Mendova te hap nje teme ku secili prej nesh te shpalose nje mendim sado modest filozofik per nje ceshtje te cfaredoshme. Nuk eshte e thene qe mendimi apo filozofia te jete e nje niveli shume profesional sepse ne fund te fundit diskutime dhe mendime mes miqsh po hedhim ketu keshtu qe mos nguroni te shprehni edhe ndonje ide te "cmendur" qe keni, vetem te perpiqemi te shmangim banalitetet.
Secili prej nesh mund ta zgjeroje, kunder argumentoje apo ta mbeshtese kete mendim filozofik te tjetrit.
Mendimi me i diskutuar filozofik i nje prej anetareve, do te kaloje me pas si kryeteme per tu diskutuar me vete.
Per ta filluar temen ne rrugen e duhur po e filloj vete i pari :
Here pas here me lind nje mendim i cuditshem rreth botes. Mendoj me vete : A e di milingona qe ne jemi lart dhe po e shohim teksa zvarritet me 0.0005 km/h ?
Po sikur ne te njejtin pozicion te jem une dhe bota ime ? Mendoj sikur gjithe Toka dhe gjithe galaktika apo universi qe ne njohim, ne fakt nuk jane vecse nje "milingone" per dike edhe me te madh. E gjithe ajo cka ne kemi arritur te zbulojme deri me sot, eshte ne fakt vetem nje milingone qe zvarritet dalengadale ne oborrin e nje "me te madhi se ne", i cili po luan futboll me disa shoke aty ne oborr
Ose ndoshta nuk po luan fare futboll, sepse ndoshta kjo "gjeja" me e madhe nuk e di fare cfare eshte futbolli, ashtu sikurse ne nuk e dime se cfare ben saktesisht milingona.
E nese pak a shume do ishte keshtu, a nuk mund te vazhdonte kjo histori e boteve paralele ( ose te shtresezuara ) shume gjate ?
Krijoni Kontakt