Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm që ministri Hyseni pati më 26 mars me ambasadoren e Republikës së Gambias në OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, ajo kishte paralajmëruar dhe premtuar njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga qeveria e vendit të saj. Ky premtim është realizuar dhe Republika e Gambias e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës i është i bërë i ditur sot, ambasadës së Kosovës në Uashington, nga ambasada e Gambias po në Uashington.
Republika e Gambias është shteti i 57 që e ka njohur Kosovën.
Gambia ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës. Përpos daljes në Oqeanin Atlantik, Gambia është e kufizuar me Senegalin, njofton Zyra për informim pranë MPJ të Republikës së Kosovës. /RTK/
Krijoni Kontakt