Eeeeh ky ne video e paska spjeguar tamam, hahahahaha.
p.s - Seminarist , as ti smund tja kalosh ketij ne spjegimin te trinitetit![]()
Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli
[QUOTE=Uarda-1;1936382]Shiko po te pergjigjem me disa shembuj.
Sa gjymtyre ka trupi?
Shuma e te tera ketyre nuk japin nje trup te vetem?
Ti ke nje fryme, ke nje trup ke dhe nje mendje shuma e ketyre sje ti personalisht?
Keshtu qe At, Bir dhe Fryme e Shenjte jane nje.
Dhe persa i perket Frymes se Shenjte, lexoje ne Bibel, e ke shume mire te shpjeguar se cfare eshte.[/QUOT
E kuptoj qellimin tend! persa i perket shembullit mu nuk me duket aspak logjik.
po mundohem te sjell nje logjik me te thjesht:
Ju mir e keni kur thoni qe fryma, trupi mendja, e shum pjes te tjera te trupit perbejn nje. por edhe babe nene djal vajz mund ti permbledhim me nje term familje. keshtuqe dhe babe bir frym nuk mund te jen nje.
Une te keshilloj ta analizosh versetet biblike te gjonit 14 dhe 16
Ti thua se Muhamedi nuk ka qene asnjehere ngushullues per Kristianet.Gabon rende perkundrazi ka qene me shume se nje Ngushullues.
5:19.
O ithtarė tė librit(E bibles), ju erdhi i dėrguari i Jonė(Muhamedi), ju sqaron (ēėshtjet e fesė) pas ndėrprerjes sė tė dėrguarve, nė mėnyrė qė tė mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dėrguar qė tė na pėrgėzojė, e as tė na tėrheqė vėrejtjen ". Pra ja, ju erdhi Pėrgėzuesi dhe Kėrcenuesi. All-llahu ėshtė fuqiplotė pėr ēdo send.
Une te Keshilloj ti rikthehesh gjuhesh hebreje ne kuptimin e ketyre verseteve
Nese tek gjoni thuhet
8 Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim.
Me thuaj kush e bindi boten per mekatin drejtesine dhe gjykimin me ligjin e Zotit.Pali e hoqi ligjin dhe gjykimin.Drejtesia ska qene asnjehere ne pushtetin kristian.
13 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t'ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t'ju kumtojė gjėrat qė do vijnė.
14 Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t'jua kumtojė.
15 Tė gjitha gjėrat qė ka Zoti janė tė miat; pėr kėtė ju thashė se ai do tė marrė prej simes dhe do t'jua kumtojė.(Gjoni 16)
A nuk ka folur realitetin per Jezusin Muhamedi a.s. A nuk ka treguar historine e lindjes se Tij dhe me shume sesa ka bibla si histori.A nuk ka treguar per Tryezen qe ju zbriti besimtareve, per foljen e jezusit kur ishte foshnje ne nidhme te Nenes se tij pasi hebrejte akuzuan nenen e tij per imoralitet.A nuk ka treguar Kurani historine e Nenes se tij dhe ka vendosur nje kapitull me emrin e saj. Pse nuk e pranoni Kuranin si liber te Zotit kur ne te permendet Merjemja(Maria) dhe nuk permendet Nena e Muhamedit a,s.Kjo tregon se Kurani eshte Hyjnor .
Vete Hebrejte pritnin qe atyre tu vije nje profet tjeter pervec Mesise dhe Gjonit.
Prandaj unė po ju them se juve do t'ju hiqet mbretėria e Perėndisė dhe do t'i jepet njė kombi qė do ta bėjė tė japė fryt.(Mateu 21/42-43)
19 Dhe kjo ėshtė dėshmia e Gjonit, kur Judenjtė i dėrguan nga Jeruzalemi priftėrinj dhe levitė pėr ta pyetur: "Kush je ti?".20 Ai edhe e rrėfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrėfeu: "Unė nuk jam Mesia(Krishti)".
21 Atėherė ata e pyetėn: "Kush je, pra? A je Elia?". Ai tha: "Nuk jam!". "Je ti profeti?". Dhe ai pėrgjigjej: "Jo!".
22 Atėherė ata i thanė: "Kush je ti, qė t'u japim pėrgjigje atyre qė na dėrguan? Ē'thua pėr veten tėnde?".
23 Ai u pėrgjigj: "Unė jam zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė: drejtoni udhėn e Zotit, sikurse tha profeti Isaia".
24 Dhe ata qė qenė dėrguar, ishin nga farisenjtė;
25 ata e pyetėn dhe i thanė: "Atėherė pse ti pagėzon, kur nuk je as Mesia, as Elia, as Profeti?".(Gjoni 1/19-25)
Pra hebrejtė e kishin tė shkruar nė librat e tyre se do tė vinin tre profetė nė tė ardhmen.Njeri do ishte Elia.
Dhe Jezusi e vėrtėton kėtė se Gjon Pagėzori ishte Elia.(Nuk po merrem me gabimin biblik pse Gjoni e mohon ndersa jezusi e pohon)
12 Dhe qysh nga ditėt e Gjon Pagėzorit e deri tash mbretėria e qiejve po pėson dhunė dhe tė dhunshmit e grabitėn.
13 Sepse tė gjithė profetėt dhe ligji kanė profetizuar deri te Gjoni. Dhe, nė daēi ta pranoni, ai ėshtė Elia, qė duhej tė vijė. (Mateu 11/12-14).(Mateu 17/11-13)
Po kėshtu Bibla tregon se Jezusi ishte Mesia (Krishti).
28 Ata u pėrgjigjėn: "Disa Gjon Pagėzori, tė tjerė Elia, dhe tė tjerė njė nga profetėt".
29 Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam?". Dhe Pjetri, duke iu pėrgjigjur i tha: "Ti je Mesia(Krishti)".
30 Atėherė ai i urdhėroi rreptėsisht qė tė mos i tregojnė askujt pėr tė.(Marku 8/28-30)
Po kush ishte Profeti qė pritej tė vinte mbas Jezusit.Nuk ka sesi tė jetė askush pėrvec Profetit Muhamed a.s dhe pėr kėtė dėshmoi vetė Jezusi nė bibėl ku tregon se mbas largimit tė tij do vij njė profet tjetėr.
Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t'jua dėrgoj.(Gjoni 16/7)
Jeremia 28:9:"Profeti i cili predikon Paqen dhe profetesia e tij plotesohet do ta njihet si profeti i derguar me te vertete nga i Plotfuqishmi (Zoti)."
Dhe se fundi beji nje pyetje muslimaneve se ke duan me shume jezusin apo besimtaret dhe shoket e tyre qe falen me to perdite.Vertet do gjesh pergjigje qe do ta vleresosh?
Per ata qe me vullnet te mire, duke harruar per disa minuta mendimet e veta, deshirojne te kuptojne mendimet e te tjereve. Dokumenti qe kam gjetur me pelqen shume, e kam perktyer nga
frengjisht, spresoj lmire. Pres reagime. Eshte shume i gjate. Komenton "besojmen" nikeno-Kostantinopolitan.
BESOJ NĖ JEZU KRISHTIN
NJĖ TĖ VETMIN BIRIN E HYJIT
LAJMI I MIRĖ: ZOTI KA DĖRGUAR BIRIN E VET
422 «Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dėrgoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje, tė nėnshtruar Ligjit, qė t’i shpėrblente tė nėnshtruarit e Ligjit, qė ne ta fitonim bijėsinė nė shpirt» (Gal 4, 4-5). Ja Lajmi i Mirė nė lidhje me «Jezu Krishtin, Birin e Hyjit» (Mk 1, 1): Zoti e pa dhe e shpėrbleu popullin e vet , i ka plotėsuar premtimet e bėra Adamit dhe pasardhėsve tė tij ; dhe ka shkuar pėrtej ēdo pritjeje: ka dėrguar «Djalin e dėshirit» (Mk 1, 11).
423 Ne besojmė dhe dėshmojmė se Jezusi i Nazaretit, i lindur hebre nga njė bijė e Izraelit, nė Betlehem, nė kohen e mbretit Herod i Madh dhe tė perandorit Cezar Augustit, me mjeshtėrķ zdrukthėtar, i vdekur i kryqėzuar nė Jerusalem, nėn Prokurorin Ponc Pilatin, kur ishte nė sundim perandori Tiber, ėshtė Biri i amshuar i Zotit, i bėrė njeri, i cili «erdhi prej Hyjit» (Gjn 13, 3), «zbriti nga qielli» (Gjn 3, 13; 6, 33), ka «ardhur nė trup» (1 Gjn 4, 2); nė tė vėrtetė «Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne. Ne e pamė lavdinė e tij, atė lavdi qė prej Atit i pėrket Birit tė vetėm plot hir e tė vėrtetė... Vėrtet, prej plotėsisė sė tij tė gjithė ne morėm, madje, hir mbi hir» (Gjn 1, 14. 16).
424 Tė nxitur nga hiri i Shpirtit Shenjt dhe tė tėrhequr nga Ati, nė lidhje me Jezusin, besojmė dhe rrėfejmė: «Ti je Mesia – Biri i Hyjit tė gjallė!» (Mt 16, 16). Mbi shkėmbin e kėsaj feje, tė rrėfyer nga Shėn Pjetri, Krishti ka hedhur themelet e Kishės sė vet .
425 Transmetimi i fesė sė krishterė ėshtė mbi tė gjitha Lajmėrimi i Jezu Krishtit, me qėllim qė tė ēohen njerėzit te besimi nė tė. Qė nė fillim, nxėnėsit e parė kanė qenė tė pushtuar nga dėshira e zjarrtė pėr tė kumtuar Krishtin: «Ne, veē, nuk mundemi qė tė mos flasim pėr ēka kemi parė e dėgjuar!» (Vap 4, 20). Ata i ftojnė njerėzit e tė gjitha kohėve qė tė hyjnė nė gėzimin e bashkimit tė tyre me Krishtin:
Ēka ishte qysh nė fillim, ēka dėgjuam, ēka pamė me sytė tanė, ēka soditėm dhe duart tona prekėn, nė lidhje me Fjalėn e jetės, – po, Jeta u shfaq, ne e pamė dhe dėshmojmė dhe ju kumtojmė Jetėn e pasosur, qė ishte te Ati dhe na u shfaq neve – ēka pamė e dėgjuam po jua kumtojmė edhe juve qė edhe ju tė keni bashkėsi me ne. E bashkėsia jonė ėshtė me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. Po ju shkruajmė kėto qė gėzimi ynė tė jetė i plotė. (1 Gjn 1, 1-4)
426 «Nė qendėr tė katekezės ne gjejmė nė thelb njė person: personin e Jezusit tė Nazaretit, Birin e vetėm tė Atit..., i cili ka vuajtur dhe ka vdekur pėr ne dhe tani, i ngjallur, jeton pėrgjithmonė me ne... Prandaj, tė katekizosh, do tė thotė tė zbulosh nė personin e Krishtit, tė gjithė planin e Hyjit... Do tė thotė tė pėrpiqesh tė kuptosh vėshtrimin e gjesteve dhe tė fjalėve tė Krishtit, tė shenjave qė ka bėrė ai» . Qėllimi i katekezės: «Tė vėrė... nė bashkim... mė Jezu Krishtin: vetėm ai mund tė ēojė te dashuria e Atit nė Shpirtin dhe mund tė na bėjė tė marrim pjesė nė jetėn e tė Shejtėrueshmes Trini» .
427 «Nė katekezė mėsohet pėr Krishtin, Fjalėn e mishėruar dhe Biri i Zotit, dhe tė gjitha tė tjerat bėhen duke iu referuar atij; ...vetėm Krishti mėson, ndėrsa kushdo tjetėr e bėn kėtė nė masėn qė ėshtė zėdhėnėsi i tij, duke i dhėnė mundėsi Krishtit qė tė japė mėsim nėpėrmjet gojės sė tij... Ēdo katekist do tė duhej t’ia pėrshtatte vetvetes fjalėn e mistershme tė Jezusit: «Mėsimi im nuk ėshtė imi, por i Atij qė mė dėrgoi» (Gjn 7, 16) .
428 Ai qė ėshtė thirrur «pėr tė dhėnė mėsim mbi Krishtin» duhet tė kėrkojė pra, mbi tė gjitha, atė fitim «tė lartė tė njohjes sė Krishtit», duhet tė pranojė tė humbasė ēdo gjė, «me qėllim qė tė fitojė Krishtin dhe tė gjendet nė Tė», dhe «ta njohė atė dhe fuqinė e ngjalljes sė tij me pjesėmarrjen nė vuajtjet e tija, qė tė bėhet i ngjashėm me Tė nė vdekjen e tij, qė nė ndonjė mėnyrė tė mund t’ia arrijė ngjalljes sė tė vdekurve.» (Fil 3, 8-11).
429 Nga kjo njohje plot dashuri pėr Krishtin, lind dėshira e papėrmbajtur pėr ta lajmėruar, pėr tė «ungjillėzuar», dhe pėr t’i ēuar tė tjerėt te «po-ja» e fesė nė Jezu Krishtin. Nė tė njėjtėn kohė ndihet edhe nevoja pėr ta njohur pėrherė mė mirė kėtė besim. Pėr kėtė qėllim, duke ndjekur rendin e Simbolit tė besimit, para sė gjithave do tė paraqiten titujt kryesorė tė Jezu Krishtit: Krisht, Bir i Hyjit, Zotėri (neni 2). Pastaj, me radhė, Simboli rrėfen misteret kryesore tė jetės sė Krishtit: ata tė Mishėrimit tė tij (neni 3), ata tė Pashkės sė tij (nenet 4 dhe 5), mė nė fund ata tė lavdėrimit tė tij (nenet 6 dhe 7).
«DHE NĖ JEZU KRISHTIN, NJĖ TĖ VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONĖ
I. Jezusi
430 Jezu nė hebraisht do tė thotė «Hyji shpėton». Nė ēastin e Lajmėrimit, engjėlli Gabriel thotė se emri i tij do tė jetė Jezus, emėr qė shpreh njėkohėsisht identitetin e tij dhe misionin e tij . Meqė vetėm Hyji mund t’i falė mėkatet , ėshtė Ai qė, nė Jezusin, Birin e vet tė amshuar tė bėrė njeri «do ta shėlbojė popullin e vet prej mėkateve tė tija» (Mt 1, 21). Kėshtu, nė Jezusin, Hyji pėrmbledh tė gjithė historinė e vet tė shėlbimit nė favor tė njerėzve.
431 Nė historinė e shėlbimit, Hyji nuk ėshtė kufizuar tė ēlirojė Izraelin «prej shtėpisė sė skllavėrisė» (Lp 5, 6) duke e bėrė tė dilte nga Egjipti; e shpėton edhe nga mėkati i vet. Meqė mėkati ėshtė kurdoherė njė fyerje qė i bėhet Hyjit , vetėm Hyji mund ta shlyejė . Prandaj Izraeli, duke fituar pėrherė e mė shumė vetėdije pėr karakterin universal tė mėkatit, nuk do tė mund ta kėrkojė mė shpėtimin veēse duke i bėrė thirrje emrit tė Zotit Shpėrblyes .
432 Emri Jezu do tė thotė qė vetė Emri i Hyjit ėshtė i pranishėm nė personin e Birit tė tij tė bėrė njeri pėr Shpėrblimin universal dhe pėrfundimtar tė mėkateve. Vetėm emri hyjnor sjell shėlbimin , dhe tashmė mund tė thirret nga tė gjithė, sepse, nėpėrmjet Mishėrimit, ai ėshtė bashkuar me tė gjithė njerėzit nė mėnyrė tė tillė qė «s’ka asnjė person tjetėr nėn kėtė kupė qielli qė Hyji ua dha njerėzve me anėn e tė cilit do tė mund tė shėlbohemi» (Vap 4, 12) .
433 Emrin e Zotit Shpėtimtar e shqiptonte Kryeprifti vetėm njė herė nė vit, pasi e kishte spėrkatur me gjakun e flisė pajtimoren e Shenjtit tė Shenjtėrve pėr larjen e mėkateve tė Izraelit . Pajtimorja ishte vendi i pranisė sė Zotit . Kur Shėn Pali thotė pėr Jezusin se «Ati Hyj e caktoi tė jetė ... fli pajtuese me anė tė gjakut tė vet» (Rom 3, 25), ka ndėr mend tė pohojė qė nė natyrėn e tij njerėzore «Hyji nėpėr Krishtin e pajtoi botėn me vetveten» (2 Kor 5, 19).
434 Ngjallja e Jezusit lavdėron emrin e Zotit Shpėtimtar , sepse tashmė ėshtė emri i Jezusit qė e shfaq nė plotėsinė e saj fuqinė mė tė lartė tė «Emrit qė ėshtė mbi ēdo emėr» (Fil 2, 9-10). Shpirtrat e kėqij e kanė frikė emrin e tij dhe nė emėr tė tij nxėnėsit e Jezusit kryejnė mrekullitė ; nė tė vėrtetė ēdo gjė qė ata i kėrkojnė Atit nė emrin e tij, Ati ua jep .
435 Emri i Jezusit ėshtė nė qendėr tė lutjes sė krishterė. Tė gjitha lutjet liturgjike pėrfundojnė me formulėn «per Dominum nostrum Jesum Christum... – nėpėr Zotin tonė Jezu Krishtin...» «Tė Falemi Maria» arrin kulmin nė fjalė: «i bekuar qoftė fryti i barkut tėnd, Jezus». Lutja e zemrės, e zakonshme te lindorėt dhe e quajtur «lutja e Jezusit», thotė: «O Zot Jezu Krisht, Bir i Zotit, ki mėshirė pėr mua mėkatarin». Shumė e shumė tė krishterė vdesin me tė vetmen fjalė nė buzė «Jezus», si shėn Zhanė D’Ark (Jeanne d’Arc).
Krishti
436 Krisht vjen nga pėrkthimi grek i termit hebraisht «Mesi» qė do tė thotė «i lyer». Ai bėhet emri i Jezusit vetėm sepse ai e kryen nė mėnyrė tė pėrsosur misionin hyjnor qė shėnon. Nė tė vėrtetė nė Izrael ishin tė lyer nė Emėr tė Hyjit ata qė i ishin shuguruar Atij pėr njė mision qė ai u kishte besuar atyre. Ishte rasti i mbretėrve , i priftėrinjve dhe, nė raste tė rralla, i profetėve . I tillė do tė ishte, mė shumė se kurrė, rasti i Mesisė, qė Zoti do ta dėrgonte pėr tė vendosur pėrfundimisht Mbretėrinė e vet . Mesia duhej tė lyhej nga Shpirti i Zotit , njėkohėsisht si mbret dhe prift , por edhe si profet . Jezusi e ka realizuar shpresėn mesianike tė Izraelit nė funksionin e tij tė trefishtė si prift, profet dhe mbret.
437 Engjėlli u ka lajmėruar barinjve lindjen e Jezusit si atė tė Mesisė sė premtuar Izraelit: «Sot, nė qytet tė Davidit ju lindi Shėlbuesi - Krishti Zot!» (Lk 2, 11). Qė nė fillim ai ėshtė « ai qė Ati e shuguroi dhe e dėrgoi nė botė» (Gjn 10, 36), i zėnė si «i shenjtė» (Lk 1, 35) nė kraharorin e virgjėr tė Marisė. Jozefi ka qenė i thirrur nga Zoti tė «merrte» me vete «Marinė», «tė fejuarėn» e vet, shtatzėnė me «atė qė ėshtė zėnė nė tė... pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt» (Mt 1, 20), nė mėnyrė qė Jezusi «i quajtur Krisht», tė lindet nga e fejuara e Jozefit nė pasardhėsinė mesianike tė Davidit (Mt 1, 16) .
438 Shugurimi mesianik i Jezusit shfaq misionin e tij hyjnor. «Kjo ėshtė diēka qė e tregon vetė emri i tij, sepse me emrin e Krishtit nėnkuptohet Ai qė ka lyer, Ai qė ėshtė lyer dhe vetė lyerja me tė cilėn ėshtė lyer: Ai qė ka lyer, ėshtė Ati, Ai qė ėshtė lyer ėshtė Biri, dhe ėshtė lyer nė Shpirtin qė ėshtė lyerja» . Shugurimi i tij mesianik i amshuar ėshtė zbuluar nė kohėn e jetės sė tij tokėsore, nė ēastin kur qe pagėzuar nga Gjoni, kur Hyji «e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet» (Vap 10, 38) «qė ky t’i zbulohet Izraelit» (Gjn 1, 31) si Mesia i tij. Veprat e tija dhe punėt e tija do ta zbulojnė si «Shenjtin e Hyjit» (Mk 1, 24; Gjn 6, 69; Vap 3, 14).
439 Shumė judenj dhe disa paganė qė e kishin tė pėrbashkėt shpresėn me ta, i kanė njohur nė Krisht tiparet themelore tė «birit tė Davidit» mesianik, tė premtuar Izraelit nga Zoti . Jezusi e ka pranuar titullin e Mesisė, tė cilin kishte tė drejtė ta gėzonte , por jo pa rezerva, sepse njė pjesė e bashkėkohėsve tė tij e konceptonin nė njė mėnyrė tepėr njerėzore , me thelb politik .
440 Jezusi e ka pranuar dėshmimin e fesė sė Pjetrit, qė e njihte si Mesi, duke lajmėruar mundimet tashmė tė afėrta tė Birit tė njeriut . Kėshtu ai ka zbuluar pėrmbajtjen autentike tė karakterit tė tij mbretėror mesianik, nė identitetin transcendent tė Birit tė Njeriut «qė zbriti nga qielli» (Gjn 3, 13) . Si dhe nė misionin e vet shpėrblyes tė Shėrbėtorit tė vuajtur «Biri i njeriut... s’erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė shėrbyer e pėr tė flijuar jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė!)» (Mt 20, 28) . Prandaj kuptimi i vėrtetė i karakterit tė tij mbretėror shfaqet vetėm nga lartėsia e kryqit . Vetėm pas Ngjalljes, karakteri i tij mbretėror mesianik do tė mund tė shpallet nga Pjetri para Popullit tė Zotit: «Le ta dijė, pra, pa farė dyshimi mbarė populli i Izraelit se mu kėtė Jezus, qė ju e kryqėzuat, Hyji e bėri Zotėri e Mesi» (Vap 2, 36).
I vetmi Biri i Hyjit
441 Bir i Hyjit, nė Besėlidhjen e Vjetėr, ėshtė njė titull qė u jepet engjėjve , popullit tė zgjedhur , bijve tė Izraelit dhe mbretėrve tė tyre . Nė raste tė tilla ka kuptimin e njė bijėsimi qė vendos ndėrmjet Zotit dhe krijesės sė tij marrėdhėnie me njė intimitet tė veēantė. Kur Mbreti-Mesia i premtuar quhet «bir i Zotit» , kjo nuk do tė thotė domosdo, sipas kuptimit fjalė pėr fjalė tė atyre teksteve, qė ai ėshtė mė se njeri. Ata qė e kanė cilėsuar ashtu Jezusin si Mesi tė Izraelit ndoshta nuk kanė dashur tė thonė gjė mė tepėr .
442 Nuk ėshtė e njėjta gjė pėr Pjetrin kur rrėfen se Jezusi ėshtė «Mesia, Biri i Hyjit tė gjallė» (Mt 16, 16), sepse Jezusi i pėrgjigjet me solemnitet: «Kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiell» (Mt 16, 17). Nė mėnyrė paralele Pali, nė lidhje me kthimin e tij nė fe nė rrugėn e Damaskut, do tė thotė: «Kur Atij, qė mė zgjodhi qysh nė kraharorin e nėnės dhe mė thirri me hirin e vet, i pėlqeu ta zbulojė nė mua Birin e vet pėr ta shpallur ndėr paganė...» (Gal 1, 15-16). «Menjėherė filloi tė predikojė nė sinagoga se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit» (Vap 9, 20). Kjo do tė jetė qė nė fillimet qendra e besimit apostolik tė shpallur para tė gjithėve nga Pjetri si themel i Kishės .
443 Pjetri ka mundur ta njohė karakterin transcendent tė bijėsimit hyjnor tė Jezusit Mesi, vetėm sepse vetė Jezusi e ka lėnė tė kuptojė qartė njė gjė tė tillė. Pėrpara Sinedrit, kur e pyesin akuzuesit e vet: «Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?», Jezusi ėshtė pėrgjigjur: «Ju thoni tė vėrtetėn! Unė jam!» (Lk 22, 70) . Tashmė shumė mė parė, ai e kishte cilėsuar veten si «Biri» qė njeh Atin , qė dallohet nga «shėrbėtorėt» qė Zoti i ka dėrguar mė parė popullit tė vet , mė lart se vetė engjėjt . Ai e ka dalluar bijėsimin e vet nga ai i apostujve tė vet, duke mos thėnė kurrė «Ati ynė» , pėrveēse kur i urdhėron ata: «Ju pra lutuni kėshtu: «Ati ynė» (Mt 6, 9); dhe e ka nėnvizuar njė dallim tė tillė: «Ati im e Ati juaj» (Gjn 20, 17).
444 Ungjijtė, nė dy ēaste solemne, nė Pagėzim dhe nė Shndėrrim tė Krishtit, na njoftojnė pėr zėrin e Atit qė e cilėson si «Birin tim tė dashur, tė cilin e kam pėr zemėr» . Jezusi e paraqet veten si «Njė tė vetmin Birin e Hyjit» (Gjn 3, 16) dhe me njė titull tė tillė e pohon paraekzistencėn e vet tė amshuar . Ai e kėrkon besimin «nė Emrin e Njėlindurit, Birit tė Hyjit» (Gjn 3, 18). Ky rrėfim i krishterė duket qė nė thirrmėn e Centurionit pėrpara Jezusit nė kryq: « Ky njeri paska qenė me tė vėrtetė Biri i Hyjit!» (Mk 15, 39); vetėm nė Misterin e Pashkėve besimtari mund t’i japė titullit «Bir i Hyjit» kuptimin e tij tė plotė.
445 Pas Ngjalljes bijėsimi i tij hyjnor duket nė fuqinė e natyrės sė tij njerėzore tė lumturuar: ai ėshtė bėrė «Bir i Hyjit me tė gjitha pushtetet me anė tė Shpirtit Shenjt mbas ngjalljes prej tė vdekurve » (Rom 1, 4) . Apostujt do tė mund tė rrėfejnė: «Ne e pamė lavdinė e tij, atė lavdi qė prej Atit i pėrket Birit tė vetėm plot hir e tė vėrtetė» (Gjn 1, 14).
Zot
446 Nė pėrkthimin grek tė librave tė Besėlidhjes sė Vjetėr, emri i patregueshėm me gojė nėn tė cilin Zoti i ėshtė zbuluar Moisiut , YHWH, ėshtė pėrkthyer me «Kyrios» («Zot»). Qė atėherė fjala Zot bėhet emri mė i zakonshėm pėr tė treguar vetė hyjninė e Zotit tė Izraelit. Besėlidhja e Re e shfrytėzon me kėtė kuptim tė fortė titullin «Zot» njėkohėsisht pėr Atin, por, dhe kjo ėshtė gjėja e re, edhe pėr Jezusin, i njohur kėshtu edhe ai vetė si Hyj .
447 Vetė Jezusi ia jep vetes, nė mėnyrė tė mbuluar, njė titull tė tillė atėherė kur diskuton me farisenjtė pėr kuptimin e Psalmit 110 , por edhe nė mėnyrė tė qartė kur u drejtohet Apostujve tė vet . Gjatė jetės sė tij publike, gjestet e tija tė pushtetit mbi natyrėn, mbi sėmundjet, mbi demonėt, mbi vdekjen dhe mbi mėkatin, e shfaqnin sovranitetin e tij hyjnor.
448 Shumė shpesh, ndėr Ungjijtė, disa persona i drejtohen Jezusit duke e quajtur «Zotėri». Ky titull shpreh respektin dhe besimin e atyre qė i afrohen Jezusit dhe presin nga ai ndihmė dhe shėrim . I shqiptuar nėn veprimin e Shpirtit Shenjt, shpreh njohjen e Misterit hyjnor tė Jezusit . Nė takimin me Jezusin e ngjallur, bėhet shprehje adhurimi: «Zotėria im dhe Hyji im!» (Gjn 20, 28). Atėherė bėhet njė shprehje dashurie dhe dashamirėsie, qė do tė mbetet diēka e veēantė pėr traditėn e krishterė: «Ėshtė Zotėria!» (Gjn 21, 7).
449 Duke i dhėnė Jezusit titullin hyjnor Zot, rrėfimet e para tė fesė tė Kishės pohojnė, qė nė fillim , se pushteti, nderi dhe lavdia qė i takojnė Zotit Atė, i pėrkasin edhe Jezusit , sepse ai ka «natyrė hyjnore» (Fil 2, 6), dhe qė Ati e ka shfaqur kėtė karakter hyjnor tė Jezusit duke e ngjallur nga tė vdekurit dhe duke e ngritur lart nė lavdinė e vet .
450 Qė nė fillim tė historisės sė krishterė, pohimi i karakterit hyjnor tė Krishtit mbi botėn dhe mbi historinė sjell si pasoja edhe njohjen e faktit se njeriu nuk duhet t’ia nėnshtrojė lirinė e vet personale, nė mėnyrė absolute, asnjė fuqie tė kėsaj bote, por vetėm Hyjit Atė dhe Zotit Jezu Krisht: Cezari nuk ėshtė «Zoti» . «Kisha beson... se gjen nė Zotin dhe Mėsuesin e vet, ēelėsin, qendrėn dhe qėllimin e fundit tė tė gjithė historisė njerėzore» .
451 Lutja e krishterė dallohet nga titulli «Zot», qoftė kur bėhet fjalė pėr thirrjen pėr t’u lutur: «Zoti qoftė me ju», qoftė nė pėrfundim tė lutjes: «Nėpėr Zotin tonė Jezu Krishtin, ose kur lėshohet thirrma plot besim dhe shpresė: «Maran ątha» («Zoti po vjen»), ose «Maraną tha» («Eja, o Zot!» (1 Kor 16, 22), «Amen! Eja, o Zot, Jezus!» (Zb 22, 20).
Nė sintezė
452 Emri «Jezus» do tė thotė «Zoti qė shpėton». Fėmija i lindur nga a Mari quhet «Jezus», «sepse Ai do ta shėlbojė popullin e vet prej mėkateve tė tija» (Mt 1, 21): «S’ka asnjė person tjetėr nėn kėtė kupė qielli, qė Hyji ua dha njerėzve me anėn e tė cilit do tė mund tė shėlbohemi» (Vap 4, 12).
453 Emri «Krisht» do tė thotė «I Lyer» (I Shuguruar), «Mesi». Jezusi ėshtė Krishti, sepse Zoti «e shuguroi me Shpirt Shenjt dhe me pushtet» (Vap 10, 38). Ai ishte ai qė duhej tė vinte , objekti i «shpresės sė Izraelit» (Vap 28, 20).
454 Emri «Bir i Hyjit» tregon marrėdhėnien unike dhe tė amshuar tė Jezu Krishtit me Hyjin, Atin e vet: Ai ėshtė Biri i vetėm i Atit dhe Zot ai vetė . Pėr tė qenė tė krishterė duhet besuar se Jezu Krishti ėshtė i Biri i Hyjit .
455 Emri «Zotėria)» tregon sovranitetin hyjnor. Ta shpallėsh Jezusin si Zot ose t’i drejtohesh si Zot, do tė thotė tė besosh nė karakterin e tij hyjnor (nė hyjninė e tij). «Askush nuk mund tė thotė «Jezusi ėshtė Zoti», veēse nėn veprimin e Shpirtit Shenjt» (1 Kor 12, 3).
Nje jobesimtar e gjen kete tekst shume te arsyeshem e mendon qe meritojne shume respekt ata qe besojne kete. Per 1+1 + 1 = 3... Matematika eshte nje shkence e shkelqyeshme, mbreteresha e shkencave, por ketu flitet per dicka qe eshte ne nje nivel me te larte, sepse kerkohet Zoti, mbase mund ta gjejne duke prekur, ndonese ai nuk eshte larg nga secili porej nesh. (Vepra e apostujve 17/27.Lexo 17/ 22-32.
Me simpati.crici_01
Arrnubi, tike shkruar
5:19.
O ithtarė tė librit(E bibles), ju erdhi i dėrguari i Jonė(Muhamedi), ju sqaron (ēėshtjet e fesė) pas ndėrprerjes sė tė dėrguarve, nė mėnyrė qė tė mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dėrguar qė tė na pėrgėzojė, e as tė na tėrheqė vėrejtjen ". Pra ja, ju erdhi Pėrgėzuesi dhe Kėrcenuesi. All-llahu ėshtė fuqiplotė pėr ēdo send.
A nuk ka folur realitetin per Jezusin Muhamedi a.s. A nuk ka treguar historine e lindjes se Tij dhe me shume sesa ka bibla si histori.A nuk ka treguar per Tryezen qe ju zbriti besimtareve, per foljen e jezusit kur ishte foshnje ne nidhme te Nenes se tij pasi hebrejte akuzuan nenen e tij per imoralitet.A nuk ka treguar Kurani historine e Nenes se tij dhe ka vendosur nje kapitull me emrin e saj. Pse nuk e pranoni Kuranin si liber te Zotit kur ne te permendet Merjemja(Maria) dhe nuk permendet Nena e Muhamedit a,s.Kjo tregon se Kurani eshte Hyjnor .
VEREJTJE TE MIA
Myslymanet bejne mire kur besojne ne Kuranin e ne fjalet e tij, kur me vetedije te plote e sipas ndergjegjes se tyre jane te bindur se ajo qe eshte shruar ne Kurani eshte e verteta.
Kristianet e cdo konfesioni kane nje verejtje: Pse kur Mahumedi ka shkruar historine e Jezusit dhe te Marise, nuk ka kontrolluar burimet paraprake: Dhjata e re dhe veprat e eterve se kristere, qe kane qene shume e denje per besim ne 600 vjet mes vdekjes se Krishtit e Kuranit? Atehere pyetjes tende kristianet duhet te pergjiogjejne : Jo, nuk ka folur te verteten. Ne qofte se pergjigja e tyre do te ishte PO, nuk do te ishin me kristiane.
Por lere edhe qe kristianet ta interpretojne Biblen sipas tradites se tyre.
Profeti: per 300 vjet e me shume populli nuk kishte pasur nje profete. Populli priste plotesimin e profecise se Ligjit te Perterire, Kapitull 18/ 15-22. E Gjoni pagezori nuk ishte ai profete por erdhi per t 'ia paraqitur popullit ate profete, Krishtin. Populli priste edhe plotesimin e profecise se Joelit, kapitull 2/28-32. Kristianet mendojne qe kjo ndodhi diten e Rreshajve (Veprat e Apostujve kapitull 2. Kete dite Shpirti i Shenjt e ka bindur botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim. Lexo kap. 2/14-47. Sa me shume i kundershton ti te verteta me te thjeshta te krishtereve, sa me shume bindem se kristianet jane ne te Verteten. Amicus Plato, sed magis amica Veritas. Bibla nuk flet per Muhamedin!
Me paqe, me simpati e me shprese. crici_01.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crici_01 : 25-06-2008 mė 12:07
1 x 1 x 1 x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1x1 x 1 x 1= 1
Kurse per ty
Ndoshta 1 i pafund + nje i pafund + nje i pafund =Bejne tre te Pafund
ose me llogjiken tate
1 i pafund + nje i pafund + nje i pafund+ nje i pafund + nje i pafund+ nje i pafund + nje i pafund+ nje i pafund + nje i pafund =nje i pafund
Pse keshtu do e argumentoni trinitetin ju.Lexo pak Kuran se ka shume me llogjike se numrat matematikor
5:72. Bėnė kufėr (mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: All-llah ėshtė ai, Mesihu, biri i Merjemes. E vetė Mesihu, (Isai), tha: O beni israilė, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės.
4:171. O ithtarėt e librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetėm i dėrguar i All-llahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij e mos thoni: Tre (trini). Pushoni (sė thėni), se ėshtė mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė vetėm njė All-llah; larg qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. Ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė All-llahu ėshtė planifikues i pavarur.
5:73. Gjithashtu bėnė kufėr (mosbesim) ata qė thanė: All-llahu ėshtė i treti i treve. S'ka nė gjithėsi tjetėr pos njė All-llahu, e nėse nuk pushojnė nga ajo qė thanė (tre zotėra), do t'i kapė dėnim i dhembshėm ata qė nuk besuan prej tyre.
5:74. E pse tė mos pendohen dhe tė kėrkojnė te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falė shumė, ėshtė mėshirues?
5:116. Dhe kur All-llahu tha: O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: Mė besoni mua dhe nėnėn time dy zota pos All-llahut!? (Isai) Tha: Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s'ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē'ka ka nė mua, e unė nuk di ēka ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave!
9:31. Ata i konsideruan ahbarėt (priftėr jehudi) tė tyre, ruhbanėt (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, pėr zota pos All-llahut, ndėrsa ata nuk janė urdhėruar pėr tjetėr (nga pejgamberėt) pos pėr adhurimin ndaj All-llahut njė, e qė nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Tij. I lartė ėshtė Ai nga ēka i shoqėrojnė.
57:27. Pastaj vazhduam pas tyre me tė dėrguarit Tanė, e pas tyre e dėrguam Isain, tė birin e Merjemes dhe atij i dhamė Inxhillin, e nė zemrat e ithtarėve tė tij dhuruam butėsi e mėshirė, ndėrsa murgėsinė ata vetė e shpikėn. Ne atė nuk ua bėmė obligim atyre, mirėpo edhe pse kishin pėr qėllim me tė vetėm ta arrijnė kėnaqėsinė e All-llahut, ata nuk iu pėrmbajtėn asaj si duhet pėrmbajtur, prandaj atyre qė besuan, Ne ua dhamė shpėrblimin e tyre, po shumė prej tyre janė mėkatarė (jobesimtarė).
Meqense i shkoni gjerave rreth e rrotull dhe ne fund asgje nuk thuani (nuk arrini te shpjegoni),pse nuk behemi konkretė me pyetje konkrete dhe pergjigje konkrete...
Dhe Fundi i fundit realiteti eshte me i rendesishem se sa te mbrohet me fanatizem e dyshuara apo edhe Genjeshtra dhe e gabuara...
Per te mos e zgjatur deshiroj menjher te e bej nje pyetje ,qe i drejtohet te krishtereve...
Pse Triniteti???
A eshte i domosdoshem qe per ta besuar Zotin ,duhet te personifikosh Zotin ne Tre persona ???
A nuk mund ta besojm dhe Njohim Zotin ,pa ndihmen e Trinitetit???
Per Fund...>>
A eshte shkaktar "Logjika" e perdorur ne Tewhid, per Shpifjen e Trinitetit???
Besoj qe kur te ipen Pergjigjet e sinqerta dhe te sakta ketyre pyetjeve te mia ,mendoj se do arrijmė nje rezultat realė ne kete rast..
Kaloni mire dhe Pershendetje
"Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"
Krijoni Kontakt