Kim MEHMETI
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atė jo vetėm nė bllokun politik maqedonas, por duke i mposhtur bindshėm dhe turpshėm edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Kuptohet, atė e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se pėr Gruevskin shqiptar i mirė ėshtė vetėm ai qė e dhunon shqiptarin. Edhe atė pėr kohė dhe afat tė caktuar. Duke qenė i tillė, Gruevski i lejoi PDSH-sė tė bėjė ētė dojė me votuesin shqiptarė gjatė fushatės parazgjedhore. Kėtė ia lejoi kėsaj partie edhe nė ditėn e zgjedhjeve, sepse Gruevski e dinte se ēka do qė tė bėnte PDSH-ja me shqiptarėt, ajo do realizonte vetėm konceptin e tij politik: do shpaloste vetveten si parti dhunuese e votuesit shqiptarė, si parti qė njollos popullin e vet si tė dhunshėm e tė pacivilizuar, e nga ana tjetėr, do e dobėsonte BDI-nė, e cila nuk kishte ndihmėn institucionale qė ti kundėrvihej kėsaj dhune. Pra, Gruevski kishte qėllim mė tė lartė se qė mund ta kuptonin partitė shqiptare: donte rezultat tė plotė nė bllokun politik maqedonas dhe mposhtje sa mė pėrbuzėse pėr shqiptarėt e kėtushėm.
Pėr ta arritur kėtė fitore, Gruveski i filloi parapėrgatitjet qysh nė vitin 2006, kur shkeli mbi vullnetin shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe mbolli grindjen brendashqiptare. E qė pastaj , tė arrinte kėtė qė ka sot pėrballė vetes: dy parti shqiptare nė dukje thuajse njėsoj tė dobėta. Dhe tė vazhdojė tė bėjė atė qė ėshtė duke bėrė kėto ditė: tė burgosė sa mė shumė aktivistė edhe tė PDSH-sė edhe tė BDI-sė. Me qėllim qė ti barazojė nė fajėsi qė tė dy partitė dhe tė ēfajėsoj vetveten. Me qėllim pra qė tu dėshmojė tė huajve se sa rėndė e ka me kėto dy parti shqiptare. Pra, ai tani e zhvillon betejėn e fundit drejt triumfit tė tij tė plot: ua plotėson dėshirėn tė dy partive shqiptare, tė cilat kėrkojnė ndihmėn e tij, qė tė burgos sa mė shumė aktivist tė kundėrshtarit politik. Dhe tani, ai u pėrgjigjet kėrkesave tė tyre: i burgos radhazi edhe ata qė deri dje ishin tė pakapshėm pėr policinė e tij, a nė tė vėrtetė qėndronin pranė krerėve tė PDSH-sė, sa herė qė ata bėnin fotografit grupore parazgjedhore, pėr ta bindur popullin se ku mbėshtetej forca dhe arroganca e tyre. Ai tani i mbush burgjet me aktivistė partiak shqiptarė, qė tė mbulojė lėshimet e strukturave shtetėrore qė kishin pėr obligim tė siguronin zgjedhje tė lira e tė qeta edhe pėr shqiptarėt e kėtushėm. Ai tani e shpallė fajtorė tėrė njė popull pėr atė qė ndodhi edhe nė regji tė disa strukturave shtetėrore.
Si do qė tė jetė, jeta do vazhdojė edhe pas kėtyre zgjedhjeve skandaloze e tragjike tė parakohshme parlamentare nė Maqedoni. Jeta nuk do ketė mė asnjėfarė kuptimi vetėm pėr tė riun e vrarė nė fshatin Haraēin, nė afėrsi tė Shkupit. Jeta do ketė krejt kuptim dhe rrjedhė tjetėr pėr familjarėt e kėtij tė riu, si edhe pėr dhjetėra entuziastė tė rinj partiak qė shijuan plumbin, apo tani shijojnė terrin e burgut. Jeta do ndryshojė pėr ata qė u flijuan vetėm qė tė vazhdonte mė tej jeta e parlamentarėve dhe ministrave tė ardhshėm shqiptarė, tė cilėve mbase edhe nuk do u rikujtohet gjithaq shpesh se ulėset e tyre janė tė njollosura me gjakun e tė riut tė vrarė nga Haraēina dhe me gjakun e dhjetėra tė plagosurve tė tjerė. Apo do u kujtohet aq sa u rikujtohet politikanėve tė sotėm gjaku i tė riut Fatmir Jakupi nga fshati Kondovė nė afėrsi tė Shkupit, tė vrarė nė vendvotim gjatė zgjedhjeve lokale tė vitit 2000. Vrasje e cila dėshmon se shkupjanėt, shumė mė herėt kanė ngrėnė plumba shkaku i demokracisė alla shqiptarēe, tė ushqyer e tė nxitur edhe nga strukturat shtetėrore .
Pas gjithave qė ndodhėn nė vendbanimet shqiptare gjatė kėtyre zgjedhjeve parlamentare tė parakohshme nė Maqedoni, u bė e dukshme ajo qė disa e pėrsėrisnin vite me radhė: se qarqet antishqiptare nėpėr institucionet e kėtij shteti, u lejojnė partive tė kėtushme shqiptare tė banditizohen, ta kriminalizojnė shoqėrinė shqiptare, por vetėm me njė kusht: nėse i mbajnė duart larg vendbanimeve tė etnitetit maqedonas. Para se tė fillonte fushata parazgjedhore, shumė njohės tė rrethanave tė kėtushme politike, pėrsėrisnin se nė kėto zgjedhje BDI-ja nuk do ketė pėrballė vetes vetėm aktivistėt e PDSH-sė, por edhe njė pjesė tė strukturave shtetėrore, tė cilat do i barazojnė shqiptarėt si njėsoj fajtorė pėr atė qė ua kurdisi shtetit. Por, kėto vlerėsime ishin tė pavlefshme edhe pėr disa politikanė tė moderuar tė BDI-sė, tė cilėt mė me rėndėsi e kishin sa herė do paraqiten nė ekranet televizive dhe a do bėhen zėvendės kryeministra, se sa a do e nxjerrin popullin nga kjo rrugė drejtė vėllavrasjes. Thėniet se BDI-ja kėsaj radhe duhet me vendosmėri tė demaskojė strukturat shtetėrore qė ndihmojnė kriminalizimin e shoqėrisė shqiptare, nuk kishin vlerė pėr disa partiak tė lartė tė strukturave tė BDI-sė, tė cilėt e dinin saktėsisht kur ėshtė Dita e Evropės, por nuk dinin asgjė pėr netėt pėrplot trishtim tė atyre qė duhet tė votonin pėr ata.
Cilat do qofshin ambiciet e aktivistėve tė partive tė kėtushme shqiptare, mbetet e vėrteta se shqiptarėt e Maqedonisė janė humbėsit mė tragjik tė kėtyre zgjedhjeve parlamentare. Dhe qė humbja tė jetė mė e plotė, kryetari i PDSH-sė, atė e emėroi si fitore mė tė lezetshmen qė e ka shijuar gjatė karrierės sė vet. Shqiptarėt e Maqedonisė edhe kanė mundė tė habiten e tė pyesin veten pėr cilėn fitore flet kryetari i PDSH-sė, por vetėm nėse kanė harruar se ai me kohė, edhe atė publikisht, i paralajmėroi se nuk e interesonte ardhmėria e partisė sė tij, por rritja e popullaritetit tė VMRO-DPMNE-sė. Kėshtu qė nuk kishte si mos ta ndjente kėtė fitore tė VMRO-DPMNE-sė si mė tė lezetshme dhe si sukses personal. Dhe kėshtu e poshtėroi Tetovėn duke kremtuar kėtė fitore mė tė lezetshme tė veten.
Sa i pėrket kremtimit tė sė dielės mbrėma tė aktivistėve tė PDSH-sė dhe tė VMRO-DPMNE-sė nė Tetovė, nuk ka dyshim se ai manifestim, shqiptarėve tė kėtushėm, ua rikujtoi ato qė bėheshin nė Beogradin e viteve tė nėntėdhjeta, kur nė Kosovė vriteshin tė rinj shqiptarė, e Millosheviqi kremtonte nė Beograd fitoret e arritura nė Kosovė. Pra, nė njėfarė mėnyre, asaj nate, Tetova i ngjante Beogradit tė dikurshėm. Dhe nė kėtė qytet, disa shqiptarė tė PDSH-sė dhe maqedonas tė VMRO-DPMNE-sė, tė vėllazėruar, kremtuan fitoren e Gruevskit mbi shqiptarėt, fitoren e paguar me njė tė vrarė, me dhjetėra tė plagosur, me mė se tridhjetė tė burgosur. Fitore e cila mbase paralajmėron njė ardhmėri tė pasigurt pėr Maqedoninė. Ardhmėri e cila do mund ti ēojė shqiptarėt e kėtushėm njė ditė tė thonė ju faleminderit, por Maqedonia e Gruevskit neve nuk na nevojitet.
Shqiptarėt e Maqedonisė humbėn, por edhe si humbės tragjik, ata do kenė pėrfaqėsuesit e vetė nė parlament, si edhe qeveritarė nė kabinetin e Gruevskit. Sepse kėshtu e do rendi demokratik i Gruevskit, rendė qė ofron siguri institucionale pėr maqedonasit etnik, e sa mė shumė trishtim pėr shqiptarėt. Dhe duke ndėrtuar demokraci dystandardėshe, Gruevski u bė i shurdhėr ndaj thirrjeve tė BDI-sė gjatė fushatės parazgjedhore qė tė frenonte strukturat policore qė dhunonin popullin. Gjatė fushatės parazgjedhore, ai nuk donte tė reagojė sepse i trembej fitores bindėse tė BDI-sė. I trembej mundėsisė qė shqiptarėt tė kenė njė subjekt tė fortė politik. Dhe bėri ēmos qė kjo mos tė ndodh.
Pėrndryshe, sa i pėrket Ali Ahmetit, ai thuajse e ka fat jetėsorė qė mos ta shijojė kurrė tė lehtėn. Kėshtu qė sa mė shumė e pėrkrahė populli, aq mė tė shumta bėhen qarqet antishqiptare qė duan ta asgjėsojnė. Se sa Ahmetit i beson dhe e pėrkrahė populli, mė sė miri dėshmoi mitingu madhėshtorė parazgjedhorė i BDI-sė, i mbajtur nė sheshin e Shkupit. E nė kėtė miting, shkupjanėt e pritėn dhe e pėrcollėn Ali Ahmetin me ovacione qė i ruajnė vetėm pėr njeriun tė cilit i besojnė. Nė kėtė miting, shkupjanėt i pėrcollėn me duartrokitje pėrplot entuziazėm edhe fjalimin e Teuta Arifit dhe Izet Mexhitit. Por, ata e pėrcollėn me fishkėllima Musa Xhaferin dhe me mospėrfillje zėdhėnėsen e kėsaj partie. Mbase duke dashur tia pėrcjellin Ali Ahmetit porosinė se Shkup ėshtė i gatshėm tė hajė edhe plumba pėr tė, por jo edhe pėr ata qė vlerė tė vetme kanė atė se janė rritur me tė dhe mendojnė se kjo mjafton qė tė kenė ardhmėri tė pakontestueshme politike.
Sa u pėrket shkupjanėve, ata janė barometri mė i saktė i asaj se si qėndrojnė partitė politike shqiptare nė Maqedoni. Edhe gjatė kėsaj fushate parazgjedhore, ata u treguan qartė BDI-sė edhe PDSH-sė se deri ku kanė arritur. Kėshtu qė pėr BDI-nė e mbushėn sheshin mė tė madh tė Shkupit, e pėr PDSH-nė e lanė zbrazur sallėn ku krerėt e kėsaj partie shpresonin se do realizojnė paraqitje pompoze. Sallė tė cilėn krerėt e PDSH-sė e mbushėn me tetovarėt qė i shėtisnin nga njė vendbanim shqiptarė nė tjetrin. Mbase kėsaj radhe krerėt e PDSH-sė me kohė e kishin kuptuar se Shkupi nuk gjunjėzohet aq lehtė. Apo kishin bėrė ēmos qė ta gjunjėzonin Tetovėn dhe tia mundėsonin Gruevskit tė kremtojė fitore tė dyfishtė: atė qė e arriti nė bllokun etnik maqedonas dhe mposhtjen tragjike qė ua bėri shqiptarėve.
Lajmpress.com
Krijoni Kontakt