* * *
Tavani, dy faqe te pjerreta qe bashkoheshin ne nje kulm,nga disa vrima rrethore varur ne kete tavan delte nje drite e dobet. Diku ku dhampa ishte djegur ose nuk ishte vene kurre keto vrima rrethore dukeshin si shpella te erreta, si pika gjigante ne nje tabele te bardhe te pa shkruar.
Stolat e mbushur me njerz radhe-radhe si ne nje afiteater modern Zeri i trashe i fratit qe kendonte shoqerohej me nje si mermeritje , mozaik zerash te rremujshem sikur dilnin nga poshte stolash
Kur hyra, njoma lehte bulat e gishtave ne nje si kupe qe qendronte mbi nje bazament te mermerte ne fillim te asaj ngushtice anes murit .
Bera ritin fetar.
U ula ne fund ku gjeta nje karrige te lire. Nga te vonuarit u futen dy vajza . Njera si me delikatese largoi me majat e gishterinjeve shllungen e flokeve te dredhura qe i binin mbi njeren gjysme sfere te gjoksit te ekspozuar provokueshem. Tjetra nje gjatoshe eci pas saj me hapat e medhenj duke tundur vithet mbi te cilat qendronin shtrengueshem pantallonat me disa si xixa te ndritshme. U fut edhe nje cift i ri...te pakten nusja ishte e re
Burri kaloi serbes neper ngushticen afer murit duke paditur veten me mimiken e fytyres per knaqesine qe linte shikimi i te tjereve tek e shoqja. Ajo nje vetull fiskaje , bukuroshe aq e fresket , mbi fytyren e bardhe derdhej nje ujvare flokesh te zeza Ecte e ndrojtur pas "kyezotit" te saj . Ai siper moshes se rinise se vone i qeshi dikujt qe njohu mes radheve , disa rrulla iu ngjiten nga nenmjekra ne forme harkore deri tek bishti i syve te futur thelle ne dy gropa poshte vetullave te rrezuara Me erdhi keq per te. Paska qene fatli i pafat, pasi nuk do mundte te shijonte gjate ate bukuri qe e ndjekte e bindur....qe nje zot a dreq ia dha per hise
Sa mendime te liga qe me vine edhe mua. Mendova inferioritetin qe do kete ai kur te bien ne nje krevat me ate bukuri. Perseri mendimligu gjeti nje motiv per ta bere superior "burrin" duke menduar qe veshi me lux" bukuroshen fshatare. Prap mendimi shfaqet me siguri qe ndrojtja e saj do jete e perkohshme. Fundja ajo erdhi ne Amerike tashme
Burrat me floket e zeza te ngjitur pas rrashtes me nje shkelqim te peshtire nga "gel" i tepert, kolori i zi diku natyral diku artificial. Xhaketa lekure te zeza te gjithe sikur njerzit kishin nje gusto te komanduar
Grate e moshuara te bindurat e dhimbjes qendronin shukatur pas stolave duke respektuar me perpikmeri cdo levizje qe kerkonte riti
Nje vajze u ngjit nje nje si podium , u mbeshtet tek nje folese dhe me zerin e embel citoi disa vargje nga bibla
Fustani e nje gruaje , me nje te care ne formen e germes V ne pjesen anesore te kofsheve ishte rrezuar per toke duke dhene kontrast formes rrumbullake te kofshes se saj , shikimi rrembehej duke rreshqitur pas tatposhtes qe krijonte harku i kofshes deri ne nje erresire qe nuk mund te shihje gje
O zot na fal , sa i marre qe behem edhe une
Frati filloi te fliste me zerin e tij kembues si te ndonje cobani te rrepte me delet e padegjueshme, kishte nje te folur te vrazhde, me nje indialekt qe perdorte ta krijonte nje fare neverie Dialektin gege" te origjines e perziente me pak letrare duke futur jo radhe shprehje mutagjene" qe nje zot e di ku i gjente apo huazonte
"Per detale te matetjusheme" tha ai diku tek nje lajmerim , instiktivisht perpalsa kemben nga inati rrebel qe me ngacmonte sot
"Ti jepet atij qe ka" kete thenie filozofike te lexuar, e pllacita si cimcakezin e radhes pa patur fyt ta kaperdij. E bashkengjita me nje tjeter qe kam degjuar apo lexuar diku kohe me pare.."Te ndihmosh fukarane eshte mekat, pasi zoti e la ate fukara"
Une jam shume naiv sot, nuk arrij te kuptoj asgje nga kjo filozofi
E kuptoj ashtu sic thuhet , ti je i marre i them vetes Jo se kam frike nga keto ligje filozofike, qe nuk di te gjej filozofi nder to As se jam nga ata qe kane dhe do bej "mekat" po tu jap atyre qe skane. as anasjelltas nuk jam nga ata qe skane tu pres te me japin "mekatoret"
Vrimat ne tavan erdhen e u zmadhuan , sa me dukeshin si gryka fucie te kthyera mbrapsht. koka e fratit mu aq e madhe sa me dukej si nje mal-koke pas koke-maleve qe rrinin neper stola. Te gjithe mu sh'drruan ne konture malesh, kisha humbur
Tavani ku qendronin shpellat e mistershme me ngjallte friken
Kofsha e dale e gruas u be si koder e akullt ku do rreshqisja. ashtu i vogel, i vogel si "liliput" kisha mbeshtetur koken mbi pellembe , qe per cudine time edhe gishtat e mij ishin sterzmadhuar
Nje vajze e vogel me shkeli ne maje te kembes, dhe me largoi nga ajo bote, ajo vogelushe mbante te vellain me te vogel per njeres dore ne tjeten kishte nje tufe me dollare njeshe. Djali i vogel me nje kostum te pershtatur bukur dukej si nje zoteri i zvogeluar, ndoshta ashtu si mu duk mua vetja me pare.
Neper koridoret mes radheve te stolave disa burra dolen me nga nje shporte katrore te thurur me fije te qeruara shelgu, qe dukeshin sikur ishin ndertuar me damare te zverdhur te vdekurish. Njerzit filluan te leviznin lirshem per te nxjerrur parate , dhe per ti leshuar mbi shporte , duke bere ritin e kryqit..dhe per tu kthyer ne pozicionin e meparshem
Vajza e vogel me tufen e njesheve ne dore eci dret tyre sikur nuk i durohej deri sa ti derdhte mbi shporte ato..pastaj ku i dihet se ku do venin ato pas shportes ..cfare shporte i priste.
Njeri nga keta burra ishte nje trup mesem me pak musteqe...as vete nuk e di kur e pashe per here te pare se si mu kujtua portreti i Migjenit, ndoshta nga ngjashmeria e madhe qe kishin Ai me shporten bishte-gjate kalonte neper rreshtat me njerz duke e zgjatur skajmerisht ate si nje dore lypese.Duart plot kallo nga puna te besimtarve derdhnin mbi te dicka. Zoti te dhashte . Mu kujtua lypesi i Migjenit...por kesaj radhe gjithcka ishte ndryshe Zotit jepi thonte dore-shporta e "Migjenit"
U ulen duar-shportat duke ngjeshum fletet e parave si gjethet jeshile te keputura nga nje stuhi e paqte
Frati me fjalorin e tij qe mua me godiste si cekan mbi fucite gryke poshte te tavanit, vazhdoi serish
Kungimin tha ai duke e perseritur shpesh kete , mund ta merrni me dore , ose me goje. Nje i ri i ra me brryl shokut te vet duke kapur gojen me dore per te ndaluar nje dhoj zgerdhirje cinike idiote, nje tjeter qe qendrote para tyre me kemishen me lule qe i dilete poshte nje xhakete te zeze u kthy nga ata .duke bere me gisht , nje simbol...
Frati vazhdonte te theriste me zerin e vet kembues
Per fajin tim, per ma te madhin fajin tim...
Ai qe rrinte afer meje kishte bashkuar bulat e gishtave dhe godiste veten poshte gjoksit sikur po akuzonte veten, dhe lutej per faljen e mekateve.
Shportat u shfaqen perseri
Frati tha...''eshte e diella e dyte qekemi filluar kerkimin e lemoshes, per te varferit ne Shqiperi sidomos per buke"
e perseriti edhe nje here duke pohuar se te diellen tjeter kemi pasur lemoshe te mire..pasi jane grumbulluar njemije e gjashteqinde shtatdhet dollare.. me kete shtatdhet, mu duk sikur ai e mbushi mire fytin e tha me gjithe qiellzen dhe fytin te bashkuar ne nje ze
Duar-shportat u shtrine serish neper popullin me gusto te komanduar
U skuqa, kesaj radhe nuk kisha te vogla.. sa i keq ,ata qe jane afer meje do me shohin, nuk dhashe lemoshe per buken" me mbeti ne fyt kjo "buka" ma zuri frymen
Nuk kisha ore me vete ..nuk e dija edhe sa kohe do zgjaste kjo meshe, meshe i thenshin...aty gjithcka u tha pervecse meshe jo
Nje dore-shporte kaloi perpara syve te mi..u ndal pak . Mu duk si grope silazhi qe do fermentohej per te ngene bagetia dimrit ato gjethe jeshile. Per fatin e mire kaloi , shpetova
Filluan lajmerimet...kjo me siguri eshte e fundit..pra do dalim..O zot me fal" por me mekat eshte te shoh keshtu se sa te flas keshtu
Cdo njeri ka nevoje te besoje diku.ne dicka. Edhe une i bindem ketij ligji, mos me pyesni me gjate , nuk kam shqisa te ju tregoj me shume
U ngritem....Zoti qofte me ju. tha frati
Edhe me shpirtin tend u pergjigjen ne kor spektatoret e bindur
Dola, bora me dha kontrast qorrues ne fytyre, mbydha syte pergjysme ...dhe shkova drejt makines, Mbi fshirsen e xhamave kishin vene nje lajmerim per koncert e hoqa e zhubroza me nerva, por e mora me vete nuk e hidhja dot ne toke.
Ika duke menduar me mire qe erdha ketu , apo me mire te mos vija.............
Kur mbaroi keto ai kishte pire tre exspreso", nuk e nderpreva asnjehere , nuk kisha pse ta nderpres nuk mu duk se me tha dicka qe nuk eshte dhe qe duhet te jete.
Perkundrazi.
Krijoni Kontakt