Close
Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 210
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Pse nuk beni njehere nje seance plenare tek forumi myslimon, diskutoni rreth bibles kshu qe perfundimisht te arrini nje marrveshje, a eshte fallco apo jo. nqs, eshte fallco mos na cani drasat me vargje prej saj per te plotesuar argumentet e tuaja. apo fallco eshte c'do gje qe nuk permbush interesat tuaja? ka nje fjale per kete a e gjeni dot?

  2. #102
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    shi shi u nxeh malo666
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #103
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Eldonel
    Crici , Uarda , Seminarist une kam bere nje pyetje me heret .
    Prap po e parashtroj kush eshte Ati ? A eshte Ati per ju Jezusi apo dikush tjeter ? A e ka kriju Ati te Birin apo Biri te Atin sipas jush ? Kush eshte me i Fuqishem Ati apo Biri sipas jush ? Te ndalemi nje nga nje spjegone sepse keshtu si e spjegoni s ' ju kupton kush .
    pershendetje .

    Kesaj pyetje i eshte dhene pergjigja, ne kete teme si dhe ne te tjera. Duhet te lexoni me me kujdes.
    Problemi eshte se Triniteti heretik dhe absurd eshte pikerisht Triniteti qe Kurani thote se te krishteret besojne, e jo Triniteti i predikuar nga kisha. Ju, per shkaqe te ndryshme, krijoni herezi ne mendjet tuaja, dhe kujtoni se ato jemi ne qe i besojme.


    Ne besojme ne NJE Perendi, sipas natyres dhe Triadik sipas personave. Kjo do te thote qe te Tre Personat jane te dallueshem nga njeri tjetri ne menyren e ekzistences (Ati nuk eshte Biri, as Biri Ati, as Fryma nuk eshte as Ati e as Biri), por qe jane te njejte pra ne NATYRE, PUSHTET, LAVDI, VEPRIM e VULLNET dhe te bashkeperjetshem.


    Ky perkufizim i mesiperm, eshte i mjaftueshem per cdokend per te mos bere pyetje te tilla si: kush eshte me i madh Ati apo Biri? Kush ka qene me pare Ati apo Biri? A eshte i njejte Ati me Birin?

  4. #104
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Mjekesia Lexo Postimin
    Cfare ndryshimi ke ti nga nje pagan ose politeist?
    1. Nga nje pagan, ndryshimi eshte se besoj ne Zotin e vertet.

    2. Nga nje politeist, ndryshimi eshte se une BESOJ ne NJE PERENDI.

  5. #105
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja nje shembull kararkteristik si sy myslimanet krijojne herezi kristiane dhe kujtojne se ato herezi jane te krishteret qe i besojne.
    Sipas Gatussos, Sinani ne shkrimin e tij thote:

    Sipas tė krishterit Triniteti tregon pėr njė tė vėrtetė tė vetme qė shfaqet nė tre pamje.


    Shkoni e thojini Sinanit, qe ky perkufizim eshte PO AQ HERETIK per Krishterimin sa eshte edhe mohimi kategorik i Trinitetit. Perkufizimi i Sinanit, njihet si HEREZIA e SABELUISIT, i cili besonte se Perendia eshte Nje Perendi qe nje here shfaqet si Ati ne Dhiate te Vjeter, pastaj si Bir ne Dhiaten e Re e me pas si Fryma e Shenjte. Kjo herezi eshte denuar nga kisha qe ne shekujt e pare.

  6. #106
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Mjekesia Lexo Postimin
    Monoteizmi biblik kunder trinitetit

    35 Tė tėra kėto tė janė treguar, nė mėnyrė qė tė pranosh se Zoti ėshtė Perėndi dhe qė nuk ka asnjė tjetėr veē tij.(Ligji i Pėrtėrirė - Kapitulli 4)

    39 Mėso, pra, sonte dhe mbaje nė zemrėn tėnde qė Zoti ėshtė Perėndi atje lart nė qiejt dhe kėtu poshtė nė tokė, dhe se nuk ka asnjė tjetėr (Ligji i Pėrtėrirė - Kapitulli 4)

    7 Nuk do tė kesh perėndi tė tjera pėrpara meje.(Ligji i Pėrtėrirė - Kapitulli 5)

    39 Tani e shikoni qė unė jam Ai dhe qė nuk ka Perėndi tjetėr pėrbri meje. Unė tė bėj qė tė vdesėsh dhe tė jetosh, unė tė plagos dhe tė shėroj, dhe nuk ka njeri qė mund tė tė lirojė nga dora ime.Ligji i Pėrtėrirė - Kapitulli 32

    Isaia per Monoteizmin

    5 Unė jam Zoti dhe nuk ka asnjė tjetėr; jashtė meje nuk ka Perėndi. Tė kam rrethuar, ndonėse ti nuk mė njihje,Isaia 45/5 dhe po tek

    9 Kujtoni gjėrat e kaluara tė kohėve shumė tė vjetra, sepse unė jam Perėndia dhe nuk ka asnjė tjetėr; jam Perėndia dhe askush nuk mė ngjet mua,Isaia 46/9

    Moisiu per Monoteizmin


    (Eksodi 20)


    1. "Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para Meje".
    2. "Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje.... Nuk do tė pėrkulesh para tyre dhe as do t'i shėrbesh".
    3. "Nuk do ta pėrdorėsh emrin e Zotit, tė Perėndisė tėnd, kot".
    4. "Mbaje mend ditėn e shtunė pėr ta shenjtėruar".

    Gjashtė tė fundit janė rreth dashurisė pėr njeriun

    5. "Do tė nderosh atin tėnd dhe nėnėn tėnde".
    6. "Nuk do tė vrasėsh".
    7. "Nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore".
    8. "Nuk do tė vjedhėsh".
    9. "Nuk do tė bėsh dėshmi tė rreme kundėr tė afėrmit tėnd".
    10. "Nuk do tė dėshirosh...asgjė tjetėr qė ėshtė e tė afėrmit tėnd".


    Jezusi per Monoteizmin kunder trinitetit

    Markut 12/ 28-34: "28. atėherė njė nga skribėt qė e kishte dėgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se si iu ishte pėrgjigjur mirė iu afrua dhe e pyeti: Cili ėshtė I pari I tė gjitė urdhėrimeve? 29. Dhe Jezusi iu pėrgjigj: -Urdhėrimi I parė I tė gjithėve ėshtė: Dėgjo, o Izrael! Zoti, Perėndia ynė ėshtė I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perėndinė tėnd me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me tė gjithė mėndien tėnde e me tė gjithė forcėn tėnde! Ky ėshtė I pari urdhėrim. 31. Dhe I dyti I ngjan kėtij: Duaje tė afėrmin tėndi porsi vetveten. Nuk ka urdhėrim tjetėr mė tė madh se kėta. 32. Atėherė skribi I tha: Mirė mėsues, the sipas tė vėrtetės se ka vetėm njė Perėndi dhe s'ka asnjė pėrvec Tij, 33. dhe ta duash me gjithė zemėr, me tė gjithė mėndien, me gjithė shpirti e me gjithė forcė dhe ta duash tė afėrmin porsi vetvetja vlen mė tepėr se sa tė gjithė olokaustet dh fllijimet. 34. Dhe Jezusi duke e parė se ai ishte pėrgjigjur me mend, I tha: Ti je nuk larg nga mbretėria e Perėndisė. Dhe mė askush nuk guxoi mė ta pyesė."


    Kush e shpiku trinitetin ?


    Pikerisht, ne te gjitha keto vargje qe citon ti, qe jane pjese e te vertetes dogmatike te kishes, tregohet qarte qe Perendia eshte NJE ne NATYRE dhe se NUK KA ASNJE PERENDI tjeter qe te jete PERENDI JASHTE apo PERBRI kesaj Natyre.

  7. #107
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Mjekesia Lexo Postimin
    Jezusi ishte prej mishi Njeri dhe mbas asaj qe bibla e quan ringjallje.

    Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!''. Dhe, si i tha kėtė, u tregoj atyre duart dhe kėmbėt. Por, duke qenė se ende nuk besonin prej gėzimit dhe ishin tė ēuditur, ai u tha atyre: ''A keni kėtu diēka pėr tė ngrėnė?''. Dhe ata i dhanė njė pjesė peshku tė pjekur dhe njė huall mjalti. Dhe ai i mori dhe hėngri para tyre.[Luka 24/39-43]

    Po, Krishti eshte Perendia Bir qe mori ne vete mish dhe u be njeri, dmth bashkoi natyren e Tij hyjnore me ate njerezore, keto pa perzierje, te pandashme dhe te dallueshme, ne PERSONIN e Tij.
    Ky lloj perkufizimi dogmatik kishtar nxjerr jashte cfaredo abuzimi qe bejne shume vete ne lidhje me vargjet biblike. Shiheni qarte perkufizimin, aty perjashtohet idhujtaria.

    Kush eshte antikrishti?

    Sepse nė botė kanė dalė shumė mashtrues, tė cilėt nuk rrėfejnė se Jezu Krishti ka ardhur nė mish(si njeri); ky ėshtė mashtruesi dhe antikrishti. (1 e Gjonit 1/7)

    Pra sipas Gjonit ai qė nuk thotė se Jezusi ka ardhur nė mish(si njeri) ėshtė antikrishti.Kėtė e pėrforcon dhe verseti tjetėr.
    Shumė tė dashur, mos i besoni ēdo frymė, por i vini nė provė frymėrat pėr tė ditur nėse janė nga Perėndia, sepse shumė profetė tė rremė kanė dalė nė botė.Nga kjo mund tė njihni Frymėn e Perėndisė: ēdo frymė qė rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, ėshtė nga Perėndia.Dhe ēdo frymė qė nuk rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, nuk ėshtė nga Perėndia; dhe kjo ėshtė fryma e antikrishtit qė, siē e keni dėgjuar se vjen; dhe tashmė ėshtė nė botė. (1 e Gjonit 4/1-3)


    Kush eshte anti krishti?

    Po, prandaj edhe shume te krishtere ketu ju kane thene se besojne se Muhamedi eshte Anti-Krishti, pikerisht se ne QENDER te mesimit kuranor qendron herezia anti-kristiane e mohimit te Misherimit te Birit te Perendise.



    Kush i shkroi keto vargje?

    Ruhuni nga qentė, ruhuni nga punėtorėt e kėqij, ruhuni nga tė prerėt. Sepse rrethprerja e vėrtetė jemi ne, qė i shėrbejmė Perėndisė nė Frymė dhe qė mburremi nė Krishtin Jezus pa besuar nė mish, (Filipianėve 3/2-3)

    Prandaj tash e tutje ne nuk njohim mė askėnd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, [B]nuk e njohim mė ashtu[/B]. (2 e Korintasve 5/16)

    Antikrishti eshte .... .Shkruesi i letrave biblike .Pali shkroi Biblen ne kundershtim me profecine biblike per mos shtimin e saj dhe mos pakesimin e mesimeve.

    Ketu ti Mjekesia ngaterrohesh me konceptet dhe gjuhen e perdorur.
    Kur Gjoni flet per anti-krishtin si ai qe mohon ardhjen ne mish te Krishtit, e ka fjalen per ardhjen ne mish = berjen njeri te Birit te Perendise (perkufizimi qe kam dhene me lart ne fillim).

    Ndersa Shen Pali, ne vargjet qe citon ti, e ka fjalen per:

    1. mish = ana e jashteme e identifikimit te besimit. Psh meqe je i lindur jude, je automatikisht i mire dhe besimtar dhe justifikohesh te mburresh. Kjo del e qarte po te vazhdosh leximin e vargjeve te letres se Filipianeve qe jep ti.

    2. Mish = natyra e rene; fryme = natyra e perterire ne Krishtin. Shembulli i 2Korintasve 5:16



    Profecia pėr ndryshimin e biblės

    Unė i deklaroj kujtdo qė dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri, se nėse ndokush do t'i shtojė kėtyre gjėrave, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr. Dhe nėse dikush heq nga fjalėt e librit tė kėsaj profecie, Perėndia do t'i heqė pjesėn e tij nga libri i jetės nga qyteti i shenjtė, dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė kėtė libėr.(Zbulesa 22/18-19)

    Do tė kujdeseni tė zbatoni nė praktikė tėrė gjėrat qė ju urdhėroj; nuk do t'u shtoni as do t'u hiqni asgjė". (Ligji i Pėrtėrirė - 12/32)


    Mos valle atij libri i kane shtuar dhe hequr (=Kurani) ata qe quhen myslimane e jo kristianet?

  8. #108
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Seminarist ka dhe mos shkrime te atyre gjerave qe beri Jezusi sikur ka dhe shtime.Nje nga keto shtime eshte dhe qellimi i atyre qe shkruajten librin duke hyjnizuar Jezusin dhe kete bibla e thote fare qarte.

    30 Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr.

    31 Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij.(Gjoni 20)

    Apologjite dhe filozofite nuk vlejne perpare fjaleve te Jezusit.Sepse Jezusi fliste me shembelltyra dhe bashkekohesit e tij nuk e kuptonin kur fliste dhe ato qe e kuptonin e kishin besimin shume te dobet sipas Jezusit te paket qene ato qe e njohen ate si duhej.Ne muslimanet edhe pse nuk e kemi pare Jezusin me sy edhe pse ai eshte nje hebre ne e besojme se ai ishte profet i Zotit dhe se atij iu shpall ingjilli prej Zotit mirepo jo ky ungjill qe eshte shkruar nga Pali dhe shoket e tij.Sepse Vete bibla tregon se ali ishte armiku i fese dhe vriste apostujt, sikur kthimin e tij ne fene e krishtere do ta kishte bere ne kohen e jezusit atehere kjo do te ishte me e pranueshme porse Pali ishte ai qe ishte dhe kurrsesi nuk mund ti themi liber i Zotit letrave te Palit.Nuk mund ti them liber i Zotit nje libri qe eshte shkruar nga njerzit shume kohe mbas largimit te Jezusit ne kete bote.

    Pali e dinte mire qe Jezusi u ngrit ne qiell porse ai nuk e tregonte sepse nje engjell i Satanit nuk e linte

    Unė njoh njė njeri nė Krishtin, i cili, para katėrmbėdhjetė vjetėsh (a ishte nė trup, a ishte jashtė trupit, nuk e di; Perėndia e di), u rrėmbye gjer nė tė tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perėndia e di), u rrėmbye nė parajsė dhe dėgjoi fjalė tė patregueshme, qė nuk ėshtė e lejuar tė thuhen nga njeri. Pėr atė njeri unė do tė krenohem, por nuk do tė krenohem pėr veten time, veē se pėr dobėsitė e mia. Edhe sikur tė doja tė krenohesha, nuk do tė isha i marrė, sepse do tė flisja tė vėrtetėn; por nuk e bėj kėtė, se mos ndonjė mė ēmon mė tepėr nga ajo qė mė sheh, a mė tepėr nga ajo qė dėgjon nga unė. Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, m'u dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh.(2 Korintasve 12/2-7)

    Pali nuk beri tjeter vetem se luajti lojen hebreje te pergatitur nga ato se Jezusi duhej te vdiste per gabimet e tyre.

    Kete hebrejte e planifikuan qe kur Jezusi ishte gjalle vrasjene tij nga frika e ardhjes se romakeve kunder tyre.

    Atėherė krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė mblodhėn sinedrin dhe thanė: "Ē'tė bėjmė? Ky njeri po bėn shumė shenja. Po ta lėmė tė vazhdojė kėshtu, tė gjithė do tė besojnė nė tė, do tė vijnė Romakėt dhe do tė shkatėrrojnė vendin dhe kombin tonė". Por njė nga ata, Kajafa, qė ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: "Ju nuk kuptoni asgjė; dhe as nuk e konceptoni se ėshtė e leverdishme pėr ne qė tė vdesė vetėm njė njeri pėr popullin, dhe tė mos humbasė gjithė kombi". Por kėtė ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenė kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej tė vdiste pėr kombin, dhe as nuk e konceptoni se ėshtė e leverdishme pėr ne qė tė vdesė vetėm njė njeri pėr popullin, dhe tė mos humbasė gjithė kombi", por edhe pėr t'i mbledhur nė njė, robtė e Perėndisė qė ishin tė shpėrndarė. Qė nga ajo ditė, pra, ata vendosėn ta vrasin. (Gjon 11/47-53)

    Pra kuptohet qarte pse hebrejte donin ta vrsinin Jezusin dhe ato ishin farisenj dhe kete e realizuan

    20 Por krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė ia mbushėn mendjan turmės qė tė kėrkonte Barabėn, dhe Jezusi tė vritej.21 Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: "Cilin nga tė dy doni qė t'ju liroj?". Ata thanė: "Barabėn!".22 Pilati u tha atyre: "Ē'tė bėj, pra, me Jezusin, qė quhet Krisht?". Tė gjithė i thanė: "Tė kryqėzohet!".23 Por guvernatori tha: "Po ē'tė keqe ka bėrė?". Mirėpo ata po bėrtisnin edhe mė fort: "Tė kryqėzohet!".24 Atėherė Pilati, duke parė se nuk po arrinte gjė, madje se trazimi po shtohej gjithnjė e mė shumė, mori ujė dhe i lau duart para turmės, duke thėnė: "Unė jam i pafaj pėr gjakun e kėtij tė drejti; mendojeni ju".25 Dhe gjithė populli duke u pėrgjigjur tha: "Le tė jetė gjaku i tij mbi ne dhe mbi fėmijėt tanė!".26 Atėherė ai ua liroi atyre Barabėn; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorėzoi, qė tė kryqėzohet.(Mateu 27/20-26)

    Dhe dihet mire se Pali ishte nje prej atyre Farisnjeve

    U rrethpreva tė tetėn ditė, jam nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, Hebre nga Hebrenj, dhe sipas ligjit farise, sa pėr zellin, pėrndjekės i kishės; pėr sa i pėrket drejtėsisė, qė ėshtė nė ligj, i pa qortueshėm.(Filipianėve 3/5-6)


    Ai predikoi ringjalljen e Jezusit sepse saducenjte nuk e besonin ate

    Pali, pra, duke ditur se njė pjesė ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: ``Vėllezėr, unė jam farise, bir farisenjsh; pėr shkak tė shpresės dhe tė ringjalljes tė sė vdekurve unė po gjykohem``.Sapo tha kėtė, lindi njė grindje ndėrmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u pėrēa; sepse saducenjtė thonė se nuk ka ringjallje, as engjėll, as frymė, ndėrsa farisenjtė pohojnė edhe njėrėn dhe tjetrėn.Atėherė u bė njė zhurmė e madhe. Skribėt e palės sė farisenjve u ēuan nė kėmbė dhe protestonin duke thėnė: ``Ne nuk gjejmė asgjė tė keqe te ky njeri; dhe nėse i ka folur njė frymė ose njė engjėll tė mos luftojmė kundėr Perėndisė``.(Veprat e Apostujve 23/6-9)


    prandaj ai predikonte ringjalljen e jezusit sepse ishte pjese e sektit te tij farisej dhe po mos predikohej ringjallja Saducenjete do e fitonin betejen teologjike

    Por, nė qoftė se predikohet se Krishti u ringjall prej sė vdekurish, si atėherė disa nga ju thonė se nuk ka ringjallje tė tė vdekurve?Nė qoftė se nuk ka ringjallje tė tė vdekurve, as Krishti nuk u ringjall.Por nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, predikimi ynė ėshtė i kotė dhe i kotė ėshtė edhe besimi juaj.(1 e Korintasve 15/12-14)

    Ai thote nese nuk ndiqen medimet e tij skandali i kryqit do dali\



    Kam besim te Perėndia pėr ju, se nuk do tė mendoni ndryshe; por ai qė ju turbullon juve, kushdo qoftė, do tė marrė dėnimin. Sa pėr mua, o vėllezėr, nė qoftė se unė vazhdoj tė predikoj .. , pėrse mė pėrndjekin akoma? Atėherė skandali i kryqit ra poshtė .(Galatasve 5/10-11)

    Prandaj Pali shpalli ringjalljen ne ungjillin e tij dhe jo ne ungjillin e Jezusit

    Kije parasysh Jezusin, Mesinė dhe shpėtimtarin e premtuar nga pasardhėsit e Davidit. Perendia e ringjalli nga tė vdekurit .Kėshtu thuhet nė lajmin e mire,. tė cilin po e shpall nė ungjillin tim". (Letra e dyte dretuar Timoteut 2/8)



    Ai ishte gjakatari me i madh i ndjekesve te Jezusit

    Unė vetė mendova se ishte detyra ime tė bėj shumė gjėra kundėr emrit tė Jezusit Nazarenas.Dhe kėtė kam bėrė nė Jeruzalem; mbasi kam marrė pushtet nga krerėt e priftėrinjve, futa nė burg shumė shenjtorė dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.Dhe shpesh, duke shkuar nga njė sinagogė te tjetra, i kam detyruar tė blasfemojnė dhe, me zemėrim tė madh kundėr tyre, i kam pėrndjekur deri nė qytetet e huaja.[Veprat 26/9-11)

    Dhe, si e nxorėn jashtė qytetit, e vranė me gurė. Dėshmitarėt i vunė rrobat e tyre te kėmbėt e njė djaloshi, tė quajtur Saul(Pal). Kėshtu e vranė me gurė Stefanin.(Veprat e apostujve 7/58-59)

    Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Nė atė kohė u bė njė pėrndjekje e madhe kundėr kishės qė ishte nė Jeruzalem; dhe tė gjithė u shpėrndanė nėpėr krahinat e Judesė dhe tė Samarisė, me pėrjashtim tė apostujve. Por Sauli po shkatėrronte kishėn: hynte shtėpi mė shtėpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste nė burg.(Veprat e apostujve 8/1-3)

    Si mund ti thuhej ketij apostull

    Atėherė unė thashė: "O Zot, ata e dinė vetė se unė burgosja dhe rrihja nga njė sinagogė te tjetra ata qė besonin nė ty;kur u derdh gjaku i Stefanit, dėshmorit tėnd, edhe unė isha i pranishėm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre qė e vrisnin. (Veprat e apostujve 22/19-20)

    Ai i bente te gjithe lojrat me besimin vetem per te fituar perkrahes

    Sepse, ndonėse jam i liruar nga tė gjithė, e bėra vetėn time shėrbėtor tė tė gjithėve qė tė fitoj sa mė shumė njerėz.Kėshtu e kam bėrė vetėn time Juda me Judenjtė pėr t'i fituar Judenjtė; e kam bėrė veten time si njė qė ėshtė nėn ligj me ata qė janė nėn ligj pėr t'i fituar ata qė janė nėn ligj;me ata qė janė pa ligj e kam bėrė veten time si pa ligj pėr tė fituar ata qė janė pa ligj.E kam bėrė veten time tė dobėt me tė dobėtit, pėr tė fituar tė dobėtit; e kam bėrė veten time gjithēka pėr tė gjithė, qė tė mund tė shpėtoj me ēdo mėnyrė disa njerėz. (1 e Korintasve 9/19-21)

    Biles dhe vete apostuj kishin frike per te edhe mbas vezullimit te drites.

    Si arriti nė Jeruzalem, Sauli u pėrpoq tė bashkohej me dishepujt, por tė gjithė kishin frikė nga ai, sepse nuk mund tė besonin se ai ishte dishepull.(Veprat 9/26)

    Ai shpiku se Jezusi ishte bir i perendise

    Pastaj shkoi menjehere ne sinagoga dhe predikoi pėr Jezusin si Birin e Perendise".(Veprat e Apostujve 9/20):

    Ndersa Jezusi e ndaloi kete

    Shuma veta i liroi nga shpirtarat e keqinj; dhe keta bertiten: "Ti je Biri i Perendise". Por Jezusi i urdheroi rreptesisht tė mos flitnin sepse e dinin qe ai ishte (vetem) Mesia". (Luken 4/41)

    Dhe shyqyr Zotit Jezusi profetizoi per te ne ungjillin e tij

    nė qoftė se dikush do t'ju thotė: "Ja, Krishti ėshtė kėtu", ose "ėshtė atje", mos i besoni. Sepse do tė dalin krishtėr tė rremė dhe profetė tė rremė, dhe do tė bėjnė shenja tė mėdha dhe mrrekulli tė tilla aq sa t'i mashtrojnė, po tė ishte e mundur, edhe tė zgjedhurit. Ja, unė ju paralajmėrova. Pra, nė qoftė se ju thonė: "Ja, ėshtė nė shkretėtirė", mos shkoni atje: "Ja, ėshtė nė dhomat e fshehta", mos u besoni.(Mateu 24/23-26)

    Kurse pali shpalli ungjill tjeter

    O vėllezėr, po ju flas nė mėnyrėn e njerėzve: nė qoftė se njė besėlidhje ėshtė aprovuar, edhe pse ėshtė besėlidhje njeriu,.. . (Galatasve 3/15)

    prandaj jezusi profetizoi dhe tha

    Ruhuni nga profetėt e rremė, tė cilėt vijnė te ju duke u shtėnė si dele, por pėrbrenda janė ujqėr grabitqarė. (Mateu 7/15)

    I tille ishte Pali.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 17-06-2008 mė 11:07
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #109
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Po, prandaj edhe shume te krishtere ketu ju kane thene se besojne se Muhamedi eshte Anti-Krishti, pikerisht se ne QENDER te mesimit kuranor qendron herezia anti-kristiane e mohimit te Misherimit te Birit te Perendise.
    Nuk ka asnje Herezi antikristiane ne Kuran.Perkundrazi ka besim Monotist dhe mohim i cdo adhurimi pervec Zotit qofte ai dhe profet i Zotit.


    3:45. Pėrkujto kur engjėjt i thanė: “Oj Mejreme, All-llahu tė pėrgėzon me fjalėn e vet (me lindjen e njė fėmije si rezultat i fjalės sė Zotit) emri i tė cilit ėshtė Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshėm nė Dunja e Ahiret dhe nga tė afėrmit (e Zotit).
    3:46. E qė duke qenė nė djep (foshnje) u flet njerėzve, e edhe si i rritur e qė ėshtė nga tė pėrsosurit.
    3:47. Ajo tha: “Zoti im, si mund tė kemė unė djalė e mua s'mė ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) “? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kėshtu, All-llahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshtje, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet”.
    3:48. Ai (All-llahu) ia mėson atij librin (besimin), urtėsinė, Tevratin dhe Inxhilin.
    3:49. Dhe, tė dėrguar te bijtė e Israilit: Unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unė nga balta ju bėj diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bėhet shpend, unė i shėroj tė verbėrit, tė sėmurit nė lėkurė, dhe unė me lejen e All-llahut i ngjall tė vdekurit: unė ju tregoj pėr atė qė e hani dhe pėr atė qė e depononi nė shtėpitė tuaja. Vėrtet, kjo ėshtė fakt pėr ju nėse jeni besimtarė.
    3:50. Dhe (kam ardhė) qė t'ju vėrtetoj Tevratin qė e keni para duarsh, t'ju lejoj disa qė u ishin ndaluar juve, kam ardhė me argument nga Zoti juaj, pra kini frikė All-llahun dhe mė dėgjoni mua.
    3:51. All-llahu ėshtė Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atė; kjo ėshtė rrugė e drejtė!


    Ne ju ftojme me ajetet e Kuranit dhe versetet e bibles te pranoni njerzmerine e jezusit dhe hyjnine e Zotit dhe hyjnine e Zotit mos ia jepni as Ises e as ndonje njeriu tjeter ose sendi.

    3:59. Vėrtet, ēėshtja e Isait (tė lindur pa baba) tek All-llahu ėshtė sikurse ēėshtja e Ademit. Atė e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bėhu”! ai u bė.
    3:60. E vėrtetė ėshtė (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bėn nga ata qė dyshojnė.
    3:61. E kush tė kundėrshton ty nė ēėshtjen e tij (Isait) pasi tė ėshtė bėrė e ditur e vėrteta, ti thuaj: “Ejani i thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, vetė ne dhe vetė ju, mandej sinqerisht tė lutemi pėr mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kundėr gėnjeshtarėve”.
    3:62. S'ka dyshim, ky ėshtė lajm i vėrtetė. Nuk ka asnjė tė adhuruar tjetėr pos All-llahut. All-llahu ėshtė Ai, i plotfuqishmi, i vetėdijshmi.
    3:63. E nėse ata refuzojnė (besimin e drejtė), ata janė ngatėrrestarė, pėr tė cilėt All-llahu e di shumė mirė.
    3:64. Thuaju (o i dėrguar): “O ithtarė tė librit (Tevrat e Inxhil), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: Tė mos adhurojmė, pos All-llahut, tė mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos e konsiderojmė njėri - tjetrin zotėr pos All-llahut”! E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: “Dėshmoni pra, se ne jemi muslimanė (besuam njė Zot)”!


    Ne Besojm se Zoti eshte nje dhe jo Tre

    4:171. O ithtarėt e librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetėm i dėrguar i All-llahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (sė thėni), se ėshtė mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė vetėm njė All-llah; larg qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. Ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė All-llahu ėshtė planifikues i pavarur.
    4:172. Mesihu nuk tėrhiqet prej asaj se ėshtė rob i All-llahut, nuk tėrhiqet as engjėjt mė tė zgjedhur. Kush tėrhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bėn mendjemadhėsi, Ai do t'i ringjallė dhe do t'i tubojė tė gjithė pranė Tij.

    Dhe se Shpirti i shenjte ishte Xhibrili(gabrieli) Engjelli i shplajjve profetike

    2:253. Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, prej tyre pati qė All-llahu u foli, disa i ngriti nė shkallė mė tė lartė, Isait, birit tė Merjemes i dhamė argumente dhe e pėrforcuam me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin). E sikur tė donte All-llahu, nuk do tė mbyteshin ndėrmjet vete ata (populli) qė ishin pas tyre, pasi qė atyre u patėn zbritur argumentet, por ata megjithatė u pėrēanė. E pati prej tyre qė besuan dhe pati tė tillė qė nuk besuan,e sikur tė dėshironte All-llahu ata nuk do tė mbyteshin, por All-llahu punon ēka dėshiron.



    O kristiane cfare ju mungon te kuptoni te verteten?
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #110
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Kesaj pyetje i eshte dhene pergjigja, ne kete teme si dhe ne te tjera. Duhet te lexoni me me kujdes.
    Problemi eshte se Triniteti heretik dhe absurd eshte pikerisht Triniteti qe Kurani thote se te krishteret besojne, e jo Triniteti i predikuar nga kisha. Ju, per shkaqe te ndryshme, krijoni herezi ne mendjet tuaja, dhe kujtoni se ato jemi ne qe i besojme.


    Ne besojme ne NJE Perendi, sipas natyres dhe Triadik sipas personave. Kjo do te thote qe te Tre Personat jane te dallueshem nga njeri tjetri ne menyren e ekzistences (Ati nuk eshte Biri, as Biri Ati, as Fryma nuk eshte as Ati e as Biri), por qe jane te njejte pra ne NATYRE, PUSHTET, LAVDI, VEPRIM e VULLNET dhe te bashkeperjetshem.


    Ky perkufizim i mesiperm, eshte i mjaftueshem per cdokend per te mos bere pyetje te tilla si: kush eshte me i madh Ati apo Biri? Kush ka qene me pare Ati apo Biri? A eshte i njejte Ati me Birin?
    Atehere sipas kesaj na del qe jane tre a jo nje ?!! Nga e nxirni juve qe eshte nje Perendi kur ti vet pohon se kane tre !!!
    Ati nuk eshte Biri dhe Biri nuk eshte Ati , automatikisht ti me kete pohim krijove dy Perendi, dhe duke thene se shpirit nuk eshte Ati dhe nuk nuk eshte Biri , e shtove edhe nje Perendi , pra u bene tre !
    Bazuar ne kete llogjiken tende , Eldoneli me shum te drejte te pyet se kush eshte me i forte ne mesin e tyre , Ati , Biri ose Shpirti !!!

    Me Respekt GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Gjendja jonė e dhimbshme?
    Nga LOGIC nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  4. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  5. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •