Shqip 5 Qershor 2008

Arsyet e pėrplasjes mes Presidentit dhe Topallit

"Topi nuk duhet tė tėrhiqet, sepse ndryshe do tė thotė se ka dhėnė dorėheqjen"



Avokat Ngjela, ka afėr njė muaj qė Presidenti Topi i ka dėrguar Kuvendit pesė dekrete pėr emėrimin e pesė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. Por kėto dekrete, ende nuk kanė hyrė pėr t‘u votuar nė Kuvendin e Shqipėrisė. Si e komentoni ju vonesėn e dekreteve tė Presidentit Topi pėr t‘u votuar nga ana e Kuvendit?

Ėshtė e vėrtetė. Presidenti i Republikės ka dėrguar nė njė mėnyrė normale nė Kuvend pesė dekrete, pėr tė emėruar pesė anėtarėt e rinj tė Gjykatės sė Lartė. Por tė pesė dekretet po pengohen arbitrarisht nga ana e Kryetares sė Kuvendit, edhe kundėr frymės sė Kushtetutės, edhe kundėr ligjit. Nė tė vėrtetė, pa dyshim, ėshtė presioni i Kryeministrit Berisha ai qė e detyron Topallin tė shkelė ēdo normė dhe jo vetėm kaq, por qė edhe tė dalė si njė papagall e tė shpjegojė nonsense, tė flasė nė njė mėnyrė qė kurrė nuk mund t‘i ketė hije njė spikeri tė njė Parlamenti evropian dhe, po ashtu, tė bėhet qesharake me lloj-lloj "argumentesh", pėr tė cilat nuk ka asnjė lloj kompetence qė t‘i sqarojė pėrpara opinionit publik.

Ēfarė e pengon Kryeministrin Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit tė mos aprovojė dekretet e Presidentit Topi pėr Gjykatėn e Lartė?
Duhet tė jemi tė qartė pėr njė gjė: Sali Berisha ndėrkohė ėshtė jashtė sensit normal tė tė gjykuarit. Qė nga ngjarja e Gėrdecit ai ka njė disekuilibrim mendor tėrėsor, nuk ka mė asnjė lloj aftėsie pėr tė frenuar patologjinė e tij, dhe prandaj ėshtė bėrė agresiv nė njė krah; dhe i paqartė nė krahun tjetėr. Nė tė vėrtetė, paqartėsia dhe disekuilibri mendor, kanė qenė ngaherė shoqėruese tė psikikės sė tij, por tani, pas Gėrdecit, kjo shkallė disekuilibri i ėshtė shtuar shumė. Ai duket i trembur, sepse e ndien se nė qendėr tė krimit tė Gėrdecit ėshtė ai vetė, madje me gjithė familjen e tij. Ai gėnjeu, sepse ka qenė gjithmonė i paqartė. Berisha mendoi se mund tė tallej me tė vdekurit dhe me opinionin publik kur thoshte se: "As qė e kam ditur se ku binte Gėrdeci", se "kurrė nuk e kam njohur kunatin e vrarė, i cili kishte shkuar nė fabrikė pėr bukėn e gojės", se "pėrgjegjėsia ėshtė e njė firme amerikane". E tė tjera si kėto. Ai fabrikoi njė mori gjėrash tė paqena, u diskreditua nė BBC, duke menduar gabimisht i shtyrė nga sėmundja, se kjo do tė mjaftonte pėr ta kaluar radhėn. Por, ndonėse pėr kėtė e ndihmoi edhe opozita, ose pseudo opozita aktuale, ai kuptohet se nuk mund t‘ia hedhė dot. Sepse, kur ėshtė fjala pėr alibi, koha ėshtė e pamėshirshme kur ke gėnjyer. Dhe kjo tani po e tremb. Sepse nuk ishte i aftė qė tė llogariste kohėn atėherė kur gėnjente. Koha po e torturon dhe e vetmja shpresė qė i ka mbetur ėshtė Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes.

Nė fillim Berisha mendoi se me kokėn e Mediut do tė shpėtonte dhe po ta shihni me kujdes, kėshtu i tha edhe BBC-sė, se pėrgjegjės ishte ministri i Mbrojtjes, sepse ai kishte firmosur. Por, siē duket, Mediu i ka bėrė presion se nuk do tė rrijė vetėm dhe do tė flasė. Nė fakt, tani Mediu rrezikon njėzet vjet burg, sepse ka katėr krime si akuzė pėr njė pasojė qė ka sjellė vdekjen e njėzetetetė personave. Por Mediu mund tė jetė edhe rrėfyes. Prandaj, Berisha, brenda ērregullimit tė tij mendor, ka kthyer rrjedhė. Ai tani mendon se mund tė shpėtojė, jo duke e sakrifikuar Fatmir Mediun, por duke e shpėtuar atė. Por si do ta shpėtojė? Sigurisht, duke mos i hequr imunitetin. Por, ka rėnė brenda, se tani ēėshtja e imunitetit tė deputetit, nga njė mjet kėrcėnimi qė e pėrdori pėr gati tre vjet, i ra nė kokė. Kjo ėshtė paaftėsia e tij tipike, sepse kėshtu i ka ndodhur gjithmonė: tė gjitha nismat qė ka ndėrmarrė kundėr tė tjerėve i kanė rėnė mbi kokėn e tij. Berisha ėshtė qesharak dhe tragjik njėherėsh, sigurisht sepse nuk ėshtė normal. Prandaj, nė lidhje me pyetjen tuaj, mund tė them se, brenda kėsaj tabloje analitike, Berisha mendon se Mediun mund ta shpėtojė edhe me anė tė Gjykatės sė Lartė. Gjyqi kundėr njė deputeti zhvillohet me njė shkallė dhe gjithmonė nė Gjykatėn e Lartė. Por deri tani Berisha nuk ka akses dominues nė kėtė Gjykatė, nė njė kohė qė nė Gjykatėn e Lartė priten shtatė emėrime tė reja. Prandaj mendon se, duke i emėruar ai tė shtatė anėtarėt e rinj tė Gjykatės sė Lartė, mund tė fitojė pafajėsinė e Fatmir Mediut. Ja kjo ėshtė e gjitha. Kjo ėshtė thembra e Akilit pėr kėtė episod kaq antikushtetues. Ky ėshtė edhe thelbi i konfliktit Berisha-Topi, kurse Topalli ka marrė rolin e njė loloje, prandaj kot sa tė zgjatemi me tė. Domethėnė, pėr tė qenė mė tė qartė, nė ēėshtjen e Gėrdecit kemi dy aspekte qė kanė lidhje me Kuvendin: ose tė ndalohet heqja e imunitetit tė Mediut, ose tė eliminohen tė pesė anėtarėt e rinj tė Gjykatės sė Lartė.

Avokat Ngjela, nė gjykimin tuaj ēfarė pasojash do tė sjellė pėrplasja institucionale Presidencė-Qeveri-Kuvend. Konflikti i hapur mes Topit dhe Topallit, ndėrhyrja e Berishės pro Kryetares sė Kuvendit a do tė pėrsėrisė krizėn institucionale qė pushtoi vendin gjatė kohės kur Presidencėn e drejtonte Alfred Moisiu?

Sigurisht qė do tė jetė njė konflikt i ashpėr, sepse ka tė bėjė me tė ardhmen e vetė Berishės. Pėr tė gjitha ato qė thashė mė lart, Berisha ėshtė pėrgjegjės pėr Gėrdecin. Shiheni me vėmendje, kur ngjarja ishte e nxehtė, ai thoshte "do t‘i bindemi drejtėsisė", kurse tani thotė sė drejtėsia ėshtė arbitrare. Turp. E megjithatė, tani jemi m‘u nė zgrip tė njė situate tė re: Gėrdeci nuk ka mundėsi tė mbyllet, vetėm njė i sėmurė si Sali Berisha mendon se mund ta mbyllė atė me gėnjeshtra e me tensione institucionale. Por, ka njė rrugė ku Gėrdeci mund tė mbyllet: diktatura. A ka mundėsi Berisha tė vendosė diktaturėn nė Shqipėri? Them se e ka tė pamundur, por ai po vijon me kokėfortėsi qė ta bėjė njė gjė tė tillė. Ėshtė i trembur e i pashpresė, prandaj mendon se mund t‘ia dalė. Prandaj ajo pėrplasje institucionale qė ju pėrmendni nė pyetjen tuaj, ėshtė kėrkesa agresive e Berishės pėr tė vendosur diktaturėn nė Shqipėri. Ai pati edhe njė pėrplasje me Presidentin Moisiu, por edhe ajo e kėsaj natyre ishte, sepse Berisha edhe atėherė po tentonte qė tė shtinte nė dorė tė gjitha institucionet e pavarura. Por Alfred Moisiu e frenoi, madje e bllokoi. Megjithatė, nė atė kohė, Berisha vetėm sa kishte njė oreks pėr diktaturė, kurse tani e ka nevojė pėr tė shpėtuar kokėn, prandaj qė, konflikti me Bamir Topin President, do tė jetė edhe mė i ashpėr sesa konflikti me Presidentin Moisiu.

Kryeministri Berisha ka kėrkuar qė tė bėhen negociatat mes Astrit Patozit dhe Bamir Topit. A duhet tė tėrhiqet kreu i shtetit nga dekretet e firmosura prej tij pėr Gjykatėn e Lartė dhe ēfarė qėndrimi duhet tė mbajė ai?

Konflikti Berisha-Topi vjen pėr arsyet qė unė parashtrova mė lart. Nuk ka njė konflikt individėsh, por Sali Berisha, pėr t‘iu shmangur pėrgjegjėsisė ligjore pėr ngjarjen e Gėrdecit, kėrkon tė kapė e tė sundojė tė gjithė republikėn. A do t‘ia lejojė Presidenti Topi kėtė? Unė mendoj se kjo ėshtė njė pamundėsi, Bamir Topi nuk mund tė marrė pėrsipėr krimin e Sali Berishės, sepse e di qė historia nuk tė fal. Dhe jo vetėm kaq: Presidenti Topi nuk ėshtė nga ata individė qė mund ta viktimizosh me presione patologjike. Dhe kjo ėshtė e qartė, prandaj tė mendosh se do tėrhiqen dekretet e tij nga vetė ai, ėshtė njėlloj sikur tė presėsh qė ai tė japė dorėheqjen. E para, duhet theksuar se dekretet e Presidentit tė Republikės, pasi firmosen, nuk mund tė tėrhiqen mė. Ato duhet tė votohen nė Kuvend dhe, e dyta, ėshtė qesharake tė mendosh se Kryeministri caktokėrka njė negociator pėr tė arsyetuar dekretet me Presidentin e Republikės. Ky njeri e di shtetin ende njė domen individual dhe jo njė mekanizėm institucional. Kjo ėshtė ēmenduri, por unė ua kam shpjeguar edhe mė lart: Berisha s‘ka mė asnjė grimė ekuilibri mendor. Dhe pyetja qė ngrihet nė kėtė rast ėshtė kjo: pse nuk po lejohen tė hyjnė nė Kuvend dekretet e Presidentit? Sepse Berisha nuk i rrėzon dot dhe pėr pasojė u tregon tė gjithė shqiptarėve se nuk e ka mė mazhorancėn. Topi sot ėshtė shumė herė mė i fortė se Kryeministri Berisha, prandaj ky Kryeministėr, me shėmtimin e tij qė krijoi, pėr mua ka falimentuar.

Kryetarja e Kuvendit i ka shpallur luftė tė hapur edhe numrit njė tė prokurorisė, Ina Ramės pėr hetimet e Gėrdecit. Topalli ka kėrkuar dokumente shtesė nga prokuroria, ndėrkohė qė ambasadori amerikan nė Tiranė kėrkoi qė tė ndalojė presioni ndaj prokurorisė. Nė tė vėrtetė, ėshtė vetėm "Gėrdeci" ajo qė e tremb Berishėn dhe Topallin, apo ėshtė diēka tjetėr mė e thellė se ajo qė ndodhi mė 15 mars 2008?

E theksova edhe mė lart: Kryetarja e Kuvendit ėshtė nė hall. Saliu po i bie nga pushteti dhe vetė nuk di se ku ėshtė. Duket herė-herė sikur kėrkon tė marrė njė nismė individuale pėr ta rrėzuar ajo Saliun, por menjėherė tėrhiqet. Ka ndėrkohė njė opinion shumė negativ nė opinionin publik shqiptar, dhe e gjithė kjo i ka ardhur nga fryma e ligė qė i ka imponuar Sali Berisha. Edhe vetė Topalli ka qenė e prirur pėrkundrejt kėsaj frymė, prandaj ndėrkohė janė qė tė dy krejt tė papranueshėm nga shqiptarėt. Nė funksion tė kėsaj, lufta qė i ka hapur Prokurores Ina Rama ėshtė qesharake, sepse ajo ėshtė profesioniste, kurse Topalli njė individ mė se i zakonshėm dhe i paditur. Tė gjitha kėto e bėjnė vijimisht kontradiktore nė njė krah dhe qesharake nė krahun tjetėr. Topalli po rreket qė tė ndalojė heqjen e imunitetit tė Mediut, sepse kėshtu ia kėrkon Berisha, por e ka krejt tė pamundur.

Deri dje ishin entuziastė pėr Prokuroren e Pėrgjithshme edhe Saliu, edhe Jozefina, kurse tani janė ngritur kundėr saj: edhe Berisha edhe Topalli. Por janė anormalė, sepse nuk arrijnė tė kuptojnė se ē‘ėshtė njė Prokuror i Pėrgjithshėm dhe ēfarė pėrfaqėson institucioni i tij qė e ka detyrė kushtetuese tė ngrejė akuzėn nė emėr tė shtetit, nė njė krim ku kanė vdekur rreth tridhjetė persona. Si ka mundėsi qė nuk arrijnė tė kuptojnė kėta tė dy se askush sot nuk mund tė diskreditohet historikisht pėr tė mbyllur njė krim si Gėrdeci? Po, mirė Sali Berisha qė ėshtė nė hall se ėshtė autori, por Jozefina Topalli pse po rend me kaq vrull pėr t‘u inkriminuar, sepse nuk rezulton tė ketė marrė ndonjė kacidhe nga biznesi i pistė i fabrikės sė Gėrdecit? Nė fund tė fundit, ky ėshtė rregulli i pėrgjithshėm i situatave tė tilla nė politikė, ėshtė e pamundur t‘i shpėtosh humnerės, kur nuk je i aftė ta ngasėsh kėtė lloj makine. Kurse ju pėrmendni edhe ndėrhyrjen e ambasadorit amerikan nė Tiranė. Sigurisht qė ėshtė e fortė.

Nė fund tė fundit, aleatėt tanė nuk mund tė jenė kundėr popullit shqiptar. Kėshtu si po rrokullisen ngjarjet, gjithēka duket sheshit se, ca individė, me tė njėjtin konstitucion me Berishėn, po mundohen tė eliminojnė demokracinė nė Shqipėri, pėr tė shpėtuar Berishėn nga pėrgjegjėsia, prandaj njė ambasador qė i do shqiptarėt dhe dėshiron perspektivėn demokratike tė shqiptarėve, pa dyshim qė duhet tė flasė.

Po Topalli, do tė vijojė tė jetė intrasigjente?

Nuk di ē‘tė them. E ka tė vėshtirė tė kthehet mbrapa; por tė shkelėsh Kushtetutėn, nuk ėshtė gjė e lehtė ama, sepse Shqipėria sot fatmirėsisht ėshtė nė NATO.