Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Asht ba hall me shku ne dasem!(Parodi)

    Po ja fillojm fare thjesht e holle
    ne nje dasem car m'ka ndodh
    morem nusen me gjith dhender
    nuk con kush nuse ne der
    pa u sjell te 5 herojt, 10 here
    sa e gjate esht kjo kolona
    thu se asht nuse Madona
    po nuses tone mos me i ba hile
    e ka emrin File
    Kur na vjen nusja ke shpija
    per me e pa vin tan kojshija
    se dhe ata nuk duhet me i myte
    se kan qef me kullot syte
    kur del nusja e dhendri ne banket
    e shume pushka po kerset
    njani qet me pistolet
    tjetri cifte qet perpjet
    i zoti shpis del ne penxhere
    e ti shterngohet me manxere
    jo nje e dy po ne bresheri
    lypshin njerzit ku me hi
    per vetmrojtje njeri nxjer tempsin
    tjetri kryet nen tavolin
    per fat mir na filloj mire gezimi
    kur na u vu armpushimi
    kur arm pushimi na u vu
    than dasmoret"o shyqyr paskna pshtue"
    Kur del nusja e dhendri ne valle
    aty filloj stuhia madhe
    per fat mire na u hap koniku
    kur kersiti automatiku
    por kersiti ne bresheri
    lypshin njerzit ku me hi
    per vetmrojteje njeri nxjer tepsin
    tjetri kryet nen tavolin
    njeni ban suphanalla
    tjetri kryq ban tjeri ne krah
    ka ardh koha keqe vet
    me shku ne dasem me helmet
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Miss*Naughty*TR
    Anėtarėsuar
    29-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    50
    Hahaha....kjo poem qenke interesante dhe me beri per te qeshur ne fund. Te lumte Alba D

    bye
    Bruna xxx

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Me Helmete dhe me Berreta
    po martohet File shkreta
    ka marr Nduen cub mali
    tre revole lum djali
    Po mos me fol per vjehrrin Gjin
    gjithe malesia e njeh per Trim
    Mos ikni foli vjehrre Maria
    Tash na vjen Revania
    U tut Gjini vetllat ne hava
    Revania eshe per Gra
    Per femijet nje akullore
    dhe per burrat Granata dore
    dhe keshtu u martue Filja
    dhe ne i urojme gjithe te mirat
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  4. #4
    Moj e mira ke harru
    ē'bahet kur vallja ka fillu.
    fillojnė paret tuj fluturu
    mos vet kur ēifti n'kam ashtu ēu.
    Im bir kokėn me durt ka zaptu
    Mami, paret n'tokė janė shtru.
    s'ėshtė normal a je duke m'kuptu
    4 vjeēari prej krahu mė shkund mu.
    Ėshtė zakon , tė keqen nėna
    T'hidhen paret pa t'dhimt zemra
    e ti mblesh Arif arrixhia
    2-4 milion ti vejė orkstria.

    Pėrshėndetje Alba.

    Andej nga qyteti im , ja ashtu i hedhin paratė nėpėr tokė nė dasma , e nė 4 orė gajde i bėjnė orkstraxhijtė 4 milion , aq sa ne na duhet njė muaj punė ti fitojmė.

    Ciao.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po vallahi e keni gjet
    dasmat tona kon lezet
    lum rakia e mishi pjek
    ka me honger me u shkep.

    Vin krushqia n'mesi t'notes
    bohet rradha mu ke dera
    xhaja halla ene teze
    presin n'der me ka i pjat meze.

    Vlon konga e hidhet vallja
    deri m'tre su lodh mileti
    nusja shkret uhff bo e shkreta
    kur po vje sahati " t'shkretit"..lol

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    N'katund ton martohet Moli
    Ka marr nuse pe Devolli
    Ka shku dasma n'pik te vlimit
    Jan terbu tan prej gzimit
    Po kcen Nusja bashk me dhander
    Spo di cifti a asht ne anderr
    Jan cu pesh miq edhe shok
    Djeg shamija bashk me flok
    Zbrazen xhepa e kuleta
    Me i hjedh ato pare te shkreta
    Cohet Xoni aj hajvoni
    40 vjet shofer kamioni
    Nji pesmijshe e ka nxjerr
    E nji gelbaz mbi te ka dhier
    Qe me u njit mir e mos me ra
    Ne ball te nuses me u pa
    E ta marrin vesh mileti
    Sa i pasun asht Xon Kepi
    Asht cu Daja nga kavaja
    Me ato mullaqe t 'mdhaja
    Tuj u majt neper karrika
    N'gjokse grash si palafika
    Tuj rras durt e tuj zgerdhi
    Nusen n'sy tuj e perbi
    Qet kulet'n nga prapanica
    E i dhetmileksh mir e ka pshty
    E ja rras nuses njaty ke cica
    E me t'puthme ja ka msy
    Me at surrat si hukubeti
    E mjera nuse e xu sikleti
    N'shampon te jashtem ish la e mjera
    Ish ba si kumbull ish zbukuru
    E tash ne jarg krejt e kan mlu
    Faqet si pjeshka ja kan harxhu
    Tuj e llaparqit e perqafu
    E njikshtu punt ne dasmat tona
    Qe nga Maliqi e gjer ke Tirona.





    ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ju pershendes te gjitheve dhe ju falenderoj per te gjitha parodit qe keni hedh tek kjo faqe.Te gjitha me pelqyen,por me shume kjo e fundit,jam shkri tuj qesh.Brari fantastik je.Ju lumshin duart te tanve.Pershendetje Elna, Bledi Corazon ,Brari dhe Miss.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •