Festa e Vampireve
Letėr e hapur miqve dhe dashamirėve.
Vendosa ta shkruaj kėtė letėr pėr dy arsye. E para: t'u shpreh mirėnjohje dhe falėnderim tė gjithė miqve dhe dashamirėve tė cilėt u brengosėn vėrtet pėr paraburgosjen time tė para disa ditėve. Dhe e dyta: ta pastroj tentimin e njollosjes sė emrit tim me kėtė akt tė paraburgosjes. Vetė akti i paraburgosjes ishte edhe qėllimi i njollosjes sė emrit tim. Me kėtė edhe unė u bėra pjesė e fushatės sė MPB qė tenton tė vendosė shenjėn e barazimit mes kriminelėve dhe viktimės. Kjo fushatė po ushtrohet nė zonat shqiptare nė Maqedoni pas zullumit tė madh qė iu bė votės sė lirė tė shqiptarėve. Kjo nuk ėshtė e pamenduar. E gjithė kjo bėhet me qėllim qė tė fshihet krimi. E kjo mė sė miri bėhet duke e bėrė njė barazim tė tillė tė pamundshėm. Kėtė tani po mundohet ta bėjė MPB, duke u munduar tė fshehė pėrgjegjėsinė e vet nė tėrė atė qė ndodhi ditėn e zgjedhjeve. Njė barazim i tillė gjėrash e vakishė do ta shfajėsonte MPB se ditėn e zgjedhjeve, ashtu si edhe gjatė gjithė fushatės parazgjedhore, ajo ka pėrkrahur dhe ndihmuar bandat kriminogjene tė ushtrojnė dhunė mbi qytetarėt. Do ta shfajėsonte MPB nga bashkėfajėsia nė krim. Mėnyrėn qė e ka zgjedhur MPB pėr t'u shfajėsuar nga pjesa e pėrgjegjėsisė sė saj ėshtė e gabuar, pasi ajo asnjėherė nuk do tė arrijė qė ta vendosė shenjėn e barazimit mes kriminelit dhe viktimės. Sado qė tė mundohet ta bėjė kėtė, duke arrestuar aktivistė dhe kandidatė pėr deputetė tė BDI-sė, nė kujtesėn e popullit nuk do tė shlyhet ajo qė vet populli e pėrjetoi ditėn e zgjedhjeve - kasaphanėn e paralajmėruar.
Mua mė paraburgosėn njė ditė pas varrimit tė martirit Naser Ajvazit nė Haraēinė, me pretekst se gjoja nė ditėn e zgjedhjeve paskam mbajtur armė pa leje. Ēfarė konstrukcioni?! Kjo ėshtė njė shpifje e kulluar nga ana e munafikėve qė shpifjet i kanė karakteristikėn e tyre kryesore. Si duket kėta munafikė kanė krizė tė frymėzimit dhe pėrveē njė shpifjeje tė tillė absurde nuk kanė mundur tė shpikin tjetėr gjė. Edhe ata e dinin se kjo gjė nuk mund tė dėshmohet jashtė godinės sė policisė, ndaj shtrohet pyetja: pėrse e bėnė njė gjė tė tillė? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: pas varrimit tė Naser Ajvazit qė ishte viktima e kasaphanės skenarit makabėr duhej qė popullit t'i servohen lajme nėpėrmjet mediumeve tė kontrolluara se gjoja ka edhe tjerė fajtorė nė zullumin e 1 qershorit. Nė kėtė pikė kanė harruar njė detaj tė vogėl. Dhuna me 1 qershor ndodhi para syve tė popullit dhe nuk pinė ujė fushata e inskenuar pasi vet populli ishte viktimė e dhunės sė ushtruar nga ana e bandave kriminogjene tė mbėshtetura nga disa struktura tė MPB. Vet populli e pa rezultatin e skenarit makabėr tė paralajmėruar si kasaphanė nė mbrėmjen e 1 qershorit. Deri sa populli i pėrgjakur numėronte plagėt dhe viktimat, nė qendėr tė Tetovės u mblodhėn VAMPIRĖT qė tė festojnė ashtu siē e kanė zanat vetėm ata, duke vallėzuar mbi gjakun e derdhur. Festa e tyre mbi gjakun derdhur e vėrtetoi edhe vampirllėkun e Vojvodės (kryevampirit) qė shpalli tė ashtuquajturėn fitore tė lezetshme. Nė tė vėrtetė, mė 1 qershor ndodhi njė FITORE e madhe. Ishte kjo fitorja e popullit qė doli tė votojė masovikisht. Madje, votėn e popullit nuk arritėn ta pėrmbysin as edhe kutitė e mbushura nga vampirėt e vegjėl qė gjithė ditėn e lume vetėm atė gjė bėnė. Terrorizuan popullin dhe mbushėn kutitė e votimeve. Kėta vampirė tė vegjėl si hiena u turreshin vendvotimeve. Dhe pasi alfat apo njė pjesė e vampirėve tė vegjėl qė prezantoheshin si alfa, ua siguronin terrenin duke e larguar popullin dhe vėzhguesit, vampirėt e vegjėl fillonin gostinė e tyre mbushjen e kutive. Nė gjithė kėtė kishte edhe njė kėnaqėsi prej vampiri, pasi po realizonin misionin qė u kishte ngarkuar Vojvodė kryevampiri, i cili me siguri nė njė nga shpellat e tij tė errėta vetėm numėronte misionet e kryera.
Mua mė njohin tė gjithė si Pelivan. Me kėtė sport tradicional tonin edhe e kam ndėrtuar karrierėn time sportive. Nė shumė mejdane sportive jam ndeshur me shumė kundėrshtarė, nė disa raste (tė rralla) edhe kam humbur nga kundėrshtarėt mė tė pėrgatitur se unė. Nė ato raste unė ua kam shtrirė dorėn kundėrshtarėve dhe ua kam uruar fitoren. Pasi sporti i mundjes, ashtu si edhe tė gjithė sportet marciale, sado qė duken tė dhunshme, nė vete pėrmbajnė kodin esencial tė jetės fisnikėrinė. Kur e pranova kandidimin pėr deputet, e pranova me tė njėjtėn ndjenjė brenda meje, qė nėse humbi nė kėtė mejdan do tia shtrij dorėn kundėrshtarit tim. Por, ēfarė ndodhi me 1 qershor? Vampirėt e vegjėl duke realizuar misionet e tyre tė fėlliqta nėpėr vendvotime po kryenin edhe njė mision tjetėr, tė fshehur. Provokimin e popullatės pėr gjakderdhje tė pėrmasave tė mėdha. Kjo dukej qartė nga provokimet, sharjet dhe ofendimet qė u bėheshin njerėzve nė sy tė tė njohurve dhe familjarėve tė tyre. Vampirėt e vegjėl haptas provokonin njerėzit qė tė reagonin ashtu siē ata prisnin, qė mė pas tė pasonte zbatimi i ligjit. E zbatimin e ligjit do ta bėnin forcat e Institucioneve tė shtetit, qė prisnin nė paqe ta fitojnė atė qė e humbėn nė luftė. Dhe pėr gjithė kėtė vampirėt e vegjėl me shpirt mundoheshin t'i krijojnė rrethanat e nevojshme.
Kjo mė solli ndėr mend njė ndodhi nga fėmijėria ime, kur policia komuniste e Jugosllavisė erdhi nė lagjen tonė pėr tė zbatuar ligjin. Zbatimi i ligjit ishte rrėnimi i mureve (avllive) pėrreth shtėpive qė ishin mė tė larta se njė metėr, me pretekst se brenda mureve tė larta shqiptarėt po komplotonin kundėr shtetit. Kuptohet zbatimin e ligjit e bėnin tė burgosurit qė i kishin sjellur nga burgjet, ndėrsa policia vėshtronte me kujdes ndonjė reagim nga tė zotėt e shtėpive qė vepronin duke zbatuar pjesėn e tyre tė atij operacioni. Atė kohė Babai im, duke mos ditur si t'u pėrgjigjet pyetjeve tė mia pėr atė se ēfarė po ndodhte me derėn dhe murin e shtėpisė, mė tha shkurt: Kėshtu vepron policia e kėtij pushteti qė quhet pushtet i popullit, kėtė i popullit e dėshmon vetėm atėherė kur vjen pėr tė pirė gjakun e popullit. Gjatė kohės (28 orė) sa isha nė paraburgim nėpėr kokė mė kalonte prore kjo fotografi nga fėmijėria. Dhe nuk ishte kjo qė mė jepte kurajo, ishte varrimi i Naser Ajvazit njė ditė mė parė, nė varrezat e dėshmorėve nė Haraēinė. Atė ditė trupin e tij e pėrcollėm pėr nė banesėn e tij tė fundit, por thellė nė mua e ndjeja se gjaku i tij do tė pėrhapet nė trojet shqiptare si dritė qė i pėrzhit vampirėt e vegjėl. Me siguri qė po, pasi vampirėt e vegjėl nuk e duan dritėn, ata preferojnė errėsirėn. Ata nuk e duan ardhmėrinė e qartė e tė sigurt siē ėshtė integrimi nė NATO dhe EU. Ata duan kaos dhe errėsirė pasi vetėm nė rrethana tė tilla mund tė funksionojnė. Ata nuk duan mejdan tė pastėr ku ēdo gjė matet siē thotė fjala TEK E TEK. Ata duan terror dhe presione pėr ta dėshmuar forcėn e tyre duke sulmuar si kope hienash.
Gjatė kohės sa isha nė paraburgim duke i duruar tė gjitha presionet psikike u binda se rasti im ishte vetėm njė pikė uji nė detin e madh tė zullumit qė iu bė popullit nė ditėn e zgjedhjeve. U binda se populli me votėn e tij deshi ta pėrhapė dritėn e nevojshme pėr ardhmėrinė e vet, por vampirėt e vegjėl e pamundėsuan atė dritė qė tė pėrhapet nė pėrmasat e duhura. Po kjo dritė do tė pėrhapet pavarėsisht skenarėve makabre tė Kryevampirit qė frikėsohet nga drita. Pasi drita ėshtė bereqet, drita ėshtė ardhmėri. Unė ashtu siē iu bashkėngjita Kushtrimit tė popullit nė vitin 2001, ashtu iu bashkėngjita edhe Kushtrimit Unė nuk kam plumba pėr shqiptarė! tė Z. Ali Ahmeti. Iu bashkėngjita me besimin e plotė se vetėm ajo rrugė ofron dritėn e nevojshme pėr ardhmėri. Dhe do tė qėndroj nė atė rrugė pavarėsisht vėshtirėsive momentale nė horizont. Fundja, po kėshtu ka qenė edhe nė tė gjitha periudhat historike tė kombit tonė. Duke i shikuar kėto rrethana e paramendoj se me ēfarė problemesh ėshtė ballafaquar Ismail Qemali nė vitin 1912 me shpalljen e pavarėsisė. E dimė tė gjithė se ēfarė skenare makabre nė atė kohė ka ofruar Esat Pashė Toptani. Por historia i ka shėnuar tė gjitha ngjarjet dhe pjesėmarrėsit nė ato ngjarje. Tė gjithė e dimė se ēfarė vendi nė histori ka Ismail Qemali dhe ēfarė vendi ka Esat Pashė Toptani...
Deklaratat e zyrtarėve tė PDSH-sė lidhur me dhunėn dhe krimin e tyre gjatė zgjedhjeve, ngjajnė nė betimet e lavireve kur betohen se pėrkundėr ushtrimit tė zanatit tė tyre ende janė tė virgjėra. Dhe mjafton qė me deklaratat e tyre ta dėshmojnė virgjėrinė e tyre ende tė pacėnuar. Fundja nė modė janė qepjet e himenėve artificialė dhe shumė zanatlie edhe arrijnė qė tė dėshmojnė virgjėrinė e tyre, por vetėm para tė painformuarve... Por kjo nuk mund tė depėrtojė nė kujtesėn kolektive tė popullit ku janė tė shėnuara faktet se veprimet e tilla filluan qė me ndarjen e PPD-sė sė vjetėr. Pra, ata veprime i filloi fraksioni PPD-SH. Aktiviteti i tyre ishte pėr ta instaluar krimin nė struktura tė fraksionit duke demonstruar thyerje tė kutive dhe dhunė nė vendet e zgjedhjeve. Kėtė mund ta vėrtetojė edhe vet Kryetari i tanishėm i PPD-sė Abdyl (andej kėndej - hadi) Vejseli. Gjatė fushatės sė tij pėr prefekt tė Tetovės, pikėrisht Vojvoda i tanishėm i PDSH-sė ia thyente kutitė nė secilin raund tė zgjedhjeve. PPDSH-ja e instaloi dhunėn si mjet pėr tė siguruar vota pasi nuk kishin asnjėherė pėrkrahjen e popullit. Fundja asnjėherė edhe nuk i kanė fituar zgjedhjet, sepse populli me instinktin e tij pėrherė i ka dalluar se ata janė mish i egėr nė mesin e tyre. Kujtesa e popullit dhe instinkti i tij pėr ta dalluar mishin e egėr, pėrherė ka qenė dhe ėshtė plumbi i argjend pėr tė keqen e llojit tė vet.
Pėr fund, dua tė shpreh mirėnjohjen time pėr pjesėtarėt e policisė tė cilėt, pėrkundėr presioneve, vendosėn ta tregojnė tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn nė lidhje me rastin e paraburgosjes sime. Ndėrsa rastin tim nuk do tė lejoj tė mbarojė me kaq. Tentimin e munafikėve qė tė mė privojnė nga drita e Zotit, do ta zbardh deri nė fund. Me avokatėt e mi do t'i padis tė gjithė tė involvuarit nė kėtė shpifje makabre. Do t'i detyroj qė tė dalin nė dritė tė gjithė vampirėt duke i nxjerrė nga strofkullat e tyre. Kėtė nuk do ta bėj pėr ndonjė pėrfitim personal, por vetėm si detyrim ndaj gjakut tė derdhur nė ditėn e 1 qershorit. Vetėm kėshtu do tė mbisundojė pushteti i dritės mbi errėsirėn qė do tė vendoset me votėn e lirė tė popullit.
Dr. prof. Vullnet Ameti
Krijoni Kontakt