Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    OKB: “Itali të ngjall frikë, je represive dhe ksenofobe”

    Nga Shekulli

    Italia është si Irani, si Koreja e Veriut. Është si të gjithë ato vende që kanë nivel të ulët të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.

    Italia është si Irani, si Koreja e Veriut. Është si të gjithë ato vende që kanë nivel të ulët të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.

    Nuk mjaftonin kritikat e ardhura nga parlamenti europian i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për shqetësimet e Vatikanit dhe të mediave europiane, por gazeta e madhe The Times disa ditë më parë shkruante ‘tani rasti Itali mbërrin në institucionin më të madh botëror, deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Në fakt komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut ka theksuar se Italia është si një epiqendër e një reje të re ksenofobe, që mund të përhapet në të gjithë kontinentin e vjetër: “Në Evropë, - ka deklaruar komisioneri Luis Arbor- politikat represive, qendrimet ksenofobike dhe intolerante, kundër emigracionit të jashtëligjshëm dhe minoriteteve të padëshiruara, janë një seri rastesh shqetësuese”.

    Pastaj Arbor i është drejtuar Italisë duke thënë se ‘Shembuj të kësaj politike dhe qëndrimeve të tilla janë të përfaqësuara nga vendimet e fundit të qeverisë italiane që e ka bërë emigracionin e paligjshëm një shkelje të rregullave të shtetit. Pastaj edhe dhuna dhe sulmet kundër kampit rom në Napoli dhe Milano tregojnë se në Evropë ka qëndrime ksenofobe. Me pak fjalë në Itali ka vërtet një emergjencë, është emergjenca raciste. Edhe nga Vatikani kanë ardhur fjalë shqetësuese për mënyrën se si qeveria Berluskoni po përpiqet të përballojë çështjen ‘emigracion’.

    “Qytetarët e botës së tretë, si qytetarë komunitarë- ka pohuar sekretari i Zyrës së Këshillit për Emigrantët- nuk duhet të privohen nga liria personale ose të jenë subjekte të dënueshme për një shkelje administrative. Me pak fjalë nuk nuk mund të përfundosh në burg për faktin e thjeshtë se ke ardhur në Itali në mënyrë klandestine”. Në fakt emigrantët në Itali janë bërë objekt urrejtjesh nga shtetasit italianë. Të vënë në shenjestër kanë qenë edhe shqiptarët. Disa familje shqiptare janë sulmuar nga shtetas italiane vetëm për faktin se janë shqiptarë.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Itali, shtohen rastet e racizmit, sulmohet familja shqiptare

    3 qershor, ora 12:51 - Rastet e racizmit në Itali po shtohen dita ditës. Pas sulmit racist disa ditë më parë mbi balerinin shqiptar Kledi Kadiu, pre e dhunës këtë herë është një familje intelektuale shqiptare.


    Rastet e racizmit në Itali po shtohen dita ditës. Pas sulmit disa ditë më parë mbi balerinin shqiptar Kledi Kadiu, pre e dhunës këtë herë është një familje intelektuale shqiptare, familja Zotaj, me origjinë nga Vlora.
    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ne një zone rezidenciale në Fucecchio te Firence në shtetin Italian, ku familja Zotaj ka blerë një shtëpi që prej 2 vjetësh. Ata janë sulmuar në oborrin e shtëpisë së tyre nga disa italianë (3 burra dhe një grua) në mesin e natës së mbrëmshme.
    Ngjarja ka filluar me sharje raciste kundrejt familjes shqiptare. Italianët janë futur në oborrin e shtëpisë shqiptare duke i kërcënuar për jetën.
    Inati racist ka arritur kulmin kur një prej burrave italianë ka qëlluar me një copë druri djalin e familjes, Ermir Zotaj i cili ka marrë plagë të lehta nga goditja në qafë. Ne këto momente nga ana e familjes shqiptare janë lajmëruar me telefon Karabinierët Italianë qe të vinin dhe ti mbronin.

    Menjëherë forcat e karabinierëve kane ardhur dhe çuditërisht ne vend qe te largonin italianet dhe te qetësonin gjendjen, kane kryer te njëjtin veprim te patrioteve te tyre duke kërcënuar edhe ata familjen shqiptare. “Qetësohuni se s’jeni ne vendin tuaj, ne rast te kundërt do t’ju kthejmë andej nga keni ardhur” – kane qenë këto fjalët e patrullës së karabinierëve. Familja Zotaj jeton ne Itali prej 12 vjetësh dhe nga linja telefonike qe patëm me të zotin e shtëpisë, Boro Zotaj, ai na tregon qe asnjëherë ne këto 12 vjet nuk kane pare një gjë te tille ne Itali. Te shqetësuar dhe te frikësuar se mos ky episod përsëritet ne ditën e sotme familja Zotaj ka bere denoncimin e kësaj ngjarje në polici, për 4 italianet dhe karabinierët.


    Sharjet e italianeve kanë qenë të tilla si: “Albanesi di ..., do tju djegim te gjalle, do tju zhdukim nga toka jone. Kjo shtëpia juaj është e jona. Ju nuk keni asnjë të drejtë në vendin tonë, ju jeni ... qeni. Do t’ju vrasim dhe do t’ju çojmë ne atë vendin tuaj te qelbur”.

    Karabinierët

    Kurse karabinierët kane thënë: rrini urtë dhe mos u ndjeni, se s’jeni në vendin tuaj dhe nuk keni asnjë të drejtë në këtë shtet, në rast te kundërt do t’ju kthejmë ne Shqipëri. Dhe kanë bërë kontroll në shtëpi një për një. Ata kanë kontrolluar të gjitha dokumentet e familjes dhe gjithashtu dokumentet e shtëpisë. Dhe nuk kanë bërë asgjë që të largonin italianet.

  3. #3
    Eh kur u bene dhe italianet, pabuksit e Evropes, te behen raciste...... Kane 50 vite qe kane ardhur ketu ne USA dhe akoma fshatar kane ngelur. Razza di mer.a
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Eh kur u bene dhe italianet, pabuksit e Evropes, te behen raciste...... Kane 50 vite qe kane ardhur ketu ne USA dhe akoma fshatar kane ngelur. Razza di mer.a
    Ashtu jemi si lagje ne mesdhetaret. Se mos shqiptaret qe jane ketu 50 vjete jane civilizuar shume ne fakt. Racizmit nuk duhet t'i pergjigjemi me racizem.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Ashtu jemi si lagje ne mesdhetaret. Se mos shqiptaret qe jane ketu 50 vjete jane civilizuar shume ne fakt. Racizmit nuk duhet t'i pergjigjemi me racizem.
    Idealisht ashtu eshte si thua ti, por puna e popujve eshte si puna e njerezve. Ndonjehere sa me shume ta shash dike aq me shume te do. Si eshte ajo shprehja "Shaje jevgjitin te te doje" Italianet e kane hallall kete shprehje.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Qajuni hallin italianeve!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    c'pergjigjeni ju nga amerika skuptoj..thjesht kuriozitet..

    sa per temen mir ja bon kledit shet shum pordh djali,del ne xhiro me bodyguard kur me ner spo i bon pershtypje nai njonit se kush eshte!nje rast qe e njofta kur xhiroj filmin sme pelqeu,si me qen nai nji nga holywood dhe me duket nje gje publicitare kjo gje se ka humb fare nga televizori italian!

    sa per gje tjeter italia eshte i treti shtet ne bot per sa lexova per emigrimin dhe me vertet u ka bo situata e keqe sidomos me rument qe hyn e dalin tani qe jan ne evrop si me qen nje hotel dhe ca nuk bojn!un kam vujt per vete po aman nuk punoj per 10,20 euro diten dhe flej posht urave ose boj ca bojn ataam ktu dhe shikoj hesapin tim pa besdis njeri kurse kto kan friksu popullin me te gjith marokin,polak dhe ca te ket ma shum!te fshtirosh te zbreses posht se i gjen te gjith grumull aty pa pun gjith diten dhe naten pin dhe vetem rromuj bojn..shyqyr Zotit skemi probleme ne ktej se ti kisha do i lyja me benzin nga ballkoni se e njofin respektin dhe friken me ne extracomunitar ktej po puna eshte pse te arrim deri ktu!sjam rracist se e njofim vuajtjen po per deri sa un jam i rregullt me cdo gje nuk shof arsye pse mos te jen dhe kto tjeret dhe mir ja bojn qe ti kapin dhe me shkelma ti cojn nga kan ardh se me vjen turp si i huj qe ka ardh ktu per hall te shikoj burr 40 vjec me familjen qe hap syt ke baba dhe baba i con leket me ner me ato te rrugve dhe me pije gjith diten!
    duhet rregull se shum keq po shkoj gjerat ktu,ma merr menja se si ne franc do perfundoj..dhe me vjen keq per ata njerz te rregullt qe me ligjet te ashper qe do bohen sdo ken mundesi me bo dokumentat!
    mos luj se sta quj

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    [QUOTE=Daniel Maker;1932065]c'pergjigjeni ju nga amerika skuptoj..thjesht kuriozitet..

    sa per temen mir ja bon kledit shet shum pordh djali,del ne xhiro me bodyguard kur me ner spo i bon pershtypje nai njonit se kush eshte!nje rast qe e njofta kur xhiroj filmin sme pelqeu,si me qen nai nji nga holywood dhe me duket nje gje publicitare kjo gje se ka humb fare nga televizori italian!

    sa per gje tjeter italia eshte i treti shtet ne bot per sa lexova per emigrimin dhe me vertet u ka bo situata e keqe sidomos me rument qe hyn e dalin tani qe jan ne evrop si me qen nje hotel dhe ca nuk bojn!un kam vujt per vete po aman nuk punoj per 10,20 euro diten dhe flej posht urave ose boj ca bojn ataam ktu dhe shikoj hesapin tim pa besdis njeri kurse kto kan friksu popullin me te gjith marokin,polak dhe ca te ket ma shum!te fshtirosh te zbreses posht se i gjen te gjith grumull aty pa pun gjith diten dhe naten pin dhe vetem rromuj bojn..shyqyr Zotit skemi probleme ne ktej se ti kisha do i lyja me benzin nga ballkoni se e njofin respektin dhe friken me ne extracomunitar ktej po puna eshte pse te arrim deri ktu!sjam rracist se e njofim vuajtjen po per deri sa un jam i rregullt me cdo gje nuk shof arsye pse mos te jen dhe kto tjeret dhe mir ja bojn qe ti kapin dhe me shkelma ti cojn nga kan ardh se me vjen turp si i huj qe ka ardh ktu per hall te shikoj burr 40 vjec me familjen qe hap syt ke baba dhe baba i con leket me ner me ato te rrugve dhe me pije gjith diten!
    duhet rregull se shum keq po shkoj gjerat ktu,ma merr menja se si ne franc do perfundoj..dhe me vjen keq per ata njerz te rregullt qe me ligjet te ashper qe do bohen sdo ken mundesi me bo dokumentat![/QUOT

    Shume e drejte.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I lumte OKB-se!

  10. #10
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Me pak fjalë nuk nuk mund të përfundosh në burg për faktin e thjeshtë se ke ardhur në Itali në mënyrë klandestine.
    Në fakt ligjet për emigrantët nuk janë vetëm çështje shtetërore por edhe të BE-së. Direktivat nga Evropa thonë se emigrantët e paligjshëm mund të burgosen deri në afat 18 mujor si dhe të ekstradohen me ndalim hyrjeje në BE për 5 vjet.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  2. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  3. Krishti u ngjall se vdekuresh!
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 11:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •