Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Kryeministri - kapo i kamorras shqiptare

    Gazeta Korrieri 05 June, 2008 02:42:00

    Kryeministėr apo kapo i Camorras shqiptare
    Fatos Lubonja

    Lexova me vėmendje intervistėn e kryeministrit tonė Sali Berisha botuar me datė
    29 maj nė “Corriere della Sera”. Kur lexon njė intervistė qė kryeministri yt i
    jep njė mediaje tė huaj dhe jo pak, por gazetės mė tė madhe italiane, nuk ke tė
    njėjtin disponim qė ke kur e dėgjon, apo lexon, nėpėr mediat e vendit. Sepse me
    kėto tė vendit, si tė thuash, jemi brenda familjes. Nė kėto media edhe bėrtasim
    edhe tallemi edhe shahemi, edhe themi “ky ėshtė i ēmendur”, edhe themi “ky ėshtė
    i madh”, edhe i bėjmė hiēėt gjeni dhe gjenitė hiē. Por, kur flet kryeministri yt
    tek tė huajt, ti, si shqiptar, do s’do edhe identifikohesh me pėrfaqėsuesin tėnd
    tė lartė, prandaj e merr shumė mė seriozisht. Jo vetėm, por takon ndonjė tė huaj
    qė e ka lexuar dhe ti e di se ai nuk sheh PD apo PS tek deklaratat e
    kryeministrit tė vendit, por qėndrimet politike tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė
    pėrgjithėsi.

    E pra s’mė ka qėlluar tė lexoj njė intervistė tė Sali Berishės, por edhe tė
    ndonjė lideri tjetėr qė nga koha e Enver Hoxhės e kėtej, ku tė konstatoj se nuk
    identifikohem thuajse me asnjėrėn nga pėrgjigjet qė i ka dhėnė kryeministri im
    gazetarit italian. Dhe vetvetiu mė erdhi tė shtroj pyetjen: si ka mundėsi qė unė
    nuk identifikohem me kryeministrin tim nė asgjė qė ai thotė. Kėtu ka njė problem
    tė madh: ose unė jam jashtė kėtij realiteti, ose jam krejtėsisht i
    papėrfaqėsuar, ose ėshtė kryeminstri ynė jashtė realitetit.

    Le ta marrim me rradhė intervistėn dhe ta komentojmė.

    E para qė vlen tė komentohet ėshtė ēėshtja e centralit termobėrthamor.
    Pa pikė mėdyshjeje kryeministri ynė merr pėrsipėr tė na ndėrtojė njė central
    termobėrthamor dhe na del se e vetmja pengesė qė paska pasur deri tani ishte
    qeveria e majtė italiane, kurse tani qė nė gadishullin apenin ėshtė rikthyer nė
    pushtet “luani” Berlusconi, kėtė punė do ta ketė mė tė lehtė. Por shton edhe se,
    nėse nuk do qeveria italiane, ai do tė vazhdojė pėr kėtė marrėveshje me privatė.
    Madje nga intervista del se kryeministri ynė nuk merakoset edhe aq pėr energjinė
    e shqiptarėve, por ai kėrkon ta ofrojė Shqipėrinė si truallin ku do tė ndėrtohet
    centrali termobėrthamor qė do tė prodhojė, sipas Corrieres, energji “pėr
    Italinė”. Dhe kjo vėrtetohet, edhe nga ministri Tremonti i cili ēuditėrisht e
    paska njoftuar prej kohėsh, sapo u bė ministėr, njė projekt tė tillė.

    Vėrtetohet, indirekt, edhe nga fakti se Kryeministri ynė tashmė ka arritur
    marrėveshje pėr ndėrtimin edhe tė disa Tec-eve ku, pėr tė mos pėrmendur atė tė
    Vlorės, spikat ai i Durrėsit (ME QYMYR!!!) qė planifikohet tė prodhojė 1300 MW
    ēka, pėrdijeni tė lexuesit, ėshtė afro baraz me kapacitetet aktuale tė tė gjithė
    Shqipėrisė. Dhe kjo ėshtė mė shumė se shqetėsuese, ėshtė pėr tė vėnė alarmin
    kombėtar, pasi kjo ėshtė shenja se politika jonė po vazhdon ta trajtojė vendin
    si njė mjet pushteti e pasurimi pėr disa politikanė me filozofinė “merr, plaēkit
    sa tė mundesh pėr veten dhe familjen tėnde e ik”, kurse njė pjesė italianėsh
    vazhdojnė ta shohin si koshin e tyre tė plehėrave. Me fjalė tė tjera kryeminstri
    ynė angazhohet ta pėrdorė tokėn shqiptare pak a shumė ashtu siē e ka pėrdorur
    Camorra Campagna-n: si truall pėr tė hedhur ndotjet kimike tė Veriut tė pasur,
    pėr t’u pasuruar camorristėt. Hajde doktor hajde. Edhe pėr ēėshtjen e ngritjes
    sė djegėsve tė plehrave italiane duket sikur i vjen keq qė na qėnka aprovuar
    ligji se, pėrndryshe, po tė ishte pėr doktorin, italianėt mund tė digjnin edhe
    plehėrat kėtu, mė ndonjė vend nė bregdet pranė e pranė me Tec-in me qymyr dhe me
    pusin gjigant prej betoni qė do tė hapet pėr skoriet bėrthamore. Po t’i besojmė
    gazetarit qė ka intervistuar Berishėn del se ky vend na qenka lokalizuar andej
    rrotull Durrėsit, dmth. nė zonėn me popullsinė mė tė dendur tė vendit dhe kjo e
    ka njė shpjegim sepse italianėve kėshtu u kushton mė lirė transporti.

    Mė poshtė gazetari e pyet kryeministrinė tonė lidhur me antarėsimin nė Nato. Jam
    nė gjendje tė dalloj e pranoj diferencat nė qėndrimet ndaj Natos. Personalisht
    bėj pjesė ndėr ata qė nuk konsiderojnė gjė pėr t’u festuar futjen nė njė
    organizatė lufte, ndonėse nuk i kundėrshtoj ata qė thonė se kjo ka edhe aspekte
    pozitive. Por nuk mund tė pranoj kurrsesi njė pėrgjigje si ajo e kryeministrit
    tim kur gazetari e pyet se ē’mendim ka pėr ngritjen e bazave tė Natos nė
    Shqipėri: “Jemi gati tė bėjmė ēdo gjė qė tė na kėrkojė Nato”. Kjo mė duket e
    papėrgjegjėshme.

    Berisha s’mund tė sillet me Shqipėrinė sikur tė jetė pronari edhe i tokės
    shqiptare. Ashtu sikurse pėr termocentralin bėrthamor, atė me qymyr
    etj. vendime kaq tė rėndėsishme kėrkojnė tė paktėn formalisht konsultim me
    komunitetet nė shkallė kombėtare apo lokale. Sepse tė ngresh baza luftarake
    kėtu, nė njė vend kaq tė vogėl, do tė thotė jo vetėm tė jesh nėn shėnjestėr kot
    sė koti, por edhe t’u mohosh shqiptarėve njė copė territor, edhe tė shkatėrrosh
    bregdetin apo ndonjė zonė tjetėr tė vendit. A nuk ka dėgjuar Berisha se ēfarė po
    ndodh nė Italinė e Corrieres kundėr zgjerimit tė bazės sė Vicencas? Si mund tė
    marrė pėrsipėr ai tė heqė brekėt e vendit tė vet nė kėtė mėnyrė fare tė
    pakondicionuar!?

    Kryeministri ynė vazhdon tė flasė sikur tė jetė pronari i vetėm i Shqipėrisė
    edhe kur gazetari i Corrieres i thotė se imazhi jashtė shtetit i tij nuk ėshtė i
    mirė dhe i pėrmend tarfikun e armėve dhe Gėrdecin. Ai jo vetem ua vesh
    korrupsionin amerikanėve, por zbulon edhe gjėra tė tjera: thotė se na paska
    vendosur t’i japė armė gratis Afganistanit dhe se e ka bėrė njė gjė tė tillė
    edhe gjatė luftės nė Ballkan. Kur gazetari i kėrkon se kujt, ai nxiton t’i thotė
    ta lerė kėtė muhabet – sikur tė jetė duke folur me ndonjė mik nė kafene. Sė
    pari, nga sa kemi lexuar shypin, kjo nuk na rezulton e vėrtetė. Armėt nuk janė
    dhėnė gratis, por janė shitur, pa paragjykime miqėsish apo armiqėsish, veēse nuk
    dimė se nė ē’farė xhepash kanė hyrė. E dyta, nėse janė dhėnė gratis, pse u
    dashkan dhėnė gratis, kur vendi ka kaq nevoja dhe, kush e mori kėtė vendim pėr
    t’i dhėnė gratis duhet tė pėrgjigjet?

    Por le tė kalojmė mė tej nė intervistėn skandaloze tė Kryeministrit tonė. Kur
    bie fjala pėr emigrantėt shqiptarė nė Itali kryeministri flet sikur tė ketė
    ardhur nga Hėna. Atij nuk i intereson fare se tani qė ka ardhur nė Pushtet
    “luani i gadishullit” nė koalicion me njė parti me tipare tė qarta nacional -
    socialiste si ajo e Bosit (Lega Nord) aty ka filluar gjahu i emigrantėve nė
    pėrgjithėsi dhe i shqiptarėve nė veēanti. Nė vend qė tė reagojė, si kolegu i tij
    rumun, qė ka protestuar disa herė pėr keqtrajtimin e bashkėatdhetarėve tė tij nė
    Itali, ai kėrkon petulla me ujė: statusin e minoritetit pėr emigrantėt atje saqė
    gazetari i thotė me ironi: “a mos po kėrkoni qė shqiptarėt tė trajtohen si
    tirolezėt e jugut”, qė janė popullsia mė e privilegjuar e Italisė.

    Edhe kur e pyetet mė poshtė pėr Del Ponten dhe akuzat e saj kryeministri ynė jep
    njė pėrgjigje aspak prej politikani: “Kjo grua nuk jep prova. Ndoshta ėshtė e
    afashinuar nga Agata Christi por ėshtė njė imituese e keqe e saj. OKB-ka ka bėrė
    njė zgjedhje tė tmerrshme me emėrimin e kėsaj gruaje…”. Unė e kuptoj se
    kryeministri nuk ka gjetur kohė tė lexojė librin e Del Pontes. Mund ta kuptoj
    edhe maēoizmin e tij kur nė ēdo frazė thotė “kjo grua”, por, pėrderisa bėn pjesė
    ndėr ata njerėz qė duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr tė dhėnė pėrgjigje edhe pėr
    kėtė ēėshtje nė petkun e kryeministrit tė Shqipėrisė, duhet tė kishte ndonjė
    kėshilltar qė ta lexonte. Tė paktėn kapitullin pėr Kosovėn. Sepse, nė fakt, del
    Ponte ka dhėnė shumė prova atje pėr faktin se Haradinaj me shokė kanė vrarė dhe
    frikėsuar dėshmitarė shqiptarė dhe ai, nėse ėshtė vėrtet i merakosur pėr Kosėvėn
    dhe tė drejtėn, nuk duhet tė qajė hallin e Haradinajt, por tė kosovarėve qė del
    se nuk qėnkan nė duar fort tė sigurta dhe demokratike nė atė vend. Kurse lidhur
    me akuzėn pėr trafik organesh Del Ponte thotė vetėm se ka pasur denoncime dhe se
    ka kryer hetime qė nuk kanė ofruar prova tė mjaftueshme edhe pėr shkak tė
    prokurorit shqiptar. Ai fare mirė, nėse ėshtė i sigurtė se nuk ka ndodhur asgjė
    e tillė nė Burrel, mund tė pėrgjigjej se shteti ynė ėshtė i gatshėm tė japė tė
    tėrė mundėsitė pėr t’u hetuar deri nė fund kjo histori qė tė na hiqet
    pėrfundimisht njolla e njė dyshimi tė tillė. Mirėpo kryeministri ynė preferon tė
    futet shpejt e shpejt nė listėn e atyre tė pushtetėshmėve qė denoncon del Ponte
    si pengues tė drejtėsisė.

    Le tė vijmė tani tek pėrgjigja mbyllėse e intervistės me tė cilėn pėrsėri nuk
    mund tė pajtohem kurrsesi. I pyetur nėse do tė vazhdojė tė kandidojė Berisha
    pėrgjigjet se “nė pension mund ta nxjerrė vetėm Zoti dhe populli shqiptar”. Qė
    me “populli shqiptar” kupton votėn kjo mė duket e kuptueshme dhe e pranueshme,
    por nuk del qartė se ēfarė kupton kryeministri me “Zoti”. Mė shumė gjasa ka qė
    ta ketė fjalėn pėr ndonjė sėmundje tė rėndė, pėrderisa flet pėr pension dhe jo
    pėr vdekje. Mirėpo kjo pėrgjigje tregon se Berisha nuk ka mėsuar fare as nga
    pėrvoja e vendeve demokratike dhe as nga pėrvoja e vetė shqiptarėve. Nuk po
    pėrmend pėrvojėn e vendeve demokratike, por po pėrmend vetėm atė tonėn. A nuk e
    di Berisha se pasi u sėmur rėndė Enver Hoxha jo vetėm qė nuk hoqi dorė nga
    pushteti, por nxitoi tė varrosė sa mė parė kė mundi e si mundi edhe nga rradhėt
    e bashkėpunėtorėve tė tij dhe askush nuk guxonte t’i thoshte se ishte i sėmurė
    jo vetėm fizikisht, por edhe mendėrisht. A e ka parasysh ai atė thėnien:
    “Tė ruajtė Zoti mendtė”.

    Pushteti korrupton, pushteti zhvillon paranoja, mani madhėshtie, por
    edhe konsumon, prandaj tė pushtetshmėve u duhen vendosur kufij
    nė demokraci dhe jo tė pritet vendimi i Zotit pėr tėrheqjen e tyre.
    E di qė dikush do tė nxitojė tė mė thotė: po ti qė e ke mbėshtetur riardhjen e
    Berishės nė pushtet, a nuk e dije se kush ishte Berisha? Nxitoj tė them se kur e
    kam mbėshtetur, kam mbėshtetur principet qė ka mbrojtur sepse ai erdhi nė
    pushtet duke denoncuar Camorrėn socialiste, duke premtuar Vlorėn turistike
    kundėr termocentraleve me naftė apo qymyr, duke premtuar ruajtjen e ambjentit
    dhe jo fabrika ēimentoje qė po gėrryejnė e shkatėrrojmė malet shqiptare, (e jo
    mė centrale bėrthamore), duke premtuar plane urbanistike dhe kontroll territori
    dhe jo bashkėpunim me shkatėrruesit e territorit. Me njė fjalė e kam mbėshtetur
    sepse premtoi tė luftojė Camorrėn dhe jo se do tė bėhet kapo i Camorras
    shqiptare. Nxitoj gjithashtu tė them se kjo nuk ėshtė njė akuzė thjeshtė kundėr
    personit Berisha, por kundėr sistemit camorrist tė ngritur nė Shqipėri ku
    kryetari i qeverisė ėshtė njėherėsh edhe kryetar i Camorras.

    Shtoj se, nga sa e kam ndjekur Berishėn ve re se, veēanėrisht pas Gėrdecit,
    ndoshta pėr shkak tė akuzave qė e implikojnė familjarisht, kryeministri po bėhet
    totalisht autoreferencial; shikon njė Shqipėri qė e shikon vetėm ai, me njė territor tė
    madh sa Rusia, me kriminalitet mė tė pakėt se Evropa, me siguri pėr ndėrtimin e
    centraleve bėrthamore dhe qė, kur ndeshet me opinione tė kundėrta, nxiton tė
    gjejė armikun kudo qė nga New York Times deri tek gazetari i fundit shqiptar.
    Nuk do tė shkruaja kaq me dėshpėrim, megjithatė, sikur tė mos mendoja se me kėtė
    historinė e centralit termobėrthamor, ēmenduria kamorriste duket sikur premton
    tė kalojė tė gjitha kufijtė dhe tė mos konstatoja, nga ana tjetėr, nėnshtrimin
    apo komprometimin gati pėrfundimtar tė tėrė atyre qė duhet t’u bien kėmbanave tė
    alarmit. Vendi duket i zhytur nė njė depresion dhe apati tė thellė dhe, nė kėto
    kushte, mund tė realizohet ēdo ēmenduri. Nuk ēuditem sikur doktori ta quajė
    nesėr termobėrthamorin “ēlirimi pėrfundimtar i Shqipėrisė” dhe tė gjithė ta
    duartrokasin si dikur shokun Enver. Nė fakt qė nga Metalurgjiku e kėtej kemi
    pasur disa ēlirime “tė treta”, “tė katėrta”, mjafton tė hedhėsh sytė rreth e
    rrotull vendit, por ky do tė ishte vėrtet pėrfundimtari sepse, me njė shpėrthim
    tė tij gėrdecar, do tė “ēlirohemi” mė nė fund nga tė gjitha streset dhe hallet
    qė na kanė nxirė jetėn.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Kto Lobonjat nuk jone shqiptare , kte e din tan Shkodra e tan Shqipnia, e kta jon mire me shkue e jetue ke vllaznit e tyne

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Me berishen ne rregull fare jemi
    Avash avsh don me bere nje fabrike per plehra dhe ajo do punoje me plehrat italiane qe do vine nga italia.
    Me kosh plehrash nuk behet me Shqiperia se ceshte.
    Pritni pak se do dale kjo pune shpejt dhe mos u habitni.

  4. #4
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Tosi kur ishte Todi ne pozite ti thyente brinjet.
    tani i kane rene puplat

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Saturday, January 12, 2008
    Kuvendoj me Perendimin

    Perendimi beri pakt me Djallin dhe rrezikon te humbi popullin shqiptar
    duke vene keshtu ne pikepyetje ballancat Ballkanike dhe me gjere.

    Perse pakt me Djallin?

    Ne fund te viteve 1980-te dhe fillim te viteve 1990-te kur ne skenen
    boterore po ndodhnin ndryshime te pashmangshme ne Shqiperi si i vetmi
    partner biznesi u paraqit Djalli. Realitetet ishin te atilla por edhe
    Djalli me mjeshteri e luajti karten e vet.

    1-Ne realitet forcat progresiste, nacionaliste ose ishin inegzistente
    ose shume te dobta. Per rreth 60 vjet ato forca ose ishin likuiduar
    fizikisht ose ishin friksuar aq shume sa qe ishin vene me hire e me pa hire
    ne sherbim te Djallit qe i bente ato te perjetonin cdo sekond Ferrin.

    2-Djalli me mjeshteri e luajti karten e terrorit duke bindur Perendimin
    se nje kasapane gjigande do te ndodhte ne se Perendimi do te zgjidhte
    forcat e dobta progresiste si partnere ne biznes dhe keshtu marrveshja
    u nenshkrua dhe maskarada filloi, ku diplomate te huaj perendimor
    merrnin pjese ne aktivitetet politike te partive (PD, PR...) te ideuara nga
    Ramiz Alia (ish sekretari i pare i PPSH-se) dhe ndertuara nga Gramoz
    Ruci (ish minister i puneve te brendeshme). Faktet e perditshme ne
    shtypin shqiptar dhe sidomos ato te dhena nga zoti Kastriot Myftaraj nuk lene
    vend per dyshim se partite "opozitare" te asaj kohe (viteve 1990-te)
    ishin veper e sigurimit te shtetit. Maskarada Djall-Perendim filloi dhe
    mjerimi total shqiptar dhe rrezikimi i interesave perendimore ne
    rajonin e Ballkanit po harrin pika te rrezikshme pasi Perendimi po humbet
    popullin shqiptar.
    Carta bianca perendimore dhene Pratise se Punes dhe Sigurimit te
    Shtetit duke u keqperdorur nga keta kundra vete popullit te tyre dhe
    Perendimit, po bene cdo dite qe shqiptaret te humbasin ne permasa tragjike te
    rrezikshme besimin tek Perendimi duke rrezikuar vete egzistencen e tyre
    si komb (pa alencen perendimore shqiptaret jane ne pikepyetje) dhe vene
    ne rrezik ballancat Ballkanike.

    Duhet vepruar

    Sot eshte vone. Neser nuk do te kete kthim.
    Ne se Perendimi e ka te veshtire te pranoje haptazi fiasko-politiken ne
    lidhje me Shqiperine, ai duhet te marri masa te forta, te hapura,
    konkrete per ndryshimin e gjendjes pasi interesi eshte i perbashket.
    Vetem sinjalet per ndryshim dhene nga zyrtare te niveleve te larta te
    Perendimit nuk mund te ngjallin besimin e vrare dhe te kthejne shpresen
    e humbur shqiptare.
    Punet kane shkuar shume thelle. Masa konkrete dhe publikimi i tyre jane
    sherrimi, ndryshe fjale, vetem fjale...
    Bllokimi i pasurive maramendese te grabitura te politikaneve dhe
    qeveritareve shqiptar qe gjenden kryesisht ne Perendim dhe ndalimi i hyrjes
    se tyre ne vendet Perendimore jane masa konkrete qe do te ndryshojne
    menjehere besimin dhe mentalitetin shqiptar duke bere te mundur
    ndryshimin shume te shpejte te realiteteve politike ne kahjen pozitive, c'ka do
    te sjelle zhvillimin e Vendit. Nje Shqiperi e begatuar eshte edhe nje
    interes Perendimor. Le te punojme se bashku.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Wednesday, August 02, 2006
    Riciklimi i plehrave


    Shikojeni mire.
    Ky eshte Mjerim Lubonja.
    Mjerimin sot e zgjodhen anetar te KRRT CRNS me synimin qe ta bejne kryetar te saj. KRRTCRNS eshte si bicimi i sektorit te propagandas te Partise se Punes por ne kushte te reja te “demokracise”…
    Anetari i Keshillit Drejtues te Radio Televizioneve, Fatos Mjerim Lubonja, deklaroi dje gjate mbledhjes se pare te ketij keshilli se "anetaret e ketij institucioni nuk jane te vendosur ne asnje llogore politike, por jane perfaqesues te sherbimeve sekrete dhe Ramiz Alise".
    Jo, jo… bera shaka. Ai tha te shoqerise civile, por ne fakt jane te sherbimeve sekrete dhe Ramiz Alise...
    Si rezultat i luftes brenda llojit ai, Mjerim ra brenda ne vitet e diktatures pa maska, komunizmit.
    Kur u vendosen maskat (vitet pas 1990) i dhane rolin e publicistit.
    Ne vitet 1996-1997, Mjerimi mori detyre shkatrimin e Shqiperise. Se bashku me Cupat dhe Lesat kaloi turmat ne histeri… Rezultati dihet… Shqiperia u be baker…
    Prisni, prisni ka akoma…
    Ne ngjarjet e 13 Shatorit (vrasjes se Azem Hajdarit) Mjeranin e kishin marre nga xverku dhe se bashku me Klosin (ish drejtorin e televizionit) na llomotiten nja dy ore per ato ngjarje sa mua mu peshtirose Mjerim Lubonja pasi gjoja ishte dhe disident.
    Do te ishte mire qe Mjerimi para se te fillonte detyren e re te ritrasmetonte biseden e ngjarjeve te 13 Shtatorit…
    Nuk ke ci bene. Kesaj i thone riciklim plehrash.
    Ne se Mjerimi nuk eshte dakort me ato qe shkruaj une, i ve ne dispozicion blogun tim per te me kundershtuar ose te me ftoje ne debat publik ne television.
    Une jam ne pritje…

    Petrit Kola
    Njeriu qe i meshiron te peshtiret
    pojofree@yahoo.com

  7. #7
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anėtarėsuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    tosi lubonj.. eshte kampioni.. ne publicistiken shqiptare.. i mbrotjes se qyteteve nga mafia e ndertimit.. e sidomos shquhet per mendimet me shum vlere ne mbrotje te tiranes..

    pamvaresisht se.. fjala e tij nuk degjohet.. por ato do mbeten dokument historik.. qe kur te dalin neser me kancer trecereku i femijve te sotshem te tiranes.. njerzit do thone.. na tha ai tosi ahere po nuk e degjuam..

    per kete tosi do mbetet ne histori..

    Mos u ngut tė japėsh profeci tė tilla. Tosi do tė mbetet nė histori pėr deklaratat e tija asnjėherė tė zakonshme por gjithmonė duke kėrkuar njė lajm ekskluziv qė atė do ta bėnte Nr. 1 nė Shqipėri. Ai njejtė edhe pėr identitetin shqiptar kishte deklaruar se nuk ekziston njė i tillė i mirėfillt pasi qė turqit e kishin shkatėrruar si tė tillė pėr 500vjetė sundim. Sipas njė logjike tė tillė do tė duhej qė as Gjergj Kastrioti tė mos luftonte fare undėr turqve.
    Ndėrsa ke tė drejtė qė thua se njėherė duhet ta lexojmė edhe intervistėn e kryeministrit e pastaj tė bėjmė krahasimet.

    Tosi nuk ka tė drejtė tė merr nepėr gojė Ramush Haradinajn sikur tė ishte kriminel lufte kur ai nga Haga u kthye si pafajshėm. Ai kapitull pėr Kosovėn ka pėrfunduar. Me Ramushin edhe Kosova ėshtė e pafajshme pėr krimet qė i mveshen uēk-sė.

  8. #8
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    qe te jemi ne rregull me rregullat e debatit.. do duhet te postojme ketu.. intervisten ne fjale.. pra cka ka thene berisha ne korier te nates.. italane e pastaj gjykojme dhe tosin lubonje ne korier te tiranes..
    hajde nje vrap silleni berishen..

    e llafosemi pastaj..
    Berisha: Me Berluskonin, do tė ndėrtojmė centrale bėrthamore
    (30.05.2008)
    Kryeministri i Shqipėrisė vijon tė ketė njė rezonancė tė madhe me qeverisjen e tij, nė mediat mė tė mėdha ndėrkombėtare. Pas Hard Talk tė BBC dhe Euronews-it, dje ka qenė radha e Corriere della Sera-s dhe e “tg5” tė intervistojnė shefin e ekzekutivit Berisha lidhur me marrėdhėniet e tij preferenciale me qeverinė e djathtė italiane


    Nė njė intervistė pėr gazetėn italiane “Corriere della Sera”, kryeministri Sali Berisha deklaron sėrish synimet e Shqipėrisė pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor pėr prodhimin e energjisė. Nė komentin qė shoqėron intervistėn me gazetarin Francesco Battistini, mes tė tjerash thuhet: “Bėrthamore? Po, faleminderit! Nuk ėshtė e nevojshme tė premtosh reduktim taksash sipėrmarrėsve italianė: pėrtej Adriatikut, ekziston tashmė njė “po, faleminderit” e Shqipėrisė dhe e kryeministrit tė saj, i pėrjetshmi Sali Berisha qė nuk hedh poshtė aleancat e vjetra (“Prodi mbetet njė mik i madh!”) dhe ndėrkohė kėrkon aleanca tė reja (“Silvio ėshtė luani i gadishullit! Ka bėrė shumė pėr Italinė dhe miqtė e saj! Do tė kemi raporte tė ngushta! Do ta ftoj sa mė shpejt tė jetė e mundur!”), ndoshta pėrmes ngjashmėrive tė veēanta: i rizgjedhur pėr tė tretėn herė kreu i qeverisė me premtimin se do te pėrgjysmojė taksat, nė moshėn 64-vjeēare, ky kardiolog qė vjen nga Shqipėria e veriut ka nė mendje njė vend nė ofertė speciale dhe pa shume shqetėsime: “Ky vend ofron tė gjitha garancitė pėr tė prodhuar energji bėrthamore tė sigurtė. Do tė kemi sistemin mė tė mirė tė brezit tė katėrt. Askush nuk duhet tė ketė frikė, nė Mesdhe”.

    Zoti Berisha, a ėshtė e gatshme Shqipėria tė ndėrtojė centralet bėrthamore qė do Berluskoni?
    Vendimi im ėshtė tė mos pėrjashtoj shqiptarėt nga ky potencial i madh, siē ėshtė energjia bėrthamore. Mė ekonomike, mė e pastėr. Na mungon njė kuadėr normativ i nevojshėm, jemi duke punuar me Agjencinė Ndėrkombėtare tė Energjise Bėrthamore nė Vjenė. Projekti po avancon. Sapo tė jetė gati, idealja do tė ishte tė arrinim njė marrėveshje me vendet fqinje, Italia e para. Do tė financojmė bashkė me qeverinė e Romės ndėrtimin e njė impianti nė Shqipėri. Dhe nėse kjo nuk do tė jetė e mundur, do t’i drejtohemi sektorit privat pėr tė studiuar tregun ballkanik dhe italian.

    Disa javė mė parė, ministri Tremonti tha se Shqipėria ėshtė njė zgjidhje e mundshme. Eshtė e vėrtetė qė keni caktuar njė vend nė Durrės?
    Vendi ynė ėshtė i hapur ndaj energjisė atomike. I hapur pėr tė gjithė. Nuk kam biseduar ende me qeverinė italiane, pasi qeveria e mėparshme ishte antibėrthamore. Ndėrsa me Berluskonin ndryshon gjithēka. Njė grup italian ka ardhur tė diskutojė rreth mundėsisė sė njė centrali nė Shqipėri. Por nuk kemi vendosur ende pėr vendin. Dimė vetėm qė do tė jetė.
    Po pėr afate kohore? Qeveria italiane ka folur pėr pesė vjet...
    Varet. Nėse do tė arrihet njė marrėveshje mes qeverive tona, pesė vjet janė njė afat i mundshėm.
    Nė tė kaluarėn me Italinė keni pasur edhe mjaft projekte tė pėrbashkėta lidhur me mbetjet urbane. Mund tė bėni diēka pėr Napolin?
    Ēėshtje tepėr delikate. Gjėrat kanė ndryshuar. Sot, ligjet shqiptare e ndalojnė importin e mbetjeve urbane. Unė besoj se kjo veto ėshtė vendosur edhe nga interesa tė veēantė, pasi kėshtu me biznesin e mbeturinave merren vende tė tjera. Por pengesa ligjore ėshtė e pakapėrcyeshme.
    Franko Fratini, nė pozicionin e Komisionerit europian, ju premtoi afate tė shkurtra pėr liberalizimin e lėvizjes nė Europė. Tani ėshtė nė qeveri me Legėn e Veriut. Besoni se do ta mbajė premtimin?
    Frattini, njė mik i madh! Nuk mund tė ndryshojė nė sjelljen me shqiptarėt. Nė njė takim me Silvion, ky i fundit mė tha, mua dhe medias: nuk kemi probleme me shqiptarėt. Nė fakt situata nė Itali po pėrmirėsohet. Janė tė paktėn 400 mijė shqiptarė me dokumente tė rregullta, disa mijėra sipėrmarrės, mė shumė se 10 mijė studentė.
    Ju jeni optimist: nė Itali ka shumė intolerancė...
    Krimi i organizuar ėshtė kudo problem. Ne po e luftojmė me tolerancė zero. Por nėse vėrejmė treguesit e kriminalitetit, mund tė thuhet se janė mė tė ulėtit nė tė gjithė Europėn, mė shumė se tek ju. Nėse Italia pėrdor dorėn e hekurt me kriminelėt tanė, edhe Shqipėria pėrfiton. Por e vetmja zgjidhje pėr problemin e emigrantėve tė ligjshėm ėshtė t’u jepet njė status minoriteti.
    Shqiptarėt tė mbrohen si tirolezėt e jugut ?
    Varet. Nėse minoranca e kalon 10 % e popullatės, pėrse tė mos u jepet kjo mbrojtje? Por, Europa nuk ėshtė ende e pėrgatitur.
    Ndėrkohė, synoni anėtarėsimin nė BE brenda 2014...
    Nuk vendos data. Nuk jam profet. Por mendoj se anėtarėsimi do tė jetė shumė mė i shpejtė sa imagjinohet.
    Sapo keni marrė ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO: do tė mirėprisni edhe baza tė tjera ushtarake?
    Rezultat i shkėlqyer! Gjithēka qė kėrkon NATO ne jemi tė gatshėm ta bėjmė.
    Por, imazhi juaj jashtė vendit nuk ėshtė i mirė, “New York Times” ju akuzon pėr trafik tė paligjshėm. Dhe pas tragjedisė sė Gėrdecit, arsenali i shpėrthyer nė afėrsi tė Tiranės, kritika edhe lidhur me ēėshtje tė familjes suaj...
    Nuk ka asnjė pėrfshirje timen apo tė familjes sime. Eshtė kjo gazetė e madhe qė pėrdor vetėm regjistrime mafiozėsh!.. “NYT” i referohet furnizimit me municione nga Pentagoni. Shqiptarėt nuk kanė lidhje fare. Kemi qenė tė parėt qė bllokuam atė kontratė. Kur pashė se kėtu dyfishohej ēmimi i shitjes sė armėve tek afganėt, mora nė telefon presidentin Karzai dhe i thashė: mund t’i merrni tė gjitha falas. Tė gjithė municionin qė ju nevojitet. E bėra gjatė luftės nė Ballkan, me kombet mike!....
    Mė falni, kujt ia jepnit atė municion?
    Eshtė histori e gjatė, lėre mė mirė. Por e kam bėrė. Kemi njė mal me municione.
    Pastaj ėshtė edhe Karla Del Ponte: akuzon Shqipėrinė se ka lejuar vendosjen e njė baze tė UĒK, ku bėhej trafik organesh pėr tė financuar gueriljet kosovare...
    Unė di qė kanė qenė 1.500 shqiptarė tė zhdukur nė Kosovė. Jam prej tre vjetėsh kryeministėr dhe gjithnjė e kam mbėshtetur gjykatėn e Hagės. Kjo zonjė nuk jep prova. Ndoshta, ėshtė e apasionuar pas Agatha Christie. Por, ėshtė njė imitim shumė i keq. Njė zgjedhje e tmerrshme e OKB-sė, emėrimi i kėsaj gruaje nė njė post me kaq shumė pėrgjegjėsi dhe qė ka shpikur ēdo gjė. Do tė kėrkojmė tė veprohet kundėr saj.
    Berisha prej 18 vjetėsh nė skenė: do tė kandidojė sėrish?
    Vetėm dy gjėra mund tė nxjerrin Berishėn nė pension. Zoti i plotfuqishėm dhe populli shqiptar. Mė pėlqen tė shoh tek e ardhmja dhe jo tė shkuarėn.
    Intervistoi: Francesco Battistini

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shqip 8 Qershor 2008

    Migjeni, Berisha dhe... koha pėr tė ikur

    Ben Andoni

    "Unė e marr moralin e saj pėr sy e faqe, n‘sa mbrapa ia loz lojėn kur tė due. Kėshtu si unė ia lozin lojėn shoqnis‘ me qindra vetė nė vendin tonė",... shkruante Migjeni... duke mos ditur se kėto fjalė do t‘i shkonin aq shumė mė vonė njė Kryeministri tė vendit tė tij. Migjeni nuk ėshtė ngucur asnjėherė. Por edhe sikur ta dinte se jeta e tij do ishte vetėm 27 vjet, do kishte pak gjasa qė tė ngutej. Pėr Migjenin kishte kohė. Nuk i erdhi keq pas viteve ‘90, kur vandalėt i thyen varrin dhe as kur shtėpia pėr ironi iu kthye nė njė Kuvend. Kishte kohė. Sėrish i qėlloi disi "keq", kur me tė drejtė Presidenti Topi arriti tė kalonte barrierėn e bashkėkohėsve tė tij dhe i dha nė tagrin e vet "Nder i Kombit". Migjeni ishte njė i tillė. Vonė. Por mė mirė se kurrė.

    Deri kėtu asgjė e re. Gjithēka e ditur. 70 vjet mė vonė, morali i tij i shkon si duhet epokės ku jetojmė. Por, ndryshe nga ai, qė pranonte nė heshtje gjithēka, nė Shqipėri tash ėshtė e vėshtirė qė tė pranosh kėtė lojė tė turpshme me shoqėrinė.

    Ndaj njė personazh i kohės sonė ngucet. Ngucet, sepse tashti i ka ardhur koha qė tė prehet nė harresė. Personazhi merret me mend: Z.Berisha. I akuzuar familjarisht publikisht pėr Gėrdecin, ai ka mundur qė t‘i shmanget dobėt pėrgjegjėsisė sė tij tė madhe morale. Aq dobėt dhe turpshėm, saqė gishti i tij shkoi te letargjia e strukturave tona sekrete, shėrbimeve qė pėr hir tė vėrtetės e kanė belbėzuar dhe kanė ulur gjithė kėto kohė kokėn para shpatės sė tij; ushtria, qė i ishte shmangur turpshėm; dhe tė gjitha strukturave tė qeverisė bashkė. Ato ishin kaq tė shmangura, saqė ditėt e sotme post-Gėrdeci po bėhet mė i dhimbshėm se tmerri i ngjarjeve... nga mali i fakteve qė zbulohen dhe ku dora e familjarėve tė Kryeministrit ėshtė kudo. Gjithēka bėhej me leje, ishte dhėnė njė e tillė; nė dijeni ishte Kryeministria me informacionin ditor tė Shtabit tė Pėrgjithshėm etj. Shkurt. Shqipėria ėshtė e zėnė.

    Pėrgjigjen mė tė thjeshtė e ka dhėnė arsyeja njerėzore: Ēfarė dreqin donte kjo fabrikė vdekje afėr njė aeroporti, afėr njė porti. Kjo ėshtė arsyeja qė shkarja e vazhdueshme e Kryeministrit tash i ngjan njeriut qė nė stuhi i ka humbur tė gjitha, busullėn, velat... madje dhe farin e tij. Aq sa nė kėtė terr tashmė nuk i mjaftojnė dhe patericat qė mori pėr arnimin e Kushtetutės prej opozitės. Ėshtė kaq i turbulluar tashmė, saqė do tė mjaftonte artikulimi i thartė i nėpunėsit tė parė tė "Rrugės sė Elbasanit", qė Kryeministri tė transformohej pėr pak orė. Tė pranonte. Tė pėrulej. Si kurrėherė.

    "Unė jam pa moral. Konceptimi im menduer - mos me thanė ideologjik - nuk pajtohet me moralin tė cilin kjo shoqni ma imponon. Por unė e marr moralin e saj pėr sy e faqe, s‘sa //////mbrapa ia loz lojėn kur tė due. Kėshtu si unė ia lozin lojėn shoqnis‘ me qindra vetė nė vendin tonė".

    Nė fakt, Migjeni e shkruante dhe nuk e bėnte, por Berisha e luan vetė, sepse ngucet. Konceptimi i tij mendor pajtohet me moralin mė tė keq tė kohės. Dhe, kur kėsaj i shtohet dhe Fati, qė e ndjek nga pas, atėherė ėshtė mirė tė presėsh katrahurėn. Njeriu qė bėri oponencėn mė tė madhe ndaj korrupsionit dhe papėrgjegjshmėrisė sė qeverisė sė mėparshme, tashmė ėshtė ulur vetė i qetė nė tė njėjtėn bankė. Nė njė akord, si asnjėherė tjetėr me njeriun mė "tė fortė", pas tij nė skakierėn politike shqiptare, znj. Topalli, bashkėrisht arritėn qė hė pėr hė problemin e imunitetit tė zotit Mediu dhe tė imuniteteve nė pėrgjithėsi mos ta pėrfshinin nė rendin e ditės deri nė mesin e korrikut. Dhe qė gjėrat qė nuk u shkojnė t‘i ēonin si zakonisht nė kalenda... ashtu si ndodh zakonisht pas mbarimit tė pushimeve tė verės, duke lėnė nė eterin politik shqiptar tė vazhdojė pėrralla e bukur e centralit bėrthamor, legalizimeve, dosjes sė spiunėve etj.

    Dikur, pėrballė Berishės, kundėrshtarėt e tij kanė pritur tė ndodhte ndonjė zgjidhje alla "deus ex machine", qė larg qoftė mė 1997 rezultoi me pasoja pėr tė gjithė. Vetėm se "Berisha 2008" ėshtė krejt ndryshe nga Berisha i viteve tė mėparshme. Karikimi i viteve tė para tė demokracisė... duket se i ka mbaruar me kohė. Ndėrsa karikimi i dytė me mandatin e ri duket se nuk do t‘i mjaftojė as tė shkojė nė pragun e fundit tė mandatit tė tij. Ndaj Berisha ngucet. Ngucet. Aq sa, po tė kishte mundėsi, do tentonte qė t‘i bėnte ndonjė marifet edhe vetė kohės.

    Por, tash ka ndryshuar diēka. NATO, procedurat e pėrshpejtuara nė BE duken se kanė pak peshė nė qetėsimin e ndėrgjegjes sė njerėzve, qė tash janė duke vuajtur realisht nė kurriz njė valė premtimesh pa sens tė Kryeministrit shqiptar. Qė e ka vėshtirė tė shikojė bazėn, prej zgjyrės sė lukunisė sė servilėve, apo tė testojė me sytė e tij varfėrinė, burimet e para tė munguara tė jetės dhe zvogėlimin gjithmonė e mė shumė tė mirėqenies sė njerėzve tė thjeshtė. Nė kėtė qerthull, duket se edhe vetė tė huajt, "kumbarėt" e Berishės, ia kanė thėnė qartė se nuk mund tė bėhen mė pjesė e lodrave dhe pehlivanllėqeve tė tij. Raporti i departamentit pėr trafikimin e qenieve njerėzore, indekset mė parė tė korrupsionit etj., kanė treguar se Shqipėria berishiane pas kulaēit duhet tė provojė dhe kėrbaēin e demokracisė.

    ...unė e marr moralin e saj pėr sy e faqe, n‘sambrapa unė ia loz lojėn kur tė due. Kėshtu si unė ia lozin lojėn shoqnis‘ me qindra vetė nė vendin tonė". Migjeni e mbylli qetė rrugėn e tij dhe i ka pėlqyer kinse "harresa", duke ua lėnė pa dashje tė tjerėve kultin e tij tė qashtėr. Nuk ėshtė ēudi nė fund t‘i jetė kujtuar dhe vetė Zoti, prej fatit tė tij tė keq.

    Ndėrsa Berisha, qė nuk do tė dijė shumė pėr moralin e popullit tė tij, do ishte mirė tė angazhonte strukturat e partisė dhe tė gjente vetė njė vend prehje jashtė politikės pėr veten e tij. Edhe pse tash ėshtė e vėshtirė... dhe duket se duhet tė japė llogari sesi ia "lozi lojėn shoqnis". Duhet tė ngucet. Pėr at‘Zot. Ėshtė koha thjesht pėr tė ikur.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte interesant se sa pak thithin nga politika analistet e veteshpallur ne Shqiperi, dhe atehere kur nuk kuptojne se cfare kerkon te arrije kryeministri shqiptar me qendrimin e tij, bejne ate qe dijne te bejne me bukur, lakojne e pergojojne emrin e Berishes, e ulin e perdhosin ate, pasi ne kete menyre, ne ato mendjet e tyre te vogla meskine kujtojne se nxjerrin veten si te zgjuar e te ditur.

    Perse Berisha insiston per "centralin berthamor italian"?


    Dikush mund te thote se Shqiperia ka nevoje per energji te mjaftueshme dhe te vazhdueshme. Por Shqiperise nuk i mungojne as resurset natyrore hidrike per te ngritur hidrocentrale apo termocentrale per nevojat e vendit. Nuk i mungojne as malet, as fushat dhe as bregdeti per burime te tjera dytesore energjie, sic mund te jete ajo e eres. Perse Berisha eshte "fiksuar" me centralin berthamor?

    Centrali berthamor eshte nje investim kolosal si nga ana financiare por edhe nga ana strategjike. Sigurimi i burimeve energjitike, si per Shqiperine si per Italine perben nje problem te sigurise kombetare. Berisha ka kryer me sukses fazen e pare te procesit, joshjen e biznesit privat italian per te projektuar, planifikuar, projektin e ndertimit te nje centrali berthamor per nevojat energjitike. Ky eshte nje hap i pare i madh, qe jo vetem zgjon interesin e opinionit publik italian, por vete investitoret italiane jane ata qe do te lobojne ne Rome ne favor te ndertimit te centralit berthamor ne Shqiperi. Por prodhimi i energjise nuk eshte pikesynimi i vetem i kryeministrit Berisha. Edhe pse ne media Berisha shtiret si nje femije i pafajshem qe kerkon dicka me sinqeritet te plote, ai e ka te qarte qe kerkesa e tij per homologun italian nuk eshte nje kerkese e lehte e pa konseguenca. Berisha e ka te qarte, ashtu sic e ka edhe vete pala italiane, qe nese italianet do te zgjedhin te ndertojne centrale berthamore ne Shqiperi, para se gjithash Italia duhet te ktheje Shqiperine ne nje partner te vete strategjik ne Ballkan. Te jesh partner strategjik i Italise do te thote qe a) italianet heqin dore nga minimi i stabilitetit politik te Shqiperise b) italianet rishikojne interesat e tyre aktuale ne Ballkan dhe braktisin disa prej partnereve te tjere ballkanike c) italianet duhet te sponsorizojne e ndertojne nje industri te tere te re nuklerare ne Shqiperi, qe aktualisht nuk ekziston d) italianeve do tu duhet te paguajne ne llogari te shtetit shqiptar per energjine qe importojne nga Shqiperia. Me pak fjale, po ti marresh te gjitha keto se bashku, do te thote qe italianet te mos ta shohin me Shqiperine si "bishtin e Italise" te cilin italianet e tundin sic u do qejfi, por ta shohin sic shohin te gjithe popujt e tjere ballkanike si Serbia, Bullgaria, Rumania, Greqia e Turqia.

    Ajo qe Berisha kerkon te arrije me anen e "centralit berthamor italian" thyerrja e nje prej tabuve me te medha ne Shqiperine post-komuniste, qe Shqiperia edhe pse nje vend me potencial te madh zhvillimi, nuk eshte nje vend i sigurt per investitoret e medhenj te huaj. Nese Berisha do te siguronte voten e italianeve per kete projekt, Shqiperia do te joshte nje mori projektesh te tjera nga investitore te huaj. Garancia e investimeve te tyre do te behej pikerisht ai "centrali berthamor", pasi per aq kohe sa Shqiperia do te kete nje central te tille qe furnizon me energji vendin dhe shtetin fqinj, vendi do te njohi stabilitetin politik dhe sigurine e duhur per cdo lloj investimi. Kete e garanton jo vetem shteti shqiptar, por kete e garanton edhe shteti italian.

    Sa ka gjasa qe kjo te ndodhi?

    Une do te habitesha nese italianet do te ndryshonin kendveshtrimin e tyre shekullor ndaj shqiptareve brenda nje nate. Dhe ne fakt, me nje kryeminister si Berlusconi, qe eshte nje rimisherim i Musolinit ne shume qendrime dhe ide fashiste sidomos karshi te huajve, shanset qe shteti italian te aprovoje dicka te tille jane te pakta. Berisha perdor superlativa per te pershkruar nje njeri si Berlusconi, qe edhe pse mund te jete "i djathte", eshte shume larg interesave shqiptare: dy projektet qe Berlusconi kerkonte te realizonte ne Shqiperi ne administraten e kaluar ishin nje fabrike gjigande per perpunimin e plehrave italiane ne Durres, dhe marrjen e ujit te pijshem te Syrit te Kaltres ne Sarande per te zgjidhur problemin e furnizimit me uje te pijshem te rajonit te Puglias. Dhe ai Berisha qe sot e quan Berlusconin "luan", priti 6 vjet me kot per nje mbeshtetje te homologut italian per tu rikthyer ne pushtet.

    Edhe nese nje projekt i tille nuk realizohet nga italianet, interesi mediatik nderkombetar qe po merr, do te beje qe investitore te tjere te huaj ti afrohen qeverise shqiptare per te realizuar nje projekt te tille. Kete do ta diktojne nevojat gjithmone ne rritje te ekonomise globale per energji.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-06-2008 mė 03:08

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •