Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Kuvendi i Shqipërisë aprovon ndryshimet kushtetuese

    Me nje shumice votash prej 115 vota pro dhe vetem 17 vota kunder. Paketa e ndryshmeve eshte propozuar nga dy partite e medha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste te cilat kane rene dakort per nje sistem proporcional rajonal zgjedhor dhe zgjedhjen e presidentit me shumice te thjeshte. Ne nenin per presidentin 9 deputet te grupit te djathte ishin kunder. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE - Kuvendi i Shqiperise ka miratuar vetem pak minuta me pare ndryshimet kushtetuese me nje shumice votash prej 115 vota pro dhe vetem 17 vota kunder. Behet fjale per projektligji “Per disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar”, e cila tashme eshte miratuar ne Kuvendin e Shqiperise. Pas debateve te shumta dhe kundërshtimeve nga partite e vogla, shumica e deputeteve ne Kuvend kane deklaruar legjitimitetin e ketyre propozimeve. Paketa e ndryshmeve eshte propozuar nga dy partite e medha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste te cilat kane rene dakort per nje sistem proporcional rajonal zgjedhor.
    Gjate miratimit te paketes se ndryshimeve nen per nen 9 deputete ta maxhorances jane deklaruar kunder ndryshimeve te nenit per presidentin. Per kete nen, kane votuar kunder:
    Sami Gergji deputet i PD
    Artur Hasanbelliu deputet i PR
    Nikolle Lesi deputet i LDK
    Arjan Madhi deputet i PR
    Spartak Ngjela deputet i PD
    Besnik Mustafaj deputet i PD
    Dashnor Sula deputet i PR
    Rexhep Uka deputet i PD
    Sali Shehu deputet i PD

    Kuvend-Kushtetuta, Berisha: Ndryshimet sjellin nje kushtetute perendimore


    ORA 22:30 - Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka deklaruar ne Kuvendin e Shqiperise se ndryshimet ne kushtetute do te shmangin njehere e pergjithmone krizat ne Shqiperi. Berisha deklaroi para deputeteve te Kuvendit se me keto nene qe do te ndryshohen, Kushtetuta e Shqiperise do te marre tiparet e kushtetutave perendimore. Nderkohe pasi ehte kundërshtuar nga partite e vogla ne lidhje me ndryshimin ne sistemin zgjedhor dhe zgjedhjes se presidentit, Berisha ka deklaruar se nuk ka ndodhur ndonjehere ne bote qe kryetaret e partive te vogla te behet kryeminister. Gjithashtu Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë qellim kunder presidentit Bamor Topi. Sipas tij Topi ka qene e do te mbetet bashkepunetori i tij me i madh.

    Kuvend-Kushtetuta, Mediu: Sistemi proporcional rajonal krijon probleme

    Ora 22:00 - Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ka riperseritur edhe nje here qëndrimin e tij ne lidhje me ndryshimet ne kushtetute. Ashtu sic ka e ka permdnur edhe gjate mbledhjeve te grupit te PD, Fatmir Mediu ka deklaruar se sistemi proporcional rajonal do te krijoje probleme te cilat mund te shkaktoje kriza. Ne kete menyre deputeti Mediu ka shprehur voten e tij kunder paketes se ndryshimeve per reformen zgjedhore dhe konkretisht ate proporcional rajonal dhe menyren e zgjedhjes se presidentit.

    Kuvend, Gjinushi: Duhet larguar Berisha, jo presidenti

    Ora 21:50 - Kryetari i PSD-se Skender Gjinushi ka e ka quajtur diten e sotme jo si nje dite historike por nje ndryshim kushtetues ne menyre arbitrare. Duke kundërshtuar ndryshimet ne kushtetute mbi reformen zgjedhore dhe ate presidenciale, Gjinushi tha se nuk eshte presidenti ai qe duhet te largohet por eshte kryeministri Berisha pasi kriza eshte ne qeveri dhe pasojat e saj po i vuan populli shqiptar. Sipas kreut te PSD-se kryeministri Berisha nuk bashkëpunon dot me asnjë president dhe ne menyre te vazhdueshme kërkon largimin e tij. Ne kete menyre Partia Social Demokratike kundërshton paketen e ndryshimeve kushtetuese te cilat po vendosen arbitrarisht.

    Kuvend-Kushtetuta, Meta: Ndryshimet do sjellin "Kushtetuten Sali-Rama"


    Ora 21:20 - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka shprehur me tone te ashpra kundershtimin e tij per ndryshimet ne kushtetute. “Nese sot miratohet kjo kushtetute e propozuar atehere ajo do te quhet “Kushtetuta Sali-Rama” ose “Kushtetuta e Gerdecit”, ka deklaruar para deputeteve ne sallen e kuvendit Ilit Meta. Me tej Meta ka sqaruar se sistemi zgjedhor proporcional rajonal do te sjelle deformime te shumta te politikes dhe menyres se drejtimit te vendit.

    Kuvend-Kushtetuta, kreu i LDK, Lesi:Votoj pro paketës të ndryshimeve

    ORA 21:10 - Kryetari i LDK, Nikolle Lesi eshte shprehur pro ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Gjate fjales se tij ai ka deklaruar se do te votoje pro paketes se ndryshimeve e cila ka te beje me ndryshimet per sistemin zgjedhor dhe zgjedhjes se presidentit. Paketa e ndryshimeve kushtetuese u miratua dite me pare nga Komisioni i Ligjeve per sistemin zgjedhor proporcional rajonal e cila eshte propozuar nga dy partite me te medha ne vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

    Kuvend-Kushtetuta, Milo: PD-PS kompromis per reformat antidemokratike


    Ora 21:00 - Kryetari i PDS eshte shprehur kunder ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Paskal Milo i ka pare si antidemokratike propozimet e dy partive me te medha ne vend Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. “ Kemi 18 vjet qe qeverisemi nga 2 parti”, ka deklaruar Milo duke shprehur kundërshtimin e tij per miratimin e ndryshimeve te reformes zgjedhore dhe menyres se zgjedhjes se presidentit. Paskal Milo eshte shprehur i habitur se si ka mundesi qe sot PD e PS jane ne nje kompromis kur prej vitesh me rradhe ata kane patur kundërshtime te forta debate te vazhdueshme.

    Ndryshimet kushtetuese, Ceka: Mungese profesionalizmi ne diskutime


    Ora 20:50- Kryetari i Partise Aleanca Demokratike ka deklaruar se eshte kunder ndryshimeve te kushtetutes. Propozimet e bera, sipas tij jane te papërshtatshme per kohen pasi aktualisht Shqiperia ka te tjera ceshtje per te diskutuar. Ceka ka deklaruar se miratimet qe priten te behen sot ne Kuvend jane larg asaj cfare presin zgjedhesit dhe kane nje mungese profesionalizimi ne diskutime per ndryshimet. Ceka ka theksuar se do te preferonte qe sot te ishte ne kuvend per reformen ne arsim, shendetesi apo per pronen.

    Kuvend-Kushtetuta, Ngjela: Kerkohet te rrezohet presidenti aktual. Deputetet kane frike nga populli i tyre


    ORA 20:35 - Deputeti Spartak Ngjela gjate diskutimit per ndryshimet kushtetuese ka akuzuar qeverine se ndryshimet per presidentin behen vetem per te larguar presidentin aktual Bamir Topi nga posti i tij. Ne kete pike ai sqaroi se mandati i presidentit eshte 4 vjecar dhe 3 vjet qe kane mbetur jane te mjaftueshem per te ndryshuar nenin per menyren e zgjedhjes se presidentit. Ne kete prizem ai ka hedhur dyshimet per faktin se perse kërkohet sot ndryshimi i menyres se zgjedhjes se presidentit. Gjithashtu Deputeti Spartak Ngjela ka deklaruar se deputetet e Kuvendit kane frike nga populli i tij. Duke qene se vete ai ka qene per zgjedhjen e presidentit nga populli, deputeti Ngjela ka thene se eshte teper alarmante fakti qe deputetet kane frike nga populli i tyre dhe ne kete menyre nuk guxojne te hedhin presidentin ne votim nga populli.

    Kuvend, nis diskutimi per ndryshimet kushtetutese, sot votime per sistemin zgjedhor dhe zgjedhjen e presidentit

    ORA 20:15- Ka nisur diskutimi ne Kuvend per ndryshimet ne Kushtetute ne lidhje me reformen zgjedhore dhe me zgjedhjen e presidentit. Ne kete komision Fatos Beja, kryetari i Komisionit te Ligjeve te Partise Demokratike ka lexuar raportin e Komisionit te Ligjeve per miratimet e bera pak dite me pare. Nderkohe deputeti i PSD, Engjell Bejtaj ka deklaruar se propozimet e bera per ndryshimet ne kushtetute jane defekte procedurale prandaj duhet te behet kujdes per te respektuar afatet per kushtetuten.


    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Një nga lajmet më të mira që kanë dalë nga Shqipëria në këto 2 dekada dhe një nga korrigjimet e vonuara të një kushtetute që prodhonte kriza elektorale dhe politike cdo 4-5 vjet, sa herë që mbaheshin zgjedhje. Por ajo që ia rrit vlerat lajmit është votimi i përbashkët i dy partive më të mëdha në vend, pozitës dhe opozitës, për adresimin e dy prej problemeve më madhore të vendit: reformen zgjedhore dhe kriza 5-vjecare e paramenduar e zgjedhjes së presidentit. Fakti që pozita dhe opozita bashkëpunuan ngushtësisht për arritjen e këtij kompromisi, duhet parë si një akt maturimi dhe ndërgjegjësimi i klasës politike shqiptare. Kanë kaluar dy dekada që këto probleme kanë ngelur pezull pasi janë bllokuar me qëllim nga të dy palët, duke vënë para interesave kombëtare interesat e ngushta politike.

    Sa për ato 100 individo-partitë e vogla të Shqipërisë që nuk janë fort të lumtura nga këto ndryshime kushtetuese, unë do tu thosha se nuk ka gjë më demokratike se sa votimi direkt në popull i presidentit të vendit, duke ua lënë në dorë shqiptarëve që të kandidojnë dhe zgjedhin personin e duhur që duan në krye të presidencës shqiptare. Do të thotë, që telenovelat e stërgjatura të kuvendit dhe politikës shqiptare marrin fund.

    Ashtu sic nuk ka asgje demokratike që 100 parti të vogla që nuk arrijnë as pragun elektoral të votave, të vjelin miliona lekë nga buxheti i shtetit për të bërë një fushatë që nuk përfaqëson asnjeri përvec paguan rrogën e politikanëve të vetëshpallur.

    Urimet më të mira të gjithë deputetëve shqiptarë që votuan pro dhe të gjithë atyre që bënë të mundur këtë bashkëpunim nga të dy palët. Uroj që bashkëpunimi të mos përfundojë me kaq por të shtrihet edhe në probleme të tjera jetike të vendit sic janë kriza e furnizimit me energji elektrike dhe pastrimi i administratës publike nga korrupsioni.

    Nëse shteti shqiptar realizon me sukses projektin e kartave të identitetit për të gjithë shqiptarët, zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin që vjen do të jenë zgjedhjet më të mira "të lira dhe demokratike" në historinë e pluralizmit shqiptar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-04-2008 më 16:47

  3. #3
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Mund te gjeje ndonje njeri te gjitha pikat qe kerkohen te ndryshohen dhe versionin e ndryshuar?

    Do ishte mire sikur te dinim me saktesi se per cfare behet fjale dhe nese po ndryshohet per mire apo per keq...
    As qe du me dit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Simbolika kasandrine e Stipe Mesiç në parlamentin shqiptar ditën e votimit të ndryshimeve kushtetues

    Monday, 21 April 2008-gazeta Sot
    Nga Kastriot Myftaraj

    Prania e Presidentit të Kroacisë Stipe Mesiç ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, para votimit të ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor dhe për zgjedhjen e Presidentit, duket sikur ishte një paralajmërim prej Kasandre për situatën që mund të krijojnë në Shqipëri këto ndryshime kushtetuese. Me emrin e Stipe Mesiç është e lidhur shpërbërja e federatës jugosllave, gjë për të cilën si katalizator shërbeu një bllokim i funksionimit të Kushtetutës që ndodhi në maj 1991.Në atë kohë, sipas Kushtetutës jugosllave, që parashikonte zgjedhjen me rotacion të kryetarit të presidencës kolektive federale, midis përfaqësuesve të gjashtë republikave dhe të dy krahinave autonome, i takonte përfaqësuesit të Kroacisë, që ishte pikërisht Stipe Mesiç, që të zgjidhej kryetar i presidencës kolektive federale, domethënë President i federatës jugosllave.
    Kjo zgjedhje deri atëherë kishte qenë një formalitet i pastër, por këtë herë nuk ndodhi kështu, pasi votuan kundër përfaqësuesit e Serbisë, dy krahinave autonome, përfaqësuesit e të cilave i kishte imponuar Millosheviçi, si dhe përfaqësuesi i Malit të Zi që ishte njeriu i Millosheviçit. Kështu që mekanizmi kushtetues i funksionimit të federatës u bllokua dhe u vu në lëvizje procesi i shpërbërjes së saj. Çdo përpjekje e mëvonshme për ta kthyer procesin mbrapsht, duke imponuar bashkësia ndërkombëtare zgjedhjen e Mesiçit, doli se ishte një gjë pa vlerë dhe procesi i shpërbërjes eci deri në gjakderdhje.
    Në Shqipëri, ndryshimet kushtetuese të miratuara dje, më pak se tre orë pas largimit të Mesiç nga parlamenti, mund të sjellin një situatë të ekuivalencës së bllokimit kushtetues të ekzistencës së federatës jugosllave. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, në proporcional rajonal, do të çojë në shndërrimin e Shqipërisë praktikisht, në një federatë shumetnike, në nivel politik, edhe pse në letër do të mbetet një shtet unitar. Procesi do të iniciohet kur të jepen vende fikse në parlament për minoritetet etnike, gjë që është paralajmëruar, për shkak se dihet se me sistemin proporcional rajonal PBDNJ mbetet jashtë parlamentit. Kur të caktohet kuotë fikse në parlament për grekët, këtë gjë do ta kërkojnë edhe malazezët dhe maqedonasit, të cilët janë minoritete etnike të njohura. Dhe në rast se do t’ u jepet grekëve nuk mund t’ u mohohet malazezëve dhe maqedonëve. Por, kur t’ u jepet këtyre do të dalin ta kërkojnë edhe romët, egjiptianët, vllehët, boshnjakët, të cilët shteti nuk i ka njohur si minoritete legalisht, ama shoqatat e tyre ekzistojnë legalisht dhe pothuajse të gjithë ata kanë përfaqësues pranë Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes së Minoriteteve. Pasi të jetë pranuar se minoritetet etnike duhet të kenë vende fikse në parlament nuk mund të mohohet kërkesa për regjistrim të popullsisë mbi bazë etnike dhe kjo do të thotë që të hapet “Kutia e Pandorës” e spekulimeve nga forca që kërkojnë të shpërbëjnë kombin shqiptar.
    Disa njerëz më kanë thënë se, edhe pse sistemi proporcional rajonal e bart rrezikun që them unë, megjithatë kjo gjë nuk do të verifikohet në realitet, pasi procesi do të mbahet nën kontroll, edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dashamirës ndaj Shqipërisë. Ashtu qoftë, por dyshoj se do të ndodhë si me firmat piramidale, për të cilat thuhej se i kanë të huajt nën kontroll dhe do të lejojnë deri në atë pikë sa nuk bëhen të rrezikshme për ekonominë shqiptare, por ndodhi krejt ndryshe. Berisha dhe Rama, po marrin një përgjegjësi të madhe duke bërë gjithçka për të imponuar sistemin proporcional rajonal. Kjo gjë mund të rezultojë më e dëmshme se të gjitha veprimet që kanë bërë politikanët shqiptarë gjatë tranzicionit. Nëse për të mbështetur sistemin proporcional rajonal sillet si argument ai se ky model zgjedhor do të sjellë stabilitet politik, duhet ditur se nuk mund të ketë stabilitet politik atje ku krijohet artificialisht një proces destabiliteti etnik.
    Ata që llogarisin të sigurojnë me anë të këtij ligji autokraci politike, të kamufluar me pretendimin e stabilitetit politik, duhet ta dinë se nuk mund të ketë autokraci atje ku ka destabilitet etnik, në rastin e Shqipërisë të nxitur artificialisht. Një shembull për këtë është Jugosllavia, precedentin e hidhur të së cilës na e kujton prania e Stipe Mesiç dje në parlamentin shqiptar. Millosheviçi tentoi të bëhet autokrati politik i Jugosllavisë, por nuk e arriti dot këtë gjë për shkak të destabilitetit etnik që shpërbëri Jugosllavinë, duke mbetur Millosheviçi autokrat vetëm në Serbi. Nuk mund të ketë stabilitet politik me një ligj zgjedhor që ndalon fragmentarizmin partiak të parlamentit dhe nxit fragmentarizmin etnik të vendit, e për pasojë edhe të parlamentit, gjë që do të ketë edhe pasoja politike, duke çuar në federalizmin, deri në shpërbërjen e vendit. Koha do të tregojë nëse prania e Stipe Mesiç në parlamentin shqiptar ditën e votimit për ndryshimet kushtetuese ishte një paralajmërim kasandrin, duke konsideruar se Kasandra ishte një fatthënëse që sipas mitologjisë bënte parashikime të kobshme , por të vërteta, që nuk merreshin parasysh nga ata njerëz të cilëve u thuheshin dhe në fatin e të cilëve do të verifikoheshin këto ngjarje.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ky kastrioti nuk mund te rrije pa bere ndonje krahasim me dukurite rajonale, kontinentale, boterore ... ka njohuri e dijeni te medha ... duhet pranuar ...

    ne kete rast, krahasimi me ish jugosllavine eshte jo vetem i pa-goditur, sa edhe non-sens ...

    komunizmi jugosllav nuk ishte aq dogmatik e tel me gjemba si i Shqiperise ... me politiken e boshatisjes se Kosoves me ane te emigracionit masiv, shovenet e belgradit nuk arriten aspak qellimet e tyre te erreta, perkundrazi, ndaj Kosova eshte sot e pavarur ...

    sot ne Shqiperi mund te deklarohesh, krejtesisht prej interesave te çastit, nje radhe grek, here tjeter i pa-strehe, tjeter here edhe ... rom ... per ndonje pasaporte kryesisht, qe te jete e vlefshme per te levizur pa viza ne vendet europiane te marveshjes Schengen ...

    ato partiçkat e vockla, qe ishin si "kontorno" demokratike te sistemit zgjedhor, tashme, edhe ne kuadrin e dushkut, jane bere pengese per "frymemarrjen" e dy partive kryesore ... duke humbur kohe, resurse, ashtu edhe baze elektorale prej prostituimit para- e sidomos pas-zgjedhor ...

    natyrisht sali rama do te kene me shume terren per te zgjeruar, deri perjetesuar domenet e tyre ...

    ashtu dhe puna per zgjedhjen e presidentit ... shmangen telashe krejt te panevojshme, pa bereqet ... pa folur per moralin e perbaltur ...

    e njejta teknologji arritje marveshjesh, si ato dikur me fatosin, sot me edvinin ... nuk paska qene krejt pa breke ne plazhin nudo ... nuk paska dallavere delijorgjiste ne bashki ...

    se si te krijohet pershtypja qe saliut i kane ngarkuar drejtimin jo vetem te pd, por edhe te ps ... klani kapo-gjoni-kondi me sa duket eshte super-klan ...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mua nuk pelqen zgjedhja e presidentit me 50% + 1 te votave. Nqs pretendojme qe presidenti te jete nje simbol dhe figure mbipartiake, kjo lloj menyre e kthen ate automatikisht ne zgjatim te shumices se rradhes. Eshte e vertete qe barriera e 3/5 ishte nje mundesi per te provokuar krize qeveritare, por kjo presupozon se partite do te vijonin te silleshin si mistrece per interesat e tyre. Nderkohe qe 3/5 mund te interpreteheshin dhe si nje menyre per ti detyruar partite per tu emancipuar drejt bashkepunimit. 18 vjet ne sistem shumepartiak, dhe akoma takimi i udheheqesve te dy kraheve shihet si ngjarje e vecante dhe jo rralle eshte arsye per akuza tradhetie. Ne fakt, me gjithe rezervat ne zgjedhjet e Moisiut dhe Topit, zgjedhjet e parakoshme u shmangen, sistemi funksionoi. Dhe nqs vertete ishte kaq shqetesim serioz, mundesia e provokimit te zgjedhjeve te parakohshme, e para kishte akoma kohe per te reflektuar (mbi 4 vjet deri ne perfundim te mandatit te Topit) dhe kishte nje zgjidhje akoma me normale dhe me te pranuar, zgjedhjen e drejtperdrejte nga populli.

    Nga ana tjeter, sistemi proporcional rajonal besoj se eshte zgjidhje shume e goditur per vendin. Ky sistem ben te mundur shmangien e te forteve, deputeteve qe rrahin gazetare e arbitra, dhe shton mundesine per te rritur cilesine e parlamentit. Kontestimi i LSI-se kunder listave te mbyllura qe i rrisin pushtetin partiak kryetarit te partise, ndonese deri diku me vend, nuk eshte faj i sistemit. Ne fakt ne do kemi shtet demokratik atehere kur zgjedhjet partiake te jene vertete demokratike, ku kryetaret e partive te jene produkt i perplasjes se vertete te mendimeve dhe platformave brenda pjeses se spektrit ku bejne pjese. Deri tani nuk di te kete ndonje parti qe ta plotesoje kete kusht, ne vazhdojme te kemi kryetare partish si ne kohen e qoftelargut me 99%, ose me pseudokundershtare si Shkelqim Meta, ose pa konkurrente fare. Ne kete stan sigurisht qe ben pjese dhe LSI dhe Ilir Meta. Nga ana tjeter, duke i shtuar pushtetin kryetarit, i shton po ashtu dhe pergjegjsite ne rast humbjeje. Akuzat e Metes kunder bashkepunimit PS-PD jane qesharake, matematikisht kjo lloj reforme e kerkonte nje bashkepunim te tille, dhe ne perspektive, i heq humbesve dhe kryetarit te tyre mundesine per tu kapur pas Dushkut apo cfaredo preteksti te rradhes. Pretendimet qe PD-PS te dyja bashke nuk bejne me teper se 45% te elektoratit (sipas zgjedhjeve lokale) prape jane pa baza. Ne qofte keshtu atehere partite e vogla qe nuk ndihen me te tilla le te urdherojne e te ti sfidojne te medhate. Ne mos drejteperdrejte, duke bashkuar forcat.

    Une nuk i jap dot nje sqarim logjik faktit se pse duhej amenduar dhe zgjedhja e presidentit bashke me reformen zgjedhore. Megjithate, ne teresi besoj se eshte zhvillim pozitiv drejt zgjedhjeve te drejta e te lira qe ka kaq kohe qe na mbeten mbi krye si njolle e zeze. Ne '96 u krye vjedhja e madhe qe per nje moment shpalli dhe Skraparin si te fituar nga PD-ja, '97 ishin zgjedhje sa per te kaluar rradhen, '01 ishte Dushku i vogel me 5 raunde, '05 Dushku i madh me kontestimin e te gjitha zonave demokrate. Uroj qe ne '09 me ne fund te shohim zgjedhje te hajrit ku te marrim vesh rezultatin perfundimtar 1-2 ditesh. Nuk eshte shume per te kerkuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 22-04-2008 më 16:18
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Me keto ndryshime dhe me te tjera qe do pasojne jo shume larg pas ketyre, presidenti do dale perfundimisht nga skena politike dhe do jete me plot kuptimin e fjales vetem "Simbolik".

    Une kisha besim te madh se Sali Berisha do te ishte ndryshe dhe nuk do luftonte per te perqendruar te gjitha pushtetet ne duart e tij, ne nje kohe kur po kerkohet demokratizimi i metejshem i vendit per tu anetaresuar ne te gjitha aleancat euroatlantike, por, si gjithmone, jane politikanet tane ata qe ne aparence shprehin deshiren e anetaresimeve por thelle ne zemren e tyre te vrare e te dermuar, te bere cope nga ligesite qe i kane shkaktuar ketij populli te varfer, qe po perballet çdo dite me problemin e copes se bukes, bejne çdo gje qe duhet bere per tu larguar nga antaresimi ne keto struktura. Keto persona bejne çdo gje vetem e vetem per interesat e tyre te ngushta, dashakeqe e nuk po di çte them me teper per keta TIRANE, gjakpires, plangprishes, persona qe u shkon per shtat çdo fjale vulgare, persona qe identifikojne me se miri TE KEQEN.

    Edhe opozita, tek e cila kisha gjithashtu besim se do te mundohej te shmangte gabimet qe vete kishte bere ne te kaluaren, edhe ajo me zhgenjeu me miratimin e atyre neneve.

    Po te bejme nje retrospektive te thjeshte. Ne kohen kur PD nuk ishte ne pushtet, votonte kundra çdo lloj ligji qe kishte te bente me taksat, me energjine e elektrike apo shume gjera te tjera, por, kur vinte puna te votohej per gjera te tilla siç u votuan keto ndryshimet kushtetuese, gjithmone votonte PRO.
    Shohim opoziten e sotme, ka votuar kundra çdo projektbuxheti te shtetit, ka votuar kundra ndryshimeve fiskale, por, dje votoi PRO per daljen jashte skene te presidentit dhe perqendrimit te te gjithe pushteteve ne nje pale duar. Perse e beri kete do thoni ju? Shume e thjeshte, sepse dhe ata do vijne nje dite ne pushtet, mos neser, pasneser, dhe ato favore qe ka sot Sali Berisha do ti kene dhe ata neser. Pra, me pak fjale, po tregojne se nuk ka rendesi kush eshte ne pushtet, Saliu, Fatosi apo Edi, rendesi ka qe Shqiptaret qeverisen nga te njejtet njerez, me te njejtat ide, te cilat jane vetem per fundosjen e ketij populli sa me shume.

    Por, mos harroni o te nderuar, populli vertete mund te kete ngrene bar keto 18 vite, por kjo nuk do vazhdoje gjate, do kuptoje dhe ky popull se kush jane keta njerez, dhe fundi i ketyre njerezve do te jete i trishtueshem dhe fatal. Te gjithe budallenjte e tregojne vete se jane te tille, dhe kete po bejne keta njerez qe na qeverisin neve sot bashke me ata qe po na qeversnin dje e gjithashtu bashke me disa te tjere qe bejne gjasme se ne jemi te rinj e me ide te reja.

    Popullit po i vete dhimbja ne kocke, dhe te jeni te sigurte se kur te ndodhe kjo, do habitet dhe qielli nga agresiviteti i tij, do tunden malet dhe gjithsecili do te mare ate qe meriton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 22-04-2008 më 17:21
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  8. #8
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Simbolika kasandrine e Stipe Mesiç në parlamentin shqiptar ditën e votimit të ndryshimeve kushtetues

    Monday, 21 April 2008-gazeta Sot
    Nga Kastriot Myftaraj

    Prania e Presidentit të Kroacisë Stipe Mesiç ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, para votimit të ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor dhe për zgjedhjen e Presidentit, duket sikur ishte një paralajmërim prej Kasandre për situatën që mund të krijojnë në Shqipëri këto ndryshime kushtetuese. Me emrin e Stipe Mesiç është e lidhur shpërbërja e federatës jugosllave, gjë për të cilën si katalizator shërbeu një bllokim i funksionimit të Kushtetutës që ndodhi në maj 1991.Në atë kohë, sipas Kushtetutës jugosllave, që parashikonte zgjedhjen me rotacion të kryetarit të presidencës kolektive federale, midis përfaqësuesve të gjashtë republikave dhe të dy krahinave autonome, i takonte përfaqësuesit të Kroacisë, që ishte pikërisht Stipe Mesiç, që të zgjidhej kryetar i presidencës kolektive federale, domethënë President i federatës jugosllave.
    Kjo zgjedhje deri atëherë kishte qenë një formalitet i pastër, por këtë herë nuk ndodhi kështu, pasi votuan kundër përfaqësuesit e Serbisë, dy krahinave autonome, përfaqësuesit e të cilave i kishte imponuar Millosheviçi, si dhe përfaqësuesi i Malit të Zi që ishte njeriu i Millosheviçit. Kështu që mekanizmi kushtetues i funksionimit të federatës u bllokua dhe u vu në lëvizje procesi i shpërbërjes së saj. Çdo përpjekje e mëvonshme për ta kthyer procesin mbrapsht, duke imponuar bashkësia ndërkombëtare zgjedhjen e Mesiçit, doli se ishte një gjë pa vlerë dhe procesi i shpërbërjes eci deri në gjakderdhje.
    Në Shqipëri, ndryshimet kushtetuese të miratuara dje, më pak se tre orë pas largimit të Mesiç nga parlamenti, mund të sjellin një situatë të ekuivalencës së bllokimit kushtetues të ekzistencës së federatës jugosllave. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, në proporcional rajonal, do të çojë në shndërrimin e Shqipërisë praktikisht, në një federatë shumetnike, në nivel politik, edhe pse në letër do të mbetet një shtet unitar. Procesi do të iniciohet kur të jepen vende fikse në parlament për minoritetet etnike, gjë që është paralajmëruar, për shkak se dihet se me sistemin proporcional rajonal PBDNJ mbetet jashtë parlamentit. Kur të caktohet kuotë fikse në parlament për grekët, këtë gjë do ta kërkojnë edhe malazezët dhe maqedonasit, të cilët janë minoritete etnike të njohura. Dhe në rast se do t’ u jepet grekëve nuk mund t’ u mohohet malazezëve dhe maqedonëve. Por, kur t’ u jepet këtyre do të dalin ta kërkojnë edhe romët, egjiptianët, vllehët, boshnjakët, të cilët shteti nuk i ka njohur si minoritete legalisht, ama shoqatat e tyre ekzistojnë legalisht dhe pothuajse të gjithë ata kanë përfaqësues pranë Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes së Minoriteteve. Pasi të jetë pranuar se minoritetet etnike duhet të kenë vende fikse në parlament nuk mund të mohohet kërkesa për regjistrim të popullsisë mbi bazë etnike dhe kjo do të thotë që të hapet “Kutia e Pandorës” e spekulimeve nga forca që kërkojnë të shpërbëjnë kombin shqiptar.
    Disa njerëz më kanë thënë se, edhe pse sistemi proporcional rajonal e bart rrezikun që them unë, megjithatë kjo gjë nuk do të verifikohet në realitet, pasi procesi do të mbahet nën kontroll, edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dashamirës ndaj Shqipërisë. Ashtu qoftë, por dyshoj se do të ndodhë si me firmat piramidale, për të cilat thuhej se i kanë të huajt nën kontroll dhe do të lejojnë deri në atë pikë sa nuk bëhen të rrezikshme për ekonominë shqiptare, por ndodhi krejt ndryshe. Berisha dhe Rama, po marrin një përgjegjësi të madhe duke bërë gjithçka për të imponuar sistemin proporcional rajonal. Kjo gjë mund të rezultojë më e dëmshme se të gjitha veprimet që kanë bërë politikanët shqiptarë gjatë tranzicionit. Nëse për të mbështetur sistemin proporcional rajonal sillet si argument ai se ky model zgjedhor do të sjellë stabilitet politik, duhet ditur se nuk mund të ketë stabilitet politik atje ku krijohet artificialisht një proces destabiliteti etnik.
    Ata që llogarisin të sigurojnë me anë të këtij ligji autokraci politike, të kamufluar me pretendimin e stabilitetit politik, duhet ta dinë se nuk mund të ketë autokraci atje ku ka destabilitet etnik, në rastin e Shqipërisë të nxitur artificialisht. Një shembull për këtë është Jugosllavia, precedentin e hidhur të së cilës na e kujton prania e Stipe Mesiç dje në parlamentin shqiptar. Millosheviçi tentoi të bëhet autokrati politik i Jugosllavisë, por nuk e arriti dot këtë gjë për shkak të destabilitetit etnik që shpërbëri Jugosllavinë, duke mbetur Millosheviçi autokrat vetëm në Serbi. Nuk mund të ketë stabilitet politik me një ligj zgjedhor që ndalon fragmentarizmin partiak të parlamentit dhe nxit fragmentarizmin etnik të vendit, e për pasojë edhe të parlamentit, gjë që do të ketë edhe pasoja politike, duke çuar në federalizmin, deri në shpërbërjen e vendit. Koha do të tregojë nëse prania e Stipe Mesiç në parlamentin shqiptar ditën e votimit për ndryshimet kushtetuese ishte një paralajmërim kasandrin, duke konsideruar se Kasandra ishte një fatthënëse që sipas mitologjisë bënte parashikime të kobshme , por të vërteta, që nuk merreshin parasysh nga ata njerëz të cilëve u thuheshin dhe në fatin e të cilëve do të verifikoheshin këto ngjarje.

    Aman o per koke time kush i jep vend per te publikuar ketij deles?
    Kjo qe ka shkruar ky mund te ishte shkruar dhe nga nje femi 2 vjec filloreje te cilit sapo i eshte shpjeguar demokracia.

    Po eshte e vertete minoritet marrin ne baze te popullsise vende fikse ne parlament.

    por ama parlamenti nuk mbushet me 1 deputet per parti e me aleanca multipartiake vetem per hir te 2-3 deputeteve qe jane zgjedhur neper fshatra.

    Natyrisht partite e vogla protestojne sepse ju iken rroga e duhet te fillojne te punojne, por per funksionimin e shtetit dhe parlamentit eshte nje filtrim i ketyre vogelusheve teper i rendesishem.

    Ne te gjitha shtetet e botes ekziston pragu per hyrjen ne parlament.



    Bravo Pd dhe Ps per kete hap teper te rendesishem ne ecurine e vendit.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:


    Neni 1: Neni 64 ndryshohet si më poshtë: “Neni 64

    1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumë emërore.
    2. Zona zgjedhore shumë emërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
    3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”.



    Neni 64 (ishte)
    1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 100 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt në zona njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 40 deputetë zgjidhen nga listat shumemërore të partive dhe/ose koalicioneve të partive sipas renditjes në to.
    2. Numri i përgjithshëm i deputetëve të çdo partie dhe/ose koalicioni partish përcaktohet në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve.
    3. Partitë që marrin më pak se 2.5 për qind dhe koalicionet e partive që marrin më pak se 4 për qind të votave të vlefshme në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve, nuk përfitojnë nga listat shumemërore përkatëse.






    Neni 2: Neni 65 ndryshohet si më poshtë: “Neni 65

    1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.
    2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
    3. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
    4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.”.



    Neni 65 (ishte)
    1. Kuvendi zgjidhet për katër vjet.
    2. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
    3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Në këtë ndërkohë Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje ose të marrë vendime, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.






    Neni 3: Neni 67 ndryshohet si më poshtë: “Neni 67

    1. Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Kur Kuvendi paraardhës është shpërndarë para mbarimit të mandatit, Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e ri jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
    2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi vetëmblidhet në ditën e dhjetë të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni.”.



    Neni 67 (ishte)
    1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve.
    2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi duhet të mblidhet vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.





    Neni 4: Neni 68 ndryshohet si më poshtë: “Neni 68

    1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
    2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre.”.



    Neni 68 (ishte)
    1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.
    2. Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve rregullohen nga ligji për zgjedhjet.






    Neni 5: Neni 87 ndryshohet si më poshtë: “Neni 87

    1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
    2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.
    Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
    3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
    4. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short.
    Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Kur paraqiten më shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues.
    5. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.
    6. Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.”.


    Neni 87 (ishte)
    1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.
    2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.
    3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.
    4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.
    5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
    6. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.
    7. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
    8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.
    9. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.





    Neni 6: Në nenin 88 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

    a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
    “2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.”.
    b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
    “2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.”.


    Neni 88 (ishte)
    1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
    2. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës.
    3. Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti bën këtë betim:
    "Betohem se do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t'i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar." Presidenti mund të shtojë edhe: "Zoti më ndihmoftë!"
    4. Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij.






    Neni 7: Neni 104 ndryshohet si më poshtë: “Neni 104

    1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.
    2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.
    Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.
    3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.”.


    Neni 104 (ishte)
    1. Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
    2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
    3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.





    Neni 8: Neni 105 ndryshohet si më poshtë: “Neni 105

    1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
    2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
    3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.”.


    Neni 105 (ishte)
    1. Në rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga një e pesta e deputëteve miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
    2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
    3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.





    Neni 9: Në nenin 149 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

    a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
    “1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë riemërimi.”.
    b) Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
    “4. Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit.”.


    Neni 149 (ishte)
    1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
    2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
    3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
    4. Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit.






    Neni 10: Pjesa e Dymbëdhjetë e Kushtetutës “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve” shfuqizohet.
    .
    .
    Pjesa e Dymbëdhjetë e Kushtetutës (ishte)

    KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

    Neni 153
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.
    Neni 154
    1. Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7-vjeçar. Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
    2. Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përtërihet çdo tre vjet sipas procedurës së përcaktuar me ligj.
    3. Anëtarësia në Komision nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe politike.
    4. Subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë vote.
    5. Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
    6. Komisioni ka buxhetin e vet.




    Neni 11: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    .
    .

    Kushtetuta e ndryshuar marrë në:
    http://www.unevotoj.com/subindex.php...eanca&id=00176
    .
    .


    Kushtetuta "ishte" marrë në:
    http://www.president.al/shqip/kushtetuta.asp
    .
    .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Neni 87 ishte

    Votimi I per 84 vota, Votimi II per 84 vota, Votimi III per 84 vota, Votimi IV per 84 vota, Votimi V per 84 vota, PARLAMENTI SHPERNDAHET, Votimi VI per 84 vota, Votimi VII per 84 vota, Votimi VIII per 84 vota, Votimi IX per 84 vota, Votimi X per 84 vota, PARLAMENTI SHPERNDAHET, Votimi XI per 71 vota.

    Neni 87 behet

    Votimi I per 84 vota, Votimi II per 84 vota, Votimi III per 84 vota, Votimi IV per 71 vota



    Pra Kushtetutes "ishte" i eshte hequr vetem pjesa (segmenti): [Votimi IV, Votimi X ], i cili ka nje shtrirje kohore rreth 8 muajshe, eshte i ngarkuar me nje fature financiare shume te rende per vendin, ka nje ngarkese te madhe psikologjike per popullin (pasi perfshin dy pale zgjedhje parlamentare)

    Heqja e ketij segmenti [Votimi IV, Votimi X ] nuk ndryshon asgje nga kopetencat, apo vlerat e Presidentit.
    Pasi Presidenti edhe ne Kushtetuten "ishte", ne Votimin e XI zgjidhej me 71 vota (dhe jo nga populli).

    Mendimi im
    Vendim shume i drejte i fizikantit ISLAMI dhe i konstitucionalistit RUSMAJLI
    (edhe une nuk do e kisha bere me mire )




    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 01-05-2008 më 08:58

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  2. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •