Nazmi Maliqi tha se kanë filluar konsultimet me shumë intelektual, themelues të PPD-së për rimëkëmbjen e partisë më të vjetër shqiptare në Maqedoni.
Deklarata e një dite më parë e liderit të PPD-së Abdylhadi Vejseli se kjo parti do të shkrihet në PDSH, ka nxitur reagime të ashpra tek themeluesit e PPD-së. Nazmi Maliqi në një linjë telefonike për Alsat deklaron se veçmë kanë filluar konsultimet me shumë intelektual themelues të PPD-së që të rimëkëmbet partia më e vjetër shqiptare në Maqedoni dhe të ndërpritet shkrirja e sajë në PDSH.
"Kjo do të jetë në frymën e rimëkëmbjes së Partisë për Prosperitet Demokratik. Do të thotë kthimin e përcaktimeve programe që I ka pasur, kthimin në politikën intelektuale në PPD edhe bëhet fjalë për një PPD të re. Vec kemi kontaktua me shumë shokë, nuk do të thotë se ne duhet me u përzie në këtë lojë të këtyre se çka janë tujë bo, çka s'janë tu bë, por na duhet me kapë atë vijën intelektuale të veprimit. Për me vu një rend për një pamje tjetër do të thotë që ka pasur si mision PPD-ja përpara gjatë themelimit të saja në vitet e 90", deklaroi Nazmi Maliqi.
Megjitahët për një vendim të këtillë të liderit të PPD-së Abdylhadi Vesesli pritet të thiret kryesia qendrore e cila do ët debatoj dhe më aps do të emr vendim
___________________
www.ngjarjet.com
Krijoni Kontakt