Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 83
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274

    Vendet arabe mike të sllavëve: rusë dhe serbë!

    Ka kohë që shkruaj në këtë forum për këtë dukuri por që siq duket dikujt nuk i konvenon kjo gjë! Sikur të jenë në bashkëdyzim me Serbët, wahabit dhe moderatoret e nën forumit të rubrikës për komunitetin Musliman!
    E kuptojë që këtu nuk bëhen ose nuk "lejohen shkrime me përmbajtje Kombëtare" por si do t'ja bëni me ato gazeta të cilat nuk janë të varura nga disa që moderojnë tek komuniteti për muslimanët dhe atë në një forum që mbanë emrin: Forumi Shqiptarë?!
    ja se çfarë shkruan Gazeta Express në numrin e sotshëm:


    Prishtinë 14 maj —
    Kur Samuel Huntington po trajtonte teorinë e tij të “përplasjes së qytetërimeve” dhe aleancat eventuale, ai me lehtësi po përshkruante konfliktin shqiptaro-serb si një luftë religjioze, ndërsa shqiptarët
    e Kosovës si kandidatë të natyrshëm për t’u rreshtuar në një aleancë potenciale me botën myslimane kundër asaj perëndimore.
    Edhe pse liderët shqiptarë pas rënies së Murit të Berlinit kishin kaluar në anën perëndimore të “vijës së Teodosit”, ata shpeshherë, shkaku i propagandës serbe, po përjetoheshin
    si njerëz që drejtojnë një turmë xhihadistësh.


    ( Këtë gjë po përpiqen edhe tash sherbimet serbe ta instrumentalizojnë nepermjet disa sekteve fetare të cilat i kanë futur në Kosovë dhe të cilat direktë financohen nga Beogradi)

    Shqiptarët, megjithatë, kishin arritur të hiqnin këtë stigmë falë orientimit të palëkundur perëndimor që manifestohej nga liderët e tyre,
    kudo.
    Ky kurs vazhdon edhe pas shpalljes së pavarësisë, përderisa lidershipi mbetet i përkushtuarn në rrugën properëndimore.
    Teksa dilema rreth orientimit të shqiptarëve
    tashmë është hequr, pyetja është cili është raporti i botës myslimane apo shteteve islamike karshi shqiptarëve dhe Kosovës? Apo thënë më drejt, a është qasja properëndimore
    e kosovarëve një përplasje me pozicionimet globale të një numri të shteteve islamike?
    Liderët kosovarë me mburrje flisnin për garën që shtetet po bënin për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi po llogariste për 100 njohje ku me gjasë gjysma e
    tyre pritej të ishin shtetet e Konferencë Islamike.

    Numri i shteteve që kanë njohur Kosovën është 41 deri më sot, ndërsa vetëm katër prej tyre janë anëtarë të Konferencës, duke përfshirë
    Shqipërinë.
    Analistët shohin disa arsye për këtë numër dukshëm të vogël dhe befasisht të papritur.
    Një nga to është mosnjohja e Kosovës si gjeografi, antiamerikanizmi i disa shteteve islamike, raportet e disave me Rusinë si dhe qasja e miqësore e këtyre vendeve ndaj Jugosllavisë së dikurshme.

    Politikani i shquar Arbën Xhaferi thotë se në tërë këtë muhabet duhet përjashtuar religjionin. Sipas Xhaferit shtetet muslimane shpeshherë, për interesa dhe shkaqe te ndryshme, aspak fetare, kane përplasje dhe antagonizma ekstreme ndërmjet tyre.
    Një nga arsyet e këtij qëndrimi ndaj Kosovës për Arbër Xhaferin është nostalgjia e botës arabe për periudhën e mosinkuadrimit dhe respekti për figurën e Titos.
    “Kosova është një kafshatë tepër e vogël, për të cilën nuk vlen që ata t'i prishin raportet strategjike me Rusinë, përkatësisht me Serbinë që ata ende e perceptojnë si Jugosllavi. Këtë fakt
    nuk e merrte parasysh Presidenti i ndjerë boshnjak Izetbegovic dhe shtrenjtë e pagoi. Gadafi i dha atij pesë milionë dollarë ndihmë, ndërkaq Milosheviqit me qindra milionë”, elaboron Xhaferi.

    Qemajl Morina, Dekan i Fakultetit të Studimeve Islamike në Prishtinë përmend pak a shumë të njëjtat arsye.

    “Bota islame e njeh shumë pak Kosovën. E dyta, është antiamerikanizmi i cili ekziston në botën islame për shkak të qëndrimeve që ka
    Amerika në Irak, Afganistan në çështjen e Palestinës, kështu që përkrahja e madhe që i është dhënë Kosovës nga ana e amerikanëve ka lënë të dyshohej se për çka është...”, ka thënë Morina.

    Vlerësim të ngjashëm ka edhe Dom Lush Gjergji i klerit katolik. Ai mendon se qasja shumë properëndimore e kosovarëve është vetëm njëra nga arsyet për ngecjen e njohjeve nga shtetet islamike.
    “Arsye tjetër është tensionimi i botës arabe me Amerikën. Një arsye tjetër është ndikimi i Rusisë e cila mundohet të ketë ndikim në botën arabe kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian”,
    ka thënë ai.

    Elementi i nostalgjisë për Jugosllavinë e dikurshme ka një ndikim të veçantë në mosnjohjen e Kosovës nga shtete islamike. Një arsye tjetër, Qemajl Morina numëron edhe diplomacinë aktive serbe.
    “Kanë një lloj nostalgjie pasi që mendojnë se politika që ka udhëhequr Ish Jugosllavia ndaj botës arabe ka qenë e drejtë. Ka edhe një ofensivë të madhe të politikës serbe, ndërsa keni edhe rastin e Jordanit ku mbi 2 mijë intelektualë arabë janë të martuar me serbe.
    Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar”, thotë ai.

    Në Samitin e vendeve islamike, që është mbajtur pas shpalljes së pavarësisë, kosovarët kanë dërguar një delegacion për të lobuar për njohjen e pavarisis. Mirepo lider e ministra te-kësaj
    konference vetëm se kishin përmendur në një deklaratë shpalljen e pavarësisë. Qeveria e Kosovës, megjithatë, ende shpreson se njohja numerike nga këto vende do tëvijë një ditë.
    “Jemi duke tentuar vazhdimisht që t’i bindim
    që ata të bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
    Ai thotë se shtetet që kanë njohur Kosovën e dinë se Kosova është një vend properëndimor dhe demokratik duke theksuar se mbi këtë bazë do të vijnë edhe njohjet tjera.
    Zëdhënësi i Presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri thotë se njohja nga këto shtete do të ishte e mirëseardhur. Mirëpo ai nuk dëshiron të diskutojë
    shumë rreth rreshtimit të politikës kosovare duke thënë se një gjë e tillë dihet.
    Orientimi i Kosovës dihet që është properëndimor.
    [ Për fat të mirë sepse nuk duam orientim wahabist dhe primitiv]
    Kosova edhe është në Europë dhe
    s’mund të ketë orientim tjetër
    .
    Por kjo nuk prejudikon që Kosova nuk aspiron raporte të mira edhe me vendet tjera të mjediseve”, ka thënë Beqiri.
    Përderisa delegacioni kosovar në Dakar të Senegalit ku ishte mbajtur samiti i shteteve islamike ka potencuar se Kosova është një shtet laik, Qemajl Morina thotë se Kosova nuk është
    dashur atje të përfaqësohej nga një ministër i arsimit por do duhej që atë ditë ta dorëzonte kërkesën për anëtarësim. Sipas tij, kjo do të ndikonte në njohje.
    “Ky hap do ta kishte vënë Konferencën Islamike para një akti të kryer edhe ata nuk do të kishin pasur rrugëdalje tjetër pos ta njohin Kosovën.
    Mirëpo dërgimi i delegacionit tonë me disa hezitime në nivel të ministrit të Arsimit ka bërë që ne nuk jemi të interesuar aq sa duhet”,ka thënë ai.
    Arbën Xhaferi thotë se Kosova së pari duhet ta rrumbullakojë procesin e pavarësimit duke u pranuar në OKB.
    Përveç kësaj ai përparësi i jep raporteve me perëndimorët.
    Asnjëherë nuk duhet te harrohet se pa ndihmën e SHBA-ve, NATOs dhe UE nuk do të arrinim të mbijetonim, të paktën të kishim këtë nivel të lirisë që e kemi. Në atë moment kur do nta shpërfillim këtë fakt, do të funksionalizohet oreksi hegjemonist i fqinjëve tanë”, thotë ai.

    “Një përgjigje eventuale e kosovarëve për anëtarësim duhet të vijë vetëm pasi Konferenca ta njoh Kosovën”.

    Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë përgjigje nëse Kosova duhet të anëtarësohet në këtë organizatë duke thënë se vendimi do të merret kur të vijë koha. Ndërsa Presidenca thotë se prioritet është anëtarësimi në strukturat euroatlantike.
    Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në vitet 90 kishte anëtarësuar Shqipërinë në këtë organizatë. Ky vendim ishte përfolur një kohë të gjatë.
    Përderisa kosovarët kërkojnë njohjen, ata nuk janë të sigurt nëse duan të rreshtohen edhe përkrah vendeve islamike.
    Ata megjithatë mohojnë të jenë të kompleksuar
    në qasjen e tyre ndaj këtyre shteteve. Xhavit Beqiri thotë se shumica e shqiptarëve janë myslimanë.
    Kjo shifër nuk duket argument shumë impresionues për shtetet islamike. Pozicioni i tyre është më i komplikuar në marrëdhëniet realiste ndërkombëtare.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Jugo-nostalgjia e Lindjes
    Çfarë po i bën vendet myslimane që të hezitojnë të njohin
    pavarësinë e Kosovës? Arsye të mundshme llogariten -
    mosnjohja e Kosovës si gjeografi, antiamerikanizmi i disa
    shteteve islamike, raportet e disave me Rusinë si dhe qasja e
    miqësore e këtyre vendeve ndaj Jugosllavisë së dikurshme






    Prishtinë, 14 maj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Prishtinë, 14 majPrishtinë, 14 maj

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Filozofi dhe njëri ndër
    politikanët më të shquar shqiptar, Arbën Xhaferi ka folur për arsyet që po ndikojnë në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve të
    Organizatës së Konferencës Islamike, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të Expressit.
    Këtu ai ka përmendur
    lidhjet e kultivuara mes këtyre shteteve dhe Beogradit, të paktën që nga koha e Josip Broz Titos. Por edhe për lidhjet e
    tyre që ruhen ende me Federatën Ruse. Sipas tij, shumica e shteteve që aderojnë
    në Organizatën e Konferencës Islamike kanë interes më të madh për Rusinë, respektivisht Serbinë, sesa për Kosovën. Kush mendon ndryshe, le tPrishtinë, 14 maj

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Prishtinë, 14 maj –
    Filozofi dhe njëri ndër
    politikanët më të shquar shqiptar, Arbën Xhaferi ka folur për arsyet që po ndikojnë në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve të
    Organizatës së Konferencës Islamike, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të Expressit.
    Këtu ai ka përmendur
    lidhjet e kultivuara mes këtyre shteteve dhe Beogradit, të paktën që nga koha e Josip Broz Titos. Por edhe për lidhjet e
    tyre që ruhen ende me Federatën Ruse. Sipas tij, shumica e shteteve që aderojnë
    në Organizatën e Konferencës Islamike kanë interes më të madh për Rusinë, respektivisht Serbinë, sesa për Kosovën. Kush mendon ndryshe, le t’i referohet shembullit të Alia
    Izetbegovicit.

    Express: Pse nuk po realizohet njohja
    nga vendet e Konferencës Islamike,
    ashtu siç pritej dhe thuhej nga lidershipi
    kosovar. A mund të ndodhë kjo
    për shkak të orientimit shumë properëndimor
    të Kosovës, që është kultivuar
    viteve të fundit dhe aktualisht?


    Arbën Xhaferi: Përgjigjen për këtë
    pyetje duhet kërkuar në sferën e politikës dhe jo të religjionit. Shtetet myslimane
    shpeshherë, për interesa dhe shkaqe të ndryshme, aspak fetare kanë përplasje dhe antagonizma ekstreme
    ndërmjet tyre. Nga ana tjetër, veçanërisht te bota arabe ende ekziston nostalgjia
    për periudhën e mos-inkuadrimit, respekti për figurën e Titos. Po ashtu me
    këtë rast duhet marrë parasysh se Jugosllavia gjatë kohë ka qenë
    furnizuese kryesore me armë të shteteve të ndryshme, veçmas të Libisë, Irakut, Egjiptit Sirisë etj.
    Përfundimisht duhet të kihet parasysh
    se bota arabe, tradicionalisht mban lidhje alternative strategjike me Rusinë. Sëkëndejmi për ta Kosova është një kafshatë tepër e vogël, për të cilën nuk vlen
    që ata t’i prishin raportet strategjike me Rusinë, përkatësisht me Serbinë që ata ende e perceptojnë si Jugosllavi. Këtë fakt nuk e merrte parasysh Presidenti i ndjerë boshnjak Izetbegovic dheshtrenjtë e pagoi. Gadafi i dha atij pesë milionë dollarë ndihmë, ndërkaq Milloshevicit me qindra milionë.
    Fati tragjik i Çeçenisë flet po ashtu për indiferencën mëkatare të Konferencës Islamike ndaj këtij gjenocidi, përkatësisht për një politikë që udhëhiqet nga interesa të tjera, aspak fetare.
    Po të mos kishim orientim properëndimor ne sot nuk do të gëzonim lirinë që e kemi.

    Express: Në perspektivë a duhet
    Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë,
    cili është interesi strategjik?


    Arbën Xhaferi: Së pari Kosova duhet tarrumbullakojë procesin e pavarësimit duke u pranuar në OKB. Pastaj si shtet me vete do të fillojë të hartojë strategjinë e politikës së jashtme.
    Natyrisht se do të këtë interes që të ndërtojë raporte të mira me shtetet islamike. Por, asnjëherë nuk duhet të harrohet se pa ndihmën e SHBA’së, NATO’s dhe BE’së nuk do të arrinim të mbijetonim, të paktën të kishim këtë nivel të lirisë që e kemi. Ne atë moment kur do ta shpërfillim këtë fakt, do të funksionalizohet oreksi hegjemonist i fqinjëve tanë. Përgjigja për këtë pyetje do te jepet pasi qe kjo konference unanimisht do ta njohe pavarësinë e Kosovës.


    Express: Kosova përbëhet nga shumica
    myslimane dhe ne si popull përceptohemi
    si të tillë, a ka komplekse
    te lidershipi ose elita në këtë rast e
    Prishtinës që të kërkohet anëtarësimi
    edhe në Konferencën Islamike. Si
    duhet të veprohet?


    Arbën Xhaferi: T’i përkufizojmë së pari nocionet. Çdo të thotë në politikë të qenit mysliman? Politikë myslimane? Ajo nuk ekziston as si teori as si praktikë në vete shtetet arabe që prodhon antagonizma ekstreme të brendshme. Prandaj, Kosova dhe shqiptarët duhet t’i përmbahen dy parimeve kryesore: demokracisë si procedurë të vetme për legjitimim të një pushteti dhe sekularizmit, përkatësisht laicizmit. Kohët e fundit përhapen opinione absurde se politika properëndimore e udhëheqësisë kosovare paska ndikuar që shtetet myslimane nuk e paskan njohur pavarësinë e Kosovës. Por çfarë politike të jashtme sot ka Arabia Saudite, Turqia, Egjipti, Jordani, Pakistani, Maroku, Algjeria...?
    Pro-amerikane, gjithsesi.
    Sot e kësaj dite Qeveria palestineze merr donacione nga SHBA, me se një miliard e gjysmë dollarë për shpenzime qeveritare, ndërkaq Qeveria e Egjiptit dy miliardë dollarë.
    Prandaj përgjigja me e adekuate për këtë pyetje do të ishte një kundër pyetje:
    çdo të ndodhte me Kosovën dhe shqiptaret po qe se ne do të kishim politike anti-perëndimore?
    Dhe përfundimisht Kosova, siç u tha me lartë, nuk mund të jetë anëtare e Konferencës Islamike, para se ajo ta njohë pavarësinë e saj.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    tradhtare kaurra

  7. #7
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Jugo-nostalgjia e Lindjes
    Çfarë po i bën vendet myslimane që të hezitojnë të njohin
    pavarësinë e Kosovës? Arsye të mundshme llogariten -
    mosnjohja e Kosovës si gjeografi, antiamerikanizmi i disa
    shteteve islamike, raportet e disave me Rusinë si dhe qasja e
    miqësore e këtyre vendeve ndaj Jugosllavisë së dikurshme
    Prishtinë, 14 maj
    O sherro!!!
    i thojne nje fjale te urte popullore;traun para hundeve tuja nuk e shikon,
    kurse qimen para te tjerve e shiqon,apo egzagjiron!!!
    cfar dua te te them se;vendet islame pak a shum e kan njohur pamvarsine e kosoves,edhe ato qe nuk e kan njohur nuk jan shprehur kundra,por e kan mbeshtetur qe do te thote se,seshpejti do e njofin!!!
    megjithate me vjen mire qe e ngrin zerin per kete problem,dhe vertet edhe une jam disi i zhgenjyer per zvarritjen e ketyre vendeve ndaj njohjes se pamvarsise kosoves!!!

    tani dua te pyes ty,perse ti nuk hap nje teme per vendet fqinje te shqiperise te cilat nuk e kan njohur kosoven si shtet!??aq me keq qe deklarohen kundra pamvarsise!!!
    per keto duhet shqetesohesh me shume dhe te vije keq ty,meqense ke dhe nje religjon me ta.si psh Grekerit,rromunet,qiperiotet,maqedonet,qe i ke mu para syve ,dhe ben sikur nuk e di apo sikur nuk i shikon!!!
    ja ta kujtoj une virusin me te rrezikshem qe i kanoset kombit shqiptar,dhe per kyte do duhej te shqetsoheshim te gjithe!!

    tani ti mund te thuash lere kete se me bashkon feja me te!dakort feja mund te ju bashkoj me te,por eshte njeri nga me antishqiptaret dhe qe realisht kundershton me insistim pamvarsine e kosoves!!!per kete mund te hapesh nje teme dhe sinqerisht do te pergezoja!besoj se me kupton se per ke e kam fjalen?per Janollatosin i cili tradicionalisht ka qen dhe vazhdon te jete mik me serbet dhe ruset,mbase me shum se arabet qe ti pretendon!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Pajtohem plotesisht me Beharin, askujt spo i pengon madje as asimilim dhe deklarimi shqiptareve mbrenda Shqiperis ne Himar si Grek.

  9. #9
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Preng Sherri: Ka kohë që shkruaj në këtë forum për këtë dukuri por që siq duket dikujt nuk i konvenon kjo gjë! Sikur të jenë në bashkëdyzim me Serbët, wahabit dhe moderatoret e nën forumit të rubrikës për komunitetin Musliman!
    E kuptojë që këtu nuk bëhen ose nuk "lejohen shkrime me përmbajtje Kombëtare" por si do t'ja bëni me ato gazeta të cilat nuk janë të varura nga disa që moderojnë tek komuniteti për muslimanët dhe atë në një forum që mbanë emrin: Forumi Shqiptarë?!
    Pershendetje Preng ,

    Mendimi im per temen dhe me mendimet tuaja ne pergjithesi eshte ky:

    ben mire te postosh " mendime te tilla " tek tema " Mendimet e kota
    "
    e hapur nga Mbreti_ILI vetem mundesisht te jene te shkruara ne forme te vargjeve

    mbetesh i pershendetur
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 15-05-2008 më 16:12
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Pajtohem plotesisht me Beharin, askujt spo i pengon madje as asimilim dhe deklarimi shqiptareve mbrenda Shqiperis ne Himar si Grek.
    kush te ka than se nuk i pengon kekujt te gjithve na pengo po puna asht se atyne va shtypim koken sa her te dum


    tash per beharin

    behar ti po thue se pse vendet fqinje nuk po e njohin kosoven?

    kjo asht i pytje krejt pa kuptim sepse asht e ditme se tan vendet fqinje tonat jan sllavo ortodokse kshtu qi ato kan me mbeshtet njani tjetrin. ti kujto se Greqia do dali kundra vllazenve te tyne ortodoks me perkrah shqiptaret qe i ka armiq te betu.

    kurse venet arabe si lidh asi sen me kombet sllave e prap se prap ati i mbeshtesin deri ne at pike sa Kadafi i Libise ka than se kosova nuk duhet te ekzistoje fare
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33
  3. Politikat e BE-së dhe vendet ballkanike
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 09:33
  4. Globalizimi
    Nga klevis2 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •