Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Eshte vertet i paarritshem. E perdor gjuhen me nje mjeshteri te tille saqe jam e sigurte se dhe vete autori i origjinalit do ia kishte shume ziline.
    Personalisht, shtangem para perkthimeve te tij dhe humbas pas fjaleve qe aq shume jane harruar te perdoren nga ne te rinjte sot...
    Respekte per Profesorin e Nderuar!

    Ps. Per Kolin: Naimi ka pas nje goxha ide te qarte per ate se cdo te thote te jesh shqiptar e te ndihesh i tille. Te rekomandoj ta lexosh e do shohesh se Roberti eshte vertet shqiptar.
    Sindqerisht Puhiza
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Robert Shvarc nga sot eshte tiranas

    Nuk ka rėndėsi nga kam ardhur: Unė jam tiranas - Robert Shvarc nderohet me titullin "Qytetar nderi i Tiranės -


    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH-Kristi Pinderi/.- "Nuk ka rėndėsi nga kam ardhur: Unė jam tiranas", u shpreh mjeshtri i pėrkthimit tė shqipes, Robert Shvarc, tė Shtunėn ,kur Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i dorėzoi titullin Qytetar Nderi i qytetit ku ai jeton prej 60 vjetėsh . Nė katin mė tė lartė tė njė ndėrtese nė qėndėr tė Tiranės ku u zhvillua ceremonia e dhėnies sė titullit "Qytetar Nderi i Tiranės", merrnin pjesė personalitete tė njohur tė artit dhe tė kulturės shqiptare. Shkrimtari i njohur Dritėro Agolli, duke pėrshėndetur kėtė ceremoni tha se, "Robert Shvarc e ka shtyrė Shqipėrinė drejt Evropės, sepse ia ka hequr provincializmat dhe anakronizmat, ndėrsa e ka ndihmuar letėrsinė shqipe tė shprehet me shprehje dhe forma tė reja". Ndėrsa Kryebashkiaku Rama duke i dorėzuar titullin e lartė pohoi se, "sado e madhe tė ishte ceremonia, ajo do tė mbetej modeste nė raport me pėrmasat e veprės sė tij". "Pėr tė nderuar ndihmesėn e tij tė shquar nė fushėn e letrave si pėrkthyes i shkėlqyer dhe shqipėrues i shkrimtarėve tė mėdhenj botėrorė, nė shėrbim tė lexuesve mbarė shqiptarė duke lartėsuar dhe pasuruar vlerat e gjuhės sonė amėtare", ishte motivacioni i titullit pėr mjeshtrin e pėrkthimit Robert Shvarc. Robert Shvarc, konsiderohet nė Shqipėri si njė shqipėronjės i pakrahasueshėm i cili bėri tė flasin shqip personalitete tė letėrsisė botėrore si, Erih Maria Remark, Goethe, Heine, Schiller, Brecht, Tucholsky, Weinert, Fallada, Remarque, Zweig, Ai pėrkthyer nė gjuhėn gjermane prozatorėt e njohur shqiptare si, Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Rexhep Qosja (Kosovė). Shvarc ėshtė nderuar mė 26 Maj tė vitit 1995, nga Presidenti gjerman, Roman Hercog, me titullin "Kryqin e Meritės", e njohur si dekorata e parė e Gjermanisė pėr Vendet e Lindjes. /f.n/
    2003-02-01

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Shvarci u bė “Mjeshtėr i madh”

    Admirina Peēi

    Dje e nderuan me titullin “Mjeshtėr i madh”. Megjithatė ai prej kohėsh ndihej i tillė nė shijet e tė gjithė lexuesve qė i vlerėsojnė pėrkthimet e tij. I qetė, si gjithmonė me sytė depėrtues e disi tė shpėrqendruar, u ngjit tė merrte medaljen qė presidenti i republikės Alfred Moisiu, i kishte akorduar pėr rolin e tij tė madh nė fushėn e pėrkthimit. Pa u zgjatur shumė, ka mundur tė japė njė shuplakė pėr ata qė nuk e respektojnė gjuhėn shqipe, njė falenderim pėr ata qė e mėsuan tė donte shqipen dhe njė premtim se nė ditėt e ardhshme do tė punojė mė shumė pėr tė sjellė nė shqip vlera tė reja.

    Mjeshtri i madh

    Kishin ardhur shumė miq dhe adhurues tė pėrkthimeve tė Robert Shvarcit mbrėmė nė odeonin e madh tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, aty ku personaliteti i kulturės shqiptare, pėrkthyesi mjeshteror i letėrsisė gjermane, u nderua nga Presidenti i Republikės me titullin “Mjeshtėr i Madh”. Ky titull prej Presidentit Moisiu ėshtė firmosur qė nė dhjetor tė vitit 2002, pas propozimit tė botuesve shqiptarė. Titulli iu dorėzua, nė prani tė Ministres sė Kulturės, pėrkthyesve dhe personaliteteve tė kulturės, nga Sekretari i Presidentit z.Filip Rrumbullaku. Vetė Shvarc, perkthyesi i shkėlqyer dhe shqipėruesi i shkrimtarėve tė mėdhenj botėrorė shprehu mirėnjohje pėr njerėzit qė e mesuan tė donte gjuhėn shqipe. “Ndiej respekt tė veēantė pėr nėnėn time qė ėshtė nga Elbasani dhe pėr pedagogėt e mi qė mė mėsuan e mė servirėn bukurinė e shqipes, e cila tė krijon hapėsira tė pėrkthesh nga ēdo gjuhė. Jo mė kot ėshtė shembull i “Iliadės dhe “Odisesė” sė Homerit”,- tha Shvarc duke shprehur edhe shqetėsimin e tij pėr atė qė po ndodh sot nė gjuhėn shqipe. Shvarc akuzoi mediat, se janė pikėrisht ato qė po e shkatėrrojė gjuhėn shqipe, duke mos treguar kujdesin e duhur pėr ta mbrojtur nga fjalėt e huaja. Ndėrsa me pėrkthimet duket se ėshtė ende herėt pėr t’u ndarė. “Do tė mundohem tė jap akoma. Puna ime nuk ka mbaruar. Unė kam qenė i sėmurė kėto kohė, por mendoj se tani e tutje do tė sjell tė tjera pėrkthime qė i vlejnė shijeve tė lexuesit shqiptar”,- tha Shvarc.

    Me autorėt e mėdhenj

    Emri i tij ėshtė shndėrruar prej vitesh nė njė simbol tė gjuhės gjermane nė Shqipėri. Nė vitin 1995, kur pėrkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane nė Tiranė me ēmimin "Kryqi i meritave gjermane" shumė prej pėrkthyesve dhe personaliteteve tė kulturės e vunė nė dukje kėtė fakt nėpėrmjet opionioneve tė tyre. Robert Shvarc ishte mes tė parėve njerėz tė kulturės shqiptare qė arriti ta merrte kėtė titull pikėrisht nė fushėn e pėrkthimit. Gjithashtu ky titull ėshtė dhe i pari qė presidenti gjerman i asaj kohe akordoi pėr njė figurė tė shquar tė vendeve tė Lindjes. Pas titullit qė presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, i akordoi pėrkthyesit tė njohur mbrėmė, dhe titujve tė lartpėrmendur, qėndrojnė njė varg i gjatė librash tė pėrkthyer nga gjuha gjermane nė shqip dhe anasjelltas. Mes kėtyre librave, qė janė ndėr mė mjeshtėrorėt, vlen tė pėrmenden: "Tre shokė", "Harku i Triumfit" , "Asgjė e re nga fronti i Perėndimit", "Shkėndija e jetės" apo "Obelisku i zi" nga Erih Maria Remark; "Ēifutka e Toledos", "Fransisko Goja" nga Lion Fojtvanger; "Zhozef Fushe" nga Stefan Cvajg dhe novela tė Bertolt Brehtit, "Nėna Kurajė dhe fėmijėt e saj", "Kėnga e njė nėne gjermane", "Ditėt e Komunės", "Arturo Ui", "Pushkėt e nėnės Karrar", "Opera pėr tre grosh", "Baali"; nga Heinrich Hajne: "Gjermania, pėrrallė dimri"; nga Gėte dhe Shileri: "Poezi dhe balada". Ndėrsa mes autorėve shqiptarė qė ai ka pėrkthyer nė gjuhėn gjermane janė: Rexhep Qosja, Dritėro Agolli, Gaqo Bushaka,Ismail Kadare, Hydajet Beqiri etj.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Her Vona thx per kte njoftim.

    Me kujtohet kur shikonin filma dikur ne Shqiperi dhe dilte emri i Robert Shvarc...
    Thoshja ..cdo jet ky si gjerman..
    Tani po mesojme me shume per gjith ata njerez qe kan punuar per te pasuruar kulturen shqiptare.

    Ne kulturen personale te sejcilin nga ne eshte puna e palodhur e ketyre mjeshtrave te medhej..
    Kete ne nuk e kuptojme sa duhet.
    Sot Shqiperia po pronesohet privatisht..

    Blend Gonxhet e Fino-Angjelat e Malaj- Marselat hajduta .. kane pronesuar ne kohe rekord Miljona Dollare e mijra hektar te Tokes se atdheut me nji kontribut xero ne krijimin dhe progresin e ketij Atdheu dhe ata KRIJUESIT e atdheut e MJESHTRAT e PUNES kane ngelur me gisht ne Goje e shyqyr qe marrin nga nji Flet Lavderimi me te cilen u ngrohet zemra por me te cilen nuk blehet Benx (benxi blehet me cuarje vajzash 13 vjece ne Selanik e Milano)..nuk blehet apartament modern qe ata te punojne te qete ne punen e tyre fisnike (apartamenti blehet kur je minister socialist e me nji tender fut ne xhep nji milion dollare)..nuk blehet bilet avioni me shku ne Krete e Paris..( bileta blehet me miljonat e fituara nga Magazinat e mallrave pa Dogane ) ..nuk blehet as nji drek ne nje lokal luksoz ( ato dreka i shijojne deputetet bark derra te PS me dashnoret e tyre)..
    Megjithate ata gezohen edhe me flet Lavdrimi e dekorata..e premtojne se do vazhdojne ashtu GRATIS te punojne per popullin e tyre..


    Jete te gjate Shvarcit e gjithe ketyre RILINDASVe tane te gjalle..


    .......

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396

    sot ai ndahet prej jetes

    me duhet te njoftoj lajmin e hidhur...mungesa e tij do te ndjehet shume, stili i tij dhe pasuria artistike kane per te jetuar gjate

    Robert Shvarc 1933 - 2003 - Sot, me 25 Prill 2003 u nda nga jeta perkthyesi dhe shqiperuesi i shkelqyer, Profesori Robert Shvarc. I dashuruar nga lexuesi shqiptar, mjeshtri Shvarc na ka dhuruar ne nje shqipe mrekulluese veprat e Remarkut, Markezit, Cvajgut, Gėtes, Kishonit etj. I nderuar si "Qytetar nderi i Tiranes", "Mjeshter i Madh i Punes", dhe me "Kryqin e Merites", mungesa e tij do te lere nje hapsire qe nuk mbushet dot kollaj. Respektin dhe ngushellimet tuaja mund ti lini ne kete teme/homazh per te ndjerin
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Liebe! liebe, lass mich los!

  6. #16
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Re: sot ai ndahet prej jetes

    Postuar mė parė nga forever

    mungesa e tij do te lere nje hapsire qe nuk mbushet dot kollaj.
    Ndaj te njejtin mendim me ty.
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  7. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Lajm i hidhur!

    Nje humbje e madhe per familjen dhe per lexuesin shqiptar.


    Qe ne moshe te vogel e mesuar me emrin e tij, kur prinderit benin dallim ne blerjen e librave te perkthyer sidomos nga gjermanishtja.
    "Jo, kete liber jo, nuk e paska perkthyer Robert Shvarc. Kete po, se e ka perkthyer Shvarc...."


    "Tre shoket" shqiperuar prej Tij ka qene libri i pare qe kam lexuar prej Remarkut e qe me ka lene mbresa te thella ne shpirt. E respekti per Te me eshte rritur edhe me gjate leximit te cdo libri shqiperuar prej Tij e Ai ka mbetur i mberthyer ne kujtesen time ashtu sikurse edhe autoret e personazhet e librave te lexuar.





    Postuar me pare nga forever

    mungesa e tij do te lere nje hapsire qe nuk mbushet dot kollaj



    Ngushellimet me te sinqerta per familjen e shqiperuesit tone te madh Shvarc!

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Duke kujtuar Robert Shvarc

    Kam patur rastin ta njoh ne maredhenie pune Robert Shvarcin.
    Kemi biseduar disa here mbi tema te ndryshme.
    Atehere une kisha nje interes te madh per gjuhen gjermane dhe Robert Shvarcin e shihja si shembull,shpresoja qe nje dite ta mesoja gjermanishten po aq mire sa ai.
    Nje dite po flisnim per letersine e hebrenjve dhe ai me permendi nje veper
    te autorit hebre Stephan Heym,me sa di une vepra e pare e atij autori e titulluar
    " The Hostages,A Novel" te cilen gjermanet e perkthyen

    "Der Fall Glasenapp".

    Pasi me tregoi dicka me pasion per ate liber ju luta te ma huazonte qe ta lexoja dhe une.Pash se reagoi me shume ndjeshmeri sikur ti kisha kerkuar dicka te shtrenjte.Kjo me habiti pasi ne pune librash ishte ne pergjithesi xhomert.Ne ate moment nuk e kuptova sjelljen e tij por kur me vone e lexova vete ate liber e kuptova reagimin e Robertit kur ma huazoi librin.
    Ai liber flet per pushtimin e nje vendi te lindjes nga nazistet gjerman.Te cilet pershkruhen si shume mizor.Por qe sfidohen nga nje personazh i rezistences i cili duke pare vdekjen ne sy tallet me ta pa nderprere.
    " Ky liber ka nje vlere te vecante per mua " me tha, " prandaj te lutem ruaje me kujdes".

    Pas renies se mureve te Berlinit e pashe perseri kur vajta ne Shqiperi.
    Po punonte vetem fare ne nje shtepi botuese ku me pare kish qene rrethuar nga shume kolege qe ashtu si dhe une e donin dhe e nderonin shume.
    Me foli gjithe kohen per Davidin,te birin qe e kish ne Nju Jork.

    Te kujtoj me respekt dhe dashuri Robert Shvarc.
    Kam kenaqesi qe kam mundur te te njoh

    Wittstar

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Dua te shtoj edhe njeherre ketu se jam shume i gezuar qe kam njohur Robert Schwarz,
    si dhe hebrenje te tjere te talentuar ne Shqiperi.Njerrez te mire.
    Ndryshe nga keta hebrenjte e Gjermanise.Egoiste te medhenj vetem per veten mendojne.
    I cova nje mesazh te parit te Hebrenjve ne Gjermani Paul Spiegel nuk me ktheu asnje pergjigje.Ndoshta mendon se c'do gje qe nuk ka te beje direkt me cifutet nuk eshte problemi i tij.
    Mendoj se ketu ne Gjermani duhet perseri nje katarsis, Ne menyre qe gjermanet te kujtohen se jane gjermane dhe hebrenjte te mos harrojne se jane hebrenje,ne menyre qe bota te mos
    ta harroje historine e saj.

    Qofte i levduar kujtimi i Robert Schwarz


    ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ +++
    From things unpublished
    " Une pashe se ata ishin egersuar sepse flisja ne gjuhen e tyre qe ishte me teper gjuha ime sesa e tyrja.Ata filluan te behen agresive,por une nuk i ndihmoja dot.Gjentileca ime nuk arrinte deri aty sa te harruar per hater te panikut dhe corroditjes se tyre nje gjuhe qe e kisha mesuar qe femi." Author Wittstar

  10. #20
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Robert Shvarc ishte njeri prej tyre qe beri te flasin shqip mendje te ndritura si Erih Maria Remark,Stefan Cvajg .... etj.Kam lexuar dikur ne nje reviste te vjeter qe ne mos gaboj titulloheshe ""NENTORI"" nje pjese te librit "Asgje te re nga fronti perendimit",me ka mahnitur me teper menyra se si ishte pershtatur ne shqip se sa perlat kuptimplote te Remarkut.Robert shvarc meriton te konsiderohet nje nder me te medhenjte e letrave shqipe.

    Kam degjuar qe personalitetin e tij e karakterizonte nje ironi babaxhane dhe dashamire gje teper e vlefshme dhe normale per natyren e nje edukuesi si ai.Witsar eshte e vertete kjo apo me kane genjyer?

    kur ndahen nga jeta njerez te tille fatkeqesia nuk i perket vetem familjes por te gjithe atyre qe vleresojne durimin,punen,modestine dhe zgjuarsine e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 08-07-2004 mė 09:03
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  2. Robert D'Angely
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  3. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  4. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31
  5. Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
    Nga deti_bajri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •