IMAM VEHBI ISMAIL
1919-2008
Ne emer te Kryepeshkopates Orthodokse Shqiptare ne Amerike dhe te Imzot Nikonit, shprejme ngushellimet tona te perzemerta per humbjen e figures se shkelqyer te Imam Vehbi Ismail. Si i pari udheheqes shpirteror i komunitetit mysliman ne Sh.B.A, Imam Vehbi ka perfaqesuar besimtaret me nje fryjme dinjitoze, shpresedhenese dhe zemergjeresie. Per me shume se gjysme shekulli, Imam Vehbiu kontribuoi shume ne peisazhin tone fetar me aresimin e tij te larte teologjik, intelektualizmin e thelle, perulesine e sinqerte dhe patriotizmin kombetar tendershem e te ekuilibuar, duke ngritur lart imazhin efese se tij klasike e te lashte ne kontinentin tone.
Qe nga fillimi i misionin e tij, Imami Vehbiu ka mbajtur lidhje vellazerore me udheheqes te tjere Shqiptare te besimeve orthodokse, katolike dhe bektashiane, si dhe me bashkefetaret e tij pa dalim te origjines ethnike. Kujtojme me mallengjim e respekt marredheniet dhe bashkepunimet shembullore midis Imam Vehbiut dhe Imzot Fan Nolit , Monsinjor Zef Oroshit dhe Baba Rexhepit. Se bashku keto prijes trupezonin fryjmen me te larte fetare dhe njerezore te popullin tone: me te vertet nje trashegemi te lashte e te vlefshme.
Ofrojme ngushellimet tona te thella bashkeshortes se tij shume te nderuar e tedashur Betty Ismaili dhefamiljes se saj, qe i ndemjen gjithemone burrit dhe atit te tyre ne plotesimin e misionin te tij te denje, si dhe te gjithe besimtareve te Qendres Myslimane Shqiptare ne Detroit. Ne panteonin e udheheqesve Shqiptare te Amerikes, Imam Vehbi Ismaili do mbetet ne historine tone si nje figure e rralle dhe e paharruar.
I perjetshem qofte kujtimi i tij.
At Artur Liolin
Boston
Krijoni Kontakt