
Postuar mė parė nga
BlackPanther
Para disa viteve kur une nuk kam patur jetuar ne kete bote ne keto vise ku tash jeton populli shqiptare ku perkas edhe une i kan takuar nje regjimi komunist qe udhehiqeshte ne menyre profesionale nga Serbet dhe popujt tjere Sllav. Historia tregon se Komunizmi ka qene nje parti, nje udheheqes, nje popull, nje ideollogji dhe dhe mbi te gjitha nje urdher i rrept. Cdo kush qe ka kundershtuar kete urdher ka patur pasoja te medhaja ne cdo aspekt te jetes sociale te asaj kohe.
"Historia" qe une kam mesuar ne shkolle tregonte se populli shqiptare ka qene cdo here kunder keti regjimi dhe diktature qe udhehiqte populli sllav ne krye me Titon, por pa fuqia per te ju kundervu keti regjimi ka bere qe populli shqiptare ti nenshtrohet keti regjimi komunist dhe te zbaton rregullat e po te njejtit regjim.
Duke u vetedisuar, duke u ballafaquar me realitetin me shume siguri mund te konstatoj se "Historine" qe une e kam mesuar ka qene e rrejshme dhe nuk ka te bej me realitetin.
-"Historia" qe une kam mesuar (ndoshta e ka shkruar ndonje patriot, por ka gabuar ngase nuk ka treguar realitetin) tregon se populli Shqiptare ka punuar kunder keti regjimi komunist ku udheheqesi i partise se vetme pa asnje far vlere eshte kthyer ne mit dhe legjende te gjalle.
- Shqiptaret ndonese kontribuan per shkatrimin e regjimit komunist, por kur shohim realitetin ndodh dicka krejt e kundert, popujt qe udhehiqnin me regjimin komunist (sllavet) sote kane ndryshuar dhe kan demokraci te plote ku fjala e lire perkrahet me shume se cdo gje, ku udheheqesi nuk mundohet te kthehet ne mit dhe legjend pa mos patur vlera te tilla (ne perjashtim te Serbise qe ende nuk i largohet dhimbja nga prishja e ish regjimit komunist), shqiptaret e Maqedonise nuk kan te drejten e fjales se lire, votes se lire, krijojne mite dhe legjenda te gjalla pa mos qene e arsyeshme te ndodh kjo, nuk kundershtojne fjalen e udhehqesit, i ulin udheheqesit e tyre ne nje tavoline dhe vete shendrohen ne piuna shahu, udheheqesit luajne nje loje te pergjakshme duke u munduar qe cili me mire do ta zevendeson Doktorin e shkencave te shahut Marshall Titon. Pa pritur ne te njejten tavoline afrohet edhe nje udheheqes i trete, te gjithe nga tavolina tjeter mendojne se ky do ta prish kete loje shahu, por i njejti nuk e haron lavdine e Marshallit te madh dhe kerkon te jete "sledece" ne po te njejten tavoline me po te njejtet figura shahu. Te shkretet figurat e shahut!! jane pergjakur, lodhur, stresuar dhe si druna shkojne nga nje kuadrant ne tjetrin ashtu si i uluri ne karike e leviz. Figura e shahut eshte "DRU" nuk mund ti vendojem faj, jane lyer me ngjyra te ndryshme dhe sa qe mundin mbyten ne mes veti duke haruar se keto "DRUNA" kane rrenje te perbashket dhe po te mbahen per rrenjet e tyre askush nuk do te mund ti levizte nga nje kuadrant ne tjetrin dhe keshtu te ulurit ne karike nuk do te mundeshin te jepnin urdhera qe "DRUNAT" te vriten ndermjet veti.
Realitit i popullit shqiptare ne Maqedoni eshte i hidhur njejti si kjo loje shahu qe ngjane shume me lojen e shahut qe luajne Marshallet qe kan ngelur ne Serbi.
"Historia" qe une kam mesuar ndonese eshte shkruar nga ndonje figure shahu prej "DRUNI" qe eshte mbajtur per rrenjet e veta, por ne fakt me ka mashtruar ngase shihet qarte se Marshallet Serb dhe disa Marshall shqiptare ne maqedoni ende vajtojne per lojen e shahut qe ne menyre te perkryer e luante Doktori i shkencave te shahut Marshall Tito. Kjo tregon se kush vajton ende per regjimin dhe shkollen e vjeter sllave.
Keto shahiste te maskuar ne sportist evropian dhe demokrat lere se nuk heqin dore nga ajo shkolle e vjeter, por vazhdojne qe afer tyre te mbajne te rri qe ne menyre perfekte(ashtu si va ka lene Marshalli amanet) i mesojne edhte disa figura shahu
(DRUNAT e vegjel) te rri me po te njejten shkolle. Per fat te keq kjo loje shahu do te vazhdon edhe me tej nese keta "Druna te vegjel" nuk u thiren rrenjeve te tyre dhe lojtaret e shahut i lene te vdesin dhe te zhduken per gjithmone nga vlerat dhe traditat shekullore te shqiptareve. Ju o figurat e shahut prej "DRUNI" kthehuni dhe kerkoni rrenjet e juaja se nuk ka patur njeri ne kete bote qe ju ka futur te vritni njeri tjetrin pervec ketyre marshalleve te maskuar qe nuk shohin 1 cm me larg se hunda e tyre, mos vritni njeri tjetrin, qendroni ne kembet e juaja mos e leni te vetem ate "DRUNIN" qe e ka shkruar "Historine" qe une e kam mesuar.
Krijoni Kontakt