Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Liga Premier nga sezoni i ardhshëm me teknologjinë në vijën e golit

    Hapi historik, teknologjia zbret në fushë

    Një vendim historik, Bordi Ndërkombëtar i Futbollit miratoi në Zyrih, pas më shumë se tre orë mbledhje përfshirjen e teknologjisë në futboll duke ndryshuar kështu rregulloren e një loje që deri në këto momente konsiderohej plotësisht njerëzore me futjen e të ashtëquajturit syrit të fajkoit, që aktualisht përdoret në sportin e tenisit dhe që tregon me ekzaktësi nëse topi e ka kaluar apo jo vijën e finishit. Për më tepër në ndihmë do ti vijë dhe një tjetër pajisje teknologjike si gol-ref, që konsiston në një top me cip i cili sinjalizon në një orë dore që do të mbahet nga gjyqtari kryesor nëse topi e ka kaluar plotësisht vijën e portës.

    Megjithatë aspekti njerëzot do të vazhdojë të jetë mbështetës sepse Bordi miratoi gjithashtu dhe prezencën e pesë gjyqtarëve në fushë, të cilët do të thonë fjalën e fundit në rast të një vendimi të dyshimtë. Për herë të parë syri i fajkoit do të aplikohet në një kompeticion zyrtar të fifas në botërorin e klubeve, ndërkohë që do të jetë i pranishëm dhe në kupën e konferedaratave dhe kupën e botës, brazil 2014. Por si fuknsionojnë këto dy pajisje teknologjike. Syri i fajkoit bazohet në fokusin optic nëpërmjet telekamerave që vendosen brenda portës, dhe që do të jenë plot gjashtë ndërsa golref shfrytëzon fushën magnetike të topit me mikrocip. Sipas sekretarit të përgjithshëm të fifa-s Jerome valcke bordi mori një vendim unanim duke ndezur njëkohsisht dhe dritën jeshile për prezencën e pesë gjyqtarëve në fushë, në ato kompeticione që organizatorët do ta vlerësojnë si të arsyeshme prezencën e tyre. Ky miratim është dhe një betejë e fituar nga presidenti i Fifa-s Sep Blater, që ishte një idhtar i përfshirjes së teknologjisë në futboll, ndaj presidentit të Uefa-s Mishel Platini që ishte kundër këtij vendimi.

    Përfshirja e teknologjisë pati një përshpejtim dhe për shkak të një episodi të ndodhur së fundmi në Euro 2012 në takimin mes Ukrainës dhe Anglisë, ku pesë gjyqtarët e pranishëm në fushë nuk vunë re që topi i goditur nga devic kaloi vijën fatale. Kompeticioni i parë ku mund të aplikohet teknologjia është Championship në Angli, por për këtë duhet të jenë dakort të gjitha klubet pjesmarrëse në kampionat.

    Super Sport
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Mundesia me e mire qe hackerat te bejn manipulime tash dhe te dirigjojn bastoret me leht

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Hapi historik, teknologjia zbret në fushë

    Më në fund FIFA dhe IFAB-i kanë vendosur zyrtarisht të eliminojnë

    FIFA: Teknologjia në vijën fatale, gati për Brazil 2014 golat fantazmë nëpërmjet teknologjisë në fushë. Në Botërorin 2014 në Brazil kjo teknologji do të instalohet zyrtarisht. “Në çdo stadium do instalohet një sistem, i cili do testohet dhe do praktikohet nga përgjegjësit para ndeshjes, në mënyrë që të mos kemi incidente. Çdo gjë do jetë e qartë me vëzhgim kamerash, ndërsa gjyqtari do sinjalizohet nga ora e tij. Sistemi është mjaft i saktë. Ndërsa për sa i përket Kupës së Konfederatave, vendimin do ta japim në fillim të muajit prill”, – bën të ditur FIFA. Ndërkohë në Botërorin e klubeve në Japoni, FIFA testoi sistemin “GoalRef” (sistemi me cip të instaluar në top) dhe “Hawk-Eye” (sistemi i kamerave), efekti i të cilave doli pozitiv. Teksa zyrtarët e lartë të federatave e përshëndetën këtë vendim, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, vazhdon të jetë kundër teknologjisë.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-...#ixzz2LRxE2aO6
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Liga Premier nga sezoni i ardhshëm me teknologjinë në vijën e golit

    Liga Premier ka votuar pro përdorimit për herë të parë në histori të kampionatit të teknologjisë në vijë të golit. Implementimi i teknologjisë së re fillon nga sezoni i ardhshëm, 2013/2014.

    Teknologjia britanike “Hawk Eye” e mori miratimin e përdorimit në stadiumet e futbollit nga FIFA kohë më parë dhe pas konfirmimit se teknologjia në vijë të golit do të përdoret në Botërorin Brazil 2014, është Liga Premier ajo që ka vepruar një hap më shpejt për ta fillura implementimin e kësaj teknologjie nga sezoni i ri.

    Të gjitha klubet angleze votuan pro implementimit të teknologjisë në vijë të golit, e cila për herë të parë do të testohet në gusht për Superkupën e Anglisë në Wembley të Londrës.

    Teknologjia në vijë të golit “Hawk Eye” është teknologjia më e avansuar e vërtetimit të golave kontravers në vijën fatale të portave.

    Janë shtatë kamera përreth portave dhe mbi çati të stadiumeve ato që do të masin me përpikmëri lëvizjet në vijën fatale.

    Besohet se teknologjia është milimetrike dhe nuk do të ketë xhirime të ngadalësuara që do të mund të vërtetojnë të kundërtën e kësaj teknologjie në rast se është gol apo jo.

    Teknologjia e re në vijën e golit është aprovuar për t’u përdorur nga FIFA kohë më parë dhe besohet se goli i papranuar i Frank Lampard në çerekfinale ne Botërorit 2010 ndaj Gjermanisë ka luajtur rol vendimtar në ndryshimin e ri epokal të futbolli.


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •