Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Anglia dëbon Gëzim Hidrin, shqiptarin që po skalit në gurë portretin e Abramovich

    "Atentat" në kufijtë e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

    Anglia dëbon Gëzim Hidrin, shqiptarin që po skalit në gurë portretin e Roman Abramovich

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Autoritetet britanike të emigracionit kanë ndërprerë në mes krijimtarinë një skulptori shqiptar, duke e dëbuar atë në Shqipëri, pasi i kishte mbaruar leja e qëndrimit. Fjala është për artistin Gëzim Hidri, i cili kishte nisur së ndërtuari një mozaik në formë portreti të miliarderit rus Roman Abramoviç. Të enjten në mesditë, ai është kapur teksa punonte me veprën e tij. Dje në mesditë ai është kthyer për në Tiranë. Të afërm të Hidrit pohuan për gazetën "Shqip" se njerëzit e Abramoviçit, njeriut i cili renditet si personi i 11 më i pasur në botë, kanë treguar interes në blerjen e mozaikut. Sipas tyre, nëse Gëzim Hidri do të arrinte ta përfundonte atë, vlera e shitjes mund të ishte deri në 5 milionë paund. Kohët e fundit media britanike po thekson se miliarderit rus po i humb dëshira për të investuar në ekipin e
    Çelsit. Pas divorcit me bashkëshorten Irina, rusi 41-vjeçar,
    është duke bashkëjetuar me 27-vjeçaren Daria Zhukova, e cila njihet si një koleksionuese veprash arti. Miq të skulptorit shqiptar pohojnë gjithashtu se mes tij dhe sekretarëve të Abramoviçit janë shkëmbyer disa fakse, ku nga njerëzit e oligarkut rus ky mozaik gjigand është mirëpritur. Siç shikohet nga fotot ekskluzive që ka mundur të sigurojë gazeta "Shqip", fytyra e miliarderit rus Roman Abramoviç ka nisur të marrë formë pasi Hidri me mjeshtëri ka mundur të zgjedhë gurët e duhur, duke i prerë ata e duke formuar këtë mozaik. Artisti shqiptar, ish- student i Edi Ramës në Institutin e Lartë të Arteve në degën Pikturë Monumentale, deri disa muaj më parë kishte mundur të vendoste mbi 13 mijë gurë në këtë mozaik. Vepra ende e papërfunduar kishte tërhequr kureshtjen e artistëve nga e gjithë bota që kishin vizituar studion ku po ndërtonte mozaikun në lagjen "Edmonton Green" në veri të kryeqytetit britanik. Në qarqet e artit britanik e në veçanti ato të skulpturës, shqiptari 39-vjeçar me origjinë nga Librazhdi njihet si "Slave Stone" (skllavi i gurit). Disa vite më parë artisti shqiptar ka kryer të gjitha punimet e mermerit në klubin e "Polos" të princit Charls, gjë për të cilën ka shkruar edhe revista e përmuajshme e skulptorëve anglezë. Që prej disa vitesh, ai së bashku me disa miq, kishte hapur një pikë mermeri, ndërsa në
    një cep të saj kishte ngritur një studio plot dritë ku punonte dhe ekspozonte krijimtarinë. Mësohet se disa muaj më parë, Gëzim Hidri për herë të parë e ka nxjerrë mozaikun nga studioja, duke e transportuar me një furgon drejt fushës së stërvitjes së ekipit Çelsi, ku edhe e ka ekspozuar publikisht për herë të parë projektin ambicioz të quajtur "Kodi planetit". Në një bisedë me disa kureshtarë që iu afruan mozaikut, Hidri deklaroi: "Më sillni të gjitha pikturat e Mikelanxhelos, t‘iu a kthej në mozaik". Interesi i këtij mozaiku i ka kapërcyer kufijtë e Britanisë së Madhe. Muzeu i Arteve në Australi i ka dërguar disa ftesa për të ekspozuar punimet e tij atje. Ndërkohë disa
    biznesmenë egjiptianë i kanë ofruar shqiptarit të nënshkruajë kontrata të majme për të realizuar mozaikë në shtëpitë e tyre. Me punën e palodhur në gdhendjen e gurit e në veçanti, krijimin e mozaikëve, Hidri do të linte me gojë hapur punëdhënësit grekë kur shkoi në vendin helen si emigrant. Brenda tij jetonte arti, të cilin gjatë viteve kur mbaroi shkollimin në Tiranë nuk mundi ta shprehte. Talenti i Hidrit do të shpalosej në disa ekspozita në Kostur të Greqisë. Atje ai nisi edhe t‘u japë leksione në skulpturë studentëve grekë apo atyre anglezë që
    vitin nga universitete të këtij vendi. Në Greqi, ksenofobët grekë do ta vinin në shënjestër, duke linçuar punën e shqiptarit. Ata brenda një nate arritën t‘i vjedhin 21 punime skulpture vetëm e vetëm se ato ishin prodhuar nga dora një shqiptari. Kjo ndodhi nuk e dekurajoi artistin librazhdas. Së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat Anxhela dhe Armenisa, do të nisnin një emigrim të ri tashmë drejt "eldorados shqiptare". Hidri erdhi në Angli me një qëllim të vetëm: Të ishte i lirë dhe të bënte art i pa trazuar nga ksenofobët, siç i kishte ndodhur në Greqi. Por edhe në këtë vend ai nuk mundi të ishte i lirë në lëvizje. Shumë shpejt do t‘i refuzohej e drejta e qëndrimit. Një mëngjes të vitit 2006, oficerët e emigracionit do ta prangosnin në sytë e vajzave, duke i dëbuar familjarisht. Por ai nuk heq dorë nga aventura angleze për të përmbushur një dëshirë të vetme: T‘u tregonte atyre që e dëbuan se nuk mund t‘ia varrosnin talentin. Përgjigja më e
    mirë sipas tij ishte ndërtimi këtij mozaiku me njërin prej njerëzve jo vetëm më të pasur të botës, por edhe të një njeriu që pasioni i tij më i ri është koleksionimi veprave të artit. Nuk dihet ende si ai do të mund t‘ia arrijë qëllimit final, përfundimit të mozaikut më 8 tetor 2008, datë të cilën do t‘i bënte një telefonatë sekretares së Abramoviçit duke i thënë: "Mozaiku është gati. Ejani ta merrni". Dëbimi nga Anglia i
    artistit Gëzim Hidri ndodh disa muaj më pas, nga koha kur gjykatat
    britanike kanë refuzuar ekstradimin në Shqipëri të të akuzuarit për
    vrasjen e Frrok Koçekut e për plagosjen e Pjetër Lekë Stakaj. Duket se autoritetet vendase të emigracionit e kanë më të lehtë dëbimin e shqiptarëve që punojnë në Britani ndershmërisht, se sa të atyre
    problematikë dhe që kërkohen nga drejtësia shqiptare. Madje në disa raste, nga proceset gjyqësore të ekstradimit është zbuluar se shqiptarëve të kërkuar nga Interpoli si Afrim Sinani, Arsim Murtati apo Armand Bogdani, Ministria e Brendshme vendase (Home Office) u ka dhënë nënshtetësinë britanike.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    S'më duket se kanë bërë ndonjë gjë të paligjshme anglezët.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e loveyou
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    36
    gjynah gjithe ky talent .

  4. #4
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    sa fiks e ka bere!
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Gjithmone,per organet e rendit te cdo shteti eshte me lehte te respektohet ligji ndaj te pambrojturve nga ai.Po te zgjoje interesin e Abramovicit te pakten t`i blejne vepren.Do te jete gjysma e te keqes.

  6. #6
    Bravo i qoftë që i ka vajt mendja të bëjë skulpturë te Abramovich. Mënyrë e mirë për të bërë një tufë të mirë me pare.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e cufi british
    Anëtarësuar
    25-05-2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    28
    Abramovichin mund ta perfundoj edhe ne shqiperi.

  8. #8
    Bravo i qofte....
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    ......Bravo.....

  10. #10
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Ishte nje nate ky djali ne "zonen e lire" te CANI,do te thosha se edhe Davinçi do t'ja kishte marre lakmi per pikturen e tij qe bente.

    I papare,per mendimin tim ky djal eshte piktori me i mire ne bote nr_1.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •