Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    Shqiptarët në Makosllavi.



    Shqiptarët në Makosllavi!



    Ne shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, nuk mundemi ta

    identifikojmë përkatësinë tonë me shtetin!



    Shkruan: Ferit RAMADANI

    Kërçovë, 12. III. 2008



    Është vështirë të gjindet kategorizim se si të bëhet operacionalizimi i cili do ta fusë në binarët e funksionit interesin shqiptarë në këto rrethana rrokopuje!

    Me një fjalë, ne shqiptarët, këtu në Republikën e Maqedonisë, për hirë të së kaluarës, nuk mundemi ta identifikojmë vetveten, domethënë, nuk mundemi ta identifikojmë përkatësinë tonë me shtetin! Në realitet, shteti gjithmonë ka pasur synim sipas disponimit të klasës politike, që ne shqiptarëve përmes agresivitetit të vet të na fusë në nënshtrim! Prandaj, ne me arsye dhe për qëllime të sigurimit gjithmon kemi ngritur një botë tjetërfare për ta bërë konceptin e zgjëruar të zhvillimit, i cili, do të na shërbente për realizimin e interesave dhe zgjidhjen e çështjeve jetike. Kështu, në mijëra varianta, duke dashur ta ruajmë identitetin tonë, ka pasur flijime individuale, familiare dhe kolektive për Atdhe! Por jo për makosllavi !

    Se si jemi lidhur dhe më pas jemi mbajtur për t’i koordinuar rrugët drejt lirisë, janë krijime të një vetëzhvillimi i cili më tepër u pengua se sa u përkrah!

    Nëse flasim për të kaluarën, bartësit kryesor të gjithë pengesave në zhvillim ishin po ata që e detyruan popullin shqiptar të kalojë kalvarit të vuajtjeve e mundimeve! Ishte ajo rraca purpure e shqiptarëve që ka ditur të mbijetojë dhe në atë kohë, i priu klasës pushtetare, i detyroi me mekanizma të ndryshëm shqiptarët t’i bëjnë nderë e, t’i japin urata edhe kur i burgoste, i përndiqte, i pengonte në zhvillim. Po ai soj i tillë , sot frekuenton nëpër shumë mese duke bërë një theksim trumbetues se është për të realizuar objektivat e shqiptarëve! Në realitet, shqiptarët, prej racës purpure të deridjeshme , edhe sot e kanë vështirë të dalin nga kthetrat e okupimit! Edhepse sot në strategjinë e zhvillimit, ata trumbetojnë se janë të një niveli për gjetjen e kritereve, efikasitetit dhe të suksesit në zhvillim, dhe të qëndrimit në identitet!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Nëse sintezën e analizës e veçojmë për të konkretizuar domethëniet, për shkak të njohurive konkrete, nga nëntëdhjeta e këndej në përditëshmërinë politike të shqiptarëve kanë ndodhur shumë gjendje shpirtërore të cilat herë e kanë plagosur e damllosur aktivitetin, e herë - herë i kanë dhënë shpresë! Në këtë relacion, sërish dalin në skenë gjendjet e tilla damllosëse , të cilat pandërprerë fusin thika në indin tonë shqiptar! Ato duke reflektuar gatishmëri pë bashkjetesë në kolonizim, synojnë ta shprishin qendrën e vendosjes, prej nga për këtë kohë, nëse jo më shumë, ka shtruar binarët e kontekstit të zhvillimit. Megjithatë, sa shpresëdhënëse për të mbërri në cak, ajo qendër e blloksistemit të amzës sonë zhvillimore, del e bëhet hata! Ndaj lind dilema:

    Si e përse bëhet kjo ?

    Në prak të kohëve kur fitohen pozicionet për zgjidhjen e çështjes së drejtë shqiptare, gjithmon në mesin tonë vërshojnë misionarët e kuzhinave sllaviste! Ata gjithmonë e kanë pasur një qëllim! Bie fjala, ata sapo e ndjejnë se bëhet shkallëzimi i interesave turren t’i fitojnë ato. Ose dalin nga transhetë e strukjeve, gjegjësisht nga kuzhinat politike, dhe për një kohë të shkurtër sjellin vendim për transhenë e re! Duke u nisur nga fakti i të ngjarave, në mesin tonë gjegjësisht në relacionin ndërshqiptarë, ndodhi një rast për librin e Ginisit! Nga motive të paqarta, projekte të ndryshme partishë, grupe funksionale të të zgjedhurve nga populli, shoqata të shpallura të shkrimtarëve apo të arsimtarëve, bashkësi kulturore e fetare të cilat veprojnë sipas klaneve lokale e fisnore në provincë, dhe diktohen nga liderët e shpifur, qyshkur kanë shpallur sektarizmin e vet , dhe pikërisht për këto veprime i përngjajnë një barre që zhvillohet jashtë mitrës për locimin apo zhvendosjen e të ngjarave. Në vend që të kenë një pikëvështrim për zhvillimin apo për zgjidhjen e çështjeve me randësi kapitale, dhe për atë, të sëndërtojnë alternativa që do ta motivojnë koordinimin, ato sot janë e vetmja procedurë e pikëngatrresës së rendit të ditës, që as e derdh gjithë atë “parlament “ apokaliptik, as e konsolidon të merret me dhënien e mendimeve, sugjerimeve që kanë të bëjnë me kategorinë e fatit dhe identitetit sovran të shqiptarëve, të cilët jo që nuk munden ta bëjnë, por, edhe kur e bëjnë qoftë mirë apo keq, turren ta zhbëjnë pa ia bërë analizat , pa ia konstatuar dimensionet e dobisë dhe humbjes! Në kësofarë gjendjesh, edhe kur mbërrihet në një kulm, për hirë të mendësisë sonë të kultivuar keq, del një jehonë në kontekst të përmasës dhe pandërprerë proklamon një rënie! Koncepti i tillë, se pas çdo hapi duhet të bijmë në hurdhën e humbjeve është bërë një definim i lidhjeve tona të ndërprera të cilat për rezonin e tanishëm politik kanë një rëndësi ekuilibruese, prej nga endet vullneti i refuzimit, apo prej nga strukturohet vullneti i vetëpranimit me një ngarkesë provinciale e snobiste se mirëqenia e shqiptarëve do të përmirësohet në rrethana koloniste kur makosllavisë që si ka, ti pranohen të gjitha kushtet, identiteti, gjuha, territori !

    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Në këtë relacion të operacionalizimit të interesave funksionuan gjymtyrët sistemore të federalizmit jugosllav dhe bashkëpuntorët e tij si Ali Shukriq, Rrahman Moriq,... etj, duke e sjellur shprehinë e suprimimit shqiptar, për ta mbërri shkallën e dezorientimit të popujve, e me këtë, njëherë e përgjithmon jugosllavët do të mbërrinin në kulm të qëllimeve! Në realitet, gjithë republikat, veçmas, me theks të veçantë ishin Sërbia, Mali i Zi dhe Maqedonia që ndaj çështjes shqiptare u sollën me një mospajtim kategorik, edhepse në tërësinë funksionale të tyre ishte një brendësi e madhe shqiptare, shumë natyrore, reale dhe legjitime, që në çdo aspekt kërkonte një trajtim sa objektiv poaq edhe demokratik, karshi gjithë zhvillimit që deshi t’ua parcializojë tërësinë dhe t’ua prishë amzën e lidhjeve për objektivin kryesor!

    Këto mekanizma të komplikimeve definitivisht u ngritën t’i ngatërrojnë zgjidhjet e çështjeve që kurrë të mos kuptohen pozicionet! Krahas gjithë kësaj këmbëngulje u reflektua në sferën e ekuilibrit të ri synimi që do të sjellte modelet e pranuara për të gjithë, përkundër gjithë sistemit jugosllav federalist i cili ishte i një rezultante tjetër, ashtu siç është modeli makosllav sot !

    - Ai - sistemi jugosllav federalist në përballje të synimeve të brendshme u angazhua me aparat të dhunës i cili u përgjigjej në strategjinë e nënshtrimit, por, nuk ia mbërrini t’i ndalojë shqiptarët të cilët kërkuan status adekuat! I njëjtë është sistemi makosllav edhe sot, por ia arriti !

    - Ai - sistemi jugosllav, i njëjtë edhe me sistemin e ri të demokracisë pas viteve të nëntëdhjetës, në proceset e integrimit të Evropës dhe në institucionet e qendrave të vendosjes ishte kundër konceptit të kërkesave të shqiptarëve , dhe si i tillë përmes terrorit mbeti duke trumbetuar në federalizimin modern, por nuk ia arriti! Ndërsa sistemi makosllav i krijoj lalashët shqiptarë, që turren nëpër qendrat e vendosjes për pranimin e makosllavisë edhe pse ajo, haptas është kundër kërkesave të vërteta dhe legjitime të shqiptarëve!

    - Ai - sistemi jugosllav i reformuar në shtetet sovrane, u përqëndrua të kujdeset për rend e qetësi me të gjitha mjetet e dhunës karshi realitetit që krijohej për sovranitete popujsh e shtetesh brenda federatës , konsekuencat e së cilit u shprehën deri në ekstrem të mbisundimit prosllav, në kundërshtim me parimet dhe interesat e strukturave evroamerikane që e shtrinë në sferën e aksionit dhe të kujdesit për bashkëpunim ndërkombëtarë! Me anën e dekoncentrimit në Maqedoni, gjoja se bëhet decentralizimi, zhvillohet reforma moderne e unitarisë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Me këtë përqëndrim barbarë, agresorët shovenistë të racës ortodoksiste synuan të përfitojnë nga shkallëzimi i terrorit , vetëmse ta mbërrijnë shkallën e manifestimit të dozuar i cili do të mundësonte fazën e kontrollit në zhvillimin dhe nënshtrimin e vetëdijes shqiptare! Kjo logjikë e zhvillimit ekstrem, nuk i joshi as sllovenët, as kroatët e deri diku as boshnjakët! Nuk i joshi as mekanizmat e institucioneve të botës evroamerikane, sadoqë ato, u treguan indiferente dhe me vëzhgimin e tyre të qetë arritën të zbulojnë misteret karshi botës së bllokut ortodoks që u përpoq me survejim të dëmtojnë pozicionin ndërkombëtar, e sipas çelësit ndikues ta dobësojnë dhe zhbëjnë realitetin e fuqisë shqiptare në Ballkan! Megjithatë sipas një transparence që lind , i josh ca hibridë shqiptarë, dhe ata dalin e bëhen borizanë të nostalgjisë federaliste , siç bëhen borizanë të makosllavisë për në strukturat e Natos dhe në Aleancën EvroAmerikane, të cilët, edhepse janë në gjendjen e somnabullëve, zgjohen dhe kërkojnë privilegje , gjegjësisht, kërkojnë ta marrin legjitimimin në udhëheqje për ta shpërlarë me ajazmën e ortodoksisë makosllave përjetësisht shqiptarinë e Pollog Pellagonisë!

    Në kontekst të kuptimit logjik policentrizmi si interes funksional sa i afronte mundësitë e pavarësisë dhe bashkimit shqiptarë poaq i largonte duke i fut në varësi e duke i parcializuar në tërësi. Ai kishte të bëjë me një logjikë marramendëse në kontekst të së cilës mund të fitohet diçka, bile, të humbet gjithçka! Mbase në prapavijën e gjithë kësaj qëndronte çështja e zgjidhjes shqiptare që mund të reduktohej e, prej ku kërkesat e vëna në binarët e arsyeshëm mund të koordinoheshin si kërkesa që i bëjnë grupet shoqërore pa identitet , pa taban terrtorial dhe pa kapital qëndrese!

    Për hir të realitetit dhe politikës zyrtare të Maqedonisë, e cila ia mbërrini t’i nivelizojë gjithë raportet për ta bërë suprimimin e të drejtës në disfavor të shqiptarëve, dhe mendësinë okupuese ta jetësojë tek çdo qytetar si bashkëjetesë, që pastaj, vazhdimisht të përkrahej nga boshti ortodoks sërborus, u krijuan raporte të ngulfatjes së përhershme të shqiptarëve, dhe barazimi i çdo kërkese që doli nga ata të trajtohej si kundërkushtetuese!

    Ky acarim i përhershëm, eskalonte deri në ekstrem duke i prodhuar dy kënde të ndryshme të arsyes! Prandaj, në ndërkombtarizimin e çështjeve u instrumentalizuan dy pozicione, prej nga bashkësia ndërkombëtare - evroamerikanët, u rreshtuan në transhenë e logjikës që t’i mbrojnë interesat vitale të shqiptarëve, e për këtë t’ua arsyetojnë konceptin e zhvillimit demokratik, logjikë e sëndërtuar në programin politik të partisë në pushtet përpara 2001, prej ku rrezatonte filozofia e finalizuar e udhëheqjes së saj , për Non Peiper ! Dhe filozofia e luftës së 2001, e konvertuar në integrim! Në realitet çka rrezatonte ajo?!!!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Me sjelljen e asaj logjike origjinale në zhvillimin politik shqiptarët e Pollog Pellagonisë, përgjithmonë ia bënë me dije njerëzimit se janë kundër çdo ekskluziviteti, dhe dozimin shovenist , synojnë ta largojnë! Nga njëra anë, ata definuan qartë se e drejta natyrore është një kategori e veçantë e cila u paraprin klimave që sjellin funksionalizime të stabilitetit! E kjo domosdoshmëri e tillë trumbetuese, sipas borizanëve në pushtet, u takon të gjithë qytetarëve të rruzullit tokësor. U takonte edhe shqiptarëve që nëpërkëmbeshin nga shovenizmi sërb, maqedonas , e malazias! Megjithatë kjo strukturë vepruese në politikë përballej me mjete demokratike, me tolerancë dhe me marrëveshje karshi mjeteve të dhunës, dhe barbarisë , karshi komplimentaritetit destruktiv në informim, karshi gjithë kriminalizimit sistemor! Me një fjalë, ata vepruan në rrethana misteri, e deshifruan atë , dhe rrezatuan një pikëqëndrim se si do të përballen kundër gjithë asaj makinerie parazite që kishte instrumentët e inkuizicionit në dorë, derisa dalëngadalë u adaptuan në prehrin e tyre të bëjnë furrikun për biznese !

    Në mbulesën e këtyre veprimeve, sot flasin raporte të tjera strategjike të cilat hapin mundësi dhe krijojnë imazh se si duhet bërë rregullimi i ri masonerik. Sadoqë mendësia sërbe ka ngelur në një pikësynim, kjo situatë aspak s'është ndryshuar në mendësinë malazeze, dhe kurrfarë në mendësinë e maqedonasve. Për rrethanat e shqiptarëve , këto ndryshime në mendësi, por edhe në sistem, mund të konsiderohen si çështje pa randësi, sepse çështje e madhe për ne është se maqedonasit nuk janë komunistë, socialistë apo..., të cilët dallohen në deklarim, ndërsa , në cilësi të luftës politike dhe këmbënguljes dominuese, janë të njëjtit! Sot, faktorët politik të mendësisë shoveniste sërbe janë identik me kërkesën gjithmaqedonase maqedonase qoftë positë apo opozitë ajo, e cila, për ndryshim nga sërbët ka siguruar parti shqiptare, të cilat kanë orekse të uzurpimit dhe ngulfatjes së zhvillimit shqiptarë, vetëmevetëm të ulin prapanicën në foteljet ministrore një klan dallkaukësh!. Por, sidoqofshin, janë pa fuqi që t’i ndalin objektivat e shqiptarëve!

    Konkretisht, këtu në Maqedoni, për megashkencën politike, edhe pozita edhe opozita makosllave, është orientuar t’i negojë proceset që shpiejnë drejtë rrjedhave stabile të demokracisë, dhe ato do t’i shmangë duke futur përmbajtjen e brendshme të konceptit që ka pikëmbështetje në regjimin milosheviqist! Nuk janë më larg me konceptin e tyre as objektivat opozitare të ca zulmëmëdhenjve shqiptarë të cilët , duke dashur të shprehin apo të koordinojnë diçka, sëpari nisen të prishin instrumentët e atij koordinimi dhe pastaj dalin e çirren pa arsye! Ata, në esencë kanë definim të kundërt! Sot për shkallën e zhvillimit kërkojnë instrumente subordinuese me të cilat do të mbërrihet deri tek realizimi i interesave që të vijnë në pozitë. Në realitet, ata janë të vetëdishëm se në dimensionin e ngatërresave nuk ka kualitete të reja, nuk ka madhësi të cilat i krijojnë rrethanat e zhvillimit! Ata janë të vetëdishëm se me këtë shpërthim të energjisë së tyre bëhet një terren i fitores së interesit të huaj! Ata janë të vetëdishëm për xhuxhërinë e tyre të mjerë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Në kontekst të gjithë kësaj hataje, për arsye të proceseve integruese , bartësit e kësaj gjeopolitike janë ndalur në kofaktorët e drejtimit historik të procesit arsimor të shqiptarëve. Të gjithë për një qëllim flasin! Të gjithë për një përfundim definitiv janë! Bie fjala, faktori politik shqiptarë në rolin e pozitës, deri dje nga pozicioni opozitarë bëri një seri kolosale të kërkesave dhe me të vetmit indikatorë, me të vetmin vargan të motiveve, është ngritur në terrenin e ndërkombëtarizimit politik! Sot, faktori politik shqiptarë ka mbërri të garantojë se politika e institucioneve ndërkombëtare , këtë kërkesë e përkrah! Me një fjalë, u garanton se ka mundësi të participojë me mjete që ta mundësojë afirmimin e mentalitetit intelektual i cili për shkak të botëkuptimeve politike e sistemore, më parë është goditur se sa është përkrahur! Megjithatë, faktori politik shqiptar në pozitë, sot është i anatemuar nga faktori opozitar, dhe anasjelltas, duke lejuar krijimin e mjegullnajës dhe misterit nga kofaktorët dhe minorët e determinuar keq!

    Hipotekat e tilla e kanë një logjikë të theksuar dhe merren me argumentet e një kuzhine që gatuan dilema! Ata ngriten deri në horizont dhe gjenit të zgjidhjes ia fokusojnë ngatrresën! Ata, për një projekt zgjidhjeje flasin , kush të ulet në kulltuk, pa e pranuar, se kushdoqoftë i ulur në ato kulltukë, janë rrezikuar dhe rrezikohen pandërprerë interesat vitale të kombit! Ata egocentrizmin e tyre e shprehin për multipolaritet , në kohën e domosdoshme për homogjenizim të hapsirës shqiptare dhe formim të strukturave në sistem!

    Nëse me këtë rast, eventualisht edhe me ngatërresa të tjera të cilat dalin si hipoteka të së kaluarës pa u zbardh sipas arsyes dhe të vërtetës, shqiptarët nuk dijnë të merren vesh, përse nuk ndalen e të mendojnë, bile të bëjnë një analizë prej së cilës do të nxierrin prodhimin e mençurisë vepruese? Në kohën e privatizimit të institucioneve, ndërrmarrjeve, shoqërive aksionare, bangave, telekomit, dhe pasurive të patundshme dhe shumë pronave të tjera, të cilat ranë nga orbita socialiste në duart e përkujdesësit privat, që është i kyçur në masonerinë shtetërore, duke qëndruar në prapavi, për të krijuar kapital dhe forcë vepruese, e, shqiptarët akoma nuk mund të mblidhen bashkë, për të bërë analiza, përse proceset e tilla, nga sistemi trajtohen dhe përkrahen edhe pse janë në kundërshtim me formën si është bërë zhvillimi në Evropë dhe Amerikë ! Shqiptarët akoma nuk mund të dalin me ide që flasin për fenomenin real të kërkesës, por duke u nxitur në misterkuzhina politike, krijojnë pozicionet e ndërthurrjes dhe nxitjes për konflikte! Ata sot të ndarë në dy blloqe, flasin për fenomenin e akuzës dhe penalizimit të njëritjetrit, jo të sqarimit se si të dilet nga dilema për të ec binarit të mbarë! Për këtë, ditaditës mbyllen në modelet e Robinson Krusos! Në kompleksin e kolektivizimit të kohës së argat aksioneve të rinisë socialiste studentore, kush dhe si do t'i hyjë në zemër padronit !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Logjika e trajtimit të këtillë ma tepër ka për qëllim t’i ndriçojë frakturat të cilat janë prezente në procedurë dhe në shtrirjen e problemit , i cili në linjën antropologjike deshifrohet se: në binarët e rrugëtimit me punë, majmuni u bë njeri, apo , në rrugën e përtacisë së njeriut u shpreh kokëfortësia majmun! Ky identitet i definuar dhe i prezentuar në mesin tonë ka hap një proces ku grupe njerëzish të vetëdefinuar ushtrojnë kontrollin e zhvillimit gjojase thirren në fatin dhe mirëqenien e shqiptarit, e, në të kundërtën ata vajtojnë për të kaluarën që perëndon dhe mbetet një zezonë e madhe dhe tragjike për shqiptarët! Në realitet, ajo është kaptina e strategjisë së cënimit prej së cilës vetë e ardhmja shqiptare del e zverdhur, e goditur, e damllosur, e gjakosur!

    Ky grup distinkt kanibalësh që del e profilizohet me këtë ndjenjë mohuese, ka për qëllim përçarjen dhe zhvillimin e misterit, ashtu siç bie mbi ugar një objekt i madh guror!Duke shfrytëzuar terrenin e një lirie në veprim, lejimin për t’i shprehur gjithë mospajtimet dhe variantat e vlerësimeve, nuk i përjashton mundësitë e denoncimit pa pasur as arsye e as vetëpërgjegjësi.Me siguri aktualizimi i shprehur kështu ka rrezatuar një diametër të gjërë dhe virusi i lëngatës ka përfëshirë përmasat provinciale, me qëllim që ta pamundësojnë operacionalizimin që synon të jetë në funksionin e interesave kombëtare! Megjithatë, këto gjymtyrë të përdala të këtyre enklavave duken si dhëmbë të stërkequr në protezë! Aq më keq duken kur bëjnë konteste përse u qëndrojnë në kontekst hipotekat!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    Shqiptarët të rreshtuar në nënrendet e pakicave në Makosllavi!



    GUGATJET - DEMONSTRIMI I BARAZISË!



    · …gugatjet në zhvillim nuk e demonstrojnë barazinë...! Ashtu siç nuk janë të plota gjashtë kërkesat e koordinuara të një partie, e cila, duke bërë trumbetime për realizim, hesht dhe varros përgjithmonë obcionin e çështjes shqiptare! E me këtë, ua lejon makosllavëve, të marrin të drejtën legjitime dhe natyrore në territorin shqiptar të okupuar, në të cilin, hynë me dhunë, vepruan si vandalë dhe trumbetojnë për: Makedonci so albansko potekllo! Kështu ua liferojnë ardhmërinë shqiptarëve, përderisa dy partitë shqiptare, i bijnë borizanit për pranimin e majka Makosllavi në NATO!!!



    Shkruan: Ferit RAMADANI

    Kërçovë, 22. III. 2008



    Hyrjedaljet në qeverinë dhe në Parlamentin e makosllavisë, për zgjidhjen e ca problemeve - kërkesa, e zhbëjnë çështjen shqiptare!

    Pavarësisht nga karakteri i ndryshimeve, niveli i barazisë çdo herë është i domosdoshëm, sidomos në këto rrethana kur kapitali i fuqisë elektorale është derdhur për një qëllim! Në realitet, distanca e shprehur në këtë relacion krijon dilemën e mosdefinimit të qartë të mirëqenjes shoqërore, aq ma tepër të mirëqenies së shqiptarëve!

    Nëse polivalenca e shikimit të kësaj doktrine e peshon status - quon e stabilizimit, dhe për të përpiqet t’i bëjë matjet për ta shprehur nivelin e standardeve që kërkon Evropa dhe Amerika, patjetër, kjo unitari e shprehur makosllave, bie në sy shumë lehtë, në çdo segment të sistemit, ku çdo analist dhe vëzhgues i rëndomtë, do të konstatojë parregullshmëri !

    Kjo nuk është vetëm pasojë e avazit socialist, por është trashëgimi kryeneqe që kërkon me këmëngulje vazhdimësi! Për ndjenjën e tillë tiranike makosllave, ajo shpeshherë shënon edhe dridhje! Prandaj, për t’i kanalizuar drejt optimales dallgët e shqetësimit, patjetër duhet frekuencave të stabilizimit t’u zbardhen natyrshmëritë e reales !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Struktura e sistemit të sotëm, kurrësesi nuk duhet t’ia lejojë mundësinë e veprimit misterit politik që ai t’a mbuloj në horizontin, dhe në vend të përfitimit nga gjithë ajo që synohet si zhvillim, të krijohet disponimi për një rimëkëmbje me hapa të zhvillimit të stërkequr e me pamje të degjeneruar! Vegjetimin e kësaj bime shëmtake me veprime dhe erë tiranie, e krijuan forcat politike të së kaluarës, e që sot, përpiqen të koordinohen në tesha demokratike dhe me një praktikë të kundërmimit të erës së temjanit!

    Hungurima e tillë krijon klimë të natyrës që flet për acar, e vetë prezenca vepruese e tyre me një elektorat përçudnues është një dëshmi përballjesh e konfliktesh, veçanërisht kur ato ndeshen në relacion të marrëdhënieve ndëretnike! Një vetëdie e tillë e kryeneqësisë trashëguese nga sistemi i jufederatës i ka detyruar, mbase ua ka imponuar trashëgiminë autoqefale ortodokse gjithë partive politike maqedonase, dhe ata, në vend të shenjëzimit të rezultateve demokratike, në vend të standardeve moderne të zhvillimit përpiqen ta bëjnë kultivimin e kësaj shprehie për aq sa janë edhe pozicionet e kryeneqësisë me domethënie sunduese!

    Ky qëndrim iracional në raport të ndërsjellë me realitetin del si mall i fabrikuar i kuzhinës speciale milosheviqiste që u përpoq të sjellë ligjshmëritë e sistemit shtetëror të nënshtrimit të Kosovës, dhe pastaj, po ato metoda të përdorura edhe në Makorajhun e sotëm të thapathup Grueskit, kryemason në këtë "republikë sovrane" pa komb e pa territor, të ekzekutojë prodhimin ligjor - kushtetues unitar, për ti konsumuar si shujtë shtresat shoqërore, prej ku, disa (makosllavët), do të ngopen me oreks nga dobitë, të tjerit (shqiptarët!), do të shtrohen për t’u pjekur si mishi në hell!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ky kategorizim i këtillë as mund të jetë absolut në kufinjt e asaj vendosjeje, as është relativ. Njëkohësisht, nga rubineta e derdhjes ka mundësuar dallgë prej nga mund të bëhet deti i shqetësimeve! Me një fjalë, ka mundësuar formimin e një logjike prej ku nis e shprehet dilema se mes dy kombeve me numër më të madh të kësaj republike, do të ketë gjithmonë konflikte! Dhe, ato do të jenë të përherëshme! Do të jenë kronike! Pa zgjidhje optimale të mundshme! Edhe në planin proporcionai të problemeve të brendshme, edhe në planin gjeostrategjik të obcionit për zgijidhjen e drejtë të çështjes !

    Kjo strategji e tillë u përdor si orientim gjatë pesë dekadave të veprimit socfederalist. Të gjitha masat sistematike të eksperimenteve shtypëse nga të privilegjuarit e atëhershëm - maqedonasit, u keqpërdorën kundër të shtypurve “kujdestarët e fajsisë!”, shqiptarëve, që, për fat të keq, si të tilla e me ndjenjë mohuese u përdorën edhe gjatë dekadës së fundit të këtij përfundimshekulli, nga forcat politike në Parlament e në Qeveri, !

    Me një fjalë, edhe pozita edhe opozita maqedonase kishin një zë viole për të dominuar në sistem, e me atë qëndrim këmbëngulnin për ta rrëmbyer fronin sovran të privilegjeve, pastaj, me sistemin shtetëror deshën të bëjnë të mundur një zhvillim të shprehur unitarë, me veladon ortodoksist! Bilanci i veprimit makosllav flet qartë për energjinë dhe këmbënguljen sunduese që e derdhën kundër zhvillimit shqiptar qysh nga 1990, veçmas më 2001, e pastaj...! Konkretisht, me një veprim të tillë ata deshën ta shartojnë identitetin tonë dhe të kultivojnë mbi ne bimën hibride !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •