Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vesaaa
    Anėtarėsuar
    25-02-2007
    Vendndodhja
    U.K. London
    Postime
    27

    Departamenti I Shtetit Amerikan: Rreth Trafikimit te Qenjeve Njerzore ne Shqipėri !!!

    Departamenti i Shtetit: Shqipėria, hapa prapa nė luftėn kundėr trafikut njerėzor

    Bardha Shpuza Azari
    Zėri i Amerikės, Uashington
    04-06-2008



    Departamenti amerikan i shtetit publikoi tė mėrkurėn raportin e pėrvitshėm tė trafikimit tė qenieve njerėzore nė tė gjithė botėn, nė njė konferencė pėr shtyp. Raporti bėn njė pėrmbledhje tė pėrpjekjeve tė 170 vendeve tė botės pėr tė luftuar format mė tė rėnda tė kėtij trafikimi. Nė kategorinė e parė renditen vendet me mė pak probleme trafikimi, nė kategorinė e dytė ato qė kanė shėnuar pėrmirėsim por nuk i kanė arritur plotėsisht standardet, ndėrsa nė kategorinė e tretė hyjnė vendet ku ky fenomen ėshtė mė i theksuar.

    Sipas raportit Shqipėria ka rėnė nėn nivelin e vitit 2002. Pėr 6 vjet me radhė, Shqipėria renditej nė kategorinė e dytė, ndėrsa kėtė vit ėshtė pėrfshirė nė listėn e vendeve nėn vėzhgim tė kėsaj kategorie, duke shėnuar njė hap prapa.

    Shqipėria, thotė raporti, ėshtė vend burimi pėr gratė dhe vajzat e trafikuara pėr shfrytėzim seksual si jashtė ashtu edhe brenda vendit, dhe ka vėshtirėsi tė mėdha nė kontrollimin e kufijve dhe qarkullimit tė njerėzve. Megjithatė, tani, Shqipėria nuk konsiderohet mė si vend kryesor tranziti dhe as destinacioni. Rreth gjysma e viktimave tė trafikuara shqiptare janė nėn moshėn 18 vjeē.

    Raporti vė nė dukje se trafikimi i grave dhe fėmijėve pėr shfrytėzim seksual brenda vendit ėshtė nė rritje.

    Qeveria shqiptare nuk ka dhėnė prova bindėse rreth pėrparimit tė pėrpjekjeve tė forcave tė rendit nė luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore nė vitin 2007. Njė nga dobėsitė qė vė nė dukje raporti ėshtė mungesa e trainimit tė njėsive tė anti-trafikut. Sipas raportit tė departamentit tė shtetit, qeveria shqiptare, po ashtu nuk ka arritur t’i pėrmbushė plotėsisht standartet minimale pėr eliminimin e trafikimit gjatė vitit tė kaluar. Aftėsia e qeverisė pėr tė financuar shėrbimet mbrojtėse dhe tė ndihmave ka qenė e kufizuar.

    Raporti thekson mungesėn e shėrbimeve riintegruese dhe rehabilituese, tė cilat mbeten kritike pėr parandalimin e trafikimit tė pėrsėritur tė shtetasve shqiptarė. Qeveria shqiptare, thotė raporti, ka zbatuar disa veprimtari parandaluese kundėr trafikimit, por ka lejuar qė plan-veprimit tė anti-trafikut t’i kalojė afati pa e rimiratuar atė. Ministria e Brendshme e Shqipėrisė, thotė raporti, ka marrė pėrsipėr financimin e linjės sė hapur telefonike pėr viktimat apo ata qė rrezikohen nga trafikimi. Ministria e Arsimit ndėrkohė ka pėrfshirė nė programin e vet arsimor rritjen e ndėrgjegjėsimit tė nxėnėxve nė shkolla. Megjithatė, Shqipėria ende vazhdon tė mbėshtetet tek organizatat joqeveritare dhe bashkėpunimi me ta ėshtė pėrmirėsuar gjatė vitit tė fundit.

    Ndėrsa Kosova ėshtė futur nė kategorinė e rasteve tė veēanta meqenėse ajo nuk ka pasur njė qeveri efikase kombėtare gjatė pjesės mė tė madhe tė kohės gjatė sė cilės ėshtė pėrgatitur raporti.

    Raporti thotė se Kosova ėshtė burim, pikė tranziti si dhe vend destinacioni pėr gratė dhe fėmijėt e trafikuar si nga jashtė ashtu edhe brenda vendit pėr qėllime shfrytėzimi seksual komercial. Kosova, ėshtė kosideruar kėtė vit si rast i veēantė nga raporti, pėr shkak tė mungesės sė njė qeverie efikase kombėtare. Njoftimet nga Kosova ngrejnė shqetėsimin se fėmijėt janė ato qė po detyrohen nga prindėrit pėr tė lypur rrugėve, duke hapur kėshtu mundėsinė e trafikimit. Edhe nė Kosovė, ashtu si nė Shqipėri, vihet re njė rritje domethėnėse e numrit tė viktimave tė trafikuar brenda vendit.

    Pavarėsisht se UNMIK-u ka qenė ai qė ėshtė marrė pėr njė kohė tė gjatė me luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, tani me kalimin e kompetencave tek autoritetet vendore, kjo pėrgjegjėsi ka kaluar nė duart e Shėrbimit Policor tė Kosovės.

    Nė Kosovė, qeveria vendore, UNMIK-u dhe organizatat ndėrkombėtare dhe joqeveritare kanė pėrgatitur sė bashku procedura standarte veprimi nė mbrojtje dhe nė ndihmė tė viktimave tė trafikimit.

    Raporti vė nė dukje njė prirje qė me sa duket ėshtė pėrhapur nė disa vende tė rajonit, dhe kjo ėshtė trafikimi i qenieve njerėzore brenda vendit.

    Raporti i departamentit amerikan tė shtetit ėshtė raporti mė gjithpėrfshirės mbi pėrpjekjet e qeverive pėr tė luftuar kėtė fenomen. Pėrfundimet e raportit shėrbejnė pėr rritjen e ndėrgjegjėsimit global tė kėsaj forme skllavėrie tė kohėve moderne.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Trishtim i madh kjo

    Rreth gjysma e viktimave tė trafikuara shqiptare janė nėn moshėn 18 vjeē.
    A kan familje kto femij , a kujdeset dikush per kto , a merzitet dikush per kto ?
    Oj Shqiperi deri ku arrite , po furnizon tregun e prostitucionit ne gjith Europen , femra shqiptare punohet nga jevgjit grek , ska ligj kjo , asgje nuk funksionon andej.
    Duhen koka te reja qe dot udheheqin Shqiperin , mjaft ishte mo me hajna , ata se dojn Shqiperin , ata mendojn vetem per vetveten .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ndoshta i besojnė Amerikes disa ketu ne forum...sepse dihet mire Amerika eshte Miku ynė dhe ndoshta nuk shpif dhe genjen...

    Sepse disa ketu ne forum,qdo statistike ne lidhje me Prostitucion ne Shqipri e mohonin duke u justifikuar se : Po naj kan Inatė Neve Bota...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •