Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 129
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çadi njeh shtetin e Kosovës

    Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

    “Qeveria e Çadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Çadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Çadit.

    Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.

    Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

    Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

    Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.

    Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se 10 milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    a di njeri te thoje se dhe sa shtete duhet ta njohin kosoven qe te mbyllet perfundimisht ceshtja dhe kosova te hyje ne OKB?

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Çadi njeh Republikën e Kosovës

    Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
    Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
    “Qeveria e Çadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Çadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Çadit.

    Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.

    Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

    Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

    Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin, bën të ditur komunikata.

    Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale.BS

  4. #114
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    46 njohje i solla unë


    Zëvendëskryeminisri i parë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë se ai i ka sjellur Kosovës 46 njohje dhe se angazhimi i tij në këtë aspekt nuk dallon qoftë kur është në pozitë qoftë kur është në opozitë.
    “Unë për njohjen e Kosovës shtet kam lobuar që nga fillimi, qytetarët e Kosovës mirë e dinë sa njohjet kanë ardhur nga Behxhet Pacolli edhe kur nuk kam qenë fare në qeveri, pra si opozitë si tani në pozitë. Unë ju them se saktësisht janë 46 njohje të cilat kanë ardhur drejpërdrejt nga angazhimi im, njëzet prej tyre janë prej kohës kur jam në qeveri kurse njëzet e pesë të tjerat sa kam qenë në opozitë”, ka thënë Pacolli për Presheva Jonë.
    Më tutje ai ka deklaruar se nuk hidhërohet me ata që e kritikojnë dhe se është i gatshëm gjithmonë të zgjasë dorën e pajtimit për të gjithë ata që e refuzojnë.
    http://www.infokosova.net/lajme/4477...je-i-solla-une

  5. #115
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    46 njohje i solla unë


    Zëvendëskryeminisri i parë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë se ai i ka sjellur Kosovës 46 njohje dhe se angazhimi i tij në këtë aspekt nuk dallon qoftë kur është në pozitë qoftë kur është në opozitë.
    “Unë për njohjen e Kosovës shtet kam lobuar që nga fillimi, qytetarët e Kosovës mirë e dinë sa njohjet kanë ardhur nga Behxhet Pacolli edhe kur nuk kam qenë fare në qeveri, pra si opozitë si tani në pozitë. Unë ju them se saktësisht janë 46 njohje të cilat kanë ardhur drejpërdrejt nga angazhimi im, njëzet prej tyre janë prej kohës kur jam në qeveri kurse njëzet e pesë të tjerat sa kam qenë në opozitë”, ka thënë Pacolli për Presheva Jonë.
    Më tutje ai ka deklaruar se nuk hidhërohet me ata që e kritikojnë dhe se është i gatshëm gjithmonë të zgjasë dorën e pajtimit për të gjithë ata që e refuzojnë.
    http://www.infokosova.net/lajme/4477...je-i-solla-une
    paska fillu mu livdu tash Z.Behxhet Pacolli (shaka)

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    paska fillu mu livdu tash Z.Behxhet Pacolli (shaka)
    Shumë i neveritshem ky zagar.
    Mendon qe populli ha barë e nuk e dinë se kush është ky rusofil.
    Kur një shtet ka ne agjenden e vet njohjen e shpejte te Kosoves, ky i bën nje vizitë ati shteti, në të shumten rasteve për qellime bisnesi, pastaj vrapon ne media per te dhënë intervistë(edhe pse nuk di te shprehet dhe i vie shumë zor te flase shqipen )se kjo njohje erdhi nga lobimi im.
    Po te ishte ne dorën e tij , e dijmë se ku dhe si do të ishte Kosova sot...

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Republika e Malit njohu Kosovën

    Republika e Malit është shteti i 92-të i OKB-së, që ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

    Në një konferencë për medie, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli prezantoi edhe notën verbale të nënshkruar nga presidenti I Malit, Dioncounda Traore, nëpërmjet të cilës ky shtet renditet në mesin e shteteve që deri më tani kanë njohur Republikën e Kosovës.

    Sipas Pacollit, tanimë në rajonin e Afrikës Perëndimore ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kosovën.

    “Javën e ardhshme unë do të zhvilloj një vizitë në këtë shtet dhe besoj se shumë shpejt gjithçka do të përmbyllet”, ka thënë Pacolli.

    Përveç Togos, Pacolli ka paralajmëruar vizita edhe në disa shtete të tjera të Afrikës.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #118
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Papua New Guinea njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran


    MPJ e Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga kryeministri Peter O'Neill se Papua New Guinea e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
    „Ne sot jemi informuar zyrtarisht, përmes Ambasadës sonë në Tokoi se Qeveria e Papua New Guinea ka marr vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti, Peter O'Neill këtë vendim tashmë e ka bërë publik. Ne shumë shpejt do të lidhim marrëdhënie diplomatike me këtë shtet“, ka konfirmuar Artan Behrami, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.

    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Notorious
    Anëtarësuar
    27-10-2012
    Postime
    19
    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    a di njeri te thoje se dhe sa shtete duhet ta njohin kosoven qe te mbyllet perfundimisht ceshtja dhe kosova te hyje ne OKB?
    OKB-ja ka 193 shtete antare. Nese 192 prej tyne e njohin Kosoven, e veq Rusia vendos veto KUNDER pranimit te Kosoves ne OKB, at`her Kosova s`mund te pranohet ne OKB.

    Nese arrihet me bind Rusin e Kinen qe t`abstenojn n`votimin per pranimin e Kosoves n`OKB at`her procesi mbyllet. E rendsishme osht mu kon antar i OKB-së.

  10. #120
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Saint Kitts dhe Nevis njeh pavarësinë e Kosovës

    14 NËNTOR 2012
    http://images.travelpod.com/tripwow/...02aw-25093.jpg
    Edhe një njohje më shumë për Kosovën, kësaj radhe është nga Saint Kitts dhe Nevis. Qeveria e këtij vendi tashmë ka marr vendim për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës, ku del se dy vizitat në Saint Kitts dhe Nevis të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe shumë takime me përfaqësues të këtij shteti, ua kanë mbushur mendjen autoriteteve atje që të njohin pavarësinë e Kosovës.
    Burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se kjo njohje i është komunikuar edhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

    “Qeveria e Saint Kittit dhe Nevis e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj tashmë ka marr konfirmimin për këtë njohje edhe nga ministri i Jashtëm, Sam T. Condor”, thotë ky burim.

    Sipas tij, vendimi për njohje shumë shpejt do të bëhet publik, pasi në MPJ të arrijë nota verbale e njohjes. Kontakti me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qenë i pamundur.

    Hoxhaj aktualisht është në rrugë për Xhibuti, ku do të merr pjesë në Konferencën për Bashkëpunim Islamik, në të cilën këtë vit do të diskutohet edhe për Kosovën.

    Enver Hoxhaj disa herë ka vizituar Saint Kitts dhe Nevis, derisa në New York ka takuar disa herë përfaqësuesit e këtij shteti, i cili shtrihet në Karaibe.

    - Thnx.
    Vv - Palaço+LISBA :D

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •