Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Uji, Tani i Topit dhe alienet

    --------------------------------------------------------------------------------

    Eshte mbasdite, ora 3. Vapa ka filluar me shpejte se zakonisht, dhe te qenit i djersitur eshte atribut qofte edhe i te marrit fryme.
    Mendoj te bej nje dush, per tu freskuar, por me kot, nuk ka asnje pike uji.
    I stresuar nga djersa qe me ngjit trupin i kerkoj time meje qe ti marre borxh Dejes (keshtu quhet komshija ime) nja dy bidona uje. Mamaja ngrihet gjithe pertim, dhe une degjoj nga dera e jashtme zerin e Dejes qe betohet per koken e djalit se nuk ka asnje pike uje menjane. Me vjen inat kur mendoj se na i kishte dy bidona uje borxh.
    Mamaja hyn brenda me nje veshtrim sikur do te me thote, e dija qe do vija duar bosh.
    Hap televizorin per te hequr mendjen dhe shikoj ministrin e turizmit, qe premton se kete vit shqiperine do ta vizitojne 2 milion turiste. I mar rte mirqena deklaratat e ministrit dhe me vjen plasja kur mendoj se keta do te perdorin ujin tone. Ne spo na del per vete, edhe keta kemi mangut them plot mllef neper dhembe. Me tej ne edicionin e lajmeve, ne nje fshat te thelle me emrin Kukur, ndersa perurohet nje shkolle, ministri i arsimit flet perpara ca fytyrave te rregjura nga dielli per reformat ne arsim dhe moshen e internetit. Te gjithe duartrokasin.
    Nje gazetar pyet kryetarin e Koperatives se ca eshte internet? Ky duket qe sja ka haberin, dhe pergjigjet.
    Shkolle eshte cfare tjeter.
    Edicioni I lajmeve vazhdon me nje proteste jetime te familjareve te atyre qe humben jeten ne Gerdec.
    Jane shume pak, aq sa me shume se protestues ngjasojne me nje grup te marresh qe ngrene duart lart, e ulerasin ne hava. Po protestojne per ujin, pyet nena qe nuk po I ndjek lajmet??? Jo I them, jane ata te Gerdecit. Aha ben ajo plot indiferentizem sapo degjon togfjaleshin ata te gerdecit, dhe vazhdon punen e saj.
    Pastaj, deklarata, takime, zhvillime, perparime, raporte, seanca plenare dhe padyshim djerse.
    Diarre infromacioni, spikere te bukura, qe nje dreq e di se ku e gjejne ujin qe lahen.
    Me pak nervozizem e kaloj situaten e krijuar dhe zbers poshte te pi nje kafe. Ne hyrjen e pallatit shikoj Nandin qe ka ngarkuar bicikleten me dhjetra bidona uji.
    Ku i mbushe i pyes une.
    Nandi ngre doren ne nje drejtim te pakuptueshem, sa duket sikur do te thote i solla nga hapesira. Eshte aq i lodhur sa nuk ka fuqi te mbushet me fryme e jo me te me pergjigjet.
    Ku ore, i them une. Ai prap hedh doren ne ajer dhe thote ja andej, nja tre blloqe me tej.
    Do ma japesh pak bicikleten i them, se dua te mbush edhe une uje.
    Shiko se dua te te pyes dicka me thote nandi.
    Nuk e di o Nand se kur vjen uji, i pergjigjem une duke hamendesuar pyetjen e tij.
    Po nuk do te te pyesja per ujin, jo, po per nja dy gjera me te rendesishme, se ti ēeku merresh me gazetari, dhe mos di gje.
    Pa he i them une kurioz.
    Kam degjuar qe ky Tani Hoxha i topit eshte nipi i enver Hoxhes, dhe prandaj edhe Top Channel eshte bere tek piramida, qe eshte ndertuar per ndej te tij.
    Ashtu- bej une sikur habitem?
    Kjo e kenaq nandin i cili vazhdon.
    Prandaj edhe makinen e kishte te kuqe ky.
    Shiko Nando i them une, qe kam fillu te kulloj si dreq, nga djersa.
    Po ta them ty po mos ja thuaj kujt tjeter, se eshte pune koke.
    Per koke te cunit, betohet nandi, qe ka bere veshet kater.
    Tani i Topit eshte anetar i shoqerise se masoneve dhe ka punuar per alienet, per jashtokesoret.
    Nandi shqyen syte, dhe duket qe nuk beson.
    Si per alienet me thote, mos ja fut kot.
    Ja ta shpjegoj une i them.
    Piramidat ne egjipt i kane bere alienet.
    Keta zgjodhen perfaqesuesit e tyre ne toke, dhe akoma bejne duke i zgjedhur brez pas brezi.
    Enver Hoxha ka punuar per alienet. Tani i Topit ashtu si enveri ishte nje prej te zgjedhurve te tyre. Po te shikohs piramida ne maj ka nje sfere qelqi, qe ngjan me syrin e piramides qe eshte tek dollari. Nuk eshte koecidence qe jane kaq te ngjashme nando, I them une dhe I shkel syrin. Qe aty i dergohen sinjale jashtetokesoreve, nga nje dhome e mbushur me aparatura ku nuk hyjne vetem njerez te zgjedhur.
    Po ti ke hyre ndonjehere, me pyet nandi qe duket se ka filluar te me besoje.
    Nese ta them kete do te me duhet te te vras, i them nandid neper dhembe.
    Nandi skuqet.
    Por une kam deshire te vazhdoje lojen.
    HOXHA i them nuk eshte thjeshte mbiemer, eshte formule kimike me permbajtje hidrogjen, oksigjen dhe amonjak, qe ndihmon aliente te jetojne. Nuk eshte i rastesishem qe te dy kane kete mbiemer.
    Ahhh mor nand sa te ngaterruara jane keto pune. Me mire mos ti dish.
    Ai tund koken, tunden edhe bidonat ne biciklet.
    Shume shpejte do kemi nje aeroport nderplanetar i them, qe te na vijne ufot e te na ulen ketu, ne mes te tiranes, do ta ndertoj berisha por me pare duhet te zgjedhi problemin e dritave .
    Aha prandaj do te ndertoje edhe centralet berthamore, thote nandi qe mendon se e ka kapur fillin e bisedes.
    Pikerisht them une.
    Keshtu vazhdojme te dy, duke mbeshtetur njeri tjetrin, e duke kulluar djere. Me ne fund nandi ma jep bicikleten jo pa dyshim se edhe une mund te iki, te zhdukem ne hapesire me aliente.
    Nuk ka faj i shkreti, me cdo te mbushe uje pastaj!?
    Nga darka, mbasi jam lare me kanace, i drobitur shkoj te fle.
    Me kujtohet nandi, habia dhe pafajsia e tij, dhe me vjen te qesh kur mendoj ate punen e alieneve.
    Nga dhoma tjeter degjohet zeri i sime meje.
    E degjon cthone lajmet moreeeee, therret ajo gjithe habi.
    Cfare i them une, do ndertojne aeroport nderplanetar???
    Jo jo me thote nena, lajmerojne se do jemi pa uje gjithe javen.
    Dreqi ta haje shaj , qe se di pse kisha filluar te beosja se mund te ishte e vertete kjo puna e alieneve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 30-05-2008 mė 18:41

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    mrekulli- me kenaqe, me trishtove, me kenaqe prap.... e keshtu pa fund deri ne perfundim te tregimit qe ne fakt nuk eshte thjesht"tregim".
    ... te pashe tejpertej, te djersitur, te lodhur dhe te gatshem per te besuar secilen fantazi tenden qe aq shume e ngacmon fantazine time. (nese do thosha se kam nje te tille-fantazi pra).
    URIME.... ( ti e di se per cfare po te uroj?!)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    nitrooo-ooohh sa dhemb e tera,
    por eshte dhembje lengshme;
    bula djerse karashtisur me sterkala te qeshurash,
    miliona mikrobe zgerdhihen mbi "lengezimet" tona,
    e ne vazhdojme te mbijetojme,
    ashtu njekohesisht te "llustruar-jargavitur"

    deri kur o Zot???
    06

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    nitROSHI flm, na kenaqe me kte tregim.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Faleminderit te gjitheve.

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Nit, e pashe dhe nga lagjia e farunit, po urimet po t'i bej kendejza.
    Shume i bukur shkrimi.
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Shume i bukur, bravo!!!!!!!!

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shum shkrim i bukur, disa skan uje neper shtepi dalin duke mbush me bickileta, disa te tjere bredhin me Ferrari e Lamborghini.

    Proze e bukur.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Nit, po tė kėrkoj njė nder, sille kėtej kooperativėn.
    Ezekiel 25-17.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    NitRoshi
    Te lumte. Une them qe kur nje njeri enigmatik si Tan Topi, qe ne moshen 40 vjeēare ka realizuar te gjitha deshirat, i mbetet vetem varianti i "fundit" - Te vdese me dashnoren. Sa keq qe per at vajze nuk u tha asnje fjale. Sakeq, qe ky kontrast ngjan ne Shqiperi - ne vendin e shqiponjave mafioze mediatike.
    Urime per tregimin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Objektet fluturuese tė paidentifikuara, UFO
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  3. Lufta DULCES
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 22:11
  4. Eksperimenti i Filadelfias. Rruga per ne botet e tjera...
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 02-06-2009, 19:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •