Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    93

    Shqiptaret Grinden - Gruevski Sundon

    SHQIPTARET GRINDEN - GRUEVSKI SUNDON



    Nga gjithė llojet e politikanėve, mė tė bezdisshėm dhe mė tė pavlerė janė ata qė mendojnė se janė tė domosdoshėm pėr popullin e vet. E politikanėt e tillė dominojnė nė shoqėritė ku rrugėt drejtė tė ardhmes janė aq tė ngatėrruara sa, nga do qė tė shkosh, tė duket se ecė pėrpara dhe nuk e vėren se rrotullohesh nė vend, se kthehesh aty nga je nisur. Pra, politikanė tė atillė shumohen nė shoqėritė ku popujt nuk presin thuajse asgjė nga e nesėrmja dhe i nėnshtrohen bindjes se as politikanėt injorantė, e as ata tė menēurit, nuk mund ta ndalin rrjedhėn e ngjarjeve tė cilat medoemos do ndodhin. Politikanė tė tillė shumohen nė shoqėri ku popujt janė bė tė pandjeshėm nga pritja, ku e ke mė lehtė tė gjesh kandidat pėr deputetė, ministra apo kryetar shteti, se sa njė bari qė ėshtė i aftė tė kujdeset pėr kopenė e vet.
    Maqedonia ngadalė shndėrrohet nė shoqėri tė qytetarėve tė lodhur nga pritja qė shteti i tyre pėrfundimisht tė gjejė rrugėn e drejtė qė do u sigurojė ardhmėri tė sigurt dhe dalje nga mosmarrėveshjet ndėretnike. E tillė Maqedonia ėshtė edhe sot, kur ndodhet pėrpara zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare, qė do mbahen nė qershor dhe kur partitė politike i kompletojnė listat e kandidatėve tė tyre pėr deputet republikan. Pra, e tillė ėshtė edhe shoqėria shqiptare nė kėtė shtet multietnik, shoqėri e cila mbase tani e ka mė tė qartė se ėshtė pjesė e njė shteti, i cili e harxhoi mundėsinė tė ndėrtojė institucione sipas standardeve tė mirėfillta multietnike e qytetare, dhe ndoshta tani i ka mbet tė provojė mundėsinė e fundit pėr ta shpėtuar veten: tė saktėsojė kufijtė e dy njėsive etnike qė do e pėrbėjnė Federatėn e Maqedonisė sė Re. Me ēka mbase pėrfundimisht do i zgjidh mosmarrėveshjet shqiptaro-maqedonase, si edhe problemin qė ka me grekėt lidhur me emėrtimin e shtetit.
    Shikuar nga ky kėndvėshtrim, zgjedhjet e sivjetme tė parakohshme tė qershorit, mund tė shpallen edhe si tė fundit tė kėtij lloji, nėse elitat e kėtushme politike nuk do arrijnė pėrfundimisht tė pėrballen me tė vėrtetėn se shteti tė cilin drejtojnė, i ngjanė ndėrtesės me shumė propozim projekte, por e ndėrtuar sipas afiniteteve dhe dėshirės sė mjeshtėrve sezonal qė ndėrrohen ēdo katėr vite. Dhe si e tillė, ajo nuk qėndron mbi themele tė sigurta, por mbi frikėn e banorėve tė saj se nėse do e fillonin rinovimin e ta rindėrtonin ashtu siē duan, do pėsonin nėn rrėnojat e sajė dhe do e lėkundnin tėrė godinėn e quajtur Ballkan.

    Duke u pėrballur me tė vėrtetėn se jetojnė nė shtet i cili nuk e ka vetėm emrin e pėrkohshėm, shqiptarėt e kėtushėm gjithnjė e mė shumė veprojnė sipas bindjes se nga do qė tė kthehen, prapanica u mbetet pas shpine. Kėshtu qė bėhen gjithnjė e mė tė pandjeshėm ndaj zgjedhjeve, nuk u intereson gjithaq as pėrbėrja e listave pėr deputet tė ardhshėm, me ēka edhe nuk vėrejnė se zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė qershorit, pėr ata kanė edhe dimensionin e njė “referendumi”. Pra, nuk vėrejnė sa ėshtė e rėndėsishme nė kėto zgjedhje tė dalin masovikisht dhe t’u japin pėrgjigje pyetjeve: vallė duan tė pėrkrahin konceptin politik qė ata vetė tė vendosin pėr pėrfaqėsuesit e tyre nėpėr institucionet mė tė larta shtetėrore, apo atė qė mandatari (partia qė do i fitojė zgjedhjet nė bllokun etnik maqedonas) sipas dėshirės sė vet, nė qeveri t’i pėrfshijė shqiptarėt qė atij i pėrshtaten. Pra, vallė do pėrkrahin platformėn e pashpallur, por tė praktikuar tė PDSH-sė, qė pėr hyrjen e shqiptarėve nė koalicionet qeveritare tė vendos mandatari, apo atė tė BDI-sė, tė pėrkrahur edhe nga BDSH-ja, qė votuesit shqiptarė tė jenė ata qė do i tregojnė mandatarit se cilėn parti e mbėshtesin dhe duan ta shohin si pjesė tė institucioneve mė tė larta shtetėrore.

    Andaj kėto zgjedhje nuk do pėrcaktojnė vetėm parlamentarėt e ardhshėm shqiptarė, por pėrfundimisht do e mbyllin, apo edhe mė tej do e lėnė tė hapur, derėn nga hyjnė e dalin politikanėt shqiptarė qė tė ardhmen e vet e kanė mbėshtetur nė aleancat e fshehta me partitė e etnitetit maqedonas, e jo nė ato me popullin qė i voton. Tė cilėt, duke e ditur se nuk kanė mbėshtetjen e popullit, bėjnė ēmos atė ta frikėsojnė tė mos del nė zgjedhje, bėjnė ēmos qė shqiptarėt sa mė shumė tė acarohen mes veti, me ēka atyre do u mbetet hapėsirė mė e madhe pėr manipulim dhe pėr vjedhje votash. Me ēka pra, do arrijnė tė realizojnė atė qė ia kanė premtuar “punėdhėnėsit” tė vet: shqiptarėt tė grinden mes veti, e Gruevski tė sundojė.
    Kuptohet, nuk ėshtė as jolegjitime as jodemokratike qė partitė shqiptare tė bėjnė koalicione parazgjedhore edhe me partitė e etnitetit maqedonas. Nuk ėshtė pėr ta paragjykuar shtrembėr cilėndo parti shqiptare, kandidatėt e tė cilės do jenė tė mbėshtetur nga simpatizantėt e partive simotra tė etnitetit maqedonas, e as shqiptarėt qė do i nėnshtrohen kėrkesės eventuale tė partisė sė tyre tė votojnė pėr kandidat joshqiptarė. Por, vetėm nėse kėto aleanca dhe bashkėveprime “shumetnike” bėhen publike, e jo si nė zgjedhjet e kaluara parlamentare tė vitit 2006, kur njė kandidat i VMRO-DPMNE-sė maqedonase, e eliminoi kandidatin pėr deputet tė BDI-sė sė Ali Ahmetit nė Tetovė, me votat e simpatizantėve tė PDSH-sė. Pra, jo si nė zgjedhjet fundit parlamentare kur PDSH-ja bashkėvepronte me VMRO-DPMNE si tė ishin nė koalicion parazgjedhorė, e kėtė shqiptarėt nuk e dinin.
    Nuk ka dyshim se janė tė lejueshme tė gjitha bashkėpunimet ndėrpartiake, por vetėm nėse i nėnshtrohen rregullit se votuesit shqiptarėt janė ata qė vendosin pėr pėrfaqėsuesit e tyre institucional. Dhe se pa marrė parasysh cila parti shqiptare me kėnd ka bėrė koalicion parazgjedhorė, mandatin e shqiptarėve e ka ajo qė do ketė shumicėn e votuesve tė kėsaj popullate. E kjo shumicė nuk mund tė dėshmohet assesi ndryshe pėrpos nėpėrmjet numrit tė deputetėve. Qė do tė thotė, edhe sikur njė parti shqiptare tė bėnte koalicion parazgjedhor me ndonjė parti simotėr maqedonase, nėse nuk do fitonte shumicėn e deputetėve shqiptarė, kandidatėt e saj do mund tė pėrfshiheshin nė institucionet mė tė larta shtetėrore, por jo si pėrfaqėsues tė shqiptarėve.

    Pa dyshim se demokracia i lejon tė gjitha bashkėpunimet mes partive, por demokracia nuk ėshtė pafytyrėsi sa e mendojnė disa politikanė tė kėtyre hapėsirave. Demokracia mbi tė gjitha mbėshtetet nė informimin e drejtė tė votuesit, nė qartėsinė e plotė pėr kė ai mund tė votojė. Pra demokracia nuk ėshtė atė qė e nėnkuptojnė disa politikanė tė shqiptarėve tė Maqedonisė, tė cilėt pėrpos qė jetojnė me bindjen se janė tė domosdoshėm pėr popullin, kanė filluar tė besojnė se populli ėshtė pronė e tyre. Andaj edhe kot e ke atyre t’ua rikujtosh se politikanėt e mirėfilltė edhe kur ngjiten drejtė majave tė ambicieve vetjake, e dinė se poshtė janė rrėzat nga janė nisur dhe nga i shikojnė ata qė i kanė votuar. Tjetėr ėshtė ēėshtja se votuesit shqiptarė rrallė herė shikojnė nga ngjiten dhe nga zbresin tė zgjedhurit e tyre. Mbase kjo verbėri e njė pjese tė votuesve shqiptarė ndikon qė tė zgjedhurit e tyre tė jenė tė papėrgjegjshėm dhe tė pandėrgjegjshėm pėr fatin e popullit qė pėrfaqėsojnė. I bėnė tė besojnė se politika ėshtė profesioni mė i lehtė se cilido tjetėr. Kėtė bindje tė politikanėve tė kėtushėm shqiptarė e dėshmojnė edhe kėto ditė parazgjedhore kur bėhet mė i dukshėm numri i atyre qė kanė ambicie politike, numri i atyre qė duan me ēdo kusht tė jenė tė pėrfshirė nė listat parazgjedhore pėr deputet republikan. E numri i tyre ėshtė aq i madh sa do mjaftonte edhe pėr kuvendin kinez, e jo mė pėr kėtė tė Maqedonisė me njė grusht popull nė tė. Numri i tyre ėshtė i madh sepse e dinė se bėhen deputet tė njė shteti qė i ka ngatėrruara rrugėt drejt tė ardhmes. Andaj, nga do qė tė niset, politikani i kėtushėm nuk arrin mė larg se tė pėrfundojė mandatin si ai qė nuk bėnė asgjė mė shumė, pėrpos qė pret tė ndodh e domosdoshmja. Mė nė fund, edhe ēka mund tė bėhet mė shumė nė njė shtet, i cili mbase edhe ka mundėsi tė pakufishme qė tė bėhet lulishte e Ballkanit, por e kanė nė dorė kopshtarė me shikim tė kufizuar. Ēka mund tė pritet mė shumė nga njė shtet pėr tė cilin vendosin njerėz qė nuk e kanė kuptuar se politika nuk ėshtė profesion qė merret vetėm me gjurmimin e tė mirės, por edhe me hapjen me kohė tė rrugėve qė tė shpėtojnė nga e keqja.

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    [QUOTE=Labi_shkup;1902165]SHQIPTARET GRINDEN - GRUEVSKI SUNDON


    Ehhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh po mire e paske than hajde shqiptar hajd e hal apo hahen per karrika a?
    KOSOVA E MADHE

  3. #3
    ju flm ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anėtarėsuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Gruevski mundohet ti nxjere shqiptaret si frenues te zhvillimit, perparimit dhe inkuadrimit te Maqedonise ne Nato dhe EU... ai mendon se me prishjen e ktij numri kaq te madh te vendvotimeve do te nxjer shqiptaret si problematik... shpesh e kemi degjuar tju thote nderkombtarve.. Shif kush ben probleme ne RM, ku mundet me kto njerez te meresh vesht.. PORRR!! Shiptaret jane njerez te zaebet.. mund tet zaebin prap...

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •