Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Xhirime me mbushës të kutive



    Gazeta “Lajm” ka siguruar një xhirim në të cilin shihen shumë persona duke mbushur kutitë e votimit, në njërin nga vendvotimet. Përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) thonë se bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitit policorë “Alfat”, të cilët janë xhiruar duke mbushur kutitë në një vendvotim në fshatin Negotinë të Pollogut. Xhirimi është realizuar me telefon celular dhe zgjatë vetëm disa sekonda. Aty shihet se si një grup personash duke shpejtuar fillimisht rrethojnë “partinë e preferuar” në fletat e votimit, e pastaj ato i hedhin në kutitë e votimit. Bëhet fjalë për gjashtë ose shtatë persona të veshur me veshje civile. Njëri prej tyre pasi e vëren “kameramanin” duke bërë xhirime, afrohet dhe e ndërprenë incizimin. Në BDI thonë se ky ëhstë vetëm një nga materialet në dosjet ët cilat i kanë përgatitur dhe të cilat do t’ua dorëzojnë organeve kompetente, e të cilat sipas tyre dëshmojnë vjedhje votash nga ana e aktivistëve të PDSH-së. Në ndërkohë një ngjarje e pa zakontë, ka ndodhur të martën në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), kur në prani të studentëve policia ka arrestuar profesorin e edukatës fizike, Vullnet Ahmetin. Ahmeti, i cili është edhe kandidat për deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në zonën numër 6 është arrestuar nën dyshimin e armë mbajtjes pa leje.” Personi V. A. është arrestuar për shkak të dyshimeve se në mënyrë jo legale posedon armë zjarri dhe kundrejt tij po vazhdon procedura ligjore”, tha Marjan Josifovski, zëdhënësi i SPB-së në Tetovë. Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku Ahmeti ligjëronte dy lëndët e mundjes, në Fakultetin e Edukatës Fizike, nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë rast. Ashpër ka reaguar BDI-ja, e cila e indinjuar me institucionet e shtetit ka thënë se këta të fundit ne vend që t’i ndjekin penalisht dhunuesit e procesit zgjedhor, po ushtrojnë presion psikologjik dhe arrestojnë kandidatët për deputet të kësaj partie. “Në Tetovë të ,martën është arrestuar kandidati për deputet i BDI-së në njësinë zgjedhore numër 6, Vullnet Ahmeti. Arrestimi i tij është bërë pa kurrfarë sqarimi. Po ashtu të martën është arrestuar aktivisti i BDI-së Idriz Hoxha nga fshati Rashçe, komuna e Sarajit”, tha zëdhënësja Ermira Mehmeti. Në emër të BDI-së, ajo u ka bërë thirrje organeve të rendit që “të ndërmarrin të gjitha masat për të parandaluar shantazhimin dhe frikësimin që po e ushtrojnë militantët e PDSH-së ndaj anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve zgjedhore dhe të krijojnë kushte për mbajtjen e rivotimit në të gjitha vendvotimet e kontestuara”. Ftojmë autoritetet që të angazhohen dhe të ndërmarrin masa për rikthimin e besimit të qytetarëve si parakusht për të siguruar qetësi në vend, tha Mehmeti, duke pohuar se ngjarjet e atilla e, në veçanti arrestimi i kandidatit për deputet Vullnet Ahmeti nuk kontribuon në përpjekjet për të siguruar normalitet në vend.

    Lajmpress.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e magdalen
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    28
    ej ku e gjete ket gazet te djekt leje pash zotin nuk ini tu dit qka me rejt as qka me propagandu e ka pas ajo keni hup ne qveri do jet PDSH se shpejti
    alija duhet te jep dorheqje dhe te del para gjygjit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga magdalen Lexo Postimin
    alija duhet te jep dorheqje dhe te del para gjygjit
    Cka je tu fol bre ti ? Mos po na paraqet ktu deshirat e Refet Elmazit ose te Lube Boshkovskit , pak ka dallim mes ktyre dyve ?
    A mos po do me thon se doni me qu ne Hag ?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Postime
    9
    Ata te bdi thon se ka edhe ma shum incizime .gjuna njerzit i kan mar ne qaf ,dihet denimi per ket pun eshte prej 1deri 5 vjet

  5. #5
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga abdilmutalip Lexo Postimin
    Ata te bdi thon se ka edhe ma shum incizime .gjuna njerzit i kan mar ne qaf ,dihet denimi per ket pun eshte prej 1deri 5 vjet
    Kurse te incizojsh me celular apo aparat eshte 10 vite....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Kurse te incizojsh me celular apo aparat eshte 10 vite....
    Si te denojkan 10 vjet nese incizon me celular , ku e pe ti kete ligj . domethen sipas teje eshte duke vjedh dikush dhe ti e inqizon dhe ti te fusin ne burg a, leje pash zotin mos ja fut kot.

  7. #7
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga babtista Lexo Postimin
    Si te denojkan 10 vjet nese incizon me celular , ku e pe ti kete ligj . domethen sipas teje eshte duke vjedh dikush dhe ti e inqizon dhe ti te fusin ne burg a, leje pash zotin mos ja fut kot.
    Kjo nuk eshte fakt se ata kane vjedhe kushdo kush ka qene .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Nuk dihet kush kan qene ata.
    Nuk e di pse nuk merni vesht! Cfardo aksidenti , apo vjedhje e votave ne Maqedoni , e ka bere PDSH-ja , ju jeni shum gabim , po te dalin keto BDI-sta , sepse lajmpress eshte ne krah te BDI-se , dhe veq fyen PDSH-në

    Keshtu qe ju te BDI-se , mund te jeni edhe ju !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Mos u merzitni se KSHZ nje nga nje po i shfuqizon votimet , aty ku PDSH-ja ka fitu , 1200 me 0 ( zero) , poasht edhe aty ku ka fitu BDI-ja 650 me 20.
    Duheshte te rivotohet ne gjith njesin e 6 , e pastaj do ti shifsha un 35.000 votat e Imer Selmanit genjeshtarit.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    BDI prezantoi video të reja të vjedhjes së votave

    Talat Xhaferi nga BDI-ja tha se videot përgënjeshtrojnë qartë deklaratat e Imer Selmanit se BDI është shkaktare e parregullsive.

    Bashkimi Demokratik për Integrim publikon video të reja në të cilat shihet se si zëvendës-komandanti i stacionit policor të Çegranit Demir Demiri largon banorët nga vendvotimet të cilët presin për të votuar, ndërsa pjesëtarë të njësitit Alfa bashkë me aktivistë të PDSH –së frikësojnë banorët me të shtëna të kallashnikovëve, ndërsa këtë situatë e kanë ndjekur vëzhguesit e OSBE- së.

    Talat Xhaferi nga BDI-ja tha se videot përgënjeshtrojnë qartë deklaratat e Imer Selmanit se BDI është shkaktare e parregullsive.

    “Në video pamje mund të shihni se kush janë dhunuesit e votës shqiptare dhe kush janë ata që organizojnë dhe udhëheqin qarqet antishqiptare që tenton të hudhë fajin Imer Selmani”, akuzo Xhaferi.

    Ai thotë se në këto momente kur popullata është penguar të votojë, aktivistët e PDSH – së kanë mbushur kutitë e votimit.

    Parregullsitë dhe dhunën e ushtruar më 1 qershor, sipas BDI – së, e kanë urdhëruar Ali Krasniqi vëllau i të arrestuarit Agim Krasniqi dhe Fadil Toçi të ndihmuar nga institucionet e shtetit. Vullnet Ameti kërkon që Ministria e Brendshme të bëjë publike emrat e personave që kanë shkelur ligjin dhe të marrë masa ndëshkuese ndaj tyre.

    “Këto ditë policia kinse po burgosë disa nga ekzekutuesit e PDSH – së të këtij projekti antishqiptar, por nuk shkon më tej t’i shpalosë emrat e atyre që e organizuan dhe urdhëruan këtë terror mbi shqiptarët. Prandaj ne kërkojmë që organet shtetërore të zbulojnë me emër e mbiemër, cilët janë ata që organizuan këtë turp për Maqedoninë, kush janë ata që urdhëruan të derdhej gjaku i rinisë shqiptare”, u shpreh Vullnet Ameti.

    BDI dy ditë më parë pati publikuar video për parregullsi në fshatin Negotinë të Pollogut dhe Bajnicë të Gostivarit.



    Meral Ismaili
    http://alsat-m.tv/index.php?news=1666

    A folte Imer Selmani per kto 50.000 vota ?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •