Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 129
  1. #11

    Pergjaken zgjedhjet në Maqedoni. Aktivisti i plagosur i BDI, vdes ne spital

    KUP

    BDI: Nje aktivisti jone ka vdekur

    Ora 12:00-Regjistrohet viktima e pare e zgjedhjeve qe po zhvillohen sot ne Maqedoni. Sipas zedheneses se BDI,
    Ermira Mehmeti, viktima eshte nje aktivist i BDI-se. PO sipas saj, viktima eshte plagosur ne Haracine dhe ka vdekur me pas ne spital. Nuk ka te dhena per identitetin e tij.





    TE MALLKUAR QOFSHI TE GJITH JU KRERET E PARTIVE ORE TE POSHTER .... JA REZULTATI ...

  2. #12
    Perjashtuar Maska e LoG
    Anëtarësuar
    03-03-2008
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    36
    Eshte zene me alfat :S


    Ishalla shpirti i tij , u preht ne parajs!

  3. #13
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Ngushllime per familjen e viktimes Turp per poltikanet tone qe e si duket na cuan deri ne vellavrasje
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cka kërkoi ai me armë tu kundërvihet Alfave?

    Donte të vidhte vota, apo cka ishte puna?

    Pse merr dun të bëhen trima dhe pësojnë kështu?


    Është me të vërtet për të qarë kjo gjendje, ndoshta aktivistet e BDI-së kanë kuptuar më se ska rrugë tjetër për të fituar, vetëm me sulme dhe akcidente.

    Me vjen tepër keq për djalin e ri, që nuk e dinte se cbënte dhe për kë e bënte, për ALI QAMETIN, që sja vlen as 1 denar, na vrau me qindra të rri në luftë dhe tash edhe në zgjedhje, burrë i poshtër!!!
    Sui generis

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: BDI, autorja e incidenteve

    SHKUP-Pas akuzave nga BDI, nderkaq vjen reagimi nga PDSH. Shefi i Shtabit te PDSH-se, Ermad Fejzullahu duke folur per News24, i beri thirrje BDI te heqe dore nga sulmet qe shkaktojne incidente qe prishin imazhin e vendit dhe te shqiptareve te Maqedonise. “Banda te BDI sulmuan policine dhe PDSH-ne. Aktiviste te BDI te armatosur shkaktuan incidentet ne Shkup e tetove. I bej thirrje Ali Ahmetit te pranoje humbjen dhe se akuzat qe ben ndaj nesh jane shpifje. Ahmeti te pranoje humbjen!” tha Fejzullahu duke shtuar se cdo incident eshte denoncuar nga ana e PDSH ne strukturat e policise.


    (d.b/Balkanweb)
    Sui generis

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    NUK DO TE NDODHNIN GJITHE KETO PO TE MOS ISHTE BDI-ja AJO QE E SOLLI DERI KETU!!!!!


    Kriza qe solli zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni


    BDI e cila fitoi shumicën e votave të shqiptareve ne zgjedhjet e dy viteve me pare, nuk u ftua në koalicion nga partia fituese VMRO DMPNE, e cila vendosi të bënte koalicion me partinë tjetër shqiptare, PDSH që sot drejtohet nga Menduh Thaci. Kjo bëri që opozita BDI të bojkotonte parlamentin dhe të bëhej pengesë për procesin politik te reformave dhe punën e parlamentit

    SHKUP-Maqedonia u detyrua të hyjë në zgjedhje e para të parakohshme ne historine e saj si shtet i pavarur per disa arsye. Një nga arsyet kryesore ishte vetoja qe Greqia vuri ndaj anetaresimit te Maqedonise në NATO gjate samitit te Bukureshtit ne 2-4 prill. Shkak për këtë veto u bë konflikti i emrit, një mosmarëveshje e vjeter që ende nuk është zgjidhur. Maqedoni quhet edhe veriu i Greqisë një rajon i lashtë që lidhet me trashëgiminë e Filipit të maqedonisë dhe Aleksandrit të madh. Por edhe maqedonia e lidh ezkstencën e vet me ketë emër. Vec cështjes së emrit, shkak i krizës që solli edhe këto zgjedhje të parakohshme ishte situata politike. Partitë maqedonase gjithnjë janë detyruar të bëjnë koalicion me partitë shqiptare për të përfaqesuar 25% të popullsisë etnike shqiptare. BDI e cila fitoi shumicën e votave të shqiptareve ne zgjedhjet e dy viteve me pare, nuk u ftua në koalicion nga partia fituese VMRO DMPNE, e cila vendosi të bënte koalicion me partinë tjetër shqiptare, PDSH që sot drejtohet nga Menduh Thaci. Kjo bëri që opozita BDI të bojkotonte parlamentin dhe të bëhej pengesë për procesin politik te reformave dhe punën e parlamentit. Kjo ishte dhe arsyeja që kryeministri Gruevski thirri në muajin prill këto zgjedhje, per të siguruar një mazhorancë absolute në parlament. Partia e tij ka premtuar se nuk do të ndryshoje emrin e vendit sipas presionit grek, do të nxisë reformat për hyrje të shpejtë ne BE, do të rimëkëmbë ekonominë dhe do të luftojë korrupsionin. Një tjetër mosmarrëveshje ne koalicionin që Gruevski ka patur me partinë shqiptare është mosnjohja e Kosovës. Qeveria e ardhshme padiskutim do jetë nën presionin e partive shqiptare për ta njohur sa më shpejt pavarësine e Kosovës.
    Ndërkombëtaret e shohin Maqedoninë ende si një vend të tensionuar. Në fakt fushata elektorale e ketyre zgjedhjeve ka qenë e tillë. Gjithsej 13 raste sulmesh janë shënuar dhe raportuar në këtë fushatë, të gjitha sulme kundër partisë opozitare BDI. Lideri i kësaj partie Ali Ahmeti shpetoi pa dëmtime pas një sulmi nga një person i paidentifikuar me 12 maj. Për të gjitha këto sulme BDI ka fajësuar partinë rivale shqiptare të Menduh Thaçit. Por një nga zyrtarët e partisë demokratike shqiptare thotë se BDI është vetëm nervoze për shkak se ishte jashtë pushtetit këto dy vite, ndaj e paraqet veten si viktimë. Nëse Gruevski nuk fiton një shumicë absolute ai do kërkojë BDI-në ose PDSH të bëjë koalicion qerveritar. Por PDSH u tërhoq nga mbështetja për Gruevskin pasi kjo parti nuk njohu Kosovën. Ndërkohë Gruevski e sheh të pamundur një koalicion me BDI-në. Ndërkombëtarët shqetësohen dhe për standartet demokratike të këtyre zgjedhjeve, pasi kësaj here është opozita maqedonase LSDM e Radmilla Sheqerinskës që ankohet për mashtrime dhe parregullsi. Në fakt edhe komisioni shteteror elektoral dhe OSBE kanë marrë ankesa për parregullsi në listat zgjedhore…. Nderkombetaret i tremben një tensionimi të situatës si në vitin 2001 kur shpërtheu një konflikt i armatosur mes ekstremistëve shqiptare dhe forcave qeveritare maqedonase, konflikt që gati e coi vendin drejt luftes civile, por që me ndërhyrjen e nderkombetarëve u shua pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Oher. Partitë shqiptare ankohen se mjaft pika të marrëveshjes së Ohrit, për t’u dhënë më shumë të drejta shqiptarëve, ende nuk janë zgjidhur….


    (d.b/News24/Balkanweb)
    Sui generis

  7. #17
    rapsoul pasi qe forumi eshte ketu FORUM SHQIPTAR eshte e rendit qe te ndjesh dhembje spaku sepse nga ky moment jemi nje me pak...

    textet dhe shkrimet tuaja do te jen te mirseardhura sikur te jen ne ndonje forum serb apo sllavo maqedonas.....


    QOFSHIN TE MALLKUAR TE GJITH ATA QE NA PRUN KETU .. PA MARR PARASYSH KUSH JAN ..

  8. #18
    përjashtuar për [.] qefi Maska e carbondcd
    Anëtarësuar
    30-11-2007
    Vendndodhja
    n'Mal
    Postime
    161
    Rap soul ndryshe kur je aty e ndryshe kur bon copy paste bre.... une qaty kesh u kthyn ne kerre ato te pdsh's ne keret u armatosen edhe shkun me i mush kutijat..ti nashta grad ke ne forum munesh me fshi ket post ama e drejta del ne shesh

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Murabit Lexo Postimin
    rapsoul pasi qe forumi eshte ketu FORUM SHQIPTAR eshte e rendit qe te ndjesh dhembje spaku sepse nga ky moment jemi nje me pak...

    textet dhe shkrimet tuaja do te jen te mirseardhura sikur te jen ne ndonje forum serb apo sllavo maqedonas.....


    QOFSHIN TE MALLKUAR TE GJITH ATA QE NA PRUN KETU .. PA MARR PARASYSH KUSH JAN ..

    Unë shpreha ngushëllimet e mia për djalin në fjalë, dhe më vjen tepër keq, që shkoi në botën tjetër për B.thën e ALI AHMETIT!!, kjo më nervozon tejmase, ai na morri shumë të rri në kohën e luftës, ja që edhe tash në zgjedhje vazhdon me të njëjtin ritëm.


    Nëse kështu vazhdohet, nuk do të jetë ky i fundit që ndëroi jetë për hirë të BDI-së!!!!


    O ALI hapi syt, se na e shkatërove rininë shqiptare, ooo cka të të them, plerë njeri!!
    Sui generis

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga carbondcd Lexo Postimin
    Rap soul ndryshe kur je aty e ndryshe kur bon copy paste bre.... une qaty kesh u kthyn ne kerre ato te pdsh's ne keret u armatosen edhe shkun me i mush kutijat..ti nashta grad ke ne forum munesh me fshi ket post ama e drejta del ne shesh

    Unë jam i njëjt si ju edhe pse kam ndonjë gradë më të lartë në forum, ajo smë bën mua të madh këtu.


    Postimi yt nuk ka pse fshihet, sepse secili ka të drejtën e fjalës që ta shpreh këtë të fundit.


    Por me vjen keq, që për karriken e tjetërkujt të jep jetën djali i rri .


    Pse vallë aktivistët e PDSH-së nuk janë lënduar ose vrarë, sepse nuk janë urdhëruar që me armë të shkojnë e tu kundërvihen atyre që u dalin përpara.



    E GJITHË KJO E KA EMRIN = ALI AHMETI!!!!
    Sui generis

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  4. Mbahen zgjedhjet vendore në Maqedoni, pjesmarrja 45%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:41
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •