Islami pėrcakton pėr pasuesit e tij njė kod sjelljeje dhe njė caktim tė rregullave ligjore e morale tė bazuara nė besimin e nėnshtrimit tė plotė ndaj Zotit, nė mendimet logjike dhe nė bindjet instiktive.
Islami e trajton njeriun si njė qenie sociale mirėqenia dhe lumturia e tė cilit janė nė pajtim dhe tė varura nga mirėqenia dhe lumturia e familjes dhe e shoqėrisė. Rregullat janė nxjerrė nga filozofia bazė e njėshmėrisė.
Pėr tė arritur maksimumin e pėrmbushjes dhe identifikimin e vetes, njeriu duhet tė ngrihet nė gjendje ‘tė plotė’. Pėr tė arritur kėtė gjendje tė njėsuar, ai duhet tė pėrpiqet tė eliminojė ēdo tendencė skizofrene brenda vetes sė tij, nė mėnyrė qė pamja e jashtme tė pasqyrojė pamjen e tij tė brendshme. Ky integrim ėshtė njė standard i lartė i pėrsosmėrisė njerėzore. Nė njė gjendje tė tillė integrimi, individėt do tė arrijnė mė shumė vlera nderimi: ndershmėrinė, vėrtetėsinė, kurajėn dhe sinqeritetin. Asgjė nuk e ndihmon njė person qė tė arrijė fazėn e ‘plotėsisė’ mė shumė sesa nėnshtrimi ndaj Zotit tė Vetėm absolut. Njerėzit janė krijuar nga ‘argjila’ dhe ‘uji’, njė pėrbėrje e cila kėrkon materiale tė pranueshme. Mirėpo, nėse njerėzit do t’ia kushtonin shumicėn e pėrpjekjeve tė tyre kėnaqėsisė sė natyrės fizike tė tyre, ata do ta ulnin veten nė nivelin e kafshėve dhe tė bimėve. Por, nėse ata pėrpiqen tė zhvillojnė aftėsitė e tyre shpirtėrore duke pėrdorur mundėsitė materiale qė kanė si njė mėnyrė komunikimi me Zotin dhe tė nėnshtrimit tė vetes sė tyre ndaj Tij, ata do tė ndiheshin mė mirė dhe do tė vepronin mė mirė. Nė kėtė mėnyrė ata arrijnė gradualisht qėllimin e tyre tė ‘plotėsimit’. Pėr tė ndihmuar muslimanin qė tė pėrmirėsojė veten e tij, Islami kėshillon disa detyra dhe disa obligime morale. Nė anėn ligjore, janė urdhrat qė ndalojnė gjynahet kryesore dhe urdhrat pėr drejtėsi dhe mirėsi:
‘Thuaj: Ejani, unė do t’ju tregoj se ēfarė ju ka ndaluar juve Zoti nė tė vėrtetė’:
Tė mos shoqėruarit e diēkaje tjetėr si tė barabartė me Atė; Tė silleni mirė me prindėrit tuaj; Tė mos vrisni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, sepse Ne kemi furnizim pėr ju dhe pėr ata; Mos ejani me vepra tė turpshme, qofshin ato tė hapura apo tė fshehta; Mos merrni jetė tė cilėn Zoti e ka bėrė tė shenjtė, pėrveēse me drejtėsi dhe me ligj: qė tė veproni ēfarė ju ka urdhėruar Ai, qė ju tė merrni mėsim. Dhe mos iu afroni pasurisė sė jetimit duke e quajtur tė drejtė marrjen e saj, derisa ai tė arrijė moshėn e pjekurisė sė plotė; Jepeni matjen dhe peshimin me drejtėsi dhe tė plotė; Sa herė qė tė flisni, flisni drejt, qoftė edhe nėse njė i afėrmi juaj ėshtė i shqetėsuar; Dhe pėrmbusheni marrėveshjen e Zotit: Kėshtu ju urdhėron Ai juve, qė ju tė mbani mend (tė rikujtoni)’.
Kėto urdhra dhe shumė tė tjera kanė pėr qėllim qė tė vihen nė zbatim. Ata qė nuk i zbatojnė ato, duhet t’i nėnshtrohen ndėshkimit. Islami e konsideron ndėshkimin si njė praktikė tė shėndoshė tė drejtėsisė e cila ėshtė bazė pėr paqen dhe mirėqenien sociale. Parimi ‘syri pėr sy’ dhe ‘dhėmbi pėr dhėmb’ ėshtė i qėndrueshėm me ligjin e thjeshtė tė veprimit dhe kundėrshtimit. Besimi nė ndėshkimin shėrben pėr dy qėllime: ai shėrben si pengues i thyerjes sė ligjit dhe ata qė e kanė ligjin nė anėn e tyre, i nxit qė tė falin.
Veprimet e turpshme janė ēėshtje tė ndėshkimit fizik, pasi ato ndikojnė tek ndonjė anėtar i shoqėrisė, bile ato duhen kryer publikisht. Alkooli, droga, shpifjet, pėrgojimet, bixhozi janė tė ndaluara dhe konsiderohen krime tė dėnueshme. Mashtrimi nė ēfarėdo mėnyre ėshtė i ndaluar dhe konsiderohet si njė shkelje e ligjeve islame, qė e arsyeton ndėshkimin e shkelėsit. Dėshmitė e rreme dhe gėnjeshtrat nė tė gjitha rrethanat janė konsideruar gjynahe morale dhe krime publike. Por, mbi tė gjitha, sa herė qė njė person bėn njė kontratė me tė tjerėt, duke kėrkuar dėshminė e Zotit, ai ėshtė duke lidhur njė kontratė me Atė (Zotin). Nėse ai e shkel kėtė kontratė, ai ia shfaq veten e tij zemėrimit tė Zotit dhe ndėshkimit tė ligjit nė tė njėjtėn kohė. Kodi moral nė Islam ėshtė i pasur sė tepėrmi dhe ėshtė gjithėpėrfshirės, duke buruar nga vetėdija e muslimanit dhe e marrėdhėnieve tė tij me Zotin. Duke pasur parasysh Zotin, muslimani i studion mėsimet e Tij dhe ndjek urdhrat e Tij. Nė kėtė mėnyrė ai arrin dashamirėsinė dhe zemėrbutėsinė, durimin dhe mirėsinė, kryeultėsinė dhe nėnshtrimin, vėrtetėsinė dhe sinqeritetin, thjeshtėsinė dhe pastėrtinė. Pothuajse ēdo faqe e Kur’anit tė Shenjtė paraqet njė vlerė morale pėr t’u studiuar. Islami, qeniet njerėzore i shikon si tė pajisura me njė dėshirė tė zjarrtė tė pavetėdijshme pėr tė cilėn ėshtė i shenjtė dhe hyjnor dhe u hap rrugėn atyre qė kėrkojnė t’u pėrgjigjen dėshirave tė lindura tė tyre pėr vetėpėrmirėsim dhe zhvillim moral. Nė fakt, Islami pėrfshin vlerat morale tė individit brenda funksionit tė tij social dhe politik. Prandaj, nėse njė individ dėshton nė tė kėrkuarit e kodit moral nė jetėn e tij personale, ai nuk mund tė jetė i besueshėm nė tė kėrkuarit e vendosjes sė ligjit (Shari’ah-Sheriatit) nė popull (Ummah-Ummet).

Pėrgatiti: Ermal BEGA