Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    Gruevski i mposhti shqiptarėt

    Kim MEHMETI





    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atė jo vetėm nė bllokun politik maqedonas, por duke i mposhtur bindshėm dhe turpshėm edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Kuptohet, atė e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se pėr Gruevskin shqiptar i mirė ėshtė vetėm ai qė e dhunon shqiptarin. Edhe atė pėr kohė dhe afat tė caktuar. Duke qenė i tillė, Gruevski i lejoi PDSH-sė tė bėjė ē’tė dojė me votuesin shqiptarė gjatė fushatės parazgjedhore. Kėtė ia lejoi kėsaj partie edhe nė ditėn e zgjedhjeve, sepse Gruevski e dinte se ēka do qė tė bėnte PDSH-ja me shqiptarėt, ajo do realizonte vetėm konceptin e tij politik: do shpaloste vetveten si parti dhunuese e votuesit shqiptarė, si parti qė njollos popullin e vet si tė dhunshėm e tė pacivilizuar, e nga ana tjetėr, do e dobėsonte BDI-nė, e cila nuk kishte ndihmėn institucionale qė t’i kundėrvihej kėsaj dhune. Pra, Gruevski kishte qėllim mė tė lartė se qė mund ta kuptonin partitė shqiptare: donte rezultat tė plotė nė bllokun politik maqedonas dhe mposhtje sa mė pėrbuzėse pėr shqiptarėt e kėtushėm.
    Pėr ta arritur kėtė fitore, Gruveski i filloi parapėrgatitjet qysh nė vitin 2006, kur shkeli mbi vullnetin shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe mbolli grindjen brendashqiptare. E qė pastaj , tė arrinte kėtė qė ka sot pėrballė vetes: dy parti shqiptare nė dukje thuajse njėsoj tė dobėta. Dhe tė vazhdojė tė bėjė atė qė ėshtė duke bėrė kėto ditė: tė burgosė sa mė shumė aktivistė edhe tė PDSH-sė edhe tė BDI-sė. Me qėllim qė t’i barazojė nė fajėsi qė tė dy partitė dhe tė ē’fajėsoj vetveten. Me qėllim pra qė t’u dėshmojė tė huajve se sa rėndė e ka me kėto dy parti shqiptare. Pra, ai tani e zhvillon betejėn e fundit drejt triumfit tė tij tė plot: ua plotėson dėshirėn tė dy partive shqiptare, tė cilat kėrkojnė ndihmėn e tij, qė tė burgos sa mė shumė aktivist tė kundėrshtarit politik. Dhe tani, ai u pėrgjigjet kėrkesave tė tyre: i burgos radhazi edhe ata qė deri dje ishin tė “pakapshėm” pėr policinė e tij, a nė tė vėrtetė qėndronin pranė krerėve tė PDSH-sė, sa herė qė ata bėnin fotografit grupore parazgjedhore, pėr ta bindur popullin se ku mbėshtetej forca dhe arroganca e tyre. Ai tani i mbush burgjet me aktivistė partiak shqiptarė, qė tė mbulojė lėshimet e strukturave shtetėrore qė kishin pėr obligim tė siguronin zgjedhje tė lira e tė qeta edhe pėr shqiptarėt e kėtushėm. Ai tani e shpallė fajtorė tėrė njė popull pėr atė qė ndodhi edhe nė regji tė disa strukturave shtetėrore.
    Si do qė tė jetė, jeta do vazhdojė edhe pas kėtyre zgjedhjeve skandaloze e tragjike tė parakohshme parlamentare nė Maqedoni. Jeta nuk do ketė mė asnjėfarė kuptimi vetėm pėr tė riun e vrarė nė fshatin Haraēin, nė afėrsi tė Shkupit. Jeta do ketė krejt kuptim dhe rrjedhė tjetėr pėr familjarėt e kėtij tė riu, si edhe pėr dhjetėra entuziastė tė rinj partiak qė shijuan plumbin, apo tani shijojnė terrin e burgut. Jeta do ndryshojė pėr ata qė u flijuan vetėm qė tė vazhdonte mė tej jeta e parlamentarėve dhe ministrave tė ardhshėm shqiptarė, tė cilėve mbase edhe nuk do u rikujtohet gjithaq shpesh se ulėset e tyre janė tė njollosura me gjakun e tė riut tė vrarė nga Haraēina dhe me gjakun e dhjetėra tė plagosurve tė tjerė. Apo do u kujtohet aq sa u rikujtohet politikanėve tė sotėm gjaku i tė riut Fatmir Jakupi nga fshati Kondovė nė afėrsi tė Shkupit, tė vrarė nė vendvotim gjatė zgjedhjeve lokale tė vitit 2000. Vrasje e cila dėshmon se shkupjanėt, shumė mė herėt kanė ngrėnė plumba shkaku i demokracisė “alla shqiptarēe”, tė ushqyer e tė nxitur edhe nga strukturat shtetėrore .
    Pas gjithave qė ndodhėn nė vendbanimet shqiptare gjatė kėtyre zgjedhjeve parlamentare tė parakohshme nė Maqedoni, u bė e dukshme ajo qė disa e pėrsėrisnin vite me radhė: se qarqet antishqiptare nėpėr institucionet e kėtij shteti, u lejojnė partive tė kėtushme shqiptare tė “banditizohen”, ta kriminalizojnė shoqėrinė shqiptare, por vetėm me njė kusht: nėse i mbajnė duart larg vendbanimeve tė etnitetit maqedonas. Para se tė fillonte fushata parazgjedhore, shumė njohės tė rrethanave tė kėtushme politike, pėrsėrisnin se nė kėto zgjedhje BDI-ja nuk do ketė pėrballė vetes vetėm aktivistėt e PDSH-sė, por edhe njė pjesė tė strukturave shtetėrore, tė cilat do i barazojnė shqiptarėt si njėsoj fajtorė pėr atė qė ua kurdisi shtetit. Por, kėto vlerėsime ishin tė pavlefshme edhe pėr disa politikanė tė “moderuar” tė BDI-sė, tė cilėt mė me rėndėsi e kishin sa herė do paraqiten nė ekranet televizive dhe a do bėhen zėvendės kryeministra, se sa a do e nxjerrin popullin nga kjo rrugė drejtė vėllavrasjes. Thėniet se BDI-ja kėsaj radhe duhet me vendosmėri tė demaskojė strukturat shtetėrore qė ndihmojnė kriminalizimin e shoqėrisė shqiptare, nuk kishin vlerė pėr disa partiak tė lartė tė strukturave tė BDI-sė, tė cilėt e dinin saktėsisht kur ėshtė Dita e Evropės, por nuk dinin asgjė pėr netėt pėrplot trishtim tė atyre qė duhet tė votonin pėr ata.
    Cilat do qofshin ambiciet e aktivistėve tė partive tė kėtushme shqiptare, mbetet e vėrteta se shqiptarėt e Maqedonisė janė humbėsit mė tragjik tė kėtyre zgjedhjeve parlamentare. Dhe qė humbja tė jetė mė e plotė, kryetari i PDSH-sė, atė e emėroi si “fitore mė tė lezetshmen” qė e ka shijuar gjatė karrierės sė vet. Shqiptarėt e Maqedonisė edhe kanė mundė tė habiten e tė pyesin veten pėr cilėn fitore flet kryetari i PDSH-sė, por vetėm nėse kanė harruar se ai me kohė, edhe atė publikisht, i paralajmėroi se nuk e interesonte ardhmėria e partisė sė tij, por rritja e popullaritetit tė VMRO-DPMNE-sė. Kėshtu qė nuk kishte si mos ta ndjente kėtė fitore tė VMRO-DPMNE-sė si “mė tė lezetshme” dhe si sukses personal. Dhe kėshtu e poshtėroi Tetovėn duke kremtuar kėtė “fitore mė tė lezetshme” tė veten.
    Sa i pėrket kremtimit tė sė dielės mbrėma tė aktivistėve tė PDSH-sė dhe tė VMRO-DPMNE-sė nė Tetovė, nuk ka dyshim se ai manifestim, shqiptarėve tė kėtushėm, ua rikujtoi ato qė bėheshin nė Beogradin e viteve tė nėntėdhjeta, kur nė Kosovė vriteshin tė rinj shqiptarė, e Millosheviqi kremtonte nė Beograd “fitoret” e arritura nė Kosovė. Pra, nė njėfarė mėnyre, asaj nate, Tetova i ngjante Beogradit tė dikurshėm. Dhe nė kėtė qytet, disa shqiptarė tė PDSH-sė dhe maqedonas tė VMRO-DPMNE-sė, tė vėllazėruar, kremtuan fitoren e Gruevskit mbi shqiptarėt, fitoren e paguar me njė tė vrarė, me dhjetėra tė plagosur, me mė se tridhjetė tė burgosur. Fitore e cila mbase paralajmėron njė ardhmėri tė pasigurt pėr Maqedoninė. Ardhmėri e cila do mund t’i ēojė shqiptarėt e kėtushėm njė ditė tė thonė – ju faleminderit, por Maqedonia e Gruevskit neve nuk na nevojitet.
    Shqiptarėt e Maqedonisė humbėn, por edhe si humbės tragjik, ata do kenė pėrfaqėsuesit e vetė nė parlament, si edhe qeveritarė nė kabinetin e Gruevskit. Sepse kėshtu e do rendi demokratik i Gruevskit, rendė qė ofron siguri institucionale pėr maqedonasit etnik, e sa mė shumė trishtim pėr shqiptarėt. Dhe duke ndėrtuar demokraci dystandardėshe, Gruevski u bė i shurdhėr ndaj thirrjeve tė BDI-sė gjatė fushatės parazgjedhore qė tė frenonte strukturat policore qė dhunonin popullin. Gjatė fushatės parazgjedhore, ai nuk donte tė reagojė sepse i trembej fitores bindėse tė BDI-sė. I trembej mundėsisė qė shqiptarėt tė kenė njė subjekt tė fortė politik. Dhe bėri ēmos qė kjo mos tė ndodh.
    Pėrndryshe, sa i pėrket Ali Ahmetit, ai thuajse e ka fat jetėsorė qė mos ta shijojė kurrė tė lehtėn. Kėshtu qė sa mė shumė e pėrkrahė populli, aq mė tė shumta bėhen qarqet antishqiptare qė duan ta asgjėsojnė. Se sa Ahmetit i beson dhe e pėrkrahė populli, mė sė miri dėshmoi mitingu madhėshtorė parazgjedhorė i BDI-sė, i mbajtur nė sheshin e Shkupit. E nė kėtė miting, shkupjanėt e pritėn dhe e pėrcollėn Ali Ahmetin me ovacione qė i ruajnė vetėm pėr njeriun tė cilit i besojnė. Nė kėtė miting, shkupjanėt i pėrcollėn me duartrokitje pėrplot entuziazėm edhe fjalimin e Teuta Arifit dhe Izet Mexhitit. Por, ata e pėrcollėn me fishkėllima Musa Xhaferin dhe me mospėrfillje zėdhėnėsen e kėsaj partie. Mbase duke dashur t’ia pėrcjellin Ali Ahmetit porosinė se Shkup ėshtė i gatshėm tė hajė edhe plumba pėr tė, por jo edhe pėr ata qė vlerė tė vetme kanė atė se “janė rritur me tė” dhe mendojnė se kjo mjafton qė tė kenė ardhmėri tė pakontestueshme politike.
    Sa u pėrket shkupjanėve, ata janė barometri mė i saktė i asaj se si qėndrojnė partitė politike shqiptare nė Maqedoni. Edhe gjatė kėsaj fushate parazgjedhore, ata u treguan qartė BDI-sė edhe PDSH-sė se deri ku kanė arritur. Kėshtu qė pėr BDI-nė e mbushėn sheshin mė tė madh tė Shkupit, e pėr PDSH-nė e lanė zbrazur sallėn ku krerėt e kėsaj partie shpresonin se do realizojnė paraqitje pompoze. Sallė tė cilėn krerėt e PDSH-sė e mbushėn me tetovarėt qė i shėtisnin nga njė vendbanim shqiptarė nė tjetrin. Mbase kėsaj radhe krerėt e PDSH-sė me kohė e kishin kuptuar se Shkupi nuk gjunjėzohet aq lehtė. Apo kishin bėrė ēmos qė ta gjunjėzonin Tetovėn dhe t’ia mundėsonin Gruevskit tė kremtojė fitore tė dyfishtė: atė qė e arriti nė bllokun etnik maqedonas dhe mposhtjen tragjike qė ua bėri shqiptarėve.

    Lajmpress.com

  2. #2
    Shkrim interesant dhe i mbushur me fakte.

    mos e lejeni qe te iu ik pa e lexuar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ja nje plan sekret :-) pak hajgare e pak e vertete

    Ajo qe po ndodh tani sic po shihet eshte nje loje e madhe ne te cilen jane te perfshire edhe nderkombetaret. Ne baze te disa pohimeve pas rivotimit ne tetove dhe pas percaktimit te "fituesit" me kampin shqiptar Nikolla Grujevski eshte sygjeruar nga miqte perendimor qe ta merr partine fituese.Sic mesohet pritet qe kjo parti fituese te jete BDI me dy apo tre deputet me shume.
    Ne anen tjeter ne baze te disa burimeve nga tetova mesohet se PDSH-ja ka pergadit plan rezerv nese nuk hyn ne qeveri e qe ka te beje me shpalljen e krahines autonome te tetoves ku mbreti Thaci do te emerohet per pasha per tere jeten.Ky plan perjashtohet nga nderkombetaret por kete plan e ka perkrahur edhe Nikolla i cili si kundershperblim kerkon qe ti hiqen qafes 200 mije shqiptaret nga Shkupi e Kumanova gje qe eshte pranuar parezerve nga ana e Menduhit. Me pak fjale BDI-ja do te hyje per pak kohe ne qeverine e proserbit Grujevski por do te plas sherri ndershqiptar ku mund ta pesoje Shkupi dhe Kumanova. Pas kesaj pastrim etnik ne Shkup,Kumanove e ndoshta edhe ne Kercove e Struge si dhe do te kete edhe intervenim nderkombetar dhe protektorat ne Maqedonine perendimore pa Shkupin e Kumanoven. Sllavomaqedonasit ne pjesen e vet do te lirohen nga barra ndersa shqiptaret do te ri-socializohen pas virusit vdekjeprures thaci-ahmeti qe ka perhapur urrejtjen, dhunen dhe pabesine.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Shkupi , kujdes burr mati fjalt se me rrenqethe , po kush ta len Shkupin e Kumanoven , kallet Ballkani vallah.
    Ani kur po ma permend Strugen ehehehe.
    Un aspak nuk dyshoj qe Thaci esht ne gjendje gjithcka te bej vetem qe te jet ne pushtet , ky esht gjakpires dhe shkatrrues i gjitha endrrave kombetare.
    Nese ke mund mbrem ta ndegjojsh per Top Chanel , po ky aspak nuk merzitet per shqiptaret dhe nese vazhdon ky person te jet ne krye te PDSH-se ateher do ti beje shqiptaret te vriten mes vete .
    Poashtu nese ndegjove Gruevskin , po ai esht nje dhelpen e pa pare , ka nje shkoll shum te fort dhe po arrin ti realizoj disa projekte qe as Milloshi ska mund ti realizoj. Ndoshta se esht nacional shovinisti i fundit ne Balkan , e ndoshta ka marr msim prej gjith atyre diktatorve qe ishin ne Ballkan dhe i ka perfshi ne vetvete tiparet e gjith diktatorve te Balkanit.
    Paramendo pranon se zgjedhjet ne Fyrom lejn pershtypje negative jo vetem per shqiptaret ne Fyrom , por ne gjith Ballkanin.
    Pra shum mir po duket qellimi i ktij ujku me lekur te qengjit.
    Ne si popull sguxojm te biejm preh e ketyre planeve , por maksimalisht duhet te qendrojm te permbajtur , dhe mos tju mundesojn qe te bejm trazira mbrenda shqiptare , sepse sipas asaj qe u pa ne zgjedhje , ketu kemi te bejm me persona qe jan ne gjendje gjithcka te bejn vetem ti realizojn qellimet antishqiptare.
    Pershendetje
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Kim Mehmeti gjithmon i pėrshkruan situatat nė stil mjaft popullor pėr ta kuptuar qartė , kėtė e kam vėrejtė dhe tek libri i tij ...rugaēėria partiake.
    Titulli i temės mė duket i pa qartė. Gruevski i mposhti shqiptarėt ...?
    Po me sa duket ne u mposhtėm vet more si gjithmon, ne nuk mund tė jetojmė pa mos me liderizuar njė tradhtar. Me sa duket edhe njė fėmijė mund ta kuptoj situatėn momentale. Kėnaqsinė e fitores ja mundėsuam ne Gruevskit, edhe e" festuam" , por njė shprehje thot se diplomacia ėshtė veprim qė e ēon nė rot tė samės, kurse individi ndjehet i kėnaqur dhe falenderues.
    Ne vet ja ofruam Gruevskit (diplomacinė ) mposhtjen........!!!

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga Murabit Lexo Postimin
    Shkrim interesant dhe i mbushur me fakte.

    mos e lejeni qe te iu ik pa e lexuar.


    Nje popull qe ben dallimin mes mesuesit dhe nxenesit ka ardhmeri te ndritshme dhe te lumtur!
    Lexoni pra me shume, dhe shkruani me pak...

    Murabit, rrofsh per shkrimin e Intelektualit shqiptar Kim Mehmeti.
    Eshte nje shkrim i nje njeriu qe ka sens per realitetin mbrendashqiptar dhe per realitetin ne Ballkan.
    Si cdo here edhe kete here ka qelluar ne lule te ballit realitetin e hidhur ne Maqedonine Perendimore.

    Shkrimet e intelektualve shqiptare nga Maqedonia dhe me gjere ,jane detyre shtepije per te gjithe rinine, keshtu mprehet gjykimi i drejte per te verteten , keshtu kuptohet realiteti per shoqerine, poziten personale dhe kombetare ne shoqeri dhe perfundimisht keshtu buzeqesh ardhmeria per rinine shqiptare ne Maqedoni..
    Keshtu krijohet personi me integritet qe neser nuk do te jete arme ne duar te gabuara,dhe kur te kete arme vete te dij drejtimin kah ti drejtoje..

    Pra nxenesi eshte nxenes dhe duhet te mesoje, nuk duhet te marre detyren e mesuesit.

    Njeri meson duke lexuar dhe duke ndegjuar dhe JO duke shkruar dhe duke folur...(kjo per te rinjtte militant partie ketu ne Forum dhe ne jete...mesoni keshtu jeni me te vlefshem per vehten tuaj fillimisht dhe me pastaj edhe per shoqerine njerezore- shqiptare)
    I lumt Kim Mehmetit qe tregon se eshte intelektual me plot kuptimin e fjales, edhe kur kerrcnohet nga banditizmi fashist nuk ngurron te thote te verteten ..nuk ngurron te jete trumbete e vertete e Shkupit dhe shqiptareve..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 05-06-2008 mė 11:15
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    gruevski nuk ka faj ka xhet budallenj qe i mashtron pse mos.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    GAZIBAB
    Postime
    15
    Deri kur dot miremi ne shqiptaret me keta sllavo-bugar(mongoll tatar magjuo etj).
    Duhet sa ma shpejt te fillojm pastrimin e trojeve SHQIPTARE nga keta raca te pa pastera,dhe nje her e per gjithmon te bejm SHQIPRIN VETEM PER SHQIPTAR.

    RROFT SHIPNIA ETNIKE
    RROFT SHIPNIA ETNIKISHT E PASTER.

  9. #9
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga xhevat ademi Lexo Postimin
    gruevski nuk ka faj ka xhet budallenj qe i mashtron pse mos.


    Xhevat Ademi ma mirė mos e zgjat se e bėn turshi! Dhe nė atė tinar kushedi ku del !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga feneri : 05-06-2008 mė 15:06
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Gruevski eshte nje figur ne Shah.
    I cili per politiken e tij qe e perdor tani! E mer nga Beogradi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •