Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 61
  1. #41
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Po po Nazmija paska thene hahahahhaha

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E ka kap creven Nazmia se lshon.
    Sui generis

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Artikulli eshte ne gjuhen maqedone per ata qe kuptojne, qe besoj se eshte shumica ketu nga ne qe jetojme ne Maqedoni, lexoni me vemendje keto jane rezultatet e fundit te numerimit te votave, merni votat e PDSH-se dhe bashkoni me ato te PPD-se, dhe sa ju del rezultati? Ne jemi 1 deputet para, poashtu e postova edhe artikullin tek lajmet e fundit nga zgjedhjet, ku shihet qart se zgjedhjet do te perseriten ne zonat ku PDSH ka dominim total!


    Lexo Ketu!
    Sui generis

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Nazmi Maliqi tha se kanė filluar konsultimet me shumė intelektual, themelues tė PPD-sė pėr rimėkėmbjen e partisė mė tė vjetėr shqiptare nė Maqedoni.

    Deklarata e njė dite mė parė e liderit tė PPD-sė Abdylhadi Vejseli se kjo parti do tė shkrihet nė PDSH, ka nxitur reagime tė ashpra tek themeluesit e PPD-sė. Nazmi Maliqi nė njė linjė telefonike pėr Alsat deklaron se veēmė kanė filluar konsultimet me shumė intelektual themelues tė PPD-sė qė tė rimėkėmbet partia mė e vjetėr shqiptare nė Maqedoni dhe tė ndėrpritet shkrirja e sajė nė PDSH.

    "Kjo do tė jetė nė frymėn e rimėkėmbjes sė Partisė pėr Prosperitet Demokratik. Do tė thotė kthimin e pėrcaktimeve programe qė I ka pasur, kthimin nė politikėn intelektuale nė PPD edhe bėhet fjalė pėr njė PPD tė re. Vec kemi kontaktua me shumė shokė, nuk do tė thotė se ne duhet me u pėrzie nė kėtė lojė tė kėtyre se ēka janė tujė bo, ēka s'janė tu bė, por na duhet me kapė atė vijėn intelektuale tė veprimit. Pėr me vu njė rend pėr njė pamje tjetėr do tė thotė qė ka pasur si mision PPD-ja pėrpara gjatė themelimit tė saja nė vitet e 90", deklaroi Nazmi Maliqi.

    Megjitahėt pėr njė vendim tė kėtillė tė liderit tė PPD-sė Abdylhadi Vesesli pritet tė thiret kryesia qendrore e cila do ėt debatoj dhe mė aps do tė emr vendim

    Bedri Rexhallari
    http://alsat-m.tv/index.php?news=1502
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nisėn bisedimet pėr bashkimin e PDSH dhe PPD

    Liderėt e dy subjekteve politike shqiptare Menduh Thaci dhe Abdylhadi Vejseli kanė formuar komisione, tė cilat do tė koordinojnė ēėshtjen e bashkimit.

    Filluan bsedime midis PDSH-sė dhe PPD-sė pėr bashkimin e tyre nė njė subjekt tė vetėm politik. Liderėt e kėtyre dy subjekteve politike shqiptare Menduh Thaci dhe Abdylhadi Vejseli kanė formuar komisione, tė cilat do tė kordinojnė ēėshtjen e bashkimit midis tyre. Komisioni i PDSH-sė drejtohet nga dy nėnkryatrėt e kėsaj partie Imer Selmani dhe Besim Dogani dhe sekretari i pėrgjithshėm Imer Aliu, ndėrsa komisionin e PPD-sė e pėrbėnin nėnkrysetarėt Riza Shabani dhe Ismet Ramadani si dhe Zemri Elezi sekretar i pėrgjithshėm.Aliu dhe Elezi thanė se pikėpamjet e njeta programore mundėsojnė bashkimin e kėtyrė dy partive nė njė subejt tė vetėm politik:

    "Gjendja politike dhe juridiko kushtetuese e shqiptarėve nė masė tė madhe ėshtė rėnduar, posaēėrisht nė kohė tė fundit kemi raste frapante nga shumica parlamentare, ndėr to ėshtė edhe miratimi i rregullores punės sė Kuvendit tė Republikės sė Maqedonisė, ēka imponon njė rigrupim tė partive politike shqiptare tashmė nė opozitė", deklaroi sekretar i pėrgjithshėm i PDSH-sė Imer Aliu.

    Zemri Elezi, sekretar i pėrgjithshėm i PPD-sė duke arsyetuar bashkimin e dy partive tha se opinioni shqiptar ka nevojė pėr njė opozitė e fuqishme. "Na duhet njė opozitė e cila do tė mund ti pėrballojė, ta kontrollojė dhe korrigjojė veprimin e shumicės parlamentare qė shikoni, qė nė fillim ende pa u formuar qeveria, si shumicė parlamentare bėjnė gabime, siē ėshtė sjellja e rregullores", theksoi Elezi.

    Duke komentuar deklaratat e disa anėtarėve tė PPD-sė se janė kundėr idesė qė ky subjekt politik tė bashkohet me PDSH-nė, sekretari i pėrgjithshėm i PPD-sė tha se ata qė reagojnė nuk janė anėtarė tė PPD-sė .Nė PDSH dhe PPD thonė se mbeten tė hapur pėr bashkėpunim edhe me partitė tjera opozitare shqiptare tė cilat nuk pėrfaqėsohen nė parlament.


    Ina
    Sui generis

  6. #46
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Interesant ky bashkim, duke patur parasysh se keto dy parti deri diku kane patur mendime politike te ndryshme ne koherat qe kane kaluar.
    Po nejse...per hajr.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #47
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel Lexo Postimin
    Interesant ky bashkim, duke patur parasysh se keto dy parti deri diku kane patur mendime politike te ndryshme ne koherat qe kane kaluar.
    Po nejse...per hajr.
    Ishte nje tentim per t'i dhene nje zgjidhje artificiale nje situate ku u ndodh PDSH pas zgjedhjeve te 1 Qershorit (raundit te pare). PDSH kishte 14 deputete, BDI kishte 14 deputete dhe PPD kishte 1 deputet. Po te "shkrihej" PPD ne PDSH, atehere PDSH do kishte 15 ndersa BDI 14, dhe gjeje se kush do shkonte ne qeveri.

    Meqe KSHZ konstatoi qe zgjedhjet s'kishin qene te lira, dhe duheshin perseritur, ndryshoi situata. Nje shkrirje e tille nuk eshte e nevojshme ne kete moment (pervec ndonje beneficioni financiar qe mund te kete PDSH nga Abdylhadi Vejseli), por keto procedura vazhdohen sa per sy e faqe, qe mos duket ashiqare qellimi i tyre i meparshem.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Nuk besoj ne shkrirjen e PPD-se besoj se na nevojitet nje PPD e reformuar me intelektuale te rinj - dhe me emera te pastra, me keta qe kemi tash, u pa puna me ta!! KOT FARE....

    Fraksionet nė PPD negociojnė fatin e partisė

    Nė mbledhjen e tė premtes lideri Abdylhadi Vejseli dhe Kryesia qėndrore do tė vendosin fatin e PPD, tė funksionojė mė vete, apo bashkė me PDSH.

    Dy taboret brenda PPD–sė, ajo e Prosperitetit Rinor bashkė me kryesinė qėndrore nga njėra anė, dhe lideri Abdylhadi Vejseli nga ana tjetėr do tė mbajnė takime tė vecanta kėtė tė premte. Nė mbledhjet e thirura do tė diskutohet pėr tė njėjtėn ēėshtje; fati i Partisė pėr Prosperitet Demokratik nė tė ardhmen; tė funksionoj mė vete apo bashkė me PDSH - nė.
    Nėnkryetari i partisė Riza Shabani pjesė e komisionit tė PPD – sė pėr bashkimin e partisė me PDSH – nė, thotė se pėr statusin e partisė do tė duhet tė vendoset nėprmjet rrugėve legjitime.

    Ai tha pėr Alsat se nuk mundet njė apo dy individė tė vendosin pėr fatin e Partisė pėr Prosperitet Demokratik. Se do tė shkrihemi apo do tė veprojmė si bllok opozitar bashkė me PDSH–nė, kėtė pėrfundimisht do ta vendosim tė premten shton Shabani. Nė takimin e sė premtes ata do tė thėrasin tė gjithė kryetarėt e degėve tė PPD – sė. Nuk do tė mungojė as pjesėmarja e liderit tė PPD Abdulhadi Vejseli tė cilit nga janari i ka mbaruar mandati. Por nga ana tjetėr blloku kundėr shkrirjes sė PPD – sė nė PDSH: Prosperiteti rinor bashkė me kryesinė qėndrore, konfirmon pjesėmarjen e 90% tė anėtarėve tė kryesisė qėndrore dhe kryetarėve tė degėve tė komunave nga rradhėt e PPD – sė. Nė mbėshtetje tė qėndrimeve kundėr shkrirjes sot doli edhe Dega e Partisė Per Prosperitet Demokratik nė Tetovė, nė koordinim me 30 nėndegėt e saj nė Tetovė dhe rrethinė. Nė komunikatėn drejtuar opinionit nga vetė kryetari i degės Ilir Luma kundėrshtohet rreptėsisht pėrpjekjet anti-statutare tė kryetarit tė deritanishėm tė PPD-sė, Abdylhadi Vejseli dhe tre personave tė tjerė pėrreth tij, pėr tė shkrirė PPD-nė nė PDSH.

    Dega Tetovė I kujton komisioneve tė punės sė PPD–sė, se kjo parti nuk mund tė jetė pronė private e askujt, sepse ajo ėshtė parti e vetme politike shqiptare qė ka dalė nga gjiri i popullit pėr tiu kundėrvėnė tė gjithė atyre qė pėr interesa personale dhe grupore dėshirojnė tė pėrbuzin idealet demokratike dhe kombėtare tė shqiptarve tė Maqedonisė. Dega e PPD – sė nė Tetovė bėn tė ditur se me pėrkushtim do tė angazhohet nė ruajtjen e statusit politik dhe juridik tė PPD-sė pasi vetėm nė kėtė mėnyrė ajo do tė mund tė rrimėkėmbet.

    Meral Ismaili
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anėtarėsuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Ishte nje tentim per t'i dhene nje zgjidhje artificiale nje situate ku u ndodh PDSH pas zgjedhjeve te 1 Qershorit (raundit te pare). PDSH kishte 14 deputete, BDI kishte 14 deputete dhe PPD kishte 1 deputet. Po te "shkrihej" PPD ne PDSH, atehere PDSH do kishte 15 ndersa BDI 14, dhe gjeje se kush do shkonte ne qeveri.

    Meqe KSHZ konstatoi qe zgjedhjet s'kishin qene te lira, dhe duheshin perseritur, ndryshoi situata. Nje shkrirje e tille nuk eshte e nevojshme ne kete moment (pervec ndonje beneficioni financiar qe mund te kete PDSH nga Abdylhadi Vejseli), por keto procedura vazhdohen sa per sy e faqe, qe mos duket ashiqare qellimi i tyre i meparshem.


    Nuk na duhet bashkimi me PPD-n, a beneficione financiare u duhet atyre qe shesin ****** dhe rxojn pantollat. Pare u duhen atyre qe ndryshun dellovnikin dhe qe e shiten alfabetin.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2007
    Postime
    119
    PPD shkrihet nė PDSH, Vejseli nėnkryetar i Thaēit 25/07/2008 18:31:07


    Kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi dhe ai i PPD-sė, Abduladi Vejseli sot nė Tetovė firmosėn marrėveshjen e bashkimit tė kėtyre dy subjekteve politike.

    Sipas marrėveshjes, partia mė e vjetėr shqiptare nė Maqedoni do tė shuajė aktivitetin e saj politik, ndėrsa lideri i deritanishėm Vejseli do tė jetė nėnkryetar i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH).

    Vejseli deklaroi se vendimi ėshtė legjitim, edhe pas zėrave tė ndryshme kundėr kėsaj shkrirje tė PPD-sė nė PDSH. “Nė ēdo parti mund tė ketė tė pakėnaqur, por tė cilėt vendin nuk e kanė nė skenėn politike.PPD sot me vendim tė organeve tė saj i bashkohet PDSH-sė dhe ky ėshtė akt i kryer. Nė Maqedoni ka ligje pėr partitė politike dhe me 1 mijė nėnshkrime ēdokush mund tė formojė parti”, deklaroi ish-kryetari i PPD-sė, Abduladi Vejseli. Sipas tij, bashkimi me PDSH-nė ka pėr qėllim konsolidimin e bllokut politik shqiptar nė Maqedoni.

    Kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi deklaroi se kjo ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme pėr shqiptarėt nė Maqedoni. “Bashkimi i PDSH dhe PPD ėshtė njė akt i veēant.Unė jam paraqitur nė skenėn politike si fraksion i PPD-sė.Kjo qė po ndodh sot ėshtė verifikim i veprimit tim politik dhe tė bashkėpunėtorėve tė mi”, deklaroi Thaēi.

    Ai nėnvizoi se nuk ka dallime ideologjike midis dy partive dhe prandaj ndodhi bashkimi i tyre. Por nga ana tjetėr, fraksioni tjetėr i PPD-sė qė ėshtė kundėr kėtij vendimi, sot nė Shkup do tė mbajė mbledhje tė jashtėzakonshme ku do tė afirmohet edhe mė tej vazhdimi i funksionimit tė PPD-sė. (INA)

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  3. Shkrihet dega e shkencave politike
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 03:32
  4. Ē'ėshtė pasioni?
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 09:52
  5. Mali qe Shkrihet
    Nga OverNineWaves nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 20-08-2003, 13:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •