Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës
Nga Artan Behrami më 20.04.2009 në ora 14:44
Mbretëria e Arabisë Saudite ka njohur pavarësinë e Kosovës. Burime të sigurta të gazetës Express konfirmojnë njohjen e këtij shteti. Përveç kësaj, burime te gazetës tregojnë se ky shtet, zyrtarizimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës pritet ta bëjë sot (e hënë) rreth orës 18:00.
“Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenj respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.
Po ashtu gjatë ditës pritet edhe konfirmimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Po ashtu është edhe shteti që ka një ndikim shumë të madh në atë regjion.
Arabia Saudite ndodhet në ishullin e Arabisë dhe kufizohet nga Iraku, Jordania, Kuvajti, Omani, Katari , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. Ka dalje në detin e kuq, dhe në gjirin e Persisë. Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës si dhe si vendlindje e fesë islame.
Arabia Saudite është njëri nga shtet më të mëdha në botën arabe dhe rrjedhimisht edhe shteti me më ndikim në këtë atë pjesë.
Krijoni Kontakt