Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2008
    Postime
    39
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Eshte interesant se sa pak thithin nga politika analistet e veteshpallur ne Itali, dhe atehere kur nuk kuptojne se cfare kerkon te arrije kryeministri shqiptar me qendrimin e tij, bejne ate qe dijne te bejne me bukur, lakojne e pergojojne emrin e Berishes, e ulin e perdhosin ate, pasi ne kete menyre, ne ato mendjet e tyre te vogla meskine kujtojne se nxjerrin veten si te zgjuar e te ditur.
    [B]
    P Te jesh partner strategjik i Italise do te thote qe a) italianet heqin dore nga minimi i stabilitetit politik te Shqiperise b) italianet rishikojne interesat e tyre aktuale ne Ballkan dhe braktisin disa prej partnereve te tjere ballkanike c) italianet duhet te sponsorizojne e ndertojne nje industri te tere te re nuklerare ne Shqiperi, qe aktualisht nuk ekziston d) italianeve do tu duhet te paguajne ne llogari te shtetit shqiptar per energjine qe importojne nga Shqiperia. Me pak fjale, po ti marresh te gjitha keto se bashku, do te thote qe italianet te mos ta shohin me Shqiperine si "bishtin e Italise" te cilin italianet e tundin sic u do qejfi, por ta shohin sic shohin te gjithe popujt e tjere ballkanike si Serbia, Bullgaria, Rumania, Greqia e Turqia.



    Sa ka gjasa qe kjo te ndodhi?

    Une do te habitesha nese italianet do te ndryshonin kendveshtrimin e tyre shekullor ndaj shqiptareve brenda nje nate. Dhe ne fakt, me nje kryeminister si Berlusconi, qe eshte nje rimisherim i Musolinit ne shume qendrime dhe ide fashiste sidomos karshi te huajve, shanset qe shteti italian te aprovoje dicka te tille jane te pakta. Berisha perdor superlativa per te pershkruar nje njeri si Berlusconi, qe edhe pse mund te jete "i djathte", eshte shume larg interesave shqiptare: dy projektet qe Berlusconi kerkonte te realizonte ne Shqiperi ne administraten e kaluar ishin nje fabrike gjigande per perpunimin e plehrave italiane ne Durres, dhe marrjen e ujit te pijshem te Syrit te Kaltres ne Sarande per te zgjidhur problemin e furnizimit me uje te pijshem te rajonit te Puglias. Dhe ai Berisha qe sot e quan Berlusconin "luan", priti 6 vjet me kot per nje mbeshtetje te homologut italian per tu rikthyer ne pushtet.

    Edhe nese nje projekt i tille nuk realizohet nga italianet, interesi mediatik nderkombetar qe po merr, do te beje qe investitore te tjere te huaj ti afrohen qeverise shqiptare per te realizuar nje projekt te tille. Kete do ta diktojne nevojat gjithmone ne rritje te ekonomise globale per energji.

    Albo
    Eh mor Albo sa ka ndryshuar qendimi yt ndaj Berluskonit! Vite me pare keto gjera qe po thua ti tani per Berluskonin ne i bertisnim me ze te larte! Berluskoni i tanishem nuk dallon nga Berluskoni i meparshem! Si shpjegohet qe tani Berluskoni eshte i keq e atehere ishte i mire se ishte i djathte?
    Kur Berisha e ka te qarte se c`perfaqeson e djathta italiane per shqiptaret dhe ne vecanti per emigrantet si shpjegohet qe ai pret miqesi dhe zhvillim me projekte italiane qe konsumohen ne publikun italian pikerisht per ti hedhur hi syve italianeve e shqiptareve te thjeshte! A thua eshte kaq i verber Berisha! A eshte kaq budalla sa t`ja lejoj vetes qe te tallen me te gazetaret italiane ne kete menyre (dhe s`eshte hera e pare qe e bejne kujt nga ju i kujtohet Striscia la Berisha)!
    Projektet berthamore nuk behen me gazetaret behen me ata qe u njohin keto pune dhe u shpjegohen perparesite qe Shqiperia ofron ne kete aspekt nuk u thuhet qe une i kam shitur arme gjysmes se botes e me plasen tonelata me predha 60 vjecare se vija ciliminj ti cmontonin!
    Po e lejove veten te behesh gaz i botes atehere edhe bota do tallet me ty e
    mos prit te te marri per te besueshem!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2008
    Postime
    39
    Po rremoja sot per qejf tim ne arkivin e la Repubblica per kuriozitet ne lidhje me Berishen! Ka ca perla te verteta per periudhen e pare te Berishes! Ja nje shkrim per zgjedhjet e vitit 1996!

    ALBANIA, ELEZIONI TRUCCATE

    Repubblica — 30 maggio 1996 pagina 12 sezione: MONDO
    TIRANA - Il Partito socialista ha denunciato ieri l' assassinio di un loro attivista, un ragazzo di 24 anni, Eduard Kullolli, che in mattinata aveva partecipato alla manifestazione ed in serata č stato ucciso a colpi di arma da fuoco davanti ad una sala da gioco. Il portavoce del partito Kastriot Islami ha parlato di pericolo di guerra civile e di un malcontento popolare sempre pił accentuato e diffuso. E si moltiplicano le iniziative di protesta: oggi pomeriggio č prevista una manifestazione nella piazza centrale di Tepelena, la cittą del sud dove č in carcere - dal 1994 - il leader socialista Fatos Nano condannato per corruzione, ma che Amnesty International ha proclamato "prigioniero politico". I maggiori partiti dell' opposizione hanno quindi indetto manifestazioni giornaliere, alle 19 nelle piazze di tutte le cittą albanesi: manifestazioni pacifiche nel pił assoluto silenzio. Un' altra manifestazione, davanti alla presidenza della Repubblica č stata indetta dall' associazione dei giornalisti che in una commossa conferenza stampa hanno mostrato le foto di colleghi con il volto tumefatto dalle botte. L' opposizione sembra dunque poco disposta a cedere alla strategia dell' intimidazione emersa nel brutale pestaggio di mercoledģ. Ma l' obiettivo principale, pił che una popolazione scossa, ma in fondo sfiancata dalle difficoltą economiche, č soprattutto la comunitą occidentale che, con i suoi aiuti massicci, sembra aver ' adottato' l' Albania. Ed i toni passano continuamente dall' appello all' indignazione. I pił ' offesi' sono i dirigenti di Alleanza democratica, un drappello di intellettuali ex dissidenti che dei valori europei hanno fatto la loro bandiera. Il presidente del partito, Neritan Ceka, dice di non conoscere in Albania alcun rappresentante dell' Europa, perché - spiega indignato - sono tutti qui a fare affari. Ma poi si appella all' Europa perché - dice - il paese "č passato da una dittatura ideologica ad una dittatura criminale". "Non si tratta pił - spiega - di uno scontro tra partiti, ma di un regime contro il popolo". In realtą la riluttanza a pronunciarsi da parte della Comunitą internazionale sta raggiungendo livelli un po' farseschi. Ieri c' č stata la rivolta di molti osservatori dell' Osce - che hanno dichiarato le elezioni una frode - che ha spinto "l' ufficio dell' Osce per le istituzioni democratiche e i diritti umani" a confermare brogli e violazioni, inclusi il numero delle schede spesso superiore a quello dei votanti, la presenza di armati nei seggi, falsificazione di schede e registri. Ma č un documento ancora interlocutorio perché, con una procedura che non ha alcun precedente, il rapporto finale sarą emesso solo tra due settimane. E' molto probabile che le due settimane servano a Berisha a ridimensionare a livelli accettabili la sua vittoria, togliendola da un' imbarazzante ' dimensione bulgara' . L' ufficio centrale elettorale ha dunque smesso di divulgare i dati. Ma i 53 osservatori dell' Osce hanno ormai rotto i ranghi e raccontano apertamente ciņ che hanno visto. Anche Gianni Zampariolo, che rappresenta la Cgil, ha la sua storia sulla sezione 76 della circoscrizione di Lushnja: "Quando siamo arrivati erano le 10 di mattina e il seggio era gią chiuso perché, ci dissero, avevano gią votato tutti. Ma fuori c' era una folla di elettori che protestava. Allora hanno cambiato versione e ci hanno raccontato che le schede erano state rubate da un ladro che era riuscito a fuggire nonostante la presenza della polizia. ' A fuggire come?' , ho chiesto. Mi hanno indicato la finestra, ma alla finestra c' erano le sbarre. Allora sono andato a protestare dal presidente del seggio, un giudice: lui ha aperto lentamente la giacca e mi ha lasciato intravedere la fondina con la pistola; poi mi ha spiegato che noi stranieri dovevamo essere grati al partito di Berisha perché impediva che i nostri paesi fossero sommersi dalle masse dei profughi albanesi". - PIERO BENETAZZO

  3. #13
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Sala po ja "hedh" dhe amerikaneve...... tamam "kamorra".
    I paska dhene "rryshfet" dhe Bush-it...... Kulmin ka arritur "korrupsioni" i Sales....



    Bush, letėr falenderimi Berishės: Vlerėsoj lart lidershipin tuaj

    Presidenti amerikan George W. Bush i dėrgoi dje njė letėr falenderimi kryeministrit Berisha nė tė cilėn vlerėson lidershipin e kreut tė qeverisė shqiptare nė drejtimin e vendit. Kreu i Shtėpisė sė Bardhė ka shprehur gatishmėrinė dhe vullnetin pėr tė vijuar bashkėpunimin me kryeministrin Berisha nė ēėshtjet me tė cilat pėrballen dy vendet. "I dashur Sali, Ju falenderoj pėr dhuratėn shumė tė bukur qė mė bėtė. Ishit shumė i sjellshėm qė menduat pėr mua. Ju pėrgėzoj sėrish pėr marrjen e ftesės nė NATO. E vlerėsoj shumė lidershipin tuaj pėr qytetarėt shqiptarė dhe pres me padurim tė vazhdoj tė bashkėpunoj me ju nė ēėshtje tė rėndėsishme me tė cilat pėrballen dy kombet tona", thuhet nė letrėn qė Bush i ka dėrguar kreut tė qeverisė shqiptare. Nė kėtė letėr, kreu i Shtėpisė sė Bardhė ka shprehur respektin dhe falenderimet e tij tė thella pėr kryeministrin Berisha, ku ka vlerėsuar maksimalisht takimin nė Zagreb tė Kroacisė, ku Bush shtroi njė drekė pėr nder tė Shqipėrisė dhe Kroacisė, nė kuadėr tė marrjes sė ftesės pėr nė NATO. Gjithashtu, gjatė kėtij mesazhi falenderimi, Presidenti i SHBA-sė, Xhorxh Bush, ka shprehur mirėnjohjen e tij tė thellė edhe ndaj njė dhurate simbolike qė kryeministri Berisha i kishte dhėnė gjatė kėtij takimi. Ndėrkohė qė pėrshtypjet e tij tė mira pėr qeverinė shqipėtare dhe pėr progresin e bėrė nė Shqipėri gjatė kėtyre tre viteve, Presidenti Bush i ka shprehur gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri pothuajse njė vit mė parė. Ashtu si nė letėr, edhe nė vizitėn e tij nė vendin tonė, Presidenti Bush ėshtė shprehur se SHBA mbėshtet fuqimisht integrimin e Shqipėrisė nė NATO dhe Bashkimin Europian. Pėr mė tepėr, Presidenti Bush ėshtė shprehur se SHBA ėshtė dhe do tė vazhdojė tė jetė njė aleat i fuqishėm i qeverisė shqiptare. Gjatė vizitės nė Shqipėri mė 10 qershor tė vitit tė kaluar, kreu i Shtėpisė sė Bardhė pėrcolli mbėshtetjen e padiskutueshme tė SHBA-sė pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės. Vizita e Presidentit tė parė amerikan nė detyrė nė Shqipėri shėnoi nivelin mė kulmor tė marrėdhėnieve tė shkėlqyera mes dy vendeve, si dhe mbėshtetjen qė administrata amerikane u jepte reformave tė qeverisė sė djathtė nė Shqipėri. Pritja qė iu bė Presidentit tė SHBA-sė nė Shqipėri, e veēanėrisht nga banorėt e Fushė-Krujės, bėri jehonė tė madhe nė tė gjithė median ndėrkombėtare.

  4. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    na e trego burimin e ketij informacion, prej ciles zyra paska dale, dhe kush i ka bere komentet ...

    megjithate po citojme nga lart,

    "I dashur Sali, Ju falenderoj pėr dhuratėn shumė tė bukur qė mė bėtė. Ishit shumė i sjellshėm qė menduat pėr mua. Ju pėrgėzoj sėrish pėr marrjen e ftesės nė NATO. E vlerėsoj shumė lidershipin tuaj pėr qytetarėt shqiptarė dhe pres me padurim tė vazhdoj tė bashkėpunoj me ju nė ēėshtje tė rėndėsishme me tė cilat pėrballen dy kombet tona"
    saliu ka derguar nje dhurate - eshte shume doreleshuar i ngrati - dhe Presidenti Bush ka nje zyre protokolli, e cila per kortezi, i jep nje pergjigje thjesht protokollare nje bujarie tip saliu - kjo shihet edhe ne ate qe pret me padurim Bush: bashkepunimi ... tani qe Bush ka muajt e fundit ... se ēfare pret me padurim, eshte "lapsus" i perkthyesit ... sali ...

    ja inkoherenca e saliut me pseudonim breshka:

    Sala po ja "hedh" dhe amerikaneve...... tamam "kamorra".
    I paska dhene "rryshfet" dhe Bush-it...... Kulmin ka arritur "korrupsioni" i Sales....
    je kah flet me vedi per her e ma shum, or sal brarisha!

  5. #15
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    nje tjeter "qorr" nuk shikon "kamorren"......

    Marre nga
    Top-Channel


    Prisidenti francez Nikola Sarkozi ka ftuar kryeministrin Sali Berisha ne samitin e Mesdheut dhe ne festen Kombetare te Frances, ftese qe eshte pritur me shume kenaqesi nga shefi i qeverise shqiptare. Samiti zhvillohet me 13 Korrik 2008, ne Paris, ndersa festa Kombetare e Frances qe zhvillohet me 14 Korrik do te mbledhe bashke krere te larte per te ndjekur paraden e pervitshme. Berisha do jete ne platene e zyrtarve te larte boterore, si kreu I OKB-se, Ban Ki Moon.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv..

    cthot mustaf andre stefan nano-ja..
    mir jan o..
    bejini nje leter anonime sarkozis-e.. e shajeni saliun vence..
    si ore dhe ben qimes se gjanices.. i kish dhene truall ndertimi ne lane te tiranes.. edvin pasha..

    te forte jini..

  7. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Ne poltike ose vdekur

    Nepermjet ish minsitrit Solis te PDNJ-shit, Greqia beri perpjekjen e radhes per te na e ricikluar Fatos Nanon ne zoo-politiken shqiptare. Nanua eshte i sukseshem pelliti artopalanti grek Solis duke mos na sqaruar se per llogari te kujt eshte suksesi i Nanos., te grekut apo te shqiptarit?
    Ne se do ti besonim shtypit shqiptar dhe nenkuptimeve te ish shefit te SHIK-ut, zotit Klosi duhet te pranojme se Nano eshte sherbetor (agjent) grek se bashku me gruan e tij te dyte. Besohet se edhe martesa e tij e dyte eshte urdheruar nga sherbimet sekrete greke.
    Duke pas parasysh faktet e mesiperme, dhe tjetrin se Fatos Nano ka per prone nje karakter halabaku, riciklimi i tij ne politik per llogari te grekut eshte nje lufte per jete a vdekja ne kuptimin e vertet te kesaj fjale, ne kuptimin fizik.
    Shtrydhja e tij si limon dhe paaftesia e tij per te kontrolluar veten nga shumellojshmeria e kenaqesive fizike munde te coje ne hapjen e gojes dhe nxerrjen e sekreteve qe jane shume te rendesishme per interesat strategjike greke. Ne keto rethana vete Greqia do te jete e detyruar qe ta likujdoje fizikisht zotin Nano, ndaj riciklimi i tij ne politik eshte nje ceshtje per jete a vdekje. Ne se Nano nuk riciklohet ai munde te cilesohet nje i vdekur qe ecen.
    Po Berishen kush do te jete i interesuar ta likujdoje fizikisht? Serbi, greku, rusi, francezi...? Zoti Berisha edhe tash qe ndodhet ne majat e politikes nuk po mundet ta kontrolloje veten. Ai deri me tani ka pranuar se ka kontrabanduar nafte dhe arme ne luftrat Ballkanike? Po me teje...? Cilet individa, shtete, kompani do te rrezikoje Berisha nga deshtimi i sistemit te frenave te gjuhes?
    Kesaj i thone:- Ose ne poltike ose i vdekur.
    Nejse, nejse...hamendje...

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    brarishka,

    u ēave duke marr pjese ne konferenca e takime multilaterale, deti i zi (sa te shkon fjala "i zi"), krans montane, deti mesdhe ...

    por as edhe nje nuk te afron ne takim bilateral, jo me te te ftoje ne oborr te vet ...

    ec e na sajo ndonje genjeshter tjeter "bombastike", "atomike", "parkistike", "sigurishtike", "absolutistike", "padyshimstike", "shkelqystike" ...

  9. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama, 19/06/2008

    “Demokratura” dhe forcimi fatal i Berishės

    Martin Leka

    Edhe “topall” nga mendja tė jesh, e kupton se kjo qė po ndodh me demo-kracinė tonė, fare mirė mund tė quhet: Demokraci e gjymtuar; Demokraci e ... pėrēudnuar; Demokraturė; Prag totalitarizmi! Kėto janė vetėm disa pėrcaktime nė percepsionin qė jep pėr kėdo rrėzimi nė Parlament i pesė dekreteve tė Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė.

    Zanafilla e gjithēkaje qė po ndodh nė deformimin e demokracisė ka shkak, pasojė dhe aktorė (autorė). Dhe gjithēka e ka burimin nė marrėveshjen PS-PD, alias Rama-Berisha.

    * * *
    Autorėt tashmė dihen. Sali Berisha dhe Edi Rama, tė cilėt nėn emrin e konsensusit tė madh, bėnė ndryshimet kushtetuese - tė kontestuara dukshėm tashmė - pa kurrfarė konsultimi, pa kurrfarė sensi dhe nė njė kohė rekord, kohė tė cilėn do ta kishin zili edhe ligje si ai pėr mbarėshtimin e jonxhės apo rritjen e midhjeve?!... Nėse pėr Berishėn dhe maxhorancėn ndryshime tė tilla ishin tė justifikueshme, ajo qė nuk dihet dhe qė ende duket e paarsyetueshme ėshtė fakti se pse Rama dhe lidershipi socialist iu bashkuan njė aksioni tė tillė politik pa sens. Mister mbetet ende kompleksi qė e ka munduar kaq shumė liderin socialist t’i japė Berishės jo vetėm “arrėn”, por edhe “ēekiēin” pėr ta thyer atė(!)...

    * * *

    Shkaku dihet. Ndryshimet e fundit kushtetuese i kanė dhėnė fuqi apo mbifuqi kryeministrit tė vendit, duke e kthyer praktikisht demokracinė parlamentare nė demokraci kryeministrore. Rrėzimi i dekreteve tė Presidentit nė Kuvend tregoi qartė se sa pak respekt pėr institucionet ka maxhoranca dhe se sa pak respekt pėr paktet apo marrėveshjet ka Berisha. Kjo vėrtetoi se Berisha e pėrdori lidershipin e PS-sė si njė “karrem” pėr reforma dhe mė pas… “rrofshin reformat”! Maxhoranca dhe Berisha vepron kėshtu dhe do tė vazhdojė tė diktojė dėshirat dhe ambiciet e veta politike pėr sa kohė ajo politikisht e publikisht ka marrė mbėshtetjen konsensuale tė deputetėve socialistė dhe tė kryetarit tė saj Rama. Kėta dhe ky i fundit tashmė s’kanė se kujt t’i “qahen”. Ata vetėm do tė duhet tė “qajnė” pėr shumė kohė votimin e ashpėr e naiv tė 21 prillit, ku i dhanė kundėrshtarit nė ditėn mė tė keqe politike, mbijetesėn. Kėta dhe ky, nė vend tė tė bėrit politikė, u shndėrruan nė “jezuitė”, duke i kthyer faqen tjetėr atij qė gjithė ditėn i qahen se i gjuan me shpulla…

    * * *
    Rrjedhojat e kėsaj qė po ndodh po i shohim, sepse ato pėrditėsohen nė ndjeshmėrinė qytetare. A nuk e shikojmė tė gjithė se si ėshtė paralizuar njė institucion kaq i rėndėsishėm e jetik pėr drejtėsinė siē ėshtė Gjykata e Lartė? A nuk e shikojmė ēdo ditė se si maxhoranca topalle ndjehet e vetėkėnaqur nė shtysėn e saj autoritare e antidemokratike? Janė rrėzuar pesė kandidatura nga mė seriozet nė fushėn e drejtėsisė.

    Maxhoranca topalle ėshtė treguar kaq naive, sa nė pėrpjekje pėr tė futur nė “hulli” Presidentin e Republikės e pėr ta bėrė atė pjesė tė lojės sė pandershme politike a bashkėpunėtor nė veprimet antidemokratike siē bėri me Ramėn apo pėr ta “demaskuar” tek qytetarėt, i ka rritur atij jo vetėm bonuset politike, por edhe popullaritetin. Sepse jo vetėm njė qytetar normal, por edhe naiv 24 karat tė jesh, e kupton se sa anormale ėshtė tė rrėzosh njė kandidaturė qė pėr 9 vjet ka qenė gjykatės nė Gjykatėn e Strasburgut apo vetėm njė komunist i regjur mund tė rrėzojė njė kandidaturė qė jo vetėm plotėson cilėsitė profesionale, por mbėshtetet publikisht edhe nga ish-tė pėrndjekurit politikė.

    Tashmė duhet tė presim nėse Rama dhe socialistėt do tė pushojnė “lotėt e krokodilit” pėr antidemokracinė e Berishės; duhet tė presim nėse do tė kenė kurajon t’u kėrkojnė falje shqiptarėve pėr ndryshimet kushtetuese pa u konsultuar me ta apo edhe me ish-aleatėt e tyre Meta, Ceka, Milo etj.
    Nuk ėshtė vonė pėr t’u kėrkuar qytetarėve ndjesė pėr gabimet politike.

    Vetėm frikacakėt nuk kėrkojnė ndjesė!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •