Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    __________________

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Mendoj qe eshte nje zonje shum e zgjuar dhe aty e ka vendin ku eshte .

    sa kom qeshur kur ja ndez nje qiri Nanos , hahahahaa

  3. #33
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Si ide nuk e ke keq , po le te flasim per rastin ne fjale. Jozi nuk ishte anetare partie qe u fut ne 45 si shume idealiste te atehershem. Ajo nuk kishte si te futej ne sigurim per t'i sherbyer atdheut, duke qene si i perkiste nje shtrese te persektuarish. Jozi u angazhua me sigurimin kur e kishte marre ferra uraten dhe partia e sigurimi ishin bere thjesht aparate te diktatures jo cerdhe idealistesh.
    Ne rastin me te mire, mund te kete qene e detyruar, me te keqin po ta le ta imagjinosh vete.
    tani ja ke fut si kau peles.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Dashke dabat ti
    Ato ligje qe ka aprovuar parlamenti gjate kohes e Topallit jane ligjet e lincimit te biznesit, ligjet e sanksionimit te diktatures se korrupsionit, ligjet e lejimit te demontimit te armeve, ligjet qe genjejne pronaret e tokave. Kto jane ligje nga me te rendesishmet?
    Vetert seshte vetem merita e e Jozefines po gjithe shpures se Saliut.
    Spartak Ngjela thote se eshte shkelur 9 here kushtetuta
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 05-06-2008 më 10:18

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Dashke dabat ti
    Ato ligje qe ka aprovuar parlamenti gjate kohes e Topallit jane ligjet e lincimit te biznesit, ligjet e sanksionimit te diktatures se korrupsionit, ligjet e lejimit te demontimit te armeve, ligjet qe genjejne pronaret e tokave. Kto jane ligje nga me te rendesishmet?
    Vetert seshte vetem merita e e Jozefines po gjithe shpures se Saliut.
    Spartak Ngjela thote se eshte shkelur 9 here kushtetuta
    Behu me serioz i dashur patriot.
    Gjithe keto qe ke shkruar me siper jane thjesht BROCKULLA.
    Shqiperia po vleresohet dita dites me shume per reformat e ndermara dhe frytet e saj jane antaresimi ne nato heqja e vizave pavaresia e kosoves dhe tere ato qe ti i sheh e nuk do qe ti shohesh.
    Le te jemi realiste.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #36
    turp turp turp per te gjithe ato qelbsina e qelbesira si mundohen me e la ***** me shurr sepse,,para 3,ose 4 vjeteve nuk kemi mujt me i thane kujt se jemi shqipetare e jo ma gja tjeter,,po a nuk e kuptoni more pucista e shovinista komunistash,se po futet ligji e kjo nuk ju intereson ju e baballareve te tuaj qe jeni mbushur me miliarda e doni ta shtrydhni popullin aty ku nuk man ma,,turp,,apo nuk ju pelqen ligji,,ahhhhhhhhhhh po harrova nuk po mbushen ma bankat e hajdutave apo e atyre njerezve te aferm qe ju keni rrembullak,,harrojeni se nuk keni shans ma me marr pushteti,,po ju vjen fundi ashtu si po i vjen fundi nje plaku 150 vjeqar e nuk keni ku tja mani ma ,,na muten greket,,serbet,,maqedonsit,,qa bahet kshu more shqipetar qohu se dojne me te myte ,e sdojne me te lane me qu krye,turp tradhetareve te kombit,,po pse si kujtoni ju se shiptaret nuk i kane syte ne ball apo nuk marrin vesht sikur merrni ju,,sepse vetem ju keni mundesi me ike me shkoll jashte shtetit,sepse familjet tuja kane vjell popullin per kaq shume vjet e ju bridhni neper bote e flisni miza ne ***,,turp tju vije se ju nuk jeni shqipetare po jeni tradhetare,,po ska ma pite simite sepse ligji po ban punen e vet edhe qeverija po ja zbardh faqen shiptareve avash avash..hajde gezuar per ato si i shofin gjerat me te ardhme edhe me drejtesi poshte hajdutave se po u marohen leket e dojn me vjedh po ska met gja ma se kavanozi i mjaltit po shkon ne fun e kan met tu le neper televizione si me ken qejt e enver hoxhes,,hallall qeveris si po ja ban zam me ligj,,

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Behu me serioz i dashur patriot.
    Gjithe keto qe ke shkruar me siper jane thjesht BROCKULLA.
    Shqiperia po vleresohet dita dites me shume per reformat e ndermara dhe frytet e saj jane antaresimi ne nato heqja e vizave pavaresia e kosoves dhe tere ato qe ti i sheh e nuk do qe ti shohesh.
    Le te jemi realiste.
    Eh i nderuar aq seioz jam se i dua te miren atij vendi ku jetoni po eshte payjeter dhe i imi.
    1. Naton se solli Saliu po uncle Sami
    2. Pavarsine e kosoves se solli Saliu po deshira e popullit Shqiptar dhe e uncle Samit
    3. Liberalizimi vizave seshte e ska per tu bere sa te jete Saliu ne pushtet.

    Me vjen shume keq qe gjerat e i shikon me horse blinkers ( se ja kam harruar emrin shqip) alla politike PD
    Eshte turp i madh te levdohesh me ato gjera qe si ka ne dore qeveria.
    Aq me teper te shtosh gjera qe sjane fakt si regjimi vizave.
    Zgjohu sa seshte vone dhe mesoje se atdheu yne radhitet me zimbabet nga politika kriminale e ish komunisteve te tipit Sali e Nano e gjith klasa e tyre.
    Te me ndjesh po do ta mbyll kete polemike me ty.
    Me vjen shume keq qe Pd te ka bere lavazh truri

  8. #38
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tërhiqet Topalli, letër Topit: Verifikojini vetë gjyqtarët

    Pas betejës për dekretet e Presidentit, kryeparlamentarja viziton Presidencën

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka hedhur hapin e parë për të shkrirë akujt mes institucionit që ajo drejton dhe Presidencës. Prej disa javësh këto dy institucione janë përfshirë në debate të ashpra mes njëri-tjetrit, ku shkak për këtë tension, është bërë vonesa që Kryetarja e Kuvendit, ka shkaktuar mos-shqyrtimin e pesë dekreteve të Presidentit Topi, për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Si për të harruar këtë mosmarrëveshje, Kryetarja Topalli është ngjitur dje në Pallatin Presidencial, duke marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit me urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" me motivacionin "Për kontribut të veçantë dhe shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe mbështetjen e demokracisë në Shqipëri", të kryetarit të grupit parlamentar të miqësisë Austri-Shqipëri, Volfgang Grosruk. Mësohet se propozimi për këtë dekorim ka qenë i Kryetares Topalli, propozim, i cili është pranuar nga Presidenti Topi. Nga burime brenda takimit, bëhet e ditur se ceremonia është zhvilluar sipas protokollit dhe mes Presidentit Topi dhe Kryetares Topalli nuk ka pasur asnjë fjalë më shumë përveç shtrëngimit të duarve reciprok. Ndërkaq, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, i ka dërguar një letër Presidentit Topi, ku i kërkon verifikim për pesë gjyqtarët e emëruar. Realisht me këtë veprim, Topalli është tërhequr nga qëndrimi i ashpër dhe bëhet me dije se letra është informate dhe jo me nota zyrtare. Është dashur ndërmjetësimi i të huajve, që institucionet më të larta shqiptare të rinisin bashkëpunimin mes tyre. Kujtojmë këtu se javën që shkoi, ambasadorët më të rëndësishëm në vendin tonë dhe konkretisht ambasadori i BE-së, Lohan, dhe ambasadori i SHBA-së, Uithers, kanë zhvilluar takime intensive si me Presidentin Topi ashtu edhe me Kryetaren e Kuvendit, Topalli. Takime të cilat duket se kanë shërbyer mjaft pozitivisht, pasi Kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar po dje, disa takime konsultative me konstitucionalistë dhe juristë të njohur. Nga këto takime bëhet e ditur se thelbi i diskutimit kanë qenë dekretet e Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe interpretimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Topalli ka deklaruar dje në sallën e Kuvendit, se dekretet do të diskutohen në komisione të cilat do të vendosin për ta, pasi Kuvendi ka merita ligjore për këto dekrete. Prej javësh, politika është përfshirë në debate të ashpra, duke e akuzuar Kryetaren Topalli se po merr kompetenca më shumë sesa ia lejon Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Kompetenca, të cilat për rrjedhojë sjellin edhe paralizimin e punës së institucioneve të tjera siç është Gjykata e Lartë, e cila prej muajsh është e paplotësuar, për shkak se Topalli nuk pranon të sjellë në Kuvend emrat e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Shkak i vonesës së këtyre emrave sipas Topallit, është verifikimi që Kuvendi po u bën këtyre kandidaturave. Por opozita, në sallën e Kuvendit i ka kujtuar Topallit se nuk është detyrë e saj të bëjë verifikimin e kandidaturave, ajo është detyrë e Komisionit të Ligjeve, tek i cili ende nuk ka nisur puna për verifikimin e kandidaturave. Sot pritet që në këtë komision të nisë puna për shqyrtimin nga ana ligjore të pesë dekreteve të Presidentit. Puna e këtij komisioni është shtyrë për gati një javë, pasi kryetari i komisionit, Beja, ka qenë me shërbim jashtë vendit.


    Ofensiva diplomatike për të zbutur

    përplasjen mes krerëve



    Mosmarrëveshjet e shpeshta të politikës shqiptare, si dhe krizat institucionale, i kanë detyruar ndërkombëtarët të ndërhyjnë nëpërmjet ambasadorëve të tyre për të qetësuar ujërat. E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditët e fundit ku debati mes Presidencës dhe Kuvendit ka detyruar që të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të kthyer normalitetin e tyre. Si gjithmonë pesha më e rëndë i bie ambasadës së SHBA-së në vendin tonë. Ambasadori Uithers, ditët e fundit ka zhvilluar disa takime intensive si me Presidentin Topi ashtu edhe me Kryetaren Topalli, takime të cilat kanë dhënë rezultate pozitive. Gjithashtu, takime intensive me drejtuesit e lartë të këtyre institucioneve kanë zhvilluar edhe ambasadorë të tjerë siç është ai i Këshillit të Evropës, Lohan.



    Shqip
    Sui generis

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Jozefina Topalli
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:02
  2. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  3. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  4. Për mësuesit e matematikës
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  5. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •