Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    I kryeministrit qe ben tregti armesh dhe vret njerez
    I ministrit te mbrojtjes qe denohet ne Itali per trafik droge.
    I ministrit te kultures qe ka si kulture vjedhejen e studenteve dhe ti vere bomba vetes.
    I mistrit te jashtem simpatik qe sa vjen e behet qesharak.
    I ministrit te transporteve qe suportohet nga kriminele sa dhe Saliu ska cti beje.
    I shefit te tatimeve vrases.
    I kryeparalmentares fashiste qe bredh me fouristade dhe degjon ne kupe te qiellit kenget e sinanit.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    I kryeministrit qe ben tregti armesh dhe vret njerez
    I ministrit te mbrojtjes qe denohet ne Itali per trafik droge.
    I ministrit te kultures qe ka si kulture vjedhejen e studenteve dhe ti vere bomba vetes.
    I mistrit te jashtem simpatik qe sa vjen e behet qesharak.
    I ministrit te transporteve qe suportohet nga kriminele sa dhe Saliu ska cti beje.
    I shefit te tatimeve vrases.
    I kryeparalmentares fashiste qe bredh me fouristade dhe degjon ne kupe te qiellit kenget e sinanit.
    Kam lexuar shume budallaliqe ne kete forum , por ti je kampion me kete postim.
    Do e propozoj per GINES.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #13
    Kurse për mendimin tim është postim i saktë por i përgjysmuar se lista duhet te jetë 10 herë më e gjatë.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ke te drejte i nderuar smbaron lista atyre qe kane atdheun ne dore.
    Vetem se harrova te them qe eshte edhe kopjeve dy lekeshe te gebelsave dhe gebelseve.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Paradoksi duket se fillon që në titullin e këtij shkrimi, po edhe nëse kjo pyetje do të konsiderohej e tillë, asgjë nuk do të shtonte ajo, sepse ne realisht jetojmë në kohëra paradoksesh. Për 50 vite rresht e llokoçitëm patriotizmin tonë me lloj-lloj deklaratash, e shkrimë gjithë talentin tonë në tela çiftelie e iso të panumërta dhe kur kujtuam se ia kishim bërë si duhet shërbimin atdhedashurisë sonë, ndodhi ajo që në pamje të parë dukej më e çuditshmja për një popull kaq patriot sa ne, ose të paktën siç mbaheshim ne. Jo në një ditë, as në një javë e muaj, po me vite të tëra dhe kjo duket se s’ka të sosur, njerëzit e këtij vendi, “patriot si ata”, sa u krijohet mundësia e parë, ikin nga sytë këmbët, sa më larg që të jetë e mundur, mundësisht në anën tjetër të dheut.

    Askush nuk e di numrin e saktë të shqiptarëve që i kanë dhënë lamtumirën vendit të tyre, qoftë edhe përkohësisht. Ndoshta janë një milion, ndoshta më shumë. Vini re si e themi këtë shifër fare qetësisht, duke harruar se jemi një popull kaq i vogël, ku të gjithë thuajse njihemi me njëri-tjetrin si fytyrë. Në kushtet e ikjeve të tilla të pafundme, ndoshta ju shkon në mendje që t’u bëhej një pyetje fare e thjeshtë, atyre që ikën para 18 viteve, apo edhe atyre që janë në radhë sot para ambasadave se i kujt është ky atdhe? Unë jam i bindur se për disa momente, mbase ata do të ligështohen, ndoshta do të hutohen, po nuk do të kenë një përgjigje të prerë, për këtë të jeni të sigurt. Kjo është më shumë se trishtuese. Duke menduar se atdheu para se të jetë një nocion fizik, është një nocion shpirtëror i ndarë në të gjitha zemrat e banorëve të vet, kjo ikje e ngutshme nuk do të ishte as më shumë dhe as më pak, po një rrudhosje e dhimbshme e kufijve shpirtëror të atdheut.

    E keqja është se kjo rrudhosje nuk bëhet vetëm duke larguar jashtë fizikisht njerëz që mbartin brenda shpirtit të tyre atdheun. Rrudhosja e atdheut, vrasja e tij pak nga pak është më e frikshme se kaq. Duke harruar për disa çaste atë gjysmë atdheu që endet udhëve të botës, nuk është e vështirë të dallohet se edhe tek ata që jetojnë për ditë “bashkë me atdheun”, përmasat e tij në shumë zemra janë kafshuar dhimbshëm dhe kjo është vërtet për t’u alarmuar. Shkoni çdo ditë në disa prej ambasadave më të preferuara dhe do të shihni në atë rresht të gjatë, të ndara me hekur, (pafundësisht të gjata sikur ta dinin se radhët aty, për ditë do të ishin të mbushura) dhe do të vëreni se vargu i njerëzve është i njëjtë në çdo orë të ditës.

    I kujt është ky atdhe? Nëse pyesni kështu, këdo nga ata që do të gjeni në radhë me shpresë për të ikur larg, ju do të shikoni dhimbje në sytë e tyre, sepse brenda shpirtit të tyre, duket se në mos është vrarë, të paktën është lodhur nyja lidhëse ndaj vendit të tyre. Kjo lodhje nuk mbaron këtu. Afrohuni atje tek Ushtari i Panjohur të mësoni sa të forta i kanë lidhjet me këtë atdhe ata që mbajnë në krahë nga tre-katër vegla pune, sepse ata i bëjnë të gjitha punët, veçse nuk u jepet mundësia të bëjnë asgjë dhe do ta kuptoni se edhe tek ata janë vrarë shumë gjëra, po ndoshta më keq është vrarë, qetësia që duhet të të jepte të jetuarit në atdheun tënd. Nëse pyetja i kujt është ky atdhe do t’ju duket e pavend, edhe pyetja tjetër se a do të donin të jetonin në këtë vend, do të bëjë që ju ta kuptoni se ata realisht nuk e dinë se ku jetojnë, në vendin e tyre apo në një vend krejt të panjohur ashtu si ushtari ku ata gdhihen e ngrysen çdo ditë.

    Pyesni udhëve lloj-lloj njerëzish, të mbetur pa punë, që duket se mërmërisin me vete, pyesni ata që enden nëpër tregun e gabit dhe që përziejnë rrobat e tij pa u lodhur, duke u riveshur me modelet e gjithë botës, pyesni ata që mburrem me kanunin e Lekë Dukagjinit nga njëra anë dhe që mbushin bordellot e botës nga ana tjetër, pyesni ata që zhytin kokën nëpër kazanë mbeturinash për të mbledhur kanoçe, sepse në fund të fundit edhe ata janë banorë të denjë të këtij vendi, pyesni ata që u thahet shpirti për bijtë e tyre që kanë vite pa i parë, dhe natyrisht nga të gjithë do të merrni një përgjigje të mjegullt, sepse atyre realisht u janë dobësuar lidhjet me tokën në të cilën çapiten nga mëngjesi në darkë me shpresë se e nesërmja do të jetë pak më ndryshe.

    Pyesni edhe ata më të rinjtë, ata që atdheun e matin me kafetë që rrufitin gjithë ditën tek ish-Blloku, dhe që në vitin ‘90, ishin thjesht në pasionet tuaja për t’i sjellë në jetë, ndërsa sot po shkojnë tek të njëzetat dhe do të zhgënjeheni nga përgjigjja e tyre. Ju do t’ia vini fajin faktit se ata nuk e kanë lodhur trurin dhe nuk i njohin rapsoditë tona të shekullit të kaluar për atdheun, ku ne bënim be e rrufe për të, po natyrisht që nuk është kjo arsyeja e vërtetë që ata nuk e dinë se i kujt është ky atdhe.

    Pyetja se i kujt është ky atdhe do të mbetej pa një përgjigje të saktë, po kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Është momenti që nuk duhet harruar për t’u përmendur edhe faktin se kjo pyetje do të prekte keq sedrën e ca grupimeve të tjera njerëzish që thuhet se e kanë aq për zemër atdheun dhe që përbetohet çdo ditë se janë gati të flijojnë gjithçka në emër të tij. Nëse do t’i pyesje këta njerëz, ndryshe nga ata që përmendëm më lart, do të ngrenë zërin gjithë mllef, duke thënë se si mund të pyetet kështu për atdheun, si për një fëmijë të mbetur jetim në mes të katër rrugëve, si për një mall pa zot, apo më keq akoma, si të bëhej fjalë për një atdhe që ka dalë tepër. Ata që do të bëjnë këto pyetje gjithë indinjatë dhe që pritet të lëshojnë një rrebesh zemërate patriotike pas kësaj, do të jenë lloj-lloj njerëzish, të cilët nuk mund të pranojnë t’i përgjigjen një pyetje krejt pa kuptim dhe që nuk ka vend të bëhet.
    Ata nuk harrojnë të shpallin në çdo moment që t’u jepet rastit, dashurinë e tyre ndaj atdheut. Dhe nuk janë pak, duke filluar që nga njerëz me pushtet që e shohin dashurinë për atdheun tek dashuria për karrigen e tyre, njerëz përkohësisht pa pushtet që i vetmi motiv që i shtyn të hyjnë në korin e madh të rapsodëve për atdheun është kapja e një posti, matrapazë që në pazarin e madh të bursës nxjerrin në shitje pjesë të atdheut të tyre që e duan aq shumë, politikanë, që kujtojnë se dashuria për atdheun ka lindur bashkë me ta dhe me sa duket do të fiket kur ata të bien nga karrigia, poetë e bejtexhinj që shajnë mbarë e prapë kohën që iku, po netëve në heshtje ripërtypin si qetë vargjet e dikurshme.

    Ky lloj njerëzish, pyetja se i kujt është ky atdhe, nuk i trishton po sinqerisht ata i nevrikos. Qysh në fillim do ta kuptosh se ata janë kapur fort pas atdheut dhe të krijohet përshtypja se kjo lidhje është e thellë dhe vërtet mbresëlënëse, por kjo vetëm në momentet që e konsiderojnë atdheun si të tyren. Themi vetëm për momente të caktuar, sepse realisht atdheu është pjesë e llogarive të tyre, për aq kohë sa këto llogari janë favor të tyre, ndërsa pas kësaj ata hyjnë në rreshtat e atyre që nuk e shohin veten të lidhur aq shumë me këtë atdhe. Do të ishte fare e lehtë për t’iu përgjigjur pyetjes se i kujt është ky atdhe, pasi për këtë do ta mjaftonte t’u hidhnim një sy të gjitha deklaratave të dashurisë ndaj tij, të cilat nuk mungojnë nga të gjitha anët nga këta njerëz.

    Po si në të gjitha dashuritë edhe në dashurinë ndaj atdheut, duket se funksionon një thënie e sprovuar se sa më shumë deklarata të bësh në emër të dashurisë, aq më e pasinqertë mund të jetë kjo dashuri. Dhe nga të gjitha këto kuptohet se edhe kjo radhë atdhedashëse ndërsa rreket të nxjerrë në pah lidhjet me atdheun, atdheu është i tyre përkohësisht, për aq kohë sa plotëson lakminë e tyre. Nga ato që u thanë, duket se është e vështirë për t’ju përgjigjur saktë pyetjes, po nuk është aq e pamundur për të kuptuar se forcimin e lidhjeve me atdheun, e kanë në dorë të gjithë dhe të gjithë jemi nga pak fajtor, po jo të gjithë mbajnë përgjegjësi për dobësimin e saj. Janë këta të fundit që nëse nuk ndikojnë sa duhet në forcimin e lidhjeve ndaj atdheut, të paktën të mos na lodhin duke shpallur “dashuri” ndaj tij.


    Artikulli
    shum pyetje me vend i kujt asht atdheu ?

    une kisha me than se pari i shqiptarve
    i mesuesve qe mesojn shqiptaret ta ecin shtetin perpara
    i ministrave te epin mundesi te mesojm kush e rujti atdheun ton nga armiq te shumt
    i kyeminstrit qe na ben miq me fqijt edhe pse sna duan ...as ne si dojm ata fqij por politika asht aktore...
    asht e nenave qe lindi trima, dietar dhe femij shqiptar...
    asht e gazetarve qe na kujton ne gazeta te kaluaren tonê...
    asht e poetve qe shkrun per atdheun...
    asht e kengtarve qe kendojn atdheun...

    atdheu pra asht i te gjithve e jo i disa te pasurve qe shkelin tjeret....e thojn amerika na pshtoi !!! ata qe thojn keshtu shkelin vllaun per ti be vend te mallit te huj......
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #16
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Atdheu.
    Ai është ne.
    Si jemi ne është ai.
    Të kujt jemi ne është edhe ai, se ai na përcjell sikur hije kudo që shkojmë.
    Nëse ne jemi të këqinjë është edhe ai, ne i japim atij identitetin që e ka.
    Ai bën për ne aq sa ne bëjmë për te.

  7. #17
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Damastioni Lexo Postimin
    Atdheu. = Shqipo - Amerika
    Ai është ne. = Jo tamam
    Si jemi ne është ai. = Interesaxhinj
    Të kujt jemi ne është edhe ai, se ai na përcjell sikur hije kudo që shkojmë. = Te Amerikes
    Nëse ne jemi të këqinjë është edhe ai, ne i japim atij identitetin që e ka. = Jo te gjithe shqipetaret jane hajduter,vrases,te pabese.mashtruse, kriminel te 101 .....
    Ai bën për ne aq sa ne bëjmë për te. =Ne nuk bejme asgje, i bejne te tjeret per ne ...
    Vallaj G.Bush ,mos do kete gje damar shqiptari se ai po qe vdes per Kosove e Shqiperi ........................
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Tema

    S’mund të tolerohet që, ata që na vrisnin me levë pas koke,
    të na drejtojnë ende

    Nga Armand Maho

    Agim Musta, ish-i përndjekur politik dhe nga të paktët studiues që i është përkushtuar krimeve të Sigurimit, në një intervistë për gazetën “TemA”, shprehet se ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit, por edhe veglat e diktaturës prej kohësh duhet të ishin spastruar nga jeta publike e vendit. Në dëshminë e tij Musta shprehet se në jo pak raste janë evidentuar emra, të cilët kërkojnë majat e institucioneve, por që kanë në ndërgjegjen e tyre dhe dënime me vdekje. Rast për këtë është, sipas tij, dhe gjyqtari Skënder Breca që u dekoruar nga Presidenti i Republikës. Por, ndërkohë, në intervistën e tij Musta deklarohet i pakënaqur dhe me procesin e nisur për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, ku, sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi ministrin e Drejtësisë, i cili po e zvarrit pa shkak këtë çështje


    Kohët e fundit është hapur një debat në lidhje me hartimin e një projektligji për pastrimin e figurave nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe veglave të tyre. Ju jeni një studiues i hershëm i krimeve të komunizmit, si i keni parë këto zhvillime?

    Kjo është një çështje që në këto thuajse 20 vjet të pluralizmit në Shqipëri është trajtuar në mënyra të ndryshme dhe është kthyer në një bumerang për presione ndaj njerëzve të ndryshëm që kanë vuajtur nëpër burgje dhe që duan t’i mbajnë peng deri në fund. Për sa i përket të burgosurve politikë, Sigurimi i Shtetit kishte një platformë. Ndaj shtresave të “deklasuara” presioni ishte jashtëzakonisht i madh. Madje, njerëz që kishin të afërm të arratisur ose kishin probleme me Sigurimin, janë marrë, janë torturuar, madje kanë vdekur në këto tortura, vetëm e vetëm për t’iu marrë një deklaratë bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit. Me një fjalë, të persekutuarit kanë qenë gjithmonë nën presion të madh për t’u futur si bashkëpunëtorë në Sigurim. Nga druri, nga tortura jo në pak raste kanë qenë të detyruar ta bëjnë këtë bashkëpunim. Po këtu duhet të bëhet një dallim, midis atyre që e kanë lëshuar këtë deklaratë bashkëpunimi me anë të presionit dhe atyre që ishin vullnetarë, pra që shkonin me dëshirën e tyre. Midis tyre ka patur dhe një sasi shumë, shumë të vogël të burgosurish. Ata që kanë qenë në radhë të parë të Sigurimit, ishin vetë komunistët, pavarësisht kanë ose s’kanë dosje të regjistruar. Ecej me parimin e Leninit, i cili thoshte: “Çdo komunist duhet të jetë një çekist”, ku “Çeka” ishte organizata e Sigurimit që u krijua për herë të parë në Bashkimin Sovjetik nga Feliks Edmundoviç Xharxhinksi me origjinë polake. Në dhjetor, Lenini e thirri Xharxhinskin dhe i tha: “Terrorin masiv ta kthejmë në terror shtetëror”. Edhe në Shqipëri ndodhi një kopjim identik, siç ndodhi në Rusi. Sigurimi shqiptar u krijua që në vitin 1943, pa u çliruar ende Shqipëria. Dhe një nga krijuesit e këtij organizmi ka qenë Nesti Kërnxhi nga Korça. Madje, ky u dërgua së bashku me Alqi Kondin në ishullin Vis të Jugosllavisë, ku u takuan me Titon, për të marrë eksperiencën jugosllave dhe të vendosnin piketat e bashkëpunimit për marrjen e informacioneve bazë të Sigurimit. Dhe në çdo brigadë, në çdo batalion të Shqipërisë, ai që ishte zëvendëskomisari, kishte Sigurimin dhe informacionin “armiqësor”.

    Nisur nga kjo që thatë, qoftë bashkëpunëtorët e fshehtë, qoftë ata të deklaruar, a ekzistojnë sot në politikën shqiptare dhe sa të drejtë kanë të qëndrojnë aty dhe në institucionet qendrore?

    Me ç’kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë në shtyp për tri platformat që janë paraqitur në Kuvend, them që duhet të aprovohet menjëherë ligji për pastrimin e figurës. Pra, në këtë ligj të përfshihen të gjithë njerëzit që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, kanë qenë në organet e dhunës të diktaturës, si gjykata, prokurori, Sigurim etj. Ata duhet të përjashtohen medoemos nga politika shqiptare dhe jeta publike e këtij vendi, pra, nga poste të tilla si në Presidencë, Kuvend, në poste ministrash apo zëvendësministrash dhe drejtorë drejtorish, njëkohësisht dhe në administratën lokale, p.sh., kryetari i komunës s’mund të jetë një ish-sigurims apo kryetari i bashkisë. Ata le të bëjnë ndonjë punë tjetër, të hapin ndonjë dyqan, të merren me tregti, të punojnë në privat, të punojnë ku të duan, por jo në jetën publike të vendit. Unë jam habitur me një person, i cili tashmë është deputet i PD. U arrestua, kur ishte në postin e hetuesit në Durrës, se babai i tij ishte funksionar i lartë i shtetit dhe Enver Hoxha e futi në burg. Vërtet ka vuajtur, ka bërë burg 17 vjet, por ky ka bërë burg, se ishte i biri i një pinjolli që e goditi Enver Hoxha për interesa të tij. Si ky tani të ketë një post të tillë dhe ta heqë veten të persekutuar, kur ky vetë ka persekutuar të tjerët, ishte hetues i Sigurimit?! Hetuesia në kohën e diktaturës ishte një segment i Sigurimit të Shtetit, nuk varej nga Ministria e Drejtësisë, varej nga Ministria e Brendshme. Në Sigurimin e Shtetit ka qenë dhe ai i famshmi drejtor, Gjenerali i zi, që quhej Nevzat Haznedari. Shumë herë, ata që dënoheshin me vdekje, Nevzati nuk i linte t’i ekzekutonin me plumb, por i ekzekutonte vetë me levë që t’iu çante kafkat e kokës. Pra, a e kanë të drejtën morale këta që të jenë në krye të vendit?! Me ç’kam dëgjuar, gjatë këtyre 18 vjetëve i vetmi ka qenë një nga këta që ka bërë një konfesim për krimet e komunizmit, që nga koha e luftës dhe që ka kërkuar falje. Të gjithë duhet t’i kërkojnë falje këtij populli dhe të shikojnë punën e tyre dhe të mos pretendojnë më të jenë në organet drejtuese të shtetit.

    Mos ndoshta nevoja për hartimin e këtij ligji doli pas dekreteve të presidentit?

    Mua më ka revoltuar çështja e disa gjyqtarëve që deshën t’i emëronin, të cilët gjatë kohës së diktaturës kanë qenë në poste kryesore. Madje njëri ka qenë sekretar i tretë i partisë së Tiranës. Ai u hoq në konferencën e Tiranës, që ishte organizuar nga vetë Enver Hoxha, por që i doli duarsh. U dërgua në Elbasan dhe atje ishte në postin e zëvendësprokurorit. Ka dënuar. Kam pasur njerëz unë atje. Ka qenë një plak, Karafil Laholli nga Shalësi i Elbasanit ose Osman Berati, elbasanas dhe ky. Kam qenë bashkëvuajtës me ta dhe kanë qenë dënuar nga ky person; ose Skënder Breca që ka dënuar Xhelal Koprenckën, heroin e burgjeve shqiptare. E arrestuan që në moshën 20 vjeç. S’kishte njeri, vetëm nënën dhe motrën. Vuajti 19 vjet e gjysmë burg. Dhe, meqenëse se ky njeri fliste kundër diktaturës dhe udhëheqjes së atëhershme, u mor nga burgu dhe me një gjyq special u dënua me vdekje dhe u pushkatua. E ka dënuar me vdekje zoti Skënder Breca, që tashmë është dekoruar nga presidenti me Medaljen e Mirënjohjes. Ky është një paradoks i madh. Le të pyesim në Itali, a ka ndonjë prokuror ose gjykatës nga ata të kohës së fashizmit që të jetë sot në poste drejtuese në këtë vend? Me siguri të plotë e them që nuk ka asnjë, janë pastruar. Dhe këtu në Shqipëri, ku diktatura ka qenë nga më të egrat në Evropën Lindore, të vazhdojnë këta të livadhisin?! Me sa pashë sot, është hequr ai propozimi që bëri PD, për anëtarët e Gjykatës së Lartë, njerëz që kanë dënuar në gjyqe politike. Ndoshta jam i gabuar, por ata nuk duhet të vazhdojnë në asnjë mënyrë të jenë në organet e gjyqësorit.

    Nga PS po tentohet që të përqendrohet problemi vetëm te bashkëpunëtorët e fshehtë. Madje, ka patur dhe një deklaratë të Pandeli Majkos për rehabilitimin e figurave komuniste.

    Po, e pashë zotin Pandeli Majko, madje kërkonte që të bëhej dhe një lloj amnistie. Por amnistinë m’u duk sikur e kërkonte për babain e tij me shokë apo për nënën e tij që ka qenë shefe kuadri në universitet dhe dihet që shefet e kuadrit kanë qenë të gjithë njerëzit e Sigurimit. Për atë kanë pasur respekt në atë pozicion ku ka qenë, ama ka qenë shefe kuadri, nomenklatura e Sigurimit të Shtetit. Ç’është kjo? Për çfarë bëhet? Duan të tallen me ne?

    Kalojmë në një temë tjetër, që është po aq e ndjeshme. Problemi i dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë deri ku ka shkuar, pasi ju jeni më në brendësi të këtij problemi?

    Për sa i përket kësaj shtrese, që kemi 18 vjet që kemi shpresuar dhe që kemi qenë në çdo vijë të parë të frontit, në këto vite është bërë shumë pak ose aspak. Na u dhanë në vitin 1996 disa letra me vlerë, të tjerë kanë marrë ndonjë shtëpi nga shoqata bamirëse, si fondi anglez etj., dhe gjithmonë kanë jetuar me shpresë dhe fakti është se kanë kaluar 18 vjet dhe shumë kanë vdekur. Unë, me thënë të drejtën, jam dhe kundër ligjit që u aprovua, se thotë që dëmshpërblimi do të fillojë që nga dhjetori i ‘44. Unë jam që të marrin dëmshpërblim të gjithë ata që janë ekzekutuar që nga momenti që u krijua Partia famëzezë Komuniste, në vitin 1941. Njëkohësisht, dhe ata që janë vrarë pa gjyq dhe sidomos fëmijët e vegjël që kanë vuajtur në kampet e përqendrimit që nga mosha 1 vjeç dhe deri 18 vjeç, që janë përjashtuar nga ky ligj.

    Ministria e Drejtësisë ç’përgjigje ju ka kthyer deri më tani?

    Me sa di unë janë dorëzuar nja 8 mijë apo dhjetë mijë dosje deri tani. Unë, në të vërtetë, s’e kuptoj pse ndiqet një mënyrë aq e komplikuar, ku të gjitha këto janë në arkivat e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë etj. Janë të gjithë të regjistruarit. Tani ta kërkojnë dhe njëherë nga fillimi, është mundim shumë i madh. Deri më tani, asgjë s’është bërë. Fondi 5 milionë dollarë i 2006 u dogj, fondi i 2007 u dogj. U justifikua se ligji s’kishte dalë, tashmë ligji doli dhe kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj dhe akoma nuk ka një person që të thotë se unë e mora këstin e parë.

    Mos duket se ka dhe një mungesë vullneti për këtë çështje?

    Patjetër që ka një mungesë vullneti nga politika dhe përgjegjësia për këtë bie mbi ministrin e Drejtësisë, që duket se po e zgjat në mënyrë të pajustifikuar këtë çështje. Janë dëshpëruar shumë njerëz, ka pasur raste që iu ka rënë dhe hemorragji cerebrale në radhët për dokumente se janë të vjetër dhe të vuajtur. Si unë kanë mbetur vetëm disa që numërohen me gishtat e dorës që janë gjallë, sepse shumica kanë vdekur. Të paktën të kishin parë dy ditë të bardha, por, me sa duket, të gjitha sistemet s’para mendojnë shumë për këtë klasë politike.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ne fjalimin e Ramiz Alise ne vitin 1989 kur ai parashtroi platformen e Katovices , ne njeren nga pikat e diskurit te tij thuhej:
    Te perndjekurve do ti japim ca liri qe te krijojne organizatat e tyre e ndonje favor favor te vogel. Pronat do bejme sikur tja japim do ti sorrollatim per vite te tere dyerve te gjyqeve deri da te lodhen e te shuhen nje nga nje.
    Asnjehere nuk do ti japim pushtet se ata na urrejne per vdekje e do kerkojne te na permbysin.

    Te me falni nese se kam riprodhuar frazen tamam po ideja eshte e sakte.

  10. #20
    VINI RE: Teme komuniste!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •