, tha kryeministri Thaçi gjatë mbledhjes së rregullt të ekzekutivit.

    Ai po ashtu është optimist se me një intensifikimin edhe më të madh të angazhimeve në Kosovë, do të ketë suksese edhe më të madha. (KosovaLive)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arabia do t’i turpërojë

    Arabia Saudite do t’i turpërojë shumë vende islamike me pozicionin e ri për Kosovën duke i shtyrë ato ta njohin pavarësinë. Qemajl Morina, prodekan në Fakultetin e Studimeve Islamike, thotë se Kosova ka më shumë arsye se Serbia të lobojë në këto shtete. Sipas tij, shumë shtete islamike po ashtu do të turpërohen që ia mbajnë krahun Serbisë kur t’u thuhet se ajo ka vrarë myslimanë në Kosovë dhe në Bosnjë.

    Nga Shpend Limoni më 24.04.2009 në ora 8:07
    Njohja e pavarësisë nga Arabia Saudite do të ndikojë edhe tek shumë shtete të botës arabe dhe islamike që të njohin Kosovën.

    Qemajl Morina, Prodekan në Fakultetin e Studimeve Islamike, ka deklaruar të enjten për Express se Arabia Saudite ka ndikim të madh sidomos në shtetet e Ligës Arabe dhe të Konferencës Islamike.
    “Arabia Saudite ka ndikim shumë të madh në Konferencën Islamike për arsye se është edhe financuesja më e madhe e saj. Kështu që, sipas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm Ekmeleddin Ihsanoglu, njohja nga Arabia Saudite do të jetë faktor kyç për njohje tjera nga kjo pjesë e botës”, ka thënë Morina.

    Por cili është ndikimi i Serbisë në këto shtete kur dihet se disa prej tyre kanë thënë se nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës pas vizitave të zyrtarëve të Serbisë në ato vende?
    Morina thotë se Serbia ka ndikim të kufizuar.

    “Serbia ka ndikim te një numër i vogël i shteteve. Unë javën e kaluar kam qenë në Damask, në një simpozium shkencor ndërkombëtar, dhe kam parë që vetëm strukturat shtetërore janë ato që kanë qëndrim kundërshtues ndërsa strukturat shoqërore dhe intelektuale dhe popullata në përgjithësi janë në anën e Kosovës”, thotë ai
    Mendohet se njohja nga Arabia Saudite ka rrotulluar gjërat në favor të Kosovës.

    “Njohja nga Arabia Saudite do të bëjë që edhe ata ta ndiejnë vetën të turpëruar dhe ta ndryshojnë qëndrimin”.
    Morina thotë se Kosova duhet të jetë më e përgatitur për këto vende dhe ka më shumë arsye të lobojë tek bota arabe dhe shtetet islamike.
    “Nëse Serbia e cila ka kryer krime mbi myslimanët në Bosnjë dhe Kosovë nuk heziton të kontaktojë me këto shtete, pse duhet të hezitojmë ne që tu tregojmë ne atyre për realitetin dhe t’i bëjmë ne që ato turpërohen për qëndrimin që mbajnë rreth Kosovës”, thotë ai.

    Morina ka mirëpritur lajmet për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Riad. Por, ai thotë se një delegacion i Kosovës shumë shpejt duhet të niset drejt Arabisë për të falënderuar për njohjen.
    “Një hap tjetër është vendosja e lidhjeve diplomatike dhe hapja e ambasadës për arsye se është një vend për të cilin Kosova ka nevojë jo vetëm në aspektin moral dhe politik, por ka nevojë edhe për ndihmë ekonomike që mund të vijë nga ky vend i pasur me naftë”.

    Shumëkush vonesën e Arabisë Saudite për të njohur pavarësinë e Kosovës e ka parë të paarsyeshme, por Morina thotë se ajo ka ndodhur në kohën e duhur derisa potencon faktin se njohja ka ndodhur për shkak se Kosova dhe Arabia Saudite kanë lidhje fetare.
    “Që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës ,Arabia Saudite e ka pasur në agjendë njohjen e pavarësisë së Kosovës në veçanti për shkak të elementit fetar. Përmendet edhe në deklaratën e MPJ’së se lidhjet fetare janë ato të cilat ata i vejnë në rend të parë”.

    Ai përmend, po ashtu, edhe fillimin e procesit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke thënë se njohja pikërisht në këtë kohë shkon në favor të Kosovës.
    “Kjo i ka prishur punë Serbisë”, thotë ai.
    Morina thotë se Kosova duhet ta kërkojë njohjen edhe nga Irani një vend që ka deponuar dosje në GJND në favor të Serbisë.

    “Unë besoj se me ardhjen e Obama’s në pushtet do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet me Iranin kështu që në duhet ta bëjmë punën tonë dhe të kontaktojmë edhe me ata që kanë mendim të kundërt për arsye se edhe me kontaktet. Një mendim të tillë e ka pasur edhe Indonezia por kohëve të fundit ajo ka ndryshuar dhe pritet njohja edhe nga Indonezia”
    Njohja nga Arabia Saudite është pritur me entuziazëm sidomos nga njerëzit e Bashkësisë Islame të Kosovës të cilët tani ndjehet më të çliruar.

    “Është një satisfaksion sepse ka qenë sepse Bashkësia Islame ka qenë ajo që ka pasur lidhje të mëhershme me Arabinë Saudite dhe vende tjera islame por kjo është po ashtu satisfaksion edhe për vende tjera arabe dhe islame që do të jenë në pozita më të mira dhe me siguri do ta ndjekin rrugën e saj për të njohur Kosovën”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni, çështje ditësh

    “Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni është çështje ditësh... Nëse jo gjatë fundjavës, atëherë kjo do të ndodhë gjatë javës se ardhshme”, i ka thënë Express-it një burim shumë mirë i informuar

    Nga Ardian Jasiqi më 25.04.2009 në ora 17:02
    Autoritetet e Kuvajtit po planifikojnë njohjen e Republikës së Kosovës, ndërsa vendimi pritet të publikohet gjatë fundjavës, ose në fillim të javës. Një hap të ngjashëm pritet ta ndërmarrë edhe Bahrejni.

    Kështu ka bërë të ditur për Express, një burim mirë i informuar, i afërt me procesin.

    “Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni është çështje ditësh... Nëse jo gjatë fundjavës, atëherë kjo do të ndodhë gjatë javës se ardhshme”, tha ky burim, i cili preferon mos t’i publikohet emri.

    Njohja nga Kuvajti ishte premtuar nga vetë Emiri i Kuvajtit, pak para shpalljes së pavarësisë, por akti i njohjes është shtyrë për dy arsye. Mungesa e një koordinimi brenda shteteve arabe të Gjirit Persik dhe kriza e brendshme politike në Kuvajt. Kuvajti ka një strukturë demokratike të qeverisjes dhe kriza e shpeshtë parlamentare e ka tërhequr vëmendjen në probleme të brendshme.

    Kuvajti është shtet fqinj i Arabisë Saudite, e cila e njohu Kosovën në fillim të javës. Në këtë mënyrë po dalin të sakta paralajmërimet se njohja e këtij shteti të fuqishëm arab do të hapë rrugën për njohje të reja nga rajoni. “Njohja nga Arabia Saudite është katalizator në njohjen nga Kuvajti po ashtu edhe për faktin se këto dy shtete kanë lidhje të ngushta njëra me tjetrën”, thotë burimi, një njohës i mirë i rrethanave politike në këtë rajon.

    Burimi i Express tregon më tutje se vendimi politik për njohjen e Kosovës është marrë, por kishte ngecur realizimi i vendimit, pasi që aktualisht Kuvajti nuk ka parlament funksional dhe gjatë muajit maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Megjithatë besohet se ky fakt nuk do ta vonojë shpalljen e aktit të njohjes dhe ky vendim do t’i komunikohet Qeverisë së Kosovës brenda një afati shumë të shkurtër.

    Burime të mirinformuara bëjnë të ditura se Ambasada e Serbisë në Kuvajt është në aktivitet të shtuar për ta parandaluar ose shtyrë këtë njohje. Në fillim të luftës në ish-Jugosllavi, Kuvajti kishte ndërprerë marrëdhëniet me Serbinë.

    Situatë e ngjashme qëndron edhe me Bahrejnin, i cili pritet ta njohë Kosovën në lëvizje të koordinuar me Kuvajtin. Bahrejni tashmë ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me ligj dhe rasti i Kosovës tanimë gjendet në zyrën e Emirit të Bahrejnit.


    Shteti i Kuvajtit ka dalje në bregdetin e Gjirit Persik. Kufizohet me Arabinë Saudite në jug, kurse me Irakun në veri dhe perëndim. Ai është shteti i pestë në botë me rezervat më të mëdha të naftës dhe vendi më të ardhurat më të larta për kokë banori në botë.

    Pas Arabisë, edhe njohjet nga Kuvajti dhe Bahreini, konsiderohen si shumë të rëndësishme, sepse pritet të nxisin njohjet edhe nga shtete të tjera të Gjirit Persik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA-të i kërkojnë Bangladeshit që të njohë Kosovën

    Daka, 4 maj - SHBA-të edhe një herë i kanë kërkuar Bangladeshit që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ambasadori amerikan në Dakë, Xhems Moriarti (James F. Moriarty) ka takuar ministrin e jashtëm të këtij vendi, Dipu Moni, për ta bindur që Bangladeshi ta njohë pavarësinë e Kosovës, shtet i tretë me popullsi mislimane në botë. Ambasadori amerikan ka thënë se do të përpiqet që të takojë kryeministren Sheik Hasina për t'i caktuar një takim me presidentin Barak Obama. "Ne diskutuam çështjen bileterale", u tha ai gazetarëve pas takimit me ministrin e jashtëm. "Një çështje tjetër e madhe ndërkombëtare që unë iu referova edhe njëherë është çështja e njohjes së Kosovës", tha Moriarti. "Unë i bëj thirrje qeverisë së Bangladeshit që ta rishikojë çështjen, dhe nëse është e mundshme, të lëvizë përpara me njohjen". Ambasadori amerikan ka theksuar se 58 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Turqia do të vazhdojë të punojë për njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete

    Kështu ka ri-konfirmuar kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Koksal Toptan gjatë një takimi të veçantë me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron në Stamboll. Ndërkaq, presidenti Sejdiu ka ritheksuar se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe e stabilitet në rajon.
    Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka marrë mbështetjen e plotë të Turqisë për të vazhduar lobimin për pavarësinë e Kosovës. Gjatë qëndrimit në Turqi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Ero-aziatik, presidenti Sejdiu ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Koksal Toptan.
    Në këtë takim vëmendje e veçantë iu është kushtuar procesit të njohjes së shtetit të Kosovës dhe kontributit të Turqisë në këtë proces.

    Me këtë rast, Presidenti Sejdiu veçoi rolin e bashkësisë etnike turke që jeton në Kosovë, e cila, siç tha, është pjesë e rëndësishme e pavarësisë së Kosovës.
    Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu mori konfirmimin e z. Toptan, se diplomacia turke do të vazhdojë të punojë për njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete. “Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe dhe siguri në rajonin tonë", ka thënë Sejdiu, duke shtuar se Kosova pavarësisht sfidave që ka, tashmë është një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal. Ai ka theksuar se Kosova e ka pasur dhe do të vazhdojë ta ketë Turqinë vend aleat shumë të rëndësishëm, me të cilin synon që t'i intensifikojë edhe më tepër marrëdhëniet e ndërsjella të bashkëpunimit. Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Presidenti Sejdiu është takuar edhe me ish Presidentin e Turqisë, Sylejman Demirel, të cilit i shprehu mirënjohjen për përkrahjen e përhershme që ai i ka dhënë çështjes së Kosovës.


    | s.b & RTK staff |
    08 maj 2009 - 12:07:50
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Me aeroplan për njohjen e Kosovës
    Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut
    Xhejms Berisha, një pilot nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara do të niset këto ditë për një fluturim të gjatë që do ta çojë në 34 vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore.

    Qëllimi i këtij udhëtimi të financuar pjesërisht prej atij vetë është të sensibilizojë këto vende për Kosovën si shtet i ri që ka fituar pavarësinë e njohur tashmë nga 58 shtete.


    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Berisha tha se do të niset nga El Paso i Teksasit me një avion Cesna 172 me 4 vende. Ai thotë se një pjesë e madhe e njerëzve në Amerikën Latine nuk e dinë se ku ndodhet Kosova.

    Xhejms Berisha ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995. Pasi është liçencuar si pilot privat në Zvicër, ai ka studiuar në Flight Safety Academy të Floridës dhe është sot pilot ndërkombëtar si dhe instruktor fluturimesh.

    Me një përvojë 15-vjeçare dhe 6 mijë orë fluturimi, ai mendon se fluturimi do të ketë sukses për të ndërgjegjësuar njerëzit për Kosovën në secilin prej kryeqyteteve e Amerikës Latine ku do të ulet.

    Xhejms Berisha shpreh dëshirën që Shqiptarët kudo që janë t’u dëgojnë letra dhe e-maile qeverive të këtyre vendeve ku t’u bëjnë thirrje për të njohur Kosovën si vend i pavarur.

    Ai mendon se largësia e Kosovës nga këto vende është njëri faktor që shumë prej tyre nuk e kanë njohur shtetin e ri. Nga ana tjetër, thotë ai, këto shtete kanë marrëdhënie të vjetra me Serbinë dhe hezitojnë t’i prishin këto lidhje për shkak të Kosovës. Disa vende të tjera, thotë zoti Berisha, nuk e dinë fare se ku ndodhet Kosova.

    Xhejms Berisha dëshiron që pas këtij fluturimi të gjatë të kthehet në Kosovë dhe të përpiqet të ngrejë atje një shkollë fluturimi

    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu: Presim njohjen nga Rumania

    Pas kthimit nga Turqia, ku ka qëndruar për disa ditë, presidenti i shtetit, është shprehur optimist se për Kosovën do të ketë njohje të reja, ndërkohë që ka marrë sinjale pozitive nga njohjen nga Rumani.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, mirëpriti anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv dhe mundësi që Kosova anëtarësohet edhe në mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Pas kthimit nga Turqia, ku ka qëndruar për disa ditë, presidenti i shtetit, është shprehur optimist se për Kosovën do të ketë njohje të reja, ndërkohë që ka marrë sinjale pozitive nga njohjen nga Rumani.

    “Anëtarësimi në FMN është shenjë e mirë në radhë të parë për vetë pranimin e Kosovës, dhe një portë e hapur për të lëvizur drejtë anëtarësimeve në institucionet tjera ndërkombëtare. Është shenjë që këto shtete e çmojnë realitetin që ne e kemi ndërtuar në Kosovë. Unë them se pas kësaj që është lëvizur sidomos kohëve të fundit edhe me vendimin e Arabisë Sauditë që të njoh Kosovën, është hapur një kaptin e re që mund të tërheq këmbën mbarë edhe për njohje nga vendet tjera islamike”, tha presidenti Sejdiu, pas kthimit nga Turqia. Ai njoftoi se gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me personalitet të ndryshme, nga të cilët ka marrë mbështetje për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

    Në ndërkohë kreu i shtetit është shprehur i bindur se Rumania do të njoh pavarësinë e Kosovës shumë shpejtë. Këtë bindje presidenti e ka fituar gjatë takimeve të tij me presidentin rumun Iliesku dhe me nënpresidentin Konstandinesko. “Dua të theksoj segmentin e veçantë të bisedës që kisha me presidentin Iliesku dhe me nënpresidentin Konstandinesko të cilët i njohin shumë thellë zhvillimet në Kosovë dhe realitetin e ndërtuar dhe besoj që do të vijnë momentet që do të ketë ndoshta një intensifikim të raporteve të drejtpërdrejtë të bashkëpunimeve tona në nivel të ndryshme të këtij vendi në mënyrë që të nxisim nga ana jonë edhe më tepër atë temën themelore të njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti rumunë”, tha Sejdiu.

    Gjatë vizitës në Turqi, Sejdiu ka marr pjesë në një forum të rëndësisë së veçantë e cila ka pas të bëjë me problemet aktuale ekonomike, siç është kriza globale. Veç takimit me presidentin e Turqisë, Sejdiu është takuar edhe me president të shumë shteteve të ndryshme, me të cilët ka biseduar për çështje të bashkëpunimit të ndërsjellë. Sejdiu në kuadër të vizitës në Turqi ka mbajt edhe një ligjëratë në Universitetin e Izmirit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kërkojnë njohjen nga Bosnja
    Përfaqësues të komunitetit boshnjak në Kosovë kanë kërkuar nga Sarajeva që të njohë pavarësinë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës.

    Nga Express më 10.05.2009 në ora 19:01
    Boshnjakët e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës që të mos hezitojnë më shumë në marrjen e vendimit për ta njohur pavarësinë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës.

    Në një forum të mbajtur të dielën në Prishtinë nga përfaqësues të këtij komuniteti në Kosovë, deputeti boshnjak Xhezair Murati është ankuar për mungesën e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy shteteve, që vjen për shkak se Bosnja ende nuk ka lëvizur për ta njohur Kosovën e pavarur.

    “Kemi ndërmarrë iniciativën për njohjen e dokumenteve të Kosovës nga Bosnja e Hercegovina dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja por edhe thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet boshnjakëve të Kosovës dhe rregullimin e statusit të shqiptarëve në Bosnjë”, është shprehur Xhezair Murati, drejtues i koalicionit Vakat.

    Deputeti tjetër i këtij koalicioni Sadik Idriz ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta adresojnë çështjen para institucioneve ndërkombëtare për të kërkuar zgjidhje.

    “Nuk janë vetëm boshnjakët. Ka shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Bosnje”, është shprehur Sadik Idriz.

    Me përjashtim të Serbisë, Bosnja dhe Hercegovina është shteti i fundit i dalë nga ish federata jugosllave që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •