Close
Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 210
  1. #181
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    Citim Postuar mė parė nga Arrnubi Lexo Postimin
    1 x 1 x 1 x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1= 1

    Kurse per ty

    Ndoshta 1 i pafund + nje i pafund + nje i pafund =Bejne tre te Pafund

    ose me llogjiken tate

    1 i pafund + nje i pafund + nje i pafund+ nje i pafund + nje i pafund+ nje i pafund + nje i pafund+ nje i pafund + nje i pafund =nje i pafund


    Pse keshtu do e argumentoni trinitetin ju.Lexo pak Kuran se ka shume me llogjike se numrat matematikor



    5:72. Bėnė kufėr (mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: “All-llah ėshtė ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetė Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilė, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės.

    4:171. O ithtarėt e librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetėm i dėrguar i All-llahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (sė thėni), se ėshtė mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė vetėm njė All-llah; larg qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. Ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė All-llahu ėshtė planifikues i pavarur.

    5:73. Gjithashtu bėnė kufėr (mosbesim) ata qė thanė: “All-llahu ėshtė i treti i treve”. S'ka nė gjithėsi tjetėr pos njė All-llahu, e nėse nuk pushojnė nga ajo qė thanė (tre zotėra), do t'i kapė dėnim i dhembshėm ata qė nuk besuan prej tyre.
    5:74. E pse tė mos pendohen dhe tė kėrkojnė te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falė shumė, ėshtė mėshirues?


    5:116. Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: “Mė besoni mua dhe nėnėn time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s'ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē'ka ka nė mua, e unė nuk di ēka ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave!”

    9:31. Ata i konsideruan “ahbarėt” (priftėr jehudi) tė tyre, “ruhbanėt” (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, pėr zota pos All-llahut, ndėrsa ata nuk janė urdhėruar pėr tjetėr (nga pejgamberėt) pos pėr adhurimin ndaj All-llahut njė, e qė nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Tij. I lartė ėshtė Ai nga ēka i shoqėrojnė.

    57:27. Pastaj vazhduam pas tyre me tė dėrguarit Tanė, e pas tyre e dėrguam Isain, tė birin e Merjemes dhe atij i dhamė Inxhillin, e nė zemrat e ithtarėve tė tij dhuruam butėsi e mėshirė, ndėrsa murgėsinė ata vetė e shpikėn. Ne atė nuk ua bėmė obligim atyre, mirėpo edhe pse kishin pėr qėllim me tė vetėm ta arrijnė kėnaqėsinė e All-llahut, ata nuk iu pėrmbajtėn asaj si duhet pėrmbajtur, prandaj atyre qė besuan, Ne ua dhamė shpėrblimin e tyre, po shumė prej tyre janė mėkatarė (jobesimtarė).


    pse e gjykoni perendine se nuk mund te jet ne tre persona pse perendia mund te jet i kufizuar apo nuk mundet me ju shfaq njerzve ne personin e Jezusit pse Perendine e kufizoni kaq shume dhe e beni te pa afte dhe te kufizuar dhe te pamundshme per Perendine qe te ju shfaqet njerezve qe ai vet i krijoi pse Perendia nuk mund te ju shfaqet njerezve ku vet Jezusi tha kush me ka pare mua ka pare Atin AMEN

  2. #182
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar mė parė nga xemanuel Lexo Postimin
    pse e gjykoni perendine se nuk mund te jet ne tre persona pse perendia mund te jet i kufizuar apo nuk mundet me ju shfaq njerzve ne personin e Jezusit pse Perendine e kufizoni kaq shume dhe e beni te pa afte dhe te kufizuar dhe te pamundshme per Perendine qe te ju shfaqet njerezve qe ai vet i krijoi pse Perendia nuk mund te ju shfaqet njerezve ku vet Jezusi tha kush me ka pare mua ka pare Atin AMEN
    Sepse bibla e mohon kete fakt.Nuk i takon Madheshtise se Zotit te behet njeri, pellumb a dicka tjeter.Ju pse thoni per Zotin ate qe ai se ka.Ai eshte vetem Nje Zot dhe Jezusi eshte profet i nderuar i Tij e ndersa ju e beni trini.Pse nuk e pranoni Jezusin si profet dhe vetem si njeri pa e hyjnizuar dhe ta pranoni Zotin si te vetmin Zot qe ska shok dhe shembull dhe keshtu ju perfitoni meshiren e Tij dhe parajsen e Tij. A e dini ju qe politeizmi ju fut ne zjarrin Gahenen pergjithmone.A e dini ju se idhujtaria dhe politeizmibesimi ne shume zotera apo si besoni ju se panteiste qe Zoti u be njeri eshte gabimi me i madh qe e kane luftuar te gjithe profetet.Pendohuni nga keto thenie se Zoti i Jezusit do ju meshiroje dhe do tju fuse ne parajse bashke me Jezusin.Per ndryshe ju do te trajtoheni si keto njerez.

    21 Jo ēdo njeri qė mė thotė: "Zot, Zot" do tė hyjė nė mbretėrinė e qieve; por do tė hyjė ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej.
    22 Shumė do tė mė thonė atė ditė: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne nė emrin tėnd, a nuk i dėbuam demonėt nė emrin tėnd, a nuk kemi bėrė shumė vepra tė fuqishme nė emrin tėnd?".
    23 Dhe atėherė unė do t`u sqaroj atyre: "Unė s`ju kam njohur kurrė; largohuni nga unė, ju tė gjithė, qė keni bėrė paudhėsi".(Mat. 7:15-23).


    Jezusi thote

    Gjoni 1/ 18: "Askush se pa Perėndinė kurrė…"

    Gjoni 5/ 37: "Dhe Ati qė mė dėrgoi ai vetė ka pėr mua. Ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e ka parė fytyrėn e tij."

    Dhe se Zoti kurre nuk mund te ishte njeri si Jezusi.

    Osea 11/ 9: "…sepse jam njė Perėndi dhe jo njė njeri…"

    Sipas Jobit 9/ 32: "Nė tė vėrtetė Ai nuk ėshtė njeri si unė, tė cilit mund ti pėrgjigjemi dhe tė dalim nė gjyq bashkė."

    Sipas Samuelit 1,15/ 29: "…dhe nuk do tė pendohet sepse Ai nuk ėshtė njeri qė tė pendohet."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 26-06-2008 mė 03:32
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #183
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Vetem prej Atit ne perjetesi, edhe prej Birit ne kohe. Kisha lindore e ka te pranuar kete formulim.
    S'po ta kuptoj fortė kėtė pjesė (edhe prej Birit nė kohė). Unė di qė doktrina lindore pėrmban kėtė formulim. Shpirti buron (nė gr. ekporefsis) prej Atit nėpėrmjet Birit.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-02-2008
    Postime
    8

    Seminarist, Pak i ngatruar

    Eshte e dukshme, qe ti, Seminarist, jo vetem qe ketu na ke shfaqur nje simpati te dukshme per katolicizmin, dhe madje edhe keqardhjen tende qe kisha jote lindore ne shqiperi nuk varet nga Roma, por madje me nje finese jo korrekte, shpall edhe doktrina te tyre si ortodokse, duke u perpjekur te gjesh te perbashketa aty ku s'gjenden.

    Qe je nje filolatin apo latinofron, kjo nuk diskutohet. Qe je nje papofil apo papist, edhe kjo eshte teper e dukshme nga mesazhet e tua, qe i karakterizon fryma jote unite. Do qe te jesh edhe lindor, por edhe i varur nga Perendimi.

    Qe ngele duke u vene ne dukje protestanteve herezite e tyre, pasi ti e njeh shume mire besimin e tyre nga praktika personale, kjo eshte mese e dukshme. Vetem se harron qe kur vjen puna te dobesia jote e madhe e simpathise qe ushqen per latinizmin, i keput ca gafa teolgjike e dogmatike, qe nuk te lejohen.

    Ore nuk te ka ngelur ty ta justifikosh herezine e filioqve te latineve, e te na thuash qe e paskemi dhe ne si pranim ne formulimet tona.

    Mos mendo qe ti na qenke me i dituri i forumit per ceshtje dogmatike ortodokse, ndoshta ne lidhje me protestantet edhe mund te jesh, por rruga jote drejt ortodoksise, duke kaluar ne stacionet protestante dhe katolike me perpara, te ka lene disa ngaterresa dogmatike, qe ti s'do t'i korrigjosh.

    Kjo ideja jote se Kisha e Anadollit e pranon frazen se Fryma ne kohe buron edhe prej birit eshte nje perpjekje jotja e deshperuar per unifikim ne stilin e unise.
    Ndoshta rruga jote brenda krishterimit ka edhe nje stacion te fundit, ate te te berit uniat. Ti aty do ndjeheshe shume rehat, duke qene sa lindor ne rit, aq edhe papist ne dogme dhe ne pengun tend te perjetshem per t'u varur nga Roma.

    Tani qe ta pastrosh paksa nga latinizmat ate ortodoksine tende me konture unite meso se fraza qe pranohet nga ortodokset eshte:
    "Shpirti i Shenjte buron = ekporevomenon (vetem) prej Atit dhe dergohet ne kohe edhe prej Birit, pra buron prej Atit, nepermjet Birit. Por buron dhe dergohet nuk eshte e njejta gje. Ortodoksia e paster, jo ajo e jotja, kurre nuk e ka pranuar qe Shpirti buroka edhe prej Birit, brenda apo jashte kohe.

    Dhe qe te mos behesh me katolik nga Papa, meso se per festen e 29 qershorit, te dy apostujve Pjeter dhe Pali, gjate Meshes ne katedrlen e Shen Pjetrit, edhe vete Papa yt i dashur (kjo s'do te thote qe s'eshte i dashur edhe per mua qe te mos keqkuptohemi) e ka lexuar simbolin e besimit (per te disajten here kjo pas paraardhesve te vet) se bashku me Patriarkun, ashtu sic eshte shpallur ne konciline dyte, pa shtesen e Filioqve.

    Prandaj, preferencat e tua doktrinore, mos ja faturo Ortodoksise.
    Pushime te mbara!

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Jezusi thote

    Gjoni 1/ 18: "Askush se pa Perėndinė kurrė…"

    Gjoni 5/ 37: "Dhe Ati qė mė dėrgoi ai vetė ka pėr mua. Ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e ka parė fytyrėn e tij."


    Arrnubi, nuk citohet keshtu nje tekst. Gjoni 1/18 thote: Askush s'e pa Perendine kurre: i vetemlinduri Bir, qe eshte ne gjirin e t'Et, eshte ai qe e ka bere te njohur".
    E Gjoni 5/37: "Dhe Ati qe me dergoi, ai vete ka deshmuar per mua; ju nuk e keni degjuar kurre zerin e tij dhe as nuk e keni pare fytyren e tij.
    E kjo kuptohet vetem ne lidhje me Gjonin 5/36: "Por deshmia qe kam une eshte me e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat qe Ati me ka dhene te kryej, ato vepra qe bej une, deshmojne per mua, se Ati me ka derguar".
    Eshte pra e qarte se Ati nuk mund te jete nje njeri si Jezusi (natyre njerzore), por vetemlinduri Bir (me natyre te Atit sepse eshte Bir, pra Bir me natyre hyjnore) u dergua nga Ati. E vepra qe ai ben deshmojne kete. Per kete doktrina e krishtereve eshte se ne Jezu Krishti,nje person i vetem, bashkohen natyra njerezore dhe natyra hyjnore, e per kete ata besojne se Jezu Krishti eshte njeri i vertet dhe Hyj i vertet.
    Mos ofendoni te krishteret duke komentuar ne kete menyre Biblen e tyre. Qe te besojne ne paqe ate qe Bibla zbulon per Zotin e qe te pratikoijne ne paqe moralin qe del nga besimi i tyre.
    Kjo do te jete e mire edhe per perparim te shoqerise shqiptare.
    Me simpati. crici_01

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga Arrnubi Lexo Postimin
    Pse Gjoni e quan Antikrishti ate qe nuk thote se Jezusi ska ardhur ne Mish si njeri dhe jo si Zot?

    Sepse nė botė kanė dalė shumė mashtrues, tė cilėt nuk rrėfejnė se Jezu Krishti ka ardhur nė mish(si njeri); ky ėshtė mashtruesi dhe antikrishti. (1 e Gjonit 1/7)

    Pra sipas Gjonit ai qė nuk thotė se Jezusi ka ardhur nė mish si njeri ėshtė antikrishti.Kėtė e pėrforcon dhe verseti tjetėr.

    Shumė tė dashur, mos i besoni ēdo frymė, por i vini nė provė frymėrat pėr tė ditur nėse janė nga Perėndia, sepse shumė profetė tė rremė kanė dalė nė botė.Nga kjo mund tė njihni Frymėn e Perėndisė: ēdo frymė qė rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, ėshtė nga Perėndia.Dhe ēdo frymė qė nuk rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, nuk ėshtė nga Perėndia; dhe kjo ėshtė fryma e antikrishtit qė, siē e keni dėgjuar se vjen; dhe tashmė ėshtė nė botė. (1 e Gjonit 4/1-3)


    Jezusi ishte prej mishi Njeri dhe mbas asaj qe bibla e quan ringjallje.

    Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!''. Dhe, si i tha kėtė, u tregoj atyre duart dhe kėmbėt. Por, duke qenė se ende nuk besonin prej gėzimit dhe ishin tė ēuditur, ai u tha atyre: ''A keni kėtu diēka pėr tė ngrėnė?''. Dhe ata i dhanė njė pjesė peshku tė pjekur dhe njė huall mjalti. Dhe ai i mori dhe hėngri para tyre.[Luka 24/39-43]


    Kurse Ngritja e Jezusit nga profet ne Zot eshte fryma e Antikrishtit pasi keshu thote bibla per antikrishtin se Ai do ta quaj veten Zot.Dhe kur Kristianet e bejne Jezusin Zot ato nuk bejne gje tjeter vetem se permbushin profecine e berjes se njeriut Zot e cila eshte mynyra e antikrishtit.Jezusi ishte profet dhe jo Zoti.

    3 Askush tė mos ju gėnjejė kursesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes,
    4 kundėrshtari, ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi.
    5 A nuk ju bie ndėr mend se, kur isha akoma ndėr ju, jua thoja kėto gjėra?
    6 Tani e dini atė qė e ndalon atė qė tė shfaqet vetėm nė kohėn e vet.
    7 Misteri i paudhėsisė nė fakt ėshtė tashmė nė veprim, duke pritur vetėm qė tė hiqet nga mesi ai qė e ndalon tashti.
    8 Atėherė do tė shfaqet ky i paudhė, tė cilin Zoti do ta shkatėrrojė me hukatjen e gojės sė tij(Jezusit) dhe do ta asgjėsojė me tė dukurit e ardhjes sė tij.
    9 Ardhja e atij tė paudhi do tė bėhet me anė tė veprimit tė Satanit, bashkė me ēudira, shenja dhe mrrekullish tė rreme,
    10 dhe nga ēdo mashtrim ligėsie pėr ata qė humbin, sepse nuk pranuan ta duan tė vėrtetėn pėr tė qenė tė shpėtuar.
    11 E prandaj Perėndia do t'u dėrgojė atyre njė gėnjim qė do t'i bėjė tė gabojnė, qė t'i besojnė gėnjeshtrės,
    12 qė tė dėnohen tė gjithė ata qė nuk i besuan sė vėrtetės, por pėrqafuan ligėsinė!(2 Thelenikesave 2)



    Prandaj Bibla thote

    1 e Timoteut - Kapitulli 4

    1 Dhe Fryma e thotė shkoqur se nė kohėt e fundit disa do ta mohojnė besimin, duke u vėnė veshin frymėve gėnjeshtare dhe doktrinave tė demonėve,
    2 qė flasin gėnjeshtra me hipokrizi, tė damkosur nė ndėrgjegjen e tyre,
    3 tė cilėt do tė ndalojnė martesėn dhe do tė urdhėrojnė tė mos hani ushqimet qė Perėndia i krijoi, tė merren me falėnderim nga ata qė besojnė dhe e njohin tė vėrtetėn.


    Prandaj Jezusi e mohon vetes lartesimin sikurse do bej antikrishti hebre per veten e tij.

    "Kur ta keni lartėsuar Birin e njeriut, atėherė do tė njihni se unė jam, dhe se nuk bėj asgjė prej vetvetes, por i them kėto gjėra ashtu si Ati mė ka mėsuar.Dhe ai qė mė ka dėrguar ėshtė me mua; Ati s'mė ka lėnė vetėm, sepse bėj vazhdimisht gjėrat qė i pėlqejnė".(Gjoni 8/27-29)



    Arrnubi, edhe nje here. Kur e interpreton Biblen kristiane, je nje katastrofe.
    Ne pjeset e letres se pare se Gjonit qe ke cituar, si edhe ne veprat e tjera, Gjoni reagon ashper kunder disa besimtareve te bashkesive se tij (Krh. Zbulesa) qe ne entuziazmin e tyre per Krishtin Shelbuesin, mohonin natyren e tij njerezore duke thene se kjo ishte vetem nje aparence, nje dukje e per kete arsye ata quheshin doketistet. Ne Krishtin esenca, substantia ishte vetem hyjnore, sipas tyre.
    Gjoni nuk ishte dakord me ta e shpesh here ne shkrimet e tij i ka kundershtuar ata, edhe duke i quhajtur Antikriste, e per kete shpesh here Gjoni, per te thellsuar besimin e vet, ka insistuar ne detajet qe bejne te dale ne pah realiteti i natyres njerezore se Krishti (Edhe ti ke cituar disa versete) por kurre duke mohuar apo duke e vene ne dyshim natyren hyjnore e Jezu Krishtit.
    Ne vazhdim herezite tjera kane mohuar me shume natyren Hyjnore e Krishtit. Ne kundershtim me ta Koncilet e Nikes dhe te Kostantinopolit kane definuar ne nje formule shume te shkurte e ndoshta per kete edhe pak te qarte, bashkimin e natyres njerezore dhe te natyres hyjnore ne personin unik te Jezu Krishtit.
    Tani qe kam shume kohe te lire e qe gjera qe lexojne ne forumim me provokojne kam kerkuar dicka per origjinen e fese tone dhe te Kuranit e kam lexuar se te dy jane trashegimtare e atyre heretikeve te denuar nga Koncilet e permendur.
    Feja e heretikeve eshte sigurisht me e besueshme, por absolutisht jo me e vertete.
    Me simpati. crici_01

  7. #187
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Une cuditem me ty

    Me te vertete mendon se Jezusi ishte Zot ne forme njeriu.Luj prej venit or cun.
    Jezusi thoshte vazhdimisht bir njeriu ska pjese te bibles qe mos e lexosh fjalen Bir njeriu Bir njeriu.Kur do te vije Biri i njeriut ku do shkoje Bir i njeriut.Per kurizoitet futi tek google nje seach "Bir njeriu Bibel" dhe shiko se ne sa vend te bibles do ta gjesh.
    Jezusi tha me jepni te ha mjalte dhe peshk ju thoni u ringjall e u be Perendi.Te gjitha ato qe veproi Jezusi i kane bere te gjithe profetet nga Ademi e deri tek Muhamedi a.s.Asgje se ben Jezusin Zot sepse ashtu te gjithe popujt do ti thonin profetet e koheve te tyre se ato jane zotra nderkohe qe profetet erdhen per ti mesuar fene njerzve dhe adhurimin e Zotit.
    Jezusi i lutej Zotit dhe qante per TE.Ju thoni Jezusi eshte Zot.Jezusi thoshte qe te gjithe gjerat i bej nga fuqia dhe ndihmesa e Zotit kurse ju ja fusni qe Jezusi eshte Zot.

    Jezusi u quajt ne bibel Profet, i Derguar, Mesia etj kurse ju thoni qe jo eshte Zot.

    E ke parasysh kur dashuria ta merr mendjen dhe llogjiken.Keshtu edhe ju me Jezusin.Nese do ta duam Jezusin kjo ska dyshim jo vetem ju qe jeni kristiane por dhe ne qe jemi Muslimane e e duam dhe e respektojme ate si profet i Zotit porse nuk e hyjnizojme ate ne graden e Zotit apo te bejme blafsemi qe Jezusi eshte gjysem hyjni gjysem njeri apo misherimi i Zotit ne toke etj etj.

    Jezusi ishte profet i Zotit qe erdhi nga Zoti per te drejtuar popullin hebre ne rrugen e duhur.Kjo sdo as mend as kalem.Kush del prej kesja blafsemon kunder Jezusit dhe Zotit.Nese dike dashuria ndaj Jezusit nuk e le te shikoje te verteten atehere ky nuk eshte faji im por i llogjikes se tij te mjegulluar nga dashuria.Ke pare vajzat qe bejne vetvrasje kur i len i dashuri keshtu jeni dhe ju.

    Ne si muslimane nuk e hyjnizojme Muhamedin a.s .Sepse ai tha ne fund te jetes se tij.Mos me hyjnizoni si hyjnizuan kristianet te Birin e Merejmes.Pse e ka quajt Allahu perhere Jezusin Biri i Merjemes sepse ky eshte emertim qe Jezusi i beri vetes se tij ne Bibel.


    Ardhja e Birit tė Njeriut



    “do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retė e qiellit me fuqi dhe lavdi tė madhe.”(Mateu 24/30)


    Pastaj i tha: "Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se tash e tutje ju do tė shihni qiellin e hapur dhe engjėjt e Perėndisė duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut".(Gjoni 1/51)

    Madje unė po ju them se nė tė ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut .".(Mateu 26/64)

    Dhe atėherė do tė duket nė qiell shenja e Birit tė njeriut; dhe tė gjitha kombet e dheut do tė mbajnė zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retė e qiellit me fuqi dhe lavdi tė madhe. Ai do t'i dėrgojė engjėjt e vet me tinguj tė fuqishėm borie; dhe ata do t'i mbledhin tė zgjedhurit e tij nga tė katėr erėrat, nga njė skaj i qiellit te tjetri.Tani mėsoni nga fiku kėtė shėmbėlltyrė: kur tashmė degėt e tij njomėsohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera ėshtė afėr.Kėshtu dhe ju kur ti shikoni se po ndodhin kėto ta dini se mbretėria e Perėndisė ėshtė afėr. 33 Kėshtu edhe ju, kur t'i shihni tė gjitha kėto gjėra, ta dini se ai ėshtė afėr, madje te dera (Luka 21/30-32)

    Ardhja e Birit tė njeriut ose ardhja e Jezusit tregon se Jezusi nuk ėshtė Zot as bir i Zotit porse Bir i Njeriut dhe nuk ėshtė e pranueshme pėr Jezusin emėrtimi i tij me emėrtim jashtė kontekstit tė tij njerzor.Kėto janė vetėm shpifje dhe emėrtime tė pavleshme nga njerzit qė ia atribuan Jezusit ndryshe nga termi qė ai foli pėr vetveten. Ardhja e Jezusit nė kėtė botė pėr herė tė dytė ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė njerzore.Jezusi bashkė me ėngjėjt do bėjnė korrjen e tė ligėve tė botės.

    Pastaj pashė njė re tė bardhė, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur njė i ngjashėm me njė Bir njeriu, i cili kishte mbi krye njė kurorė tė artė dhe nė dorė njė drapėr tė mprehtė.Njė engjėll tjetėr doli nga tempulli, duke i thirrur me zė tė madh atij qė ulej mbi re: "Vėr dorė mbi drapėrin tėnd dhe korr, sepse ora e tė korrurit ka ardhur dhe tė korrat e dheut janė pjekur".16 Atėherė ai qė ulej mbi re e lėshoi drapėrin e tij mbi tokė dhe dheu u korr. (Zbulesa 14/14-16)


    Biri i njeriut do tė dėrgojė engjėjt e vet dhe ata do tė mbledhin nga mbretėria e tij gjithė skandalet dhe ata qė bėjnė paudhėsi,dhe do t'i hedhin nė furrėn e zjarrit. Atje do tė ketė qarje dhe kėrcėllim dhėmbėsh.(Mateu 13/41-42)

    Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do tė vijė nė atė orė kur ju nuk mendoni". ... zotėria e kėtij shėrbėtori do tė vijė nė atė ditė kur ai nuk e pret dhe nė atė orė kur ai nuk e di; do ta ndėshkojė rėndė dhe do t'i rezervojė fatin e hipokritėve(Hebrejve). Atje do tė jetė e qara dhe kėrcėllim dhėmbėsh".(Mateu 24/44,50-51)

    Dhe atėherė do tė duket nė qiell shenja e Birit tė njeriut; dhe tė gjitha kombet e dheut do tė mbajnė zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retė e qiellit me fuqi dhe lavdi tė madhe.Ai do t'i dėrgojė engjėjt e vet me tinguj tė fuqishėm borie; dhe ata do t'i mbledhin tė zgjedhurit e tij nga tė katėr erėrat, nga njė skaj i qiellit te tjetri.(Mateu 24/30-31)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 04-07-2008 mė 16:13
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    BESOJ NĖ JEZU KRISHTIN
    NJĖ TĖ VETMIN BIRIN E HYJIT

    Nga dita e ringjalljes ky eshte besimi kristian. - Atehere Thomai u pergjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Perendia im" (Gjon 20/28).
    Edhe sot te krishteret perserisin shpesh here keto fjale ne deshmim te besimit te tyre.
    Me simpati. crici_01
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crici_01 : 06-07-2008 mė 11:21

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    BESOJ NĖ JEZU KRISHTIN
    NJĖ TĖ VETMIN BIRIN E HYJIT



    LAJMI I MIRĖ: ZOTI KA DĖRGUAR BIRIN E VET
    422 «Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dėrgoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje, tė nėnshtruar Ligjit, qė t’i shpėrblente tė nėnshtruarit e Ligjit, qė ne ta fitonim bijėsinė nė shpirt» (Gal 4, 4-5). Ja Lajmi i Mirė nė lidhje me «Jezu Krishtin, Birin e Hyjit» (Mk 1, 1): Zoti e pa dhe e shpėrbleu popullin e vet , i ka plotėsuar premtimet e bėra Adamit dhe pasardhėsve tė tij ; dhe ka shkuar pėrtej ēdo pritjeje: ka dėrguar «Djalin e dėshirit» (Mk 1, 11).
    423 Ne besojmė dhe dėshmojmė se Jezusi i Nazaretit, i lindur hebre nga njė bijė e Izraelit, nė Betlehem, nė kohen e mbretit Herod i Madh dhe tė perandorit Cezar Augustit, me mjeshtėrķ zdrukthėtar, i vdekur i kryqėzuar nė Jerusalem, nėn Prokurorin Ponc Pilatin, kur ishte nė sundim perandori Tiber, ėshtė Biri i amshuar i Zotit, i bėrė njeri, i cili «erdhi prej Hyjit» (Gjn 13, 3), «zbriti nga qielli» (Gjn 3, 13; 6, 33), ka «ardhur nė trup» (1 Gjn 4, 2); nė tė vėrtetė «Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne. Ne e pamė lavdinė e tij, atė lavdi qė prej Atit i pėrket Birit tė vetėm plot hir e tė vėrtetė... Vėrtet, prej plotėsisė sė tij tė gjithė ne morėm, madje, hir mbi hir» (Gjn 1, 14. 16).
    424 Tė nxitur nga hiri i Shpirtit Shenjt dhe tė tėrhequr nga Ati, nė lidhje me Jezusin, besojmė dhe rrėfejmė: «Ti je Mesia – Biri i Hyjit tė gjallė!» (Mt 16, 16). Mbi shkėmbin e kėsaj feje, tė rrėfyer nga Shėn Pjetri, Krishti ka hedhur themelet e Kishės sė vet .

    «TĖ SHPALLET ... PASURIA E PASHQYRTUESHME E KRISHTIT» (Ef 3, 8)
    425 Transmetimi i fesė sė krishterė ėshtė mbi tė gjitha Lajmėrimi i Jezu Krishtit, me qėllim qė tė ēohen njerėzit te besimi nė tė. Qė nė fillim, nxėnėsit e parė kanė qenė tė pushtuar nga dėshira e zjarrtė pėr tė kumtuar Krishtin: «Ne, veē, nuk mundemi qė tė mos flasim pėr ēka kemi parė e dėgjuar!» (Vap 4, 20). Ata i ftojnė njerėzit e tė gjitha kohėve qė tė hyjnė nė gėzimin e bashkimit tė tyre me Krishtin:
    Ēka ishte qysh nė fillim, ēka dėgjuam, ēka pamė me sytė tanė, ēka soditėm dhe duart tona prekėn, nė lidhje me Fjalėn e jetės, – po, Jeta u shfaq, ne e pamė dhe dėshmojmė dhe ju kumtojmė Jetėn e pasosur, qė ishte te Ati dhe na u shfaq neve – ēka pamė e dėgjuam po jua kumtojmė edhe juve qė edhe ju tė keni bashkėsi me ne. E bashkėsia jonė ėshtė me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. Po ju shkruajmė kėto qė gėzimi ynė tė jetė i plotė. (1 Gjn 1, 1-4)

    NĖ QENDĖR TĖ KATEKEZĖS: KRISHTI
    426 «Nė qendėr tė katekezės ne gjejmė nė thelb njė person: personin e Jezusit tė Nazaretit, Birin e vetėm tė Atit..., i cili ka vuajtur dhe ka vdekur pėr ne dhe tani, i ngjallur, jeton pėrgjithmonė me ne... Prandaj, tė katekizosh, do tė thotė tė zbulosh nė personin e Krishtit, tė gjithė planin e Hyjit... Do tė thotė tė pėrpiqesh tė kuptosh vėshtrimin e gjesteve dhe tė fjalėve tė Krishtit, tė shenjave qė ka bėrė ai» . Qėllimi i katekezės: «Tė vėrė... nė bashkim... mė Jezu Krishtin: vetėm ai mund tė ēojė te dashuria e Atit nė Shpirtin dhe mund tė na bėjė tė marrim pjesė nė jetėn e tė Shejtėrueshmes Trini» .
    427 «Nė katekezė mėsohet pėr Krishtin, Fjalėn e mishėruar dhe Biri i Zotit, dhe tė gjitha tė tjerat bėhen duke iu referuar atij; ...vetėm Krishti mėson, ndėrsa kushdo tjetėr e bėn kėtė nė masėn qė ėshtė zėdhėnėsi i tij, duke i dhėnė mundėsi Krishtit qė tė japė mėsim nėpėrmjet gojės sė tij... Ēdo katekist do tė duhej t’ia pėrshtatte vetvetes fjalėn e mistershme tė Jezusit: «Mėsimi im nuk ėshtė imi, por i Atij qė mė dėrgoi» (Gjn 7, 16) .
    428 Ai qė ėshtė thirrur «pėr tė dhėnė mėsim mbi Krishtin» duhet tė kėrkojė pra, mbi tė gjitha, atė fitim «tė lartė tė njohjes sė Krishtit», duhet tė pranojė tė humbasė ēdo gjė, «me qėllim qė tė fitojė Krishtin dhe tė gjendet nė Tė», dhe «ta njohė atė dhe fuqinė e ngjalljes sė tij me pjesėmarrjen nė vuajtjet e tija, qė tė bėhet i ngjashėm me Tė nė vdekjen e tij, qė nė ndonjė mėnyrė tė mund t’ia arrijė ngjalljes sė tė vdekurve.» (Fil 3, 8-11).
    429 Nga kjo njohje plot dashuri pėr Krishtin, lind dėshira e papėrmbajtur pėr ta lajmėruar, pėr tė «ungjillėzuar», dhe pėr t’i ēuar tė tjerėt te «po-ja» e fesė nė Jezu Krishtin. Nė tė njėjtėn kohė ndihet edhe nevoja pėr ta njohur pėrherė mė mirė kėtė besim. Pėr kėtė qėllim, duke ndjekur rendin e Simbolit tė besimit, para sė gjithave do tė paraqiten titujt kryesorė tė Jezu Krishtit: Krisht, Bir i Hyjit, Zotėri (neni 2). Pastaj, me radhė, Simboli rrėfen misteret kryesore tė jetės sė Krishtit: ata tė Mishėrimit tė tij (neni 3), ata tė Pashkės sė tij (nenet 4 dhe 5), mė nė fund ata tė lavdėrimit tė tij (nenet 6 dhe 7).





    «DHE NĖ JEZU KRISHTIN, NJĖ TĖ VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONĖ



    I. Jezusi
    430 Jezu nė hebraisht do tė thotė «Hyji shpėton». Nė ēastin e Lajmėrimit, engjėlli Gabriel thotė se emri i tij do tė jetė Jezus, emėr qė shpreh njėkohėsisht identitetin e tij dhe misionin e tij . Meqė vetėm Hyji mund t’i falė mėkatet , ėshtė Ai qė, nė Jezusin, Birin e vet tė amshuar tė bėrė njeri «do ta shėlbojė popullin e vet prej mėkateve tė tija» (Mt 1, 21). Kėshtu, nė Jezusin, Hyji pėrmbledh tė gjithė historinė e vet tė shėlbimit nė favor tė njerėzve.
    431 Nė historinė e shėlbimit, Hyji nuk ėshtė kufizuar tė ēlirojė Izraelin «prej shtėpisė sė skllavėrisė» (Lp 5, 6) duke e bėrė tė dilte nga Egjipti; e shpėton edhe nga mėkati i vet. Meqė mėkati ėshtė kurdoherė njė fyerje qė i bėhet Hyjit , vetėm Hyji mund ta shlyejė . Prandaj Izraeli, duke fituar pėrherė e mė shumė vetėdije pėr karakterin universal tė mėkatit, nuk do tė mund ta kėrkojė mė shpėtimin veēse duke i bėrė thirrje emrit tė Zotit Shpėrblyes .
    432 Emri Jezu do tė thotė qė vetė Emri i Hyjit ėshtė i pranishėm nė personin e Birit tė tij tė bėrė njeri pėr Shpėrblimin universal dhe pėrfundimtar tė mėkateve. Vetėm emri hyjnor sjell shėlbimin , dhe tashmė mund tė thirret nga tė gjithė, sepse, nėpėrmjet Mishėrimit, ai ėshtė bashkuar me tė gjithė njerėzit nė mėnyrė tė tillė qė «s’ka asnjė person tjetėr nėn kėtė kupė qielli qė Hyji ua dha njerėzve me anėn e tė cilit do tė mund tė shėlbohemi» (Vap 4, 12) .
    433 Emrin e Zotit Shpėtimtar e shqiptonte Kryeprifti vetėm njė herė nė vit, pasi e kishte spėrkatur me gjakun e flisė pajtimoren e Shenjtit tė Shenjtėrve pėr larjen e mėkateve tė Izraelit . Pajtimorja ishte vendi i pranisė sė Zotit . Kur Shėn Pali thotė pėr Jezusin se «Ati Hyj e caktoi tė jetė ... fli pajtuese me anė tė gjakut tė vet» (Rom 3, 25), ka ndėr mend tė pohojė qė nė natyrėn e tij njerėzore «Hyji nėpėr Krishtin e pajtoi botėn me vetveten» (2 Kor 5, 19).
    434 Ngjallja e Jezusit lavdėron emrin e Zotit Shpėtimtar , sepse tashmė ėshtė emri i Jezusit qė e shfaq nė plotėsinė e saj fuqinė mė tė lartė tė «Emrit qė ėshtė mbi ēdo emėr» (Fil 2, 9-10). Shpirtrat e kėqij e kanė frikė emrin e tij dhe nė emėr tė tij nxėnėsit e Jezusit kryejnė mrekullitė ; nė tė vėrtetė ēdo gjė qė ata i kėrkojnė Atit nė emrin e tij, Ati ua jep .
    435 Emri i Jezusit ėshtė nė qendėr tė lutjes sė krishterė. Tė gjitha lutjet liturgjike pėrfundojnė me formulėn «per Dominum nostrum Jesum Christum... – nėpėr Zotin tonė Jezu Krishtin...» «Tė Falemi Maria» arrin kulmin nė fjalė: «i bekuar qoftė fryti i barkut tėnd, Jezus». Lutja e zemrės, e zakonshme te lindorėt dhe e quajtur «lutja e Jezusit», thotė: «O Zot Jezu Krisht, Bir i Zotit, ki mėshirė pėr mua mėkatarin». Shumė e shumė tė krishterė vdesin me tė vetmen fjalė nė buzė «Jezus», si shėn Zhanė D’Ark (Jeanne d’Arc).


    II. Krishti
    436 Krisht vjen nga pėrkthimi grek i termit hebraisht «Mesi» qė do tė thotė «i lyer». Ai bėhet emri i Jezusit vetėm sepse ai e kryen nė mėnyrė tė pėrsosur misionin hyjnor qė shėnon. Nė tė vėrtetė nė Izrael ishin tė lyer nė Emėr tė Hyjit ata qė i ishin shuguruar Atij pėr njė mision qė ai u kishte besuar atyre. Ishte rasti i mbretėrve , i priftėrinjve dhe, nė raste tė rralla, i profetėve . I tillė do tė ishte, mė shumė se kurrė, rasti i Mesisė, qė Zoti do ta dėrgonte pėr tė vendosur pėrfundimisht Mbretėrinė e vet . Mesia duhej tė lyhej nga Shpirti i Zotit , njėkohėsisht si mbret dhe prift , por edhe si profet . Jezusi e ka realizuar shpresėn mesianike tė Izraelit nė funksionin e tij tė trefishtė si prift, profet dhe mbret.
    437 Engjėlli u ka lajmėruar barinjve lindjen e Jezusit si atė tė Mesisė sė premtuar Izraelit: «Sot, nė qytet tė Davidit ju lindi Shėlbuesi - Krishti Zot!» (Lk 2, 11). Qė nė fillim ai ėshtė « ai qė Ati e shuguroi dhe e dėrgoi nė botė» (Gjn 10, 36), i zėnė si «i shenjtė» (Lk 1, 35) nė kraharorin e virgjėr tė Marisė. Jozefi ka qenė i thirrur nga Zoti tė «merrte» me vete «Marinė», «tė fejuarėn» e vet, shtatzėnė me «atė qė ėshtė zėnė nė tė... pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt» (Mt 1, 20), nė mėnyrė qė Jezusi «i quajtur Krisht», tė lindet nga e fejuara e Jozefit nė pasardhėsinė mesianike tė Davidit (Mt 1, 16) .
    438 Shugurimi mesianik i Jezusit shfaq misionin e tij hyjnor. «Kjo ėshtė diēka qė e tregon vetė emri i tij, sepse me emrin e Krishtit nėnkuptohet Ai qė ka lyer, Ai qė ėshtė lyer dhe vetė lyerja me tė cilėn ėshtė lyer: Ai qė ka lyer, ėshtė Ati, Ai qė ėshtė lyer ėshtė Biri, dhe ėshtė lyer nė Shpirtin qė ėshtė lyerja» . Shugurimi i tij mesianik i amshuar ėshtė zbuluar nė kohėn e jetės sė tij tokėsore, nė ēastin kur qe pagėzuar nga Gjoni, kur Hyji «e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet» (Vap 10, 38) «qė ky t’i zbulohet Izraelit» (Gjn 1, 31) si Mesia i tij. Veprat e tija dhe punėt e tija do ta zbulojnė si «Shenjtin e Hyjit» (Mk 1, 24; Gjn 6, 69; Vap 3, 14).
    439 Shumė judenj dhe disa paganė qė e kishin tė pėrbashkėt shpresėn me ta, i kanė njohur nė Krisht tiparet themelore tė «birit tė Davidit» mesianik, tė premtuar Izraelit nga Zoti . Jezusi e ka pranuar titullin e Mesisė, tė cilin kishte tė drejtė ta gėzonte , por jo pa rezerva, sepse njė pjesė e bashkėkohėsve tė tij e konceptonin nė njė mėnyrė tepėr njerėzore , me thelb politik .
    440 Jezusi e ka pranuar dėshmimin e fesė sė Pjetrit, qė e njihte si Mesi, duke lajmėruar mundimet tashmė tė afėrta tė Birit tė njeriut . Kėshtu ai ka zbuluar pėrmbajtjen autentike tė karakterit tė tij mbretėror mesianik, nė identitetin transcendent tė Birit tė Njeriut «qė zbriti nga qielli» (Gjn 3, 13) . Si dhe nė misionin e vet shpėrblyes tė Shėrbėtorit tė vuajtur «Biri i njeriut... s’erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė shėrbyer e pėr tė flijuar jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė!)» (Mt 20, 28) . Prandaj kuptimi i vėrtetė i karakterit tė tij mbretėror shfaqet vetėm nga lartėsia e kryqit . Vetėm pas Ngjalljes, karakteri i tij mbretėror mesianik do tė mund tė shpallet nga Pjetri para Popullit tė Zotit: «Le ta dijė, pra, pa farė dyshimi mbarė populli i Izraelit se mu kėtė Jezus, qė ju e kryqėzuat, Hyji e bėri Zotėri e Mesi» (Vap 2, 36).

    III. I vetmi Biri i Hyjit
    441 Bir i Hyjit, nė Besėlidhjen e Vjetėr, ėshtė njė titull qė u jepet engjėjve , popullit tė zgjedhur , bijve tė Izraelit dhe mbretėrve tė tyre . Nė raste tė tilla ka kuptimin e njė bijėsimi qė vendos ndėrmjet Zotit dhe krijesės sė tij marrėdhėnie me njė intimitet tė veēantė. Kur Mbreti-Mesia i premtuar quhet «bir i Zotit» , kjo nuk do tė thotė domosdo, sipas kuptimit fjalė pėr fjalė tė atyre teksteve, qė ai ėshtė mė se njeri. Ata qė e kanė cilėsuar ashtu Jezusin si Mesi tė Izraelit ndoshta nuk kanė dashur tė thonė gjė mė tepėr .
    442 Nuk ėshtė e njėjta gjė pėr Pjetrin kur rrėfen se Jezusi ėshtė «Mesia, Biri i Hyjit tė gjallė» (Mt 16, 16), sepse Jezusi i pėrgjigjet me solemnitet: «Kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiell» (Mt 16, 17). Nė mėnyrė paralele Pali, nė lidhje me kthimin e tij nė fe nė rrugėn e Damaskut, do tė thotė: «Kur Atij, qė mė zgjodhi qysh nė kraharorin e nėnės dhe mė thirri me hirin e vet, i pėlqeu ta zbulojė nė mua Birin e vet pėr ta shpallur ndėr paganė...» (Gal 1, 15-16). «Menjėherė filloi tė predikojė nė sinagoga se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit» (Vap 9, 20). Kjo do tė jetė qė nė fillimet qendra e besimit apostolik tė shpallur para tė gjithėve nga Pjetri si themel i Kishės .
    443 Pjetri ka mundur ta njohė karakterin transcendent tė bijėsimit hyjnor tė Jezusit Mesi, vetėm sepse vetė Jezusi e ka lėnė tė kuptojė qartė njė gjė tė tillė. Pėrpara Sinedrit, kur e pyesin akuzuesit e vet: «Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?», Jezusi ėshtė pėrgjigjur: «Ju thoni tė vėrtetėn! Unė jam!» (Lk 22, 70) . Tashmė shumė mė parė, ai e kishte cilėsuar veten si «Biri» qė njeh Atin , qė dallohet nga «shėrbėtorėt» qė Zoti i ka dėrguar mė parė popullit tė vet , mė lart se vetė engjėjt . Ai e ka dalluar bijėsimin e vet nga ai i apostujve tė vet, duke mos thėnė kurrė «Ati ynė» , pėrveēse kur i urdhėron ata: «Ju pra lutuni kėshtu: «Ati ynė» (Mt 6, 9); dhe e ka nėnvizuar njė dallim tė tillė: «Ati im e Ati juaj» (Gjn 20, 17).
    444 Ungjijtė, nė dy ēaste solemne, nė Pagėzim dhe nė Shndėrrim tė Krishtit, na njoftojnė pėr zėrin e Atit qė e cilėson si «Birin tim tė dashur, tė cilin e kam pėr zemėr» . Jezusi e paraqet veten si «Njė tė vetmin Birin e Hyjit» (Gjn 3, 16) dhe me njė titull tė tillė e pohon paraekzistencėn e vet tė amshuar . Ai e kėrkon besimin «nė Emrin e Njėlindurit, Birit tė Hyjit» (Gjn 3, 18). Ky rrėfim i krishterė duket qė nė thirrmėn e Centurionit pėrpara Jezusit nė kryq: « Ky njeri paska qenė me tė vėrtetė Biri i Hyjit!» (Mk 15, 39); vetėm nė Misterin e Pashkėve besimtari mund t’i japė titullit «Bir i Hyjit» kuptimin e tij tė plotė.
    445 Pas Ngjalljes bijėsimi i tij hyjnor duket nė fuqinė e natyrės sė tij njerėzore tė lumturuar: ai ėshtė bėrė «Bir i Hyjit me tė gjitha pushtetet me anė tė Shpirtit Shenjt mbas ngjalljes prej tė vdekurve » (Rom 1, 4) . Apostujt do tė mund tė rrėfejnė: «Ne e pamė lavdinė e tij, atė lavdi qė prej Atit i pėrket Birit tė vetėm plot hir e tė vėrtetė» (Gjn 1, 14).

    IV. Zot
    446 Nė pėrkthimin grek tė librave tė Besėlidhjes sė Vjetėr, emri i patregueshėm me gojė nėn tė cilin Zoti i ėshtė zbuluar Moisiut , YHWH, ėshtė pėrkthyer me «Kyrios» («Zot»). Qė atėherė fjala Zot bėhet emri mė i zakonshėm pėr tė treguar vetė hyjninė e Zotit tė Izraelit. Besėlidhja e Re e shfrytėzon me kėtė kuptim tė fortė titullin «Zot» njėkohėsisht pėr Atin, por, dhe kjo ėshtė gjėja e re, edhe pėr Jezusin, i njohur kėshtu edhe ai vetė si Hyj .
    447 Vetė Jezusi ia jep vetes, nė mėnyrė tė mbuluar, njė titull tė tillė atėherė kur diskuton me farisenjtė pėr kuptimin e Psalmit 110 , por edhe nė mėnyrė tė qartė kur u drejtohet Apostujve tė vet . Gjatė jetės sė tij publike, gjestet e tija tė pushtetit mbi natyrėn, mbi sėmundjet, mbi demonėt, mbi vdekjen dhe mbi mėkatin, e shfaqnin sovranitetin e tij hyjnor.
    448 Shumė shpesh, ndėr Ungjijtė, disa persona i drejtohen Jezusit duke e quajtur «Zotėri». Ky titull shpreh respektin dhe besimin e atyre qė i afrohen Jezusit dhe presin nga ai ndihmė dhe shėrim . I shqiptuar nėn veprimin e Shpirtit Shenjt, shpreh njohjen e Misterit hyjnor tė Jezusit . Nė takimin me Jezusin e ngjallur, bėhet shprehje adhurimi: «Zotėria im dhe Hyji im!» (Gjn 20, 28). Atėherė bėhet njė shprehje dashurie dhe dashamirėsie, qė do tė mbetet diēka e veēantė pėr traditėn e krishterė: «Ėshtė Zotėria!» (Gjn 21, 7).
    449 Duke i dhėnė Jezusit titullin hyjnor Zot, rrėfimet e para tė fesė tė Kishės pohojnė, qė nė fillim , se pushteti, nderi dhe lavdia qė i takojnė Zotit Atė, i pėrkasin edhe Jezusit , sepse ai ka «natyrė hyjnore» (Fil 2, 6), dhe qė Ati e ka shfaqur kėtė karakter hyjnor tė Jezusit duke e ngjallur nga tė vdekurit dhe duke e ngritur lart nė lavdinė e vet .
    450 Qė nė fillim tė historisės sė krishterė, pohimi i karakterit hyjnor tė Krishtit mbi botėn dhe mbi historinė sjell si pasoja edhe njohjen e faktit se njeriu nuk duhet t’ia nėnshtrojė lirinė e vet personale, nė mėnyrė absolute, asnjė fuqie tė kėsaj bote, por vetėm Hyjit Atė dhe Zotit Jezu Krisht: Cezari nuk ėshtė «Zoti» . «Kisha beson... se gjen nė Zotin dhe Mėsuesin e vet, ēelėsin, qendrėn dhe qėllimin e fundit tė tė gjithė historisė njerėzore» .
    451 Lutja e krishterė dallohet nga titulli «Zot», qoftė kur bėhet fjalė pėr thirrjen pėr t’u lutur: «Zoti qoftė me ju», qoftė nė pėrfundim tė lutjes: «Nėpėr Zotin tonė Jezu Krishtin, ose kur lėshohet thirrma plot besim dhe shpresė: «Maran ątha» («Zoti po vjen»), ose «Maraną tha» («Eja, o Zot!» (1 Kor 16, 22), «Amen! Eja, o Zot, Jezus!» (Zb 22, 20).


    Mund te jem i tronditur. Edhe ti. Por e kam lexuar 100 here e duhet te pohoj qe kjo eshte ne perkim me Bible, e me ghithe traditen kristiane, nga shekulli i pare se eres sone. E ne gjithe keto ka nje logjike. Nje logjike qe nuk mund ta gjesh ne Kurani. Nuk di pse, nga momenti qe Ai u shkua 50 vjet pas kesaj.

    Me simpati. crici_01

  10. #190
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga crici_01 Lexo Postimin
    BESOJ NĖ JEZU KRISHTIN
    NJĖ TĖ VETMIN BIRIN E HYJIT

    Nga dita e ringjalljes ky eshte besimi kristian. - Atehere Thomai u pergjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Perendia im" (Gjon 20/28).
    Edhe sot te krishteret perserisin shpesh here keto fjale ne deshmim te besimit te tyre.
    Me simpati. crici_01
    Pse nje ?!!Nga e di ti qe Perendija ka nje bir ?!! Nese ka nje , atehere mund te kete edhe dy , nese ka dy mund te kete edhe tre !!!
    Mos valle ti ke pa familjen e Perendise qe te dish se sa femije ka Perendija ?!!
    Nuk keni faj juve cipi-ripi , llogjika e juaj ka faj, tan kohen folni , mundoheni te tregoheni se besoni ne nje Perendi te vetme ndersa besimin tuaj e keni kthyer ne besim politeist dhe me e keqja kete nuk e kuptoni,akoma mendoni se besoni ne nje Zot!!!
    Jezusi sipas Bibles suaj thot "Father why you have foresaken me " !!!
    Lexo dhe mendo pak.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Gjendja jonė e dhimbshme?
    Nga LOGIC nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  4. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  5. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •