Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 129
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës


    Nga Artan Behrami më 20.04.2009 në ora 14:44
    Mbretëria e Arabisë Saudite ka njohur pavarësinë e Kosovës. Burime të sigurta të gazetës Express konfirmojnë njohjen e këtij shteti. Përveç kësaj, burime te gazetës tregojnë se ky shtet, zyrtarizimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës pritet ta bëjë sot (e hënë) rreth orës 18:00.

    “Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenj respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.

    Po ashtu gjatë ditës pritet edhe konfirmimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

    Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Po ashtu është edhe shteti që ka një ndikim shumë të madh në atë regjion.

    Arabia Saudite ndodhet në ishullin e Arabisë dhe kufizohet nga Iraku, Jordania, Kuvajti, Omani, Katari , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. Ka dalje në detin e kuq, dhe në gjirin e Persisë. Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës si dhe si vendlindje e fesë islame.

    Arabia Saudite është njëri nga shtet më të mëdha në botën arabe dhe rrjedhimisht edhe shteti me më ndikim në këtë atë pjesë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës


    Burime të mirinformuara bëjnë të ditur se Arabia Saudite ka vendosur ta njohë pavarësinë Kosovës, bën të ditur televizioni publik i vendit RTK.

    Kjo është një njohje më rëndësi të jashtëzakonshme, duke qenë se vjen nga një prej shteteve kryesore të botës islame.

    Njohja nga Arabia Saudite shpie numrin e njohjeve në 58-të.

    “Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.

    Burimet flasin se publikimi zyrtar i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Arabisë Saudite do të mund të ndodh në orët e pasdites.

    Gjatë ditës pritet edhe konfirmimi formal- zyrtar, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. /RTK/Telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arriti numri ne 58 shtete qe e kan pranue Republiken e Kosoves

    http://kosovothanksyou.com/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bismilah, u nis

    Gjiganti arab, Arabia Saudite, njohu Kosovën duke dhënë një mesazh të fortë tek shtetet tjera me dominim mysliman. Një ditë më parë, të dielën, Mbreti saudit kishte pritur Emisarin e Posaçëm të SHBA’së për Lindjen e Mesme, George Mitchell. Kjo njohje pritet të ndikojë qëndrimet e shteteve tjera anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. Myftiu Naim Tërnava beson se njohjet nga Kuwaiti, Jordania, Bahreni dhe Katari do të pasojnë.

    Nga Artan Mustafa më 21.04.2009 në ora 8:11

    Mbretëria e Arabisë Saudite e ka njohur të hënën Kosovën duke dhënë një mesazh të fortë tek vendet me dominim mysliman.

    Njohja nga gjiganti arab po ashtu vjen teksa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka pranuar deklaratat me shkrim në procesin e nxjerrjes së një opinioni këshillëdhënës për legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, të iniciuar nga Serbia me qëllim kryesor të stopimit të procesit të njohjeve.
    Mëngjesin e së hënës agjencia shtetërore e lajmeve të Arabisë Saudite SPA ka publikuar lajmin duke u thirrur në burime të Ministrisë së Jashtme të atij vendi.

    “Në përputhje me lidhjet ekzistuese fetare dhe kulturore me popullin e Kosovës dhe duke respektuar vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi, Mbretëria e Arabisë Saudite shpallë njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson se ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në rritjen e shtyllave të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe shtetet fqinje të saj”, i ka thënë agjencisë SPA, një burim në Ministri.
    Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë të hënën se është në pritje të konfirmimit zyrtar nga Riadi.

    Vetëm një ditë më parë, të dielën, kreu shtetëror i Arabisë Saudite kishte pritur Emisarin e Posaçëm të SHBA’së për Lindjen e Mesme.

    “Rojtari i Dy Xhamive të Shenjta (të Mekës dhe Medinës), mbreti Abdullah bin Abdulaziz Al Saud ka pritur në pallatin mbretëror të dielën Emisarin e Posaçëm të SHBA’së për Lindjen e Mesme, George Mitchell”, ka njoftuar po agjencia SPA, të dielën.
    Emisarët amerikanë dhe ata britanikë në vazhdimësi kanë lobuar për njohjen e vendit tonë nga aleatët e tyre.

    Vendi tjetër arab që e ka njohur Kosovën më parë ka qenë Emiratet e Bashkuara Arabe. Njohja nga Arabia Saudite ishte paralajmëruar edhe pas një takimi që kishte zhvilluar në New York Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni me ambasadorin e këtij vendi, pas seancës së radhës së Këshilli të Sigurimit për Kosovën në fund të muajit mars.

    Hezitimi i vendeve me popullsi myslimane që të njohin Kosovën pasi ajo shpalli pavarësinë vitin e kaluar ishte pritur me befasi në Prishtinë për shkak të përbërjes dominante myslimane të popullsisë.

    Sipas disa argumenteve, një numër shtetesh nuk ishin të njohura me rastin e Kosovës, disa hezitonin të lëviznin për shkak se shoqëritë e atjeshme nuk pranojnë revolucionin, të tjera dyshonin se përse SHBA kishte mbështetur pavarësinë dhe disa të tjera mbanin kujtime për ish-Jugosllavinë e Titos nga Liga e Shteteve të Painkuadruara.

    Tash, Myftiu Naim Tërnava beson se tash së shpejti Kosova do të vazhdojë të njihet edhe nga Kuwaiti, Jordania, Bahreni dhe Qatari - vende që së bashku më Jemenin dhe Irakun përbëjnë shtetet fqinje të shtetit të gjerë Arabisë Saudite.

    “Ka qenë një nyje e cila ka dashtë zgjidhje dhe besoj se sot është bërë zgjidhja e kësaj nyje e cila neve si popull, si bashkësi islame dhe si politikë kosovare na ka munduar”, ka thënë Myftiu Tërnava, për Express, të hënën.

    “Njohja është thirrje për njohje tjera. Besoj që brenda pak ditësh do të kemi edhe njohje tjera nga shtetet e Gjirit, nga shtetet e pasura, të cilat kanë ndikim të madh”, ka vazhduar Tërnava.

    Drejtuesi i komunitetit mysliman të Kosovës thotë se për këtë njohje kanë punuar miqtë e Kosovës, politika e saj dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
    “Ne kemi pasur takim edhe me mbretin Abdullah...”, tregon Tërnava.

    Diplomacia serbe ka qenë e përqendruar një kohë të gjatë në këtë rajon për të parandaluar vazhdimin e njohjes së Kosovës, të paktën derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të nxjerrë opinionin e saj.

    “Kjo njohje ka ardhur në kohën e duhur. Është një shtet me ndikim të jashtëzakonshëm ekonomik rajonal dhe me një ndikim të madh politik brenda
    Organizatës së Konferencës Islamike”, thotë Tërnava.

    Arabia Saudite e ka shtuar në 12 njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike e cila ka 57 shtete anëtare saktësisht aq sa është bërë edhe numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën.

    Prej këtyre 13 vendeve, deri më tash janë shquar aleati amerikan Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Malajzia.
    Kohës së fundit sinjale pozitive ka dhënë edhe Indonezia, shteti me popullsinë më të madhe myslimane në botë pas vizitave që atje ka zhvilluar edhe ish-emisari i Kombeve të Bashkuara për Statusin, Martti Ahtisaari, i cili ka mbrojtur tezën se rasti i Acehut dhe shkëputja e Kosovës janë histori të ndryshme.

    “Deri më tash kemi pasur kundërshtim nga ana e Egjiptit dhe Algjerisë. Tek këto dy vende ndoshta duhet punë më shumë”, shprehet Myftiu Tërnava, i cili ka qenë javë më parë në Kajro. “Por, besoj se të gjitha vendet nga Organizata e Konferencës Islamike do të njohin Kosovën kohë pas kohe”.
    Besohet edhe se njohja nga Izraeli, njëri ndër aleatët më të mëdhenj të SHBA’së, vazhdon të mos vijë pikërisht në mënyrë që vendet me popullsi shumicë myslimane të mos e marrin si shkas për mosnjohje të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ai gjigant samuditi e ka njoft elhamdyryllah

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Beogradi shpreh keqardhje pse Saudia njohu Kosovën

    Bruksel, 21 prill - Shefi i diplomacisë serbe ka shprehur keqardhje për vendimin e Arabisë Saudite për ta njohur Kosovën, sepse, sipas tij, kjo erdhi në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nëhagë duhet të deklarohet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Vuk Jeremiq i bëri këto komente në Bruksel pas takimit me komisionerin për Zgjerimin të BE së, Oli Ren dhe shefin për Politikë të Jashtme e Siguri, Havier Solana. Jeremiq përsëritir se pavarësisht nga rrethanat, Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shqipëria përshëndet njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite

    Pekin/Tiranë, 21 prill - Kryeministri Sali Berisha përshëndeti, në emër të qeverisë së Shqipërisë, vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite, si një akt historik i Mbretit Abdullah në marrëdhëniet miqësore midis kombit saudit dhe kombit shqiptar. "Arabia Saudite ka dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e Kosovës. Me njohjen e Pavarësisë së Kosovës, Mbreti Abdullah dhe vendi i Tij mik japin një kontribut të ri madhor në paqen dhe stabilitetin në rajon", deklaroi Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Pekin, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, Wen Jiabao.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ministria e Jashtme ka marrë konfirmimin zyrtar për njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite
    Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar për njohjen nga Arabia Saudite. Ministri Skënder Hyseni tha se njoftimi ka arritur mbrëmë vonë. Sipas Hysenit, ditët e ardhshme dy ministritë do të këmbejnë notat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
    Kjo njohje, tha shefi i diplomacisë kosovare, është shumë e rëndësishme për Kosovën, ndërsa së shpejti priten njohje të reja.


    | s.b & RTK staff |
    21 prill 2009 - 12:14:05
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Shukran Saudi Arabiaaa
    We are all Aliens

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu pret shtim të njohjeve

    Nga Express më 21.04.2009 në ora 13:49
    Presidenti Fatmir Sejdiu përshëndeti të martën Arabinë Saudite për vendimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai vlerësoi se kjo është një nxitje e veçantë për Gjirin e Arabisë Saudite dhe vendet e Konferencës Islamike.

    Sejdiu ka shprehur bindjen se tani do të shtohet numri i njohjeve për Kosovën.

    Njohjen nga Arabia Saudite presidenti Fatmir Sejdiu e ka cilësuar edhe si një shans të mirë për ndërtimin dhe zhvillimin e raporteve të Kosovës me atë pjesë të botës.

    Arabia Saudite është shtet me ndikim më të madh në botën arabe dhe kjo i ka hapur rrugë edhe vendeve tjera arabe ta njohin Kosovën. Deri sot Kosovën e kanë njohur 58 shtete të botës.

    Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar për njohjen nga Arabia Saudite. Ministri Skënder Hyseni tha se njoftimi ka arritur mbrëmë vonë.

    Sipas Hysenit, ditët e ardhshme dy ministritë do të këmbejnë notat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

    Kjo njohje, tha shefi i diplomacisë kosovare, është shumë e rëndësishme për Kosovën, ndërsa së shpejti priten njohje të reja.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •